Efektivi i RENEA-s bie nga shtylla, po shpëtonte një person nga vetëvrasja

4 Korrik 2011, 09:56Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Sot ne mengjes Tirana eshte shokuar nga lajmi se nje person rreth 60 vjec po tentonte te hidhej nga nje shtylle e tensionit te larte. Behej fjale per Caush Isarajn, 60 vjecar nga Gjirokastra, por me banim ne Tirane. Forcat e policise dhe zjarrfikesit kane mberritur ne vendngjarje. Ata kane nisur te negociojne me 60 vjecarin, qe deklaronte se do i jepte fund jetes per shkak se kishte probleme me kthimin e pronave. Ai ka hedhur madje nje dosje nga shtylla ku ishte. Forcat RENEA kane mberritur ne vend dhe kane nisur nje operacion shpetimi. Ata jane ngjitur ne shtylle dhe e kane kapur fillimisht nga kemba e me pas ne trup Isarajn, qe ka bere rezistence dhe ka tentuar te hidhet. Nje vinc eshte afruar dhe tre efektiva te RENEA-s e kane hipur te moshuarin ne shkalle. Por ndersa zbrisnin, nje efektiv i forcave RENEA ka humbur ekuilibrin dhe ka rene nga shtylla, ne nje lartesi jo shume te madhe. Megjithate renia i ka shkaktuar plage te renda dhe ai eshte derguar pa ndjenja ne spitalin ushtarak. Efektivi 41 vjecar, Ardian Bibaj ndodhet jashte rrezikut per jeten, kurse policia ka marre ne pyetje Isarajn.

8 komente në “Efektivi i RENEA-s bie nga shtylla, po shpëtonte një person nga vetëvrasja”

  1. Rani says:

    S’ka faj i shkreti se s’ka shtet se degjon kush, bobo ça behet atje, kulmi, eh ça po i ben atyre njerezve ajo kafshe e eger.

  2. Vlora says:

    edhe te gjith shqiptaret te rine ne maj te shtyllave mos prisni reagim pozitiv nga Berisha.
    hipni zenin…. ne maj te nje shtylle qe te zgjidhni problem.

  3. nga deti kuq e zi says:

    KJO PUNA E PRONAVE te ne nuk eshte me pun vetem e ish pronareve po vidhen me keq pronat publike pasuri e perbashket!

  4. tiranaime says:

    kjo tregon se sa zemer lepuri kemi ne shqipetaret. Ne vend te ngrihemi ne kembe me e terheq zvarre kete qeveri neokomuniste, vendosim me mire te vrasim veten??? ky eshte kulmi, nuk duhet te arrije askush ne kete pike sa te tentoje vetvrasjen.
    Duhet te ngrihemi ne kembe, duhet te ngrihemi TANI !!!

  5. popolo di Tirana says:

    Proteste e shkelqyer kjo e gjirokastritit.
    Meqenese pronat po i marrim, atehere vrap te zeme nga nje shtylle tensioni, sa pa u zënë edhe ato.

  6. mendimi_im says:

    vetevrasja apo revoltimi me vetevrasje eshte gjeja me e ulet dhe me injorante

    kesaj i thojn mbyten 100 te mencur per te shpetuar nje budalla

  7. Neorealizmi says:

    Megjithese nuk kam asnje prone dhe nuk pres te marr, them se prona duhet te kthehet tek pronaret e ligjshem. Dmth ata qe e kane pasur para 1945. Vetem ato ku jane projekte shteterore per ndertime rrugesh dhe veprash te tjera te medha publike te shpronesohen ne vleren reale.
    Kjo rremuje qe akoma ekziston favorizon vetem segmente politikanesh qe per dhenien e pronesise te afrojne 30% te siperfaqes. Mafia e tokes mban zhvillimin e vendit peng.

    1. celio-NY says:

      plotesisht dakort

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje