Shqipëria në kërkim të markave të mëdha

7 Korrik 2011, 16:16Politika TEMA

Nga Ivan Castan Freeman, Just Style

Shqipëria po bën përpjekje të mëdha për të tërhequr bizneset e markave evropiane, që janë trembur nga situata e paqëndrueshme në disa vende afrikane dhe në Lindjen e Mesme.

Flamur Hoxha, drejtor i Dhomës së Industrisë Tekstile, thotë se pasiguritë në këto vende e kanë vendosur Shqipërinë në hartë si një destinacion ideal për të bërë rroba të cilësisë së lartë me një çmim të ulët.

“Ne po shohim një rritje të markave italiane e franceze që po kërkojnë të zhvendosen nga Afrika e Veriut në Shqipëri,” thotë Hoxha, që drejton kompaninë Kler, e cila bën këmisha duke punësuar 300 persona e duke prodhuar 600 mijë njësi në vit.

Si Kler janë edhe 400 sipërmarrje të tjera në Shqipëri që prodhojnë të brendshme, xhaketa, pallto, me klientë në Itali, Greqi e Gjermani.

Sipas Hoxhës, produktet shqiptare janë më të mira për shkak se kostot e punës variojnë nga 0.06 deri në 0.07 euro në minutë dhe paga mesatare është 250 euro.

Shumica e punonjësve janë gra të reja pasi vendi ka një popullsi me 47 përqind nën moshën 5 vjeç.

Aktualisht, sektori i tekstileve dhe veshjeve përbën 40 përqind të eksporteve shqiptare, duke punësuar 100 mijë njerëzve, thuajse gjysmën e të gjithë të punësuarve në sektorin privat.

“Është një nga të paktët aktivitete që sjell euro në vend dhe qeveria nuk po na mbështet,” ankohet Lindita Legisi, që drejton një dyqan të vogël tekstilesh Omega, që prodhon të brendshme për Sixty, Liu Jo, Koça e Alessandrino mes të tjerash.

Ajo thotë se shteti duhet t’i ndihmojë me kredi të buta dhe të mundohet me anë të marrëveshjeve bilaterale që të heqë taksën 12 përqind për produktet jo- evropiane që hyjnë në Europë.

“Me pak para mund të krijosh shumë vende pune. Qeveria duhet të mbështesë këtë sektor që të ndihmojë në uljen e papunësisë”, e cila sipas qeverisë është 12.5 përqind.

13 komente në “Shqipëria në kërkim të markave të mëdha”

    1. arsen says:

      Lajm leshi!
      250 Euro ne nje kohe qe |udheheqesi” na cileson si Vend i Zhvilluar. Exportojme.. miljona ..pordhi kali…
      Te tjeret marin 2-4 Euro /ore, prndaj “na duan” kaq shume “firmat e medha”
      Kapitalizmi njeh vetem “ma fute, ta futa”…cdo gje vleresohet me FITIM
      Nuk do ishte me mire qe “bosset” tane te investonin per Made in Albania???

      1. loni says:

        Ku ka boss-a ketu mor arsen, ky vend ka marre fund, te gjithe e kane mendjen me vjedhe e me e rrjepe kete vend, kryeministri i pari e pastaj me rradhe gjithe holbat qe shajne komunizmin por miliardat i vune duke vjedhur punen e baballareve tane te ne kohen e komunizmit. keto nuk jane te zotet te prodhojne asnje gozhde, por vetem vjedhin parate nga shitje e energjise elektrike qe prodhohet nga hodrocentralet qe u ndertuan ne kohen e diktatures.

        1. arsen says:

          Lale Bota rrotullohet.
          Sala nuk i ka prish mardheniet me Kinen
          Ne vend qe ti bojne paret llac e pallate pa garanci e rezistence, le te hapin ndonje linje prodhimi.
          Do jete me me teper bereqet per te gjithe!

    2. jimmyi says:

      Ku eshte e mira ne kete vend te shkrete nga ajo administrate e korruptuar . Nuk e di kujte i ka rene rasti qe te shkoje per nje vizite pune ne INDI se cfare investimesh ne perpunimin e tekstileve te mendafshit te leshit kashmir nga shtete si gjermanija anglija japonija ku per qepjen e nje pantalloni paguej vtem 3 S AMERIKAN Ndersa per korupsjon nuke behesh fjale fare edhe si i huaj kishe shume lehtesira per dokumentacjon me nje fjale me mire te investosh ne indi se ne shqiperi qe duhet te keshe nje thes me EU per administraten . Nga ZEJLANDA E RE

  1. Erion says:

    Shqiperia mos te beje perpjekje te medha per terheqjen e biznese te huaja qe i japin punonjesve shqipetare gjoja nje rroge 250 euro ne muaj.Por: Te investoje shume ne bujqesi tone si dhe ne turizem se kjo eshte e ardhmja per vendin tone.Vetem ideja qe ikin nga Afrika per te ardhur ne Shqiperi do te thote se ku jemi katandisur ne.

    1. Rani says:

      Pikerisht se te ne do ti paguajne edhe me pak punetoret dhe kjo eshte nje “arritje” e madhe e qeverise se ka sjelle “investitore” te rinj ne vend. Imagjino jemi me poshte se Afrika e veriut. Bera nje stazh te nje avokat me origjine tuniziane po qe ne sjellje dhe veprime eshte evropian i vertete urryes i islamisteve te piste dmth po debatoja me te se kishte nje kliente shqiptare nje vajze te re qe kishte ndaluar studimet ketu kishte qene ne Shqiperi po nderkohe i kishin ndaluar ndihmen sociale dhe ne muhabet e siper me nxjerr disa vertetime Shqiperie qe ti shihja dhe ti thoja a ishin te besueshme persa i perket rroges se deklaruar ne vertetim dhe une i thashe po jane te verteta se aq eshte rroga per ate sektor. Shqyqyr qe kisha pare nje dite me pare diku te gazeta shqiptare te ardhurat per fryme te vitit 2010 dhe kur me tha se edhe Tunizia i ka te ardhurat me te larta se te Shqiperise i thashe “ne asnje menyre” Shqiperia ka 7800 dollare per fryme ndersa Tunizia ka 7500 me duket per fryme, filloi te qeshte, une thjesht sa per nacionalizem i thashe se e di mire se ai 7800 dollareshi kurren e kurres nuk mund te jete i vertete po sa per sy e faqe eshte, sa per statistike per te qerruar njerezit Saliu.

    2. Agroni says:

      Leri teorite o Erion, po thuaj shyqyr qe do hapen ca vende pune. Kur alternativa eshte mbledhja e skrapit, puna ne fabrike per 250 euro ne muaj eshte lluks. Mos mbaj shprese tek bujqesia per te gjeneruar vende pune se sa me shume ta mekanizosh aq me shume vende pune do humbasesh. Per sa i perket turizmit, do presesh edhe ca…

      1. Smiley says:

        Thank God! Someone with barins speaks!

  2. Vlora says:

    si sju vjen turp…250 euro e quani rroge per nje shfrytezim kafsheror
    edhe ne afrike krahu i punes kushton me shume.

  3. ari says:

    200 mi lek ne muaj marin, ca dyqint e pezdhjet euro thon keta. ketu te ne ka mar funde nuk munde te mbietosh dot me.

  4. Ligor Luarasi says:

    Sa me pare te zbatohet ne praktike ky projekt,aq me shpejt Shqiperia do hyje ne rrugen e mbaresise.
    Boll e a r n u a t atdheun me projekte karagjozesh.Moshen rinore qe ka atdheu yne na e kane zili shume shtete, keta te rinj duan P U N E, keto projekte do hapin edhe punra te tjera ,ndaj me kurajo ta zbatojme kete ide frytdhenese.Ligor Luarasi.

  5. Fanny says:

    In awe of that anwser! Really cool!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje