PS: Raporti i KiE-së nuk i referohet zgjedhjeve të 8 majit

25 Qershor 2011, 17:32Politika TEMA

Asambleja e Këshillit të Evropës ka kaluar një raport monitorimi për të gjitha shtetet që janë nën monitorimin e KiE-së, ku ndër të tjera ka dhe një paragraf për Shqipërinë. Në këtë paragraf flitet për domosdoshmërinë e reformës zgjedhore dhe i bëhet thirrje opozitës të ndalë bojkotin e Kuvendit e të nisë dialogu politik.

Por, përfaqësues të opozitës thanë për “Tema” se ky raport monitorimi është i vjetër dhe është përgatitur para zgjedhjeve të 8 majit. Sipas tyre, thirrjet për heqjen dorë nga bojkoti kanë të bëjnë me mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve të majit, duke pasur parasysh situatën konfliktuale që shoqëroi përgatitjet për këto zgjedhje.

Deputeti Arben Ahmetaj, që është dhe anëtar i delegacionit të parlamentit shqiptar në KiE, tha se “raporti në fjalë është raporti i monitorimit për periudhat e kaluara, siç thuhet në krye të këtij raporti periudha e monitorimit është qershor 2010- maj 2011, dhe s’ka të bëjnë me situatën e sotme. Ai është përgatitur para zgjedhjeve të 8 majit, i referohet mosbojkotimit të zgjedhjeve lokale nga ana e opozitës. Pra, përmbajtja e raportit është vetë një rezyme e ndodhive politike në shumë vende të botës që janë nën monitorim dhe s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Siç mund ta konstatoni, paragrafi për Shqipërinë është dy rrjeshta”.

Opozita e sheh këtë raport si një punë rutinë vjetore që bën asambleja e KiE-së dhe mënyra se si ai është shfaqur në mediat proqeveritare për të është një abuzim. Ajo i referohet qëndrimeve të tjera të KiE-së dhe zyrtarëve të saj që kërkojnë nga qeveria aktuale të nisë dialogun, si dhe e kritikon për procesin e zgjedhjeve të 8 majit.

Ky qëndrim shihet qartë në letrën që disa ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë së KiE-së i dërgoi kryeministrit Berisha, ku shfaqte hapur mosbesimin në vendimmarrjen e KQZ-së e Kolegjit Zgjedhor duke kërkuar një opinion të Komisionit të Venecias për debatin ligjor për votat e  Tiranës.

 

27 komente në “PS: Raporti i KiE-së nuk i referohet zgjedhjeve të 8 majit”

  1. andi ll says:

    SA TE KEMI TY DHE POLITIKAN SI JU DHE AT PARTI QURAVECES
    DEBILIZMI DO JET PRODHIM SHQIPTAR

    1. arjani says:

      Kush mbolli eren do te korre furtune.
      Shqiperine e destabilizoi sala kur vendosi te manipuloje zgjedhjet.

  2. Gent Tironsi says:

    Po ju plasi b… Ju se c’thote KiE? Degjoni nje here c’themi ne qe Ju votojme!

    1. Nikolla says:

      DO E NDERTONI SOCIALIZMIN ME FORCAT TUAJA. JU LUMTE !

  3. GREKOFUGAS says:

    geni tironsi nese kta jundegjojn ju ju doni te vritni shqiptar po ju veq lehni se ne protestat e 21 janarit jam i bindur se krejt ishin nga qytetet tjera e asnje nga tirana po ju veq lehni si qen endacak

    1. Gent Tironsi says:

      Jo o kafshe, ne 21 Janar une isha aty. Edhe nese nuk na degjojne keta do ta kapim automatikun vete dhe s’do pyesim me per opoziten por per familjet tona. Ju andej jeni mesuar t’ju hyje komandanti i SUP-it ke shpia dhe t’ju leje peshqesh nga nje serb per cdo vater. Ti je nje i tille se ndryshe do kishe mesuar te shkruaje shqip.

      1. Sociologu says:

        Mos u merr me injorantet kosovare… Apo nuk i dallon dot? (perdorin ‘q’ ne vend te ‘c’…) nderime

        1. jon says:

          kto kosovaret dun iher saliun ti qeverisi…e di sa shum mund tju zhvilloje ai?? se keni idene….

    2. ca si larg nga aty says:

      S te iken mendja nga Greqia dhe Serbia.
      Shko meso shqipen, se dhe vellai yt Bin Laden e shkruante shqipen me mire se sa e shkruan ti,

    3. +10 says:

      Perpara se shkruash, meso shqiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiip…………………………

      1. Nikolla says:

        +10 VAZHDON 10 ORGAZMA DUKE PERFYTYRUAR FOTOT NUDO TE LAKURIQIT.

  4. Ramy says:

    ikni ore flliqesira mos kakarisni se u bet gazi botes, si nuk kuptojne keta socila komunistat se askush nuk i do, me mire te shperbehet kjo parti

    1. Altin says:

      Mir kto socialistat jane pasardhesit e komunistave ,( sot kujt i sherben ,Tema e komunizmit, jemi 20 vjet pas renies se tij e nji tru normal duhet te shofe drejt se Ardhmes ,drejt Europes ,shif Kroacia) po ju qe shani kto komuniste cilet jeni ?
      Ju jeni kolabotatoristet e cdo feje e cdo armiku ,grekut .serbit,gjkermanit ,italianit nazi-fashisteve ,oficeret e ushtrive i kishit miq shtepie ju leronin token .Ptu rrace e flliqur ju duheni zhdukur vertet .Sot i dhuruat Teritorin Detar Grekut ,monumentet e hejove Rilindasve Shqiptare po i rrexon Janollatosi e ju keni surratin ktu o putanat e kombit ,na tregoni mbi komunizmin qe s’i intereson asnjeiut vec majmunit e kryekriminelit ,antishqiptarit me te madh te gjitha kohrave berisha !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
      Genti ka shume te drejt ,ne do mbrojme dinjitetin e Shqiptarit jo ju Bushtra gjakprishur.

      1. USA says:

        Shume armiq paske mor Altin,thuajse gjithe Europen e jo vetem fqinjet tane shoviniste.Si duket miq te mbeten vetem mjekroshat arabe me pantallona trecerekshe e me sy te zgurdulluar qe i gjen rendom edhe ne rruget e qyteteve shqiptare.Ata ta lerojne edhe token besoj.Mos harro se ti ke qene nje si ne,por gjyshit tend filloi tia leronte token turku nga ku dolen rraca jote.

        1. Altin says:

          ti “USA” nuk e arrij te kuptoj vertet se je duke fol percart .Nuk jam i sigurt se nga te vjen ky art te shprehuri si prej dikujt qe sapo ka dal nga spitali pa lejen e Dok-ut ,pra arratis nga cmendima .
          Nuk e di se chyn ketu ,mjekerroshat arabe e turku qe ja paska hyp gjyshit tat nga ku ke dal ti ,gjysme njeri e gjysem majmun .
          Mesiguri qe ti nuk dihet me qene nji shqiptar ,por ndonji produt ibrit bri zezaku q’i nanes tate i ka kapercy rrugeve te amerikes .

  5. bajram aga says:

    edi !mos e degjo kurven europe.me ke ddo besh dialog?me sali vrasesin?mos degjo asnje fjale nga kurvat e europes.vazhdo bojkotin,vetem me dru mer vesh sali kafsha.ne te kundert haram vota jone,haram shpirti jone qe po digjet per liri dhe mireqenie.

  6. LUAN says:

    Filozofet e medhenj thone : Mos debato kurre me injorantet .Ne sot kemi arritur gjithcka.Kemi mireqenie shume te larte ,ne qeveri s’kemi asnje komunist ,madje dhe NANO ,META ,KASSTRIOT ISLAMI ETJ, ISHIN deri para ca vjetesh te tille,tani nuk jane me.Arben Imami qe qe gjeneral i 97 tani eshte ok.Pra,e keqja eshte vetem opozita.Dhe diktatori HOXHA keshtu thoshte.Mire e kane disa,pse mos te hame qofte dhe rrime rehat si talebane ? A nuk shkojne punet mrekulli?Shikoni ne Sarande ku kalon trageti per korfuz qe te kuptoni sa atdhetar eshte ky kryeminister.Kujtoni votevjedhen e 96 .Rrahjen IMAMIT ,CEKES Ee plot te tjereve.Shkurt ,minjte e llagemit vetem ne llagem ndjehen rehat.GETE thote : PLEHU DO PLEHUN SE NJEHET NGROHTE.Kush ka mend le ta kuptoj.

  7. miri bushat says:

    Te gjithe komentuesit bejne mire te degjojne lajmin njehere e pastaj te komentojne,dhe kur komentojne e mira eshte te mos dalin nga tema.Une e degjova lajmin e nuk pata nevoje te ma sqaronte askush, sepse aty behej fjale fiks per reformen zgjedhore dhe mosbojkotimin e zgjedhjeve te 8 majit e per rrjedhoje kuptohet per kur behet fjale e sa lidhje ka me realitetin e sotem.kush nuk e kupton apo ben sikur eshte e mira te mos e paraqesi veten krejt jashte realitetit sepse dashje pa dashje merr epitete.

    1. DOJA says:

      me cilin vesh e ke degjuar lajmin ti more koqe, me ate me dyll apo ate pa dyll?

  8. Frederik says:

    Çdo popull meriton qeverine qe ai ka . Mbajeni me shendet Saliun pasi lirine nuk e keni shijuar ndonjehere dhe nuk e keni konceptin per te , o te mjere mbeshtetes te Saliut.

  9. Zamira says:

    Do te isha e mendimit qe lajmi te kuptohej nga te gjithe ,ashtu si kunder thote edhe parafolesi. Nuk eshte e bnevojshme tani qe te shahemi e fyhemi me njeri tjetrin se ne jemi mbi te gjitha shqiptare. Lerini menjane tifslleqet e partive . Kujt i sherben kjo sharje dhe ofeze;GREKOFUGAS kete pune ka ne çdo koment qe jep. Po te ishte PS aq komuniste sa na akuzojne do ishin ngritur dhe do kishin mare drute pas koke. Por ata po e tregojne veten shume njeres tolerante dhe me kulture. A e mbani ment ,se çfare beri Berisha me arkivolin e Azemit ? shkaterroj krye/ministrine. Jemi te detyruar te presim fundine kesaj maskarade elektorale. Ka 2 muaj qe tallet i pa pergjegjeshmi dhe minjte e tij qe i vine rrotull. Me se fundi mos harroni se dhe Europa e ka te qarte. Durimi ka 1 kufi. Ne po na vjedhin ,po na shesin atdheun ,na kane dhene udhet, s’na japin pronat,ndihemi me te huaj dhe te diskriminuar ne shqiperi dhe aeroportin shqiptar se sa ne bote. E duhet te durojme. Dhe sa? deri kur? …por sidoqofte sharjet dhe ofezat me njeri tjetrin nuk jane te mira. Jemi Shqiptare. Jemi 1 gjak. Po te ndalemi pak te gjithe biemi te lidhur. Kujdes gjuhen e urrejtjes me njeri tjetrin. Ju flm.

    1. HAMIT LLOGORJA says:

      faleminderit ty,fole si shqiptar i mire…

  10. gogo says:

    Rruge tjeter,pervec rrezimit me anen e uraganit popullor,te pafund e te vazhdueshem,duke bojkotuar totalisht te gjitha institucionet e Saliut,nuk ka!Ndaj,opozita duhet te bashkohet e te dale ne krye te popullit,pa u frikesuar dhe pa degjuar se cfare thone zagaret e Saliut,perfshi edhe Nano palacon dhe Kastriot e Harasan sahanlepiresit.Edi Rama.sigurisht qe nuk eshte i persosur,ka shume te meta,por eshte i vetmi qe ka vendosmerine dhe qartesine per t’i prire popullit deri ne rrezimin e perbindesh Saliut! Ndaj dhe i jane versulur atij te gjithe kriminelet me Saliun ne krye,duke mos lene asgje pa shpifur,me qellim qe ta bejne te terhiqet dhe pastaj,ne dhe sterniperit tane do te plaken e do vdesin nen dinastine Sali-Luli-Gite & Co.

  11. karaduzi says:

    O ramy dua te kujtoj nje thenie te nje filozovi te madh,kur e pyeten si ti dallojme budallenjte nga te mencurit u pergjigj;budallai flet se do te thote dicka,ndersa i mencuri ka per te thene dicka.Te mbrosh bemat e saliut per njerezit e thjeshte qe nuk fitojne gje eshte budallallek.Veten tende fute ku te duash por per mua je budalla

  12. Fatjon says:

    Aman ore. Sa te mete qe jeni nga trrute e kokes. “uragani popullor” ka ikur neper plazhe tani e as nuk e rruan fare njeri se ben PS-ja. Edi te mbledhi mendjen te futet ne parlament se sja var mo qyrrat njeri. Kurse atij me siper qe do rrembente kallashin i them vetem “ahahhahahahah”. Dil o kamikazi vogel provoje njeher po ta mbajti. Ta fut maloku plumbin mu ne lule te bythes.

  13. ALBAN DEGA says:

    KUSHTETUTA E ZGJEDHJEVE DHE MEGA- KRIMI I VJEDHJEVE

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kodi zgjedhor dhe klani mega- vjedhor

    Kodi zgjedhor eshte ligji, eshte Kushtetuta e zgjedhjeve ne Tirane dhe mbare Shqiperine! Ai percakton sakte dhe qarte se vendimet e rendesishme te tij duhen marre me te pakten pese vota pro. Si zbatohet ai ne praktike, ne jete!?
    Neni 2 i tij eshte nje mur i pakapercyeshem per kete kusari teper te qarte e ster- transparente ne felliqesine dhe paligjshmerine e saj.
    Na del nje Arben Ristan dhe tre musketiere te Sales qe e kthejne KQZ-ne ne nje super KZAZ kusarie, na del nje Kolegj Vjedhor dhe legalizon 357 ” vota qe shprehin qarte vetem e vetem vullnetin” dhe kusarine e Berishes per te shpalle humbesin Lulezim Basha dhe krejt banden e hajnave me Krye-Komisarin e saj Berisha ne krye si fitues e fituesin e ligjshem Edi Rama si humbes! Votimi eshte kater me tre ne llogore strike partiake.
    Shkelje flagrante e ligjit… Alibia qe perdoret eshte edhe me kriminale se vete aktet e tyre krejt kriminale e kusare… Pas nje jave qe na e kane hedhur njehere nenshkrimin ne ato protokolle apo proces verbale na del nje numerues votash gjithnje i PD-se se Salise dhe ankohet se i kane dale nga 1- 15 vota teper.
    Nje shkelje flagrante e hapur ligjore qe duhej te conte ne pranga jo vetem keta numeratore, por edhe ligjeruesit e ankesave te tyre te porositura e urdheruara nga vete Berisha, e te zbatuara nga Ristani!

    Njeriu me top i kusarise se votave !

    Hajnat mbushin kutite me gjyle votash te falsifikuara naten, numeratoret e topave te hajnise se Berishes ankohen diten! Sali Ristani urdheron rinumerim, legalizim te votave qe shprehin qarte vetem synimin e Padrinos Berisha per tia vjedhur votat ne tavoline fituesit te ligjshem Edi Rames dhe opozites se bashkuar!
    Si mund te degjohet e merret parasysh ankimi i nje numeruesi qe ka nenshkruar pa asnje ankim ose verejtje njehere… Si mund te dale nje numerues i caktuar nga PD-ja apo PS-ja mbi 4- 8 komisioneret e saj te ligjshem!?
    Si mund te nenshkruaje dy procese krejt te kunderta brenda pak ditesh!?
    Cfare pret Z. Ina Rama e prokuroret e saj per ti arrestuar ne flagrance jo vetem keta numerues fakira te shternguar ose te paguar, por pike se pari urdheruesit e shternguesit e tyre Sali Ristanin ne flagrance!
    Jo vetem ata, por edhe gjyqtaret e marre peng nga policia e forcat speciale te Berishes te Kolegjit Zgjedhor, te vene nen shtetrrethim nga Padrinoja e “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit.

    Nje denoncues e mur i pakapercyeshem ligjor – 870 vota pa votues!

    Pothuajse ne te gjitha kutite e rishikuara e legalizuara nga Sali Ristani kishte nje perputhje perfekte midis votave ne kuti dhe numrit te votuesve qe i kane hedhur ato! Pra gabimi eshte nje zero perfekte! E kamikazet e kusarise elektorale ne Komisionin Qendror Vjedhor dhe Kolegjin Vjedhor dalin me vendime per te ndrequr gabimin zero!
    Po si mund te ndreqet, si mund te korigjohet nje gabim qe nuk ekziston!? Vec Sali Berisha dhe kusaret e tij mund ti pergjigjen kesaj pyetjeje rrenuese e denoncuese per kusarine elektorale me transparente ne historine e Shqiperise! Nje vetdenoncim perfekt i hajnave te Berishes ne KQZ dhe Tom Ndreces ne Kolegj Zgjedhor!
    Jo vetem kutite e thyera e te shqyera, jo vetem mungesa e kodit te peste, jo vetem votat e nje kutie qe gjenden ne nje tjeter me kilometra larg, jo vetem arroganca ala berishiane e Sali Ristanit, por mbi te gjitha 870 votat me teper se numri i votuesve jane nje denoncues i hapur dhe mur i pakapercyeshem ligjor per kusaret dhe kusarine e Sali Berishes.
    Tek Neni 2 i Kodit Zgjedhor dhe tek ky mur ligjor do te perplasin kryet heret a vone jo vetem ata, por edhe bashkepuinetoret e tyre ne kete maskarade te papare elektorale, sapo te rivendoset shteti ligjor ne Shqiperi!

    Me gjithe fuqine e ligjit

    Ne baze te Kodit Zgjedhor , Kolegji ben intepretimin e ligjit dhe vetem ne baze te tij jep drejtesine vetem mbi bazen e ligjit. Ajo qe beri Kolegji Zgjedhor , ashtu si Komisioni Qendror Vjedhor ishte zbatimi i urdherave te Saliqit. Ai jo vetem dha antidrejtesine, por shkeli rende Kodin Zgjedhor duke prekur shpirtin e thelbin e tij, e drejte dhe kompetence ligjore qe e ka vetem Kuvendi pas diskutimeve dhe konsesnsit te partive politike.
    Pra si KQZ-ja edhe Kolegji Zgjedhor i ka dhene vetes kompetenca qe nuk i kane. Ato jo vetem kane anashkaluar dhe mbikaluar Kuvendin Popullor per nje ligj qe kerkon tre te katertat e votave te tij, per cka duhet te pergjigjen para ligjit dhe Kushtetutes per shkelje flagrante te tyre se bashku me Sali Berishen, shkelesin dhe dhunuesin me te madh te ligjit dhe Kushtetutes ne Shqiperi!
    Duke i dhene autorizim te kunderligjshem KQZ-se te numeroje e ligjeroje cdo vote te pavlefshme, ne fakt Kolegji Zgjedhor vetem ligjeron vjedhjen e votave.
    As me shume e as me pak se Kushtetuta e Zgjedhjeve, Kodi Zgjedhor, neperkembet e dhunohet prej ligjeruesve te vjedhjeve!
    Deoncimi i kesaj maskarade, mosnjohja e kesaj megavjedhjeje elektorale, kerkesa per zgjedhje parlamentare te parakohshme eshte nje e drejte dhe detyrim ligjor i opozites dhe liderve te saj. Perndryshe ata kthehen ne bashkepunetore te kusareve berishiste dhe bashkefajtore te Sali Berishes ne kete atentat te perseritur e teper transparent ne felliqesine e tij kunder demokracise shqiptare! Zero tolerance !

  14. Elton says:

    O Alban Dega o i shkare. Nga cmendina shkruan ti mor plak?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje