Disa ton solar është derdhur apo hedhur në detin e zonës së Nartës dhe Zvërnecit të bregdetit të Vlorës në një vijë bregdetare prej dy kilometrash 2 ditë më parë, në kulm të sezonit turistik. Katastrofë e masakër u quajt kjo nga qytetarët, mediat e rrjetet sociale. Jo. Nuk kemi të bëjmë as me katastrofë, as me masakër. Katastrofë do të ishte nëse depot e anijes do të çaheshin dhe i gjithë solari do derdhej në Gjirin e Vlorës. Derdhja e 1 ton nafte nuk është as masakër mjedisore, pasi situata është e rikuperueshme në një kohë relativisht të shkurtër, 1 apo 2 vjet. Masakrimi i qindra plazhistëve në një ditë të vetme është thjesht një lajm ditor në Shqipëri. Derdhje të tilla ndodhin përditë në Seman dhe nuk flasim për katastrofë. Derdhje të tilla ndodhin rëndom në Porto Romano, ku është dhe fluksi më i madh i ngarkim- shkarkimit të anijeve të karburanteve. Dhe nuk ka lajm në këto raste. Po derdhje të tilla ndodhin kudo në botë, ku ka trafik nafte e karburanti. Me pak se 1/3 e naftës së derdhur ne det ndodh aksidentalisht; 2/3 e naftes pompohet qellimisht nga tankerat qe pastrojne depozitat e tyre para se te marrin ngarkesen e re (burimi: European Environment Agency). Sasia e naftes bruto derdhur nga anijet ne Mesdhe llogaritet 635,000 ton. Kjo eshte 17 here me shume se aksidenti Exxon Valdex ne Alaske (burimi: European Environment Agency). Nje tankeri me kapacitet 200.000 ton i mbeten 700 ton nafte ne paretet e anijes pas shkarkimit te naftes, qe shkarkohet para ngarkeses se re (burimi: Marine Oil & Ecology; http://www.nr.no/). Ne SHBA ne çdo vit te zakonshem derdhen 6.7 milion litra nafte ne ujrat e saj. “Agjencia e Mbrojtjes se Mjedisit e SHBA raporton se çdo jave ndodhin rreth 1000 rrjedhje nafte, qe ndosin ujrat mbi e nentoksore. Dhe kjo Agjenci nuk ka ç’bën tjetër veçse të deklaroj siç ka deklaruar se “Përdorimi më i pakët i naftës do të ndihmojë në pakësimin e rrjedhjeve“ (www.fueleconomy.gov).
Edhe Shqipëria përsa kohë përdor naftë, do ketë ndotje të detit e të tokës nga nafta. Askush nuk pret që në Ballsh të mos vij erë naftë e të ndërtohen atje fshatra turistik, askush nuk pret që në Portoromano të mos ketë naftë deti e tiranasit të shkojnë për fund javë në bregdetin e Portoromanos. Dhe kjo ndodh kudo në botë, çdo vend ka një apo 2 porte kryesor që i sakrifikon për industritë e njohura ndotëse dhe transportin e fosileve.
Rasti i derdhjeve të naftës në Vlorë, jo vetëm të kësaj radhe, por dhe shumë herëve të tjera në këto vitet e fundit, dhe shumë herëve të tjera që do ndodhin në vijim, padyshim me frekuencë më të madhe, si rrjedhoje e planeve për sasi më të madhe të transportit, depozitimit e djegies së naftës, nuk përbëjnë katastrofa, por krim. Krimi nuk është i individëve, se gjithnjë derdhja do quhet aksidentale, dhe si e tillë trajtohet si kundravajtje.
Krimi është shtetëror
Krimi me derdhjet e naftës në Vlorë është shtetëror. Shteti ka në dorë instrumentat e planifikimit, të cilët janë ligjor. Nëse kriteret e ketyre instrumentave ligjor me ose pa qëllim shkelen dhe nga shkeljet prodhohet një krim, atëhere krimi është shtetëror. Nëse shteti me hierarkinë e vendimmarrjes së tij ka përcaktuar statusin e zonave të mbrojtura ekologjike, strategjitë e zhvillimit të turizmit, dhe ka dhënë lejet për projektet zhvilluese turistike në zonën e Gjirit të Vlorës, të konvertuar në investime kolosale në këto 20 vjet, pa përmendur superpromocionin financiar e politik për Vlorën si mbretëresha e turizmit dhe në të njëjtin vend miraton plane zhvillimore që shkatërrojnë zonat e përcaktuara me status të veçantë ekologjik dhe industrinë e turizmit e bashkë me to dëmton komunitetin vendas e më gjerë përbën krim të pastër shtetëror. Nëse ndodh nesër, e mund të ndodh se ndodh gjithkund ku ngarkohet e shkarkohet naftë, që solari i derdhur në det të kap gjithë Gjirin e Vlorës a është kjo një katastrofë, përveç se ekologjike edhe njerëzore, që do të lërë pa bukë mijëra njerëz që kanë ndërtuar jetën e tyre me të ardhurat nga turizmi në Gji të Vlorës? A është krim? Sigurisht që po, dhe kjo do të jetë pasoj e projektimit shtetëror. Krimi shtetëror në Vlorë është duke ndodhur dhe shumëkush thjesht nuk do ta shohë. Akoma nuk ka filluar punë TEC-i i Vlorës, i cili do kërkojë sasira të mëdha nafte nga importi, që do shkarkohet pikërisht në një terminal përballë plazhit që u përlye tani, ku veç shtimit të ndotjes në det, pritet dhe ndotja e ajrit dhe rrezikshmëria e eksplozicionit gjithashtu. Mos harrojmë, plazhi i ndotur së fundmi është vetëm disa dhjetëra metra larg TEC-it. Dhe mos harrojmë gjithashtu që kjo vepër, por dhe Petrolifera, bëjnë pjesë në kategorinë A të veprave, që konsiderohen më shkallën më të lartë të rrezikshmërisë edhe në legjislacionin shqiptar. Projektet e përfshira në këtë kategori klasifikohen që mund të japin efekt në një areal më të gjerë se vendet ku ato instalohen e funksionojnë, sipas literaturës në një rreze deri 50 km. Në dokumentin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për TEC-in e Vlorës, mbi bazën e të cilit u aprovua ndërtimi i tij thuhet shprehimisht “Nese siperfaqja është për të zhvilluar turizmin, kjo do të përjashtonte instalimin e TEC-it”. Por ky pohim ishte në variantin e ndërtimit të TECit në Portoromano, që do afektonte turizmin në Gjirin e Lalëzit. Këtu fillojnë dhe elementët e parë të krimit shtetëror që mbi planet turistike të Vlorës përfshi dhe zonën e TECit e Petroliferës së sotme të miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit i Republikës qysh në vitin 1996 mbi vendoset plani i industrisë së naftës. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë për financimin e sektorit energjitik midis Bankës Botërore, KESH sh.a.(drejtuar atëhere nga deputeti i sotëm Andis Harasani, aktor tepër aktiv, konsekuent dhe direkt përgjegjës në ndërtimin e TECit ) dhe Qeverisë Shqiptare(6/4/2004), Kryeministri Fatos Nano mbajti një fjalë përshëndetëse, ku theksoi: “TEC-it në Vlorë do t’i shtohen edhe projekte të tjera të rëndësishme të energjisë si AMBO, Petrolifera Italo-Albanese, Rafineria e Naftës apo Impiantet e Gazifikimit të cilat së shpejti pritet të nisin udhën e tyre në parkun e madh dhe të ri energjetik të Vlorës, një zonë e miratuar nga qeveria, së afërmi edhe nga KRTRSH-ja, si një park industrial energjitik që jo vetëm do të balancojë sistemin, por do të sjellë mesa duket gjigandë të nivelit të Fierzës edhe në brigjet e Vlorës”.
Dhe krimi vazhdon me një fare plani struktural të Vlorës kryer nga Qeveria e sotme me kryeministër z. Berisha, që u lajthit për atraksionin turistik në nivel botëror të Shqipërisë, e që ka nxjerr vendim të Këshillit të Ministrave për prerjen e pyllit të Sodës e zhvillimin aty të një industrie të rëndë si dhe ndërtimin e Portit të konteinerve, të dytin më të madh në Mesdhe, me një kapacitet 200 herë më të madh se porti i Durrësit. Edhe pse me një sërë shkeljesh të panumërta të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare, Qeveria ka arritur të shpallë dhe kompaninë që do ndërtoj Portin e konteinerve të Vlorës. Por përsëri dhe në këtë dokument specialistët e huaj që e kanë hartuar nuk mund të mos pohonin : “Zona industriale, TECi dhe porti komercial (ZUMAX) jane pjese e nje projekti prioritar kompleks te zhvillimit kombetar. Impakti mbi qytet i një instalimi të tillë shumë të madh është shumë i larte dhe mbi të gjitha është në kontrast të qartë me vokacionin e zhvillimit turistik të Vlorës” (Burimi: Fq 40 Structural plan, December 2009). Ndotja me solar e plazhit të Nartës pardje, që tmerroi fëmijët e shumtë që i gëzoheshin këtij plazhi të mrekullueshëm sidomos për ta, me shumë siguri më i bukuri plazh ranor në gjithë bregdetin e Adriatikut Lindor është një lëpirje, që i bëhet Vlorës, që i paraprin kafshimit gllabërues të saj nëse krimi shtetëror vazhdon në Vlorë me planet e z. Berisha.
Ka akoma kohë për të hequr dorë nga krimi, për të çmontuar Tecin e Vlorës dhe për ta kthyer Petroliferën në port jahtesh.
Te lumte z.Lavdosh!Eshte e vertete qe pothuajse cdo 4-5 dite ne bregdetin e Vlores pa vajtur te plazhi i Ri hidhet nafte dhe po te shohesh ne port ka vetem 1 anije dhe nje tjeter ne rad dmth dihet kush anije pastron depozitat.
Une them se kjo behet me porosi nga horrat lart qe vlonjatet te ambientohen dalengadale me kete gjendje dhe c`eshte e verteta shume njerezve nuk u ben pershtypje ky skandal.
Sali Berisha ka urrejtje per Vloren sepse e ka pare 97 kur gjithe Vlora e shante ne kor ne sheshin e FLAMURIT. Ai nuk e harron kete se e ka ne gjak hakmarrjen dhe kur deklaron duke turfulluar se Vlora e meriton portin me te madh te Evropes,ka parasysh vetem zhdukjen e Vlores dhe investimeve te saj per turizmin. Harram i qofte atij plakut por ne nuk do e lejojme
Fjalë dhe vetëm fjalë !!!!!!! Me ç’mënyrë nuk do ta lejoni dhe deri kur ?
Përshëndetje shoqërore
XHEMA !
krim dhe ndeshkim
ku jan flonjatet apo i ka sen gjumi ca prisni me apo tja u pij qakun mir plaku mere shporreni halen
cuditem si mer 40 per 100 ne VLORE plaku i rjedhur
Germo lavdosh..germo..
cdo gje ka marre fund..
Solari qe shikohet ne vlore
eshte nje pjese e vogel
e xhenazes..
Dale ngadale do te zbulohet
krejt skeleti qe kryeminstri i popullit te vdekur
po i le kujtim pra se te ike..
NE VLORE KA EMIGRANTE CAME DHE NGA VERIU;DJEMTE E VLORES U VRANE TE SHUMTET NE 1997
Z- Ferruni ke bërë të qart anën shkencore të kësaj katastrofe, për çastin dhe rritjen progresive të saj. Ti i di mirë shkaqet pse i ndodhi kështu Shqipëris në përgjithësi dhe Vlorës në veçanti, mbasi nuk hezitoj të të quaj një nga herojtë e mbrojtjes së ekologjis në periudhën e tradhëtis së madhe Nano Berisha.
pra Vlora është vënë në objektin e neutralizimit deri në shbërje nga agjentura Sërbo Greke, por dhe asaj Italianto Turke të cilat që ky turizmë perlë e mesdheut të mos u konkurojë turizmin e tyre. Ndërsa në planin shovinist Duhet ligujduar Vlora si “Piemonti” i Shqipëris, duke i hapur rrugë planit Grek – Nanoist për Vorio Eririn dhe planit Sërbo Saliist për përçarjen e Veriut me Jugun dhe neutralizimin e Kosovës. E keqja është se për shkatërrimin e Vlorës ka përgjegjësi Parti Socialiste e Nanos e cila e miratori dhe realizoi tradhëtin e lartë. Tashti në rast se pushtojnë dhe malet e Dukatit me mullijt me erë, Gjiri i Dukatit dhe Vlorës asgjësohen. Renegatët e Vlorës të kryesuar nga krimineli Lulëzim Basha po heqin vallen lirshëm, sepse opozita e korruptuar rëndë në kët krim qysh në kohën e antikombtarit Nano është e detyruar të hesht. Pzetja është: Me kë do luftohet më parë me kët katraurë Arnaute….?
Mos harroni se Vlora dhe Dukati para vitive 40 ishin patriot dhe nacionalis si Avni Rustemi apo ai i Pelaret.Tani ju thoni qe jeni ” socialista” Ju duhet ta ndani kafen nga sheqer dhe me demos ti nderrohet emri dhe te pastrohet nga komunistat.
JU TE DASHUR lEBER E DINI KUSH ESHTE PRONARI I ARMOS DHE LIDHJET E TIJ MEPUSHTETIN,PO ASHTU E DINI SE SA JU DO SALA E SI DO AI TA SHOHE POPULLIN E VLORES.MOS KINI PIKEN E DYSHIMIT ESHTE BERE QELLIMISHT
O lavdosh nuk te kam degjuar asnjehere te permednesh emrat e krimineleev te mjedisit
Cfare nuk po i keshillojne Berishes per ta percudnuar, vjedhur e mashtruar kete popull……..! kjo eshte tmerresisht kriminale! E bere me vetedije, dhe per ta debilituar rezistencen opozitare, necdo skaj te vendit. VLORA e “meritonte” kete dhurate per fitoren e Socialisteve. TAni, duhet te vijne Demokratet ne fuqi ne VL qe kjo te mos NDODHI me…! Prisni aoma me shume…..
A e dha na njoni nga keta ministrat pergjegjes, doreheqien???
Kush i paguan demet?
Ku je Miss Bota ne turizem?!
Bota nuk i ka plazhe te tilla… uji i paster, rera, aroma dhe hija e pishave, e benin kete plazh shume te frekuentur jo vetem nga vlora por edhe nga shu qytete te tjera te shqiperise. Por ja cfare ndodh, njr ton solar e nxjerrin kete plazh jashte loje. Kjo ndodhi kete vere ndodh cdo vit, dhe gjithmone do te ndotet perderisa atje petrolifera, eshte tec-i, dhe fajin per kete e kane pushtetaret tane qe dhane lejen per te ndertuar vepra te tilla ne nje vend sh perrallor. Per mua ai ishte plazhi me i bukur dhe me vjen keq.