Votimi për ligjin e regjistrimit ishte i falsifikuar, prania e deputetëve çamë shpëtoi miratimin. REAGON ALEANCA KUQ E ZI

8 Korrik 2011, 10:25Politika TEMA
Votimi për ligjin e regjistrimit ishte i falsifikuar, prania e

Deputeti Bedri Hoxha (me dorë nën gazetë) votoi edhe për Lefter Maliqin

(E PERDITESUAR) – Ligji për Regjistrimin e Popullsisë, i quajtur nga qeveria “Census” (mbledhje e informacionit me anë të pyetësorëve) është miratuar dje nga parlamenti shqiptar në kundërshtim me ligjin pasi mungonte numri i duhur i votave. Ligji mori vetëm 69 vota pro, por në mungesë të opozitës dhe të një faktori kontrollues, deputetët e mazhorancës kanë votuar për kolegët që mungonin. Fotot që shoqërojnë këtë shkrim tregojnë se si edhe deputetët votojnë për njëri-tjetrin. Dikush vendos një gazetë përpara për të mos rënë në sy, ndërsa dikush tjetër vendos xhaketën dhe shtyp butonin në emër të kolegut. Miratimi i këtij ligji kërkonte të paktën 71 vota, ndërsa mazhoranca kishte vetëm 69. Kjo e bën votimin të pavlefshëm.

 

 

Në seancën e djeshme plenare, kur u votua për prezencën e deputetëve në sallë, rezultuan 73 të pranishëm. Gjatë fundit të seancës, kur dhe deputetët u mblodhën të gjithë për të marrë pjesën në votim, në sallë dy karrige ishin bosh, të cilët i përkisnin deputetëve të Partisë Demokratike. Pasiguria e demokratëve për të kaluar ligjet, sidomos projektligjin për regjistrimin e popullsisë, solli dhe manovrën e tyre për të marrë votat e duhura. Për këtë ligji kërkoheshin 71 vota, ndërsa dy deputetë e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, abstenuan. Megjithatë në ekranin e Kuvendit të Shqipërisë rezultuan 71 vota pro, 2 abstenim. Në votim rezultuan të kenë votuar dhe dy deputetë Gëzim Dibra dhe Lefter Maliqi, të cilët nuk ishin të pranishëm. Ndonëse karriget ishin bosh, në ekran personat dilnin sikur kishin marrë pjesë në votim.

Nga numërimi që iu bë deputetë në sallë, rezultuan se 60 deputetë ishin ulur në sallë, 10 deputetë ishin ulur tek tavolina e ministrave dhe një votë ishte e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Pikërisht mungesa e votave, nga 74 vota që ka mazhoranca, minus dy votat e deputetëve të PDIU-së, të dy deputetëve që mungonin dhe kryeministrit Berisha, e çonin mazhorancën në 69 vota. Kjo do të sillte dhe rënien e numrave për mazhorancës. Më herët, përpara nisjes së procesit të votimit, dy të zgjedhurit demokrat, Viktor Gumi dhe Eduard Halimi, janë kontaktuar nga drejtues demokrat për të ardhur në sallën e Kuvendit dhe për të votuar, pasi ndodheshin në seancën e Kolegjit Zgjedhor. Dy deputetët kanë lënë Kolegjin dhe janë paraqitur në Kuvend.

Edhe ndërprerja e seancës parlamentare për të mbledhur deputetët nuk e shpëtoi mazhorancës, përkundrazi e futi atë në procesin e manipulimit të votave brenda kampit të saj. Shumica e ligjeve u miratua me 73 vota. Në rreshtin e katërt, në anën e djathtë, tre deputetët Arenca Trashani, Rajmonda Bulku dhe Astrit Bushati votonin edhe për një tjetër deputetin e tyre, Gëzim Dibra. Për projektligje të ndryshme, për të mos rënë në sy, nëse votonte njëri për kolegun, pas dy sekondash, votonte edhe tek personi. Ky veprim u bë sistematikisht. Ndërsa dy rreshta më prapa, një tjetër deputet demokrat, Bedri Hoxha, votonte për kolegun e tij, Lefter Maliqi. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallë, por që vota e tij ishte e pranishme në votimin për ligjin e regjistrimit të popullsisë. Deputeti Hoxha kishte pranë tij dy vende votimi. Njërin e kishte mbuluar me gazetë gjatë gjithës kohës, ku shtypte për votën e tij, ndërsa me dorën tjetër votonte për deputetin që mungonte, Lefter Maliqi.

Nderkohe, prania e dy deputeteve te partise çame, ka shpetuar votimin. Fale tyre u arrit kuorumi. Ne rast se donin te mos kalonte ligjin, ata duhej te kishin lene sallen.

Nderkohe ne lidhje me votimin ka reaguar edhe Aleanca Kuq e Zi. Ata kerkuan qe Kuvendi te zbardhe te dhenat per votimin.

“Aleanca Kuq e Zi  denoncon qartë mënyrën dhe procedurën e votimit për projektligjin e regjistrimit të popullsise dje në Kuvendin e Shqipërisë. Aleanca Kuq e Zi kërkon Kuvendit të Shqipërisë të bëjë sot publike list prezencën e deputetëve në kuvend si dhe listën e votuesve pro të projektligjit.  Miratimi i ligjit të censusit me 69 vota pro dhe 2 vota abstenimi të PDIU dhe me një prezencë të paprovuar të 71 deputeteve në sallë e bën procedurën dhe procesin e votimit antikushtetues nëse nuk është respektuar parimi një deputet një votë. Aleanca Kuq e Zi shpreh keqardhje që mazhoranca dhe satelitët e saj nuk i rezistuan dje presionit grek dhe projektit për një Shqipëri multietnike si dhe e konsideron të papranueshëm edhe bojkotin e opozitës në Kuvend për një vendim jetik për fatet e vendit. Aleanca KuqeZi denoncon faktin se asnjë deputet i majtë dhe i djathtë nëpërmjët votës, abstenimit apo bojkotit nuk patën kurajo të dalin kundër këtij projekti ogur zi dhe anti kushtetues për Shqipërinë,” thuhet ne deklaraten e tyre.

 

27 komente në “Votimi për ligjin e regjistrimit ishte i falsifikuar, prania e deputetëve çamë shpëtoi miratimin. REAGON ALEANCA KUQ E ZI”

  1. ladi says:

    rrepuplike bananesh

    1. Arbeni/Tetove says:

      Republike babanesh dhe me nje popull pa vlere! Nje popull normal nuk do te lejonte kete lloj talljeje dhe nencmimi! E keqja eshte se edhe kjo “Aleanca” nuk eshte gje tjeter vecse nje sajese e kesaj republike! Me vjen keq per Shqiperine dhe per pasoje edhe per gjithe shqiptaret kudo qe jane. Nje Shqiperi si kjo nuk ka vlere as per ne shqiptaret qe jetojme jashte! Gjithmone kam pasur besim se vetem nje Shqiperi e forte, e drejte dhe demokratike do te mund te na shptonte neve kendej nga keto matrapazet tane! Por gjithcka,tashme, duket e vetem nje enderr! Sa keq!

  2. hajriu says:

    O tema pse beni tituj sensacional ? Kesaj i thone per vjedhjen qe tende akuzohem une !!!!!!!!!!!!!!!

    1. anticensurë says:

      hajri çfarë ke dashur të thuash me këtë shprehje!
      kush janë ata të “vjedhjen tënde” dhe kush është “akuzohem unë”?
      ji pak më i saktë dhe më pak i nervozuar kur komenton diçka!jo të gjithë kemi kapacitetin tënd intelektual dhe aq më pak dimë se çfar mendon ti në kokën tënde!

      1. hajriu says:

        Eshte njesoj si ajo batuta e estrades se fierit ” ke fal o loni” (besoj se e ke pare).
        Qe deputetet Çam duhet te votonin kundra dhe jo te apstenonin(gjysma e se keqes) kete as qe e ve ne diskutim fare , se prandaj dhe une i kam votuar. Por te me besh fajtor per nje krim qe se kam kryer kjo s’ka mendere ku te rri. Behet prezenca dhe dalin 73 deputete ne salle , mos eshte faji jone? Por keta deputetet e PD-se dhe LSI-se qe votuan pro nuk kane faj? Po PS-ja qe nuk eshte shprehur asnjehere nuk ka faj? Keta po bejne te njejten gje si atehere kur Pdu -ja votoi kundra per detin, jo po te kishin ikur nuk arrihej kuorumi e derrci verrci kur ne realitet ne prezencen e athershme ishin 73 deputete dhe pas prezences njeri deputet i Pd-se u largua.Pastaj pse thuhet me aq sensacion qe deputetet Çam shpetuan kuorumin ose miratimin, kur dihet qe nese nuk arrihet kuorumi kuvendi i mbyll punimet dhe e shtyne per nje here tjeter ne nje seance te jashtezakonshme. Ideja eshte qe duhet te jete shumica kundra se perndryshe çdo ligj do te miratohet . Nje shprehje thote :Para se te flasesh per tjetrin shikohu ne pasqyre se kush je dhe pastaj fol. Me pak llafe or byrazer Jepi Çezarit ate qe eshte e Çezarit . Tung

        1. shpulla says:

          hajriu, ne shqiperi me familjen berisha, ja japin llazarit cfar i takon cezarit. se jane pak a shume si ty, prandaj ti i mbron ata qe shesin gocat

          1. hajriu says:

            Je ne rradake ça thu??????!!!!!!!!!!!!!!!!!!

        2. anticensurë says:

          1-Por te me besh fajtor per nje krim qe se kam kryer kjo s’ka mendere ku te rri.
          krimi kryhet me veprim dhe mos veprim!këtu kemi mos veprim!
          2-Por keta deputetet e PD-se dhe LSI-se qe votuan pro nuk kane faj?
          ata mbajnë të gjith fajin/tradhëtinë,por kur kritikkojmë deputetët çam mendojmë se ata bëjnë një tradhëti të dyfishtë!gjermani ishte pushtues por bashkpuntorët e tyre,shqiptarë,nuk ishin të detyruar të luftonin përkrah tij kundër shqiptarëve që donin të çlironin vëndin!
          3-Po PS-ja qe nuk eshte shprehur asnjehere nuk ka faj?
          për mua ka të njëjtin faj si dhe PD-LSI!dhe këtu kemi bashkfajsi me mosveprim!
          4-deputetet Çam shpetuan kuorumin ose miratimin, kur dihet qe nese nuk arrihet kuorumi kuvendi i mbyll punimet dhe e shtyne per nje here tjeter ne nje seance te jashtezakonshme!
          ata duhet të bënin të tyren!të mos linin aritjen e kuorumit!më pas shohim dhe bëjmë!me të zakonshme a të jashtëzakonshme nuk i dihet!
          5-Ideja eshte qe duhet te jete shumica kundra se perndryshe çdo ligj do te miratohet .
          nqs populli nuk ngrihet për të rrëzuar diktatorin,asnjëherë nuk ke për të patur shumicë!siç e treguan votimet e fundit dhe siç e kam thënë gjithnjë!sali berisha nuk humbet në votime!harroje shumë më keq ka për të shkuar!
          6-Jepi Çezarit ate qe eshte e Çezarit.
          shikoje një herë kuptimin e kësaj fjale!shumë nga njerzit e përdorin në kuptimin e gabuar!ashtu siç përdorin dhe alibaba dhe 40 hajdutët!
          besoj se e kuptove me këto që të kam shkruar se unë më parë shikohem në pasqyrë dhe pastaj flas për tjetrin!
          lexo,po pate kohë,çfar kam shkruar “duke u parë në pasqyrë”
          përshëndetje!

          1. hajriu says:

            1-Jam dakort me ty qe edhe mos veprimi (edhe pse pergjysem) eshte faj por problemi qendron se vetem une dilkam fajtor dhe te tjeret jo.
            4-Dhe me ikjen e tyre kuorumi arrihej mo antiçensura.
            5-Ketu nuk eshte nje diktator , keta politikanet tane jane te gjithe qylaxhi dhe interesaxhi. Ti thua hiq nje rrospi dhe te veme nje tjeter qe eshte me rrospi akoma . Po keta jane te gjithe kelysh te enverit dhe nuk ke ça pret me shume prej tyre.
            Ne se do me thoje qe duhet nje klase e re politike qe te jete me e ndergjegjshme dhe me patriotike dhe e pa indoktrinuar nga komunizmi atehere po.
            6 – Une ato shprehjet nuk i kisha personalisht per ty.
            Hajt tung

        3. bubi kacurrel says:

          Fatkqesisht greku nuk e mbaroi punen e nisur me ju o Hajri se do na kishte bere nder te tereve ,nuk do kishte as Shpetim e as Dash te Havase qe mbajne ne pushtet Saliun dhe as ty qe ti votoje kete fare te keqe …..

  3. gucja says:

    po ne slam gjo pa sha dje,tashi i bi te flasim mire?

  4. shpulla says:

    hajriu, miremengjes, e sheh mire qe njerezit qe drejtojne nuk jane per ne. ata tallen me njerzit per ineresat e shefave te tyre dhe nuk ja vlen ti perkrahim, por ti denoncojme, se shqiptaret jane me shume patriota se keta politiqener. pershendetje.

    1. hajriu says:

      O shpulla une i njoh mire njerezit apo politikanet( k.rvat) qe drejtojne kete vend dhe per kete une nuk komentoj ose komentoj shume pak per politiken dhe politikanet se e di se ç’m.ter jane dhe se nuk ke ça pret me shume nga keto parti qe jane pjelle e nje nene (k.rve me mire me thene) qe eshte ppsh-ja .
      Kur Patriotet e vertete dhe Rilindasit tane dhane jeten dhe shkrine gjithe pasurite e tyre per te bere Shqiperine , keta te sotmit po shesin Shqiperine per te bere pasuri .
      Tung

      1. shpulla says:

        me fal hajriu, nuk e kisha pare komentin tend, mos i ve re mesazhin ne nje faqe tjeter.

        1. hajriu says:

          Per mua mjafton qe ti te jesh Patriot dhe Nacionalist dhe te besosh ne nje ZOT sipas besimit tend , pa te tjerat rregullohen. I joti thote nje fjale popullore mishin ta hane por kocken ta ruan. Gjithe te mirat

  5. stalinsali says:

    Kot e kemi, shaj ate shaj kete, gam gam majtas e hum hum djathtas. Mos ti marrim keto lajme si gjera te papara ne shqiperi, thjesht ti marrim si barcaleta per te qeshur.
    I plotfuqishmi dhe hyjenori Sali Baba ka urdheruar qe ligji te kalohet, 40 hajduteve nuk mund tju veme shume faj se ne fund te fundit po bejne ate qe dine te bejne me mire.

  6. irena says:

    O si nuk kam nje grusht te fuqishem,
    ti bie atij parlamenti ne qender te Tiranes…

  7. Vlora says:

    asgje ska per tu habitur,,,cdo gje ndodh ne parlamentin ton me sharlatanet e PD dhe PDIU,,,,,,
    si dhe me kukumjacken jozefine….

  8. Vebbyy says:

    Ore nje gje nuk e kam te qarte: Aleanca Kuq e Zi e beri gjithe ate “rremuje/investim” per te mos u miratuar ky ligj. Tani ky ligj u miratua, po ca bejne keto te Aleances pse nuk marrin masa konkrete? Te nxjerrin perkrahsit ne rruge, apo pasi paska abuzime ne procedure ai zotnia Spahiu qe eshte edhe zv. kryetar i KLD-se pse nuk inicion qe kjo qeshtje te shkoje ne gjykaten e larte ku vet ai ben pjese!
    Sa gjynah gjithashtu qe ne Shqiptaret cdo ligji i thuajme amin. Me cdo padrejtesi ne dakordohemi. Kaq te paditur jemi? Kaq naiv?

  9. england says:

    Reagimi i foleses se parlamentit pasi ka pare ne media keto foto!
    ka qene i menjehershem (me fjalet e saj qe pak shqiptare arrijne ta kuptojne)
    xerrja mar xerrja perjashta kta kamerat,pse ma n’amerike jemi na qe cdo gja qe
    nodh ktu n’parlament ta marrin vesh tan,votimi u myll moren pjese t’gjithe deputetet
    edhe per ata qe s’ishin pjesmarres,menum na qe ishim ne salle
    mos me i shku vota dam me nderime Jozi

  10. fieriboy says:

    Boll Aleanca Kuq e zi bashk me shpetim idrizin, kosovaret, hajriun, raimondin e te tjere mbollen urrejtje per popullin e nderuar grek. Nuk kemi probleme me greqine, biles duhet te bashkpunojme ne paqe dhe kerkojme ndihme.

    1. Maxhoranca e Vertet says:

      te mbyturit nuk i kerkohet ndihme ore fieri minoritar

      1. fieriboy says:

        Une nuk jam minoritar sepse jam ne vendin tim historik ti je i ardhur nga kaukazi.

  11. mergim tari says:

    Kesaj i thone te votosh me dy duar. Keta jane tamam hajdute, por qe vjedhin dhe vjedhin voten me dy duar.

  12. Gerdeci says:

    qeveria e Sali Malokut eshte qesharake ..PD eshte nje cete hajdutesh e shitur e tera tek agjenturat greke dhe serbe

  13. Shqiptar says:

    Se pari prania e deputeteve te PDIU ishte e nevojshme ne salle pasi fal tyre u be i mundur miratimi i dy amendamenteve, te cilat sollen nje ndryshim rrenjesor ne ate ligj. Në rradhë të parë ky amendim jo thjesht gjobit, por të dhënat që përpunon instat janë të dhënat që dalin nga regjistri kombëtar i gjëndjes civile dhe jo ato që dalin nga deklarimi i individit, së dyti ne nuk jemi pro regjistrimit, ne jemi kundër e do të bëjmë presion që në formular të mos ketë pyetje mbi fenë dhe etninë, por ne siguruam që edhe nëse do të ketë pyetje të tilla, atëherë askush sdo të ketë shansin të gënjej, jo thjesht pse do hajë gjobën, por sepse të dhënat që do merren parasyshgh do të jenë atë to regjistrit.

    Pastaj, si mund ti akuzoni deputet e PDIU-se, kur vete mediat greke jane bere tym ne lidhje me amendamentet e shtuara, duke e qujatuar situaten e tanishem si te rrezikshme per shtetasit grek?

    http://borioipirotika.blogspot.com/2011/07/blog-post_08.html

  14. tourkofagos says:

    po ata marmidat cam,ku ishin kur u votua,apo e kanonisen me islamistin sali berisha te shkonin per te ngrene suflaqe!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje