Moneyval, një strukturë e Këshillit të Europës që merret me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, ka hartuar një raport për posaçëm për Shqipërinë, që është publikuar sot. Në raport thuhet se vendi ynë është në rrezik nga pastrimi i parave. Raporti është hartuar për shkak se Shqipëria është anëtare e Moneyval.
“Edhe pse Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, rreziku nga pastrimi i parave mbetet i lartë. Shqipëria ka një histori të krimit të organizuar me rrjete të organizuara në baza klanore dhe hierarkike, të përqëndruara kryesisht në trafikun e drogës. Ekonomia informale e bazuar tek paratë cash lehtëson pastrimin e parave dhe integrimin e të ardhurave të krimit. Një numër sektorësh të identifikuar me praktika joligjore, përfshi bixhozin, këmbimin valutor dhe transportin ndërkufitar të monedhave, e vendosin Shqipërinë në rrezik për aktivitetin e pastrimit të parave,” thuhet në raport.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet në raport sërish përdorimit të parave cash në ekonomi, duke theksuar se ato pengojnë zbatimin e masave në luftën kundër pastrimit të parave.
Një problem tjetër është edhe financimi i terrorizmit.
“Shqipëria gjithashtu mbetet në rrezik sa i përket financimit të mundshëm të aktiviteteve terroriste. Në pjesën e parë të viteve 2000 ka të dhëna për ngrirjen e aseteve të financuesve të terrorizmit, ndërprerjen e aktiviteteve të OJQ-ve islamike dhe dëbimi i individëve të dyshuar si me lidhje me terrorizmin,” thuhet në raport.
Në raport theksohet se edhe pse me ligj është kriminalizuar pastrimi i parave, ka shumë pak raste të dënimit për pastrim parash.
Një nga rastet më të pastra e më të rënda të pastrimit të parave është denoncuar nga gazeta Tema. Bëhet fjalë për një transfertë ku implikohej Damir Fazlliç dhe e bija e kryeministrit. Prokuroria nisi hetimet, por më pas i ndërpreu ato. Bëhej fjalë për shitjen e një kompanie pa asnjë aset të Damir Fazlliç për 1.7 milion euro në Qipro. Firma e Argita Malltezit kreu tërheqjen e parave.
Gazeta Tema eshte ne pararoje edhe per kete problem kaq jetik per ekonomine dhe te ardhmen e buxhetit per cdo familje. Eshte thene e sterthene Te gjithe e dime qe qeveria eshte e kriminalizuar.Nderkombetaret e konstatojne dhe e shprehin shqetesimin e tyre,por Cdo behet? Ne rastin qe Shqiperia eshte dhe pjese e ketyre organizmave,ku eshte masa ndeshkuese? E them kete per formalizem,sepse e kam te qarte se te zotet e punes jemi ne qe mbajme ne kurriz keto plehra,qe mbajme mbi shpine nje familje mafioze me permasa te frikeshme. Ajo tashme eshte e instaluar dhe ,buldozeri eshte i vetmi mjet qe e shkul kete fare te keqe.
Na cate trapin dhe te KE dhe EU e kush me pak e kush me shume ne jemi bidoni i EU per pastrim parash keni ne mes te EU-se ne shtetet themeluese si Italia pa llogaritur vendjet e Europes Lindore.
Ca pritni nga qeveri si ajo shqiptare?? e zhytur ne krime me te thella se pastrimi ju llapni me ne gjoja jeni per trasparence.
Kur Rusia sulmoi ne vend anetar te KE-se nuk e hapet gojen se Putin-i ju mbyllte rubinetin e gazit.
Keto dy vitet e fundit nderkombetaret jane bere si puna e “Nastradinit” qe vijne vetem per punet e tyre.
Edhe keta pseudo politikanet tane (majtas-djathtaj) 1-2 bejma gam gam per te huajt thane kete, thane ate, ore legena nuk jemi te pushtuar si Afganistani jemi shtet gati 1 shekullor po ju nuk keni ndergjegje dhe as turp.
Si Besa dhe Iliri kanë plotësisht të drejtë. Nuk ke ç,far ti heqësh, por dhe ti shtosh. Po mendoj se gazeta tema ngelet piemonti i bashkimit të Shqipëtarëve të vërtetë. Ajo këtë ka në dorë të thotë të vërtetën dhe të sensibilizojë opinionin, për këtë gjëme që po na bëjnë si popull shitësit historik të kombit.
Rreziku me i madh iShqiperise eshte REGJIMI MAFIOZ I SALI BERISHES !!!Ai VJEDH VOTAT,TRAFIKON PUSHTETIN,TERRORIZON DREJTESINE DHE PERDHUNON OPOZITEN DHE MEDIEN E LIRE!!!Berisha duket se i ka blere edhe NDERKOMBETARET,PERDERISA ATA BEJNE SIKUR NUK SHOHIN SE CFARE BEN BERISHA!!!POSHTE FASHIZMI I RINGJALLUR!!!
Mire e ka Tema per denoncimin, por eshte politika qe i mbron te gjitha keto! Rasti i Fazllicit eshte i njejte me rastin e Dritan Priftit e shume te tjereve, biznesmene dhe politikane kryesisht (krimi me kollare), pa hyre te pjesa e krimit vulgar! Drejtori i Parandalimit te Pastrimit te Parave vendoset nga Bode, i cili ka vendosur aty si drejtor burrin e mbeses se tij (Arben Doci) dhe per nendrejtor nje mik te perbashket allishverishesh (Agron Kaja), pra edhe ne rast se do te ndeshkohet ndonje,si ne cdo fushe te jetes shqiptare, do te jete ose kundershtar politik, ose njeri pa njeri………………………..
Tani qe kasat e shtetit jane teresisht te boshatisura, sepse Shpellari paret e shqiptareve, ne vend ti perdorte per vepra publike, i beri tym per fushaten elektorale te PD-se, e vetmja gje qe ka ngelur, eshte pastrimi i pareve te botes se krimit.
shum veta te nderuar e kan then me ze te lart qe shqiperi esht ne buz te gremines dhe te gjitha po dalin skam cte shtoj me
Pastrimi i Parave,nuk mund te realizohet
pa pjesemarrjen e Katraneve.
Ky fenomen,ka lene mbrapa
moralin duke mundesuar
zhvillimin mafjoz te kanibalit.
Dhe demi bje mbi popullin;
Mbi ate qe me kot shpreson
tek kjo Qeveri qe sikur e drejton.
shqiperia:- Nje ekonomi e ngjyrosur ne Blu.
Nje det i thelle
i destinueshem per permbytje te pa fund..
Ne kete rast -Paraja ndryshon funksionet e saj.
Ajo nuk rrit prodhimin
por prodhone hatane.
Ajo nuk eshte me mjet akumulimi
Por akumulone
korupsionin dhe mashtrimin
Ajo nuk eshte me Para boterore,
por eshte para e perqendruar
ne duart e lidhura zinxhire
te klaneve mafjoze.
Ajo nuk tregon aspak forcen e nje Shteti
Por Tmerrin e tij,te ardhur nga Ferri.
Keshtu Shqiperia po “Zhvillohet”
Por jo per Shqiptaret.qe po robetohen.
pseudo ekonomia tregut ne shqiperi ka qene dhe mbetet vetem skema pramide dhe pastrim parash .asgje tjeter dhe si cdo skeme piramide perfundon me lufte civile mbasi 80% humbin cdo gje..Saliu i ka mbushur accaunte tija dhe te femijve te tij,helikopterin e ka gati per tu larguar,populli do humbi shume