Universiteti Afrikan i Tiranës

13 Korrik 2011, 19:27Politika TEMA

?Nga Bledi Mane

E mora licencën, nuk më vonuan shumë. Më patën premtuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (vetëm shkencë nuk bëhet në këtë vend, por nejse), që menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor do të nisë pajisja me licenca zyrtare për institucionet arsimore private dhe bravo u qoftë, e mbajtën fjalën. Tu them të drejtën nuk më sorollatën shumë se unë e parandjeva kur filloi rinumërimi i votave për Tiranën që Edi Rama “do të humbiste” dhe tak-fak u anëtarësova në Partinë Demokratike. Më kërkuan disa favore të vogla dhe natyrisht i premtova ministër Myqeremit që pranë Universitetit tim studentët do të mësojnë me detyrim gjuhët e huaja gollobordshen dhe rusishten, tekstet mësimore dhe librat e tjerë do t’i shtyp dhe botoj vetëm te shtypshkronja e miqve të këshilltarit të kryeministrit për arsimin Bardhyl Musai, si rektor doja të emëroja veten, por ngaqë nuk kam dëftesë gjimnazi, ramë dakord që si fillim të komandoj burrin e një shoqes së Genc Pollos. Për ambiente do të flas me Artën e Parlamentit të shfrytëzoj Piramidën me kontratë 1 dollar metri katror deri sa ta prishin nga vjeshta e më pas kam fiksim të më japin me qera cirkun e Tiranës. Unë Lul Bashën e ndihmova me 100 mijë euro për fushatë dhe nuk do t’ia kërkoj këtë borxh, dua të bëjmë klering, do t’i kërkoj çadrën e Cirkut e më pas i fus së ndërtuari një pallat.

Më falni se harrova, nuk u prezantova fare me ju. Quhem Bledar Mane, kam mbaruar arsimin e detyruar 8 vjeçar dhe para viteve ’90 kam punuar saldator në SMT-në e Këlcyrës në Përmet. Shkollën e kisha tmerr, po çfarë t’i bëja plakut se më çante trapin. Unë që i vogël kam pasur fiksim vjedhjen dhe për këtë nuk ma hante qeni shkopin, jo vetëm në rrethin e Përmetit, por as në Tepelenën fqinje që hajdutërinë e kanë pjesë të etnosit dhe folklorit të tyre. E fillova karrierën si hajdut amator duke vjedhur kumbullat e Sheros që kishim gjitone dhe e përsosa zanatin gjatë 1997-ës kur me maska në fytyrë dhe me kallash në duar grabisnim nga 17 makina çdo ditë. Më pas shkova në Greqi se donin të më vrisnin disa vlonjatë ngaqë ua vrava një shokun e tyre grabitës. Ndenja në Athinë te miqtë e mi dhe aty bëmë shumë para të madhe, dhrahmi me thasë sa nuk i numëronim dot. Shkërdhenim në bythë pleq të kamur grekë që kishin fiksim shqiptarët macho leshatorë dhe herë-herë pasi i bënim të binin në dashuri me ne e ua boshatisnim gjithë llogaritë bankare. Pas viti 2000 erdha në Tiranë se nga Greqia na përcollën me ceremoni, këtu fillova punë gjasme si taksixhi, por njëkohësisht merresha me kurva, me drogë, me shitje pistoletash e më pas bodyguard i një ministri që më kishte fiksim nga trupi im gjithë muskuj dhe tatuazhe. Ky ministri ishte dhjaks i madh dhe më linte mua të vendosja për emërimet apo tenderat e dikasterit. Do ti që gruaja e këtij leshkos më provokonte dhe unë nuk ia përtova, punë e madhe, unë vrimë dua. Pastaj kjo fillonte më tregonte gjithë sekretet e familjes dhe unë si kopil i zgjuar që jam ia përmendja shefit tim ministër dhe ai nuk më hoqi asnjëherë nga puna… Sa devër kam bërë atëherë, nuk e rruaja as për shtetin e as për Nanon kryeministër. I mbajta lidhjet e vjetra të asaj kohe dhe madje po u tregoj se edhe tani fitoj para, për një nder që i bëmë një biznesmeni egjiptian për pastrim parash na i shpërbleu me nga 500 mijë dollarë. Kam shumë pasuri këtu në Tiranë dhe në Prishtinë dhe tani besoj më erdhi koha që ta finalizoj kompletimin e perandorisë time edhe me një universitet privat.

Stafin pedagogjik e kam gjetur, ato kurvat që kisha kliente kur isha taksixhi janë bërë të gjitha me shkollë të lartë dhe do i punësoj si pedagoge. Për t’i dhënë ngjyrimet e një shkolle internacionale kam menduar që pedagogë të jashtëm të kem edhe futbollistët zezakë që luajnë me Mamurrasin, Ersekën dhe Peqinin. Pedagog të së Drejtës Ndërkombëtare do të punësoj Dumdum Drogba Hamamin nga Kongo, për lëndën e Diplomacisë kam zgjedhur sulmuesin e majtë Ngozi Dyrdyl Samangllasamsungun me origjinë nga Burundi, ndërsa portierin e Ersekës Sunutllëk Rochkodan Susumi me origjinë nga Xhibuti do e kem pedagog të jashtëm të së Drejtës Kushtetuese Shqiptare sepse ky ka 7 vjet këtu dhe di shqipen ujë fare.

Do çel shumë fakultete, por më i papari do të jetë ai i mjekësisë, megjithëse nuk kam në dispozicion qendër spitalore universitare një shok i imi, mik i Lil Metës, ia mbylli gojën Vasilit me 60 mijë euro dhe dy deodorantë antidjerse prodhuar në Dubai. Ndërkohë mbylla edhe një marrëveshje me ministrin e Luftës Arben Imami, gjithë forcat komando shqiptare që shërbejnë në Irak, Afganistan dhe Çad nuk do të paguhen me para në dorë, por do të regjistrohen direkt në vitin e fundit të juridikut dhe pas 6 muajsh do të diplomohen. Zana Guxholli, infermierja e Doktorit më ka premtuar që edhe mamitë apo infermieret e spitaleve rajonale të masterizohen pranë universitetit tim dhe për gati 9 muaj studimesh ato do të paguajnë vetëm 2000 euro për person përndryshe humbasin vendin e punës.

Mezi e prisja këtë ditë, nuk më zë gjumi derisa ta hap Universitetin dhe në ceremoninë e përurimit të jem në krah të Doktorit dhe të dy së bashku të presim me gërshërë shiritin blu. Për emërtimin e institucionit tim arsimor pyeta shumë analistë, të cilët kundrejt një pagese modeste 500 euro për propozim më sugjeruan emrat si: Universiteti Dollapi, Universiteti Diamanti, Universiteti Doris Pack, Universiteti Vefa, Universiteti Alieni, Universiteti shqiptaro-boshnjako-serb “Fazlliç”, Universiteti shqiptaro-holandez “Dylber Basha”, Universiteti Afrikan i Tiranës, Universiteti “No more Schengen Visa”, Universiteti “Artan Ruli&Genc Hoxha”, Universiteti “Motrat Vokshi” (jo Qiriazi), Universiteti “George W. Fushë-Kruja”, Universiteti Juridik “Ristan Kutiçkaja”… Pasi i dëgjova me ëndje të gjitha propozimet, u mbylla në vetvete, mora frymë thellë, tërhoqa një vizë dhe vendosa përfundimisht ta quaj UNIVERSITETI AFRIKAN I TIRANES. Si çun me norma dhe me rregulla që jam do të hap edhe 2 degë të reja për shokët e mi të burgut. Ndoshta nuk kanë inteligjencën time të diplomohen juristë apo ekspertë shkencash politike, por tani e tutje mund të regjistrohen në fakultetin e shkencave natyrore në degët: ndjekje majmuni me pengesa, vjedhje bananesh&votash apo administrim korrupsioni publik. Kushdo që është i interesuar mund të regjistrohet pa problem, pagesa sipas dëshirës. Sillni me vete 2 shoqe dhe keni tre të drejta studimi falas. Universiteti Afrikan i Tiranës- shqiptar mos rri por vërsulu, shqiptar!!!

 

*facebook.com/bledi.mane

60 komente në “Universiteti Afrikan i Tiranës”

  1. fieraku4u says:

    Eshte nje shkrim qesharak dhe budallek, por qe ka lidhje me ate se si eshte realiteti ne Shqiperi. Dhe eshte e vertet, Shqiperine e drejtojn matrapazet, genjeshtaret, kriminelet, te pa edukuarit, etj… Kurse ata qe jan vertet te edukuar jasht shtetit dhe kan eksperienc jan neper pun te niveleve te ulta.

    1. XHEP-MEDANI says:

      Kush asht ai ministri qe i pallojshe gruen, me qafsh ta di? Se edhe une kam pallue nje grue ministri, mbase kemi qene dy nje nje vrime. Me jep nje shenj bre burre.

    2. preng sherri says:

      Ky don te tallet me arritjet e Z.Berisha,por nuk te ecen jo…
      ku e gjen me mire se sot,ke mbaru shkollen 8 vjecare,asnje problem.Qeveria jone demokratike na jep mundesine te gjitheve te blejme diplomen e universitetit.Gjate kohes qe gjejme ndonje pune,mund te japim ne kohen e lire dhe provimet e shkolles se mesme.Me gjeni nje vend tjeter qe na i jep keto mundesi?
      Rrofsh o qeveri,o shtet…

      1. anticensurë says:

        PRENGE
        nuk më duket se ti ke përdor satirë në këtë shkrim tëndin!
        por ke të drejtë!
        askush në botë nuk të jep të drejtën të vazhdosh shkollën e mesme!
        në kohë të enverit nuk ishte njësoj si sot!atëherë të çonin me zorr në shkollë nate!
        sot shkon vullnetarish!mesiguri dhe ti prenge po vazhdon vullnetarisht shkollën e mesme që saliu ta bëri të mundur?apo jo?duket që në shkrimin që ke bërë niveli i lartë kulturor!vazhdo kështu dhe pak e do të bëhesh dhe ti deputet!pasi të mastereizosh të bëjmë z/ministër dhe me doktoraturrën të bëjmë ministër!deri këtu mund të shkosh prenge më lart nuk mundesh!K/ministër mos boj gaf të kërkosh të bëhesh!kemi pro.dok.ing.ark.fill.dent.pol.etj etj SALI RROFT SA MALET BERISHA!të vetmin që ka pjellë nëna!më të zotin e të gjithë kohrave!
        p.s: të them ju thaftë sëmës,nuk bën më punë!e hapi kutinë e pandorës!
        ps:(për prengën)ps e mësipërme nuk e kam për ty,por për këta replikuesit injorantë!
        shnet prenge
        apo më mir tung?
        më thuj kush të pëlqe më shumë?

    3. anticensurë says:

      fieraku4u

      “Eshte nje shkrim qesharak dhe budallek, por qe ka lidhje me ate se si eshte realiteti ne Shqiperi.”
      e përmbledhur në një fjalë të vetme kjo fjali tëndja do të thotë:

      SATIRË!

  2. stalinsali says:

    Shume bukur Bledi, e madhe fare.

    1. Vlora says:

      Bledi te gjitha shkrimet i ka te goditura…po kete e ke qare fare
      ky eshte realiteti i BERISHES …..

  3. king says:

    Budalleku nuk ka fund/ ore jemi ne shekullin e 21 njezet e nje dhe gjoja keto qe e mbajn veten prefesionista ne medja te shkruara /ju lutem mos ja ulni vleren gazetes Tema njeri shkruan me lesh apo pa lesh tjetri shkruan Universiteti Afrikan i Tiranes jeni bere qesharak dhe pa te interesuar

    1. durrsaku gjerman says:

      king-kongu shko lexo “profesion-halet” e 55 apo RD, c’do ketu ti qe kerkon dhe gjera serioze

    2. stalinsali says:

      Do te te rekomandoja librin Ariu Artist nga G. Bushaka. Eshte me histori qe absorbohet shume lehte.

    3. zana19 says:

      Jam dakort me ty king. Disa lajme ne rubriken Lifestyle jane te tepruara dhe pothuaj pornografi. Nuk e kuptoj perse TemA ka nevoje te publikoje lajme te tilla qe nuk shprehin ndonje kuriozitet. Ka lajme shume interesante edhe per kete rubrike qe mund te postohen pa qene nevoja per tere keto lajme pa buke.

      1. stalinsali says:

        Po akoma se ke marre vesh strukturen e TemA’s moj Zana. Nuk eshte vetem per lajme politike nga vendi dhe bota si Zeri i Popullit ne 1970.
        Ke shumellojshmeri kategori infosh si lajme, lifestyle, etj etj. Kto te Lifestyle, mbase ske ti kuriozitet po kane te tjeret si turkofagosi etj etj. Si psh. ai shkrimi me titull “Me lesh apo pa lesh, bereqarvers si ta kesh ” ka pasur shume replika, dmth interesant. Ja te pyesim njehere Turkoleshin se cfare mendon rreth kesaj……

      2. TeFiku says:

        zana 19 : Edhe une jam me stalinsali ,psikologet keshillojne qe njeriu ka nevoje per te shkarkuar ngarkesat negative te perdori edhe fjale te cilat i quajme ” te pista”. Me ato lajme ne bejme edhe pak shaka ,kuptohet pa cenuar kerkend .

      3. Joni Peci says:

        o zana, po ti a vesh minifund dhe na zbulon gjinjte kur del nga blloku a? shko tutje andej, po na tregon pornografine ti. Se pari shih veten ku dhe si je, pastaj gjyko te tjeret.

        Bravo Bledi, shkrim me se i goditur, per kete shtet afrikan si puna jone.

    4. preng sherri says:

      ke te drejte,ta mbeshtes King.
      Sot ne vendet afrikane,thuhet te hapim universitetin shqiptar , ta bejme Afriken si Shqiperia!
      por nuk i len inglizi ata jo

    5. Nardi says:

      O King po pse e lexon o mik,mund te zgjedhesh interneti eshte demokrat,bej si thote durrsaku gjerman.Sigurisht shkrimi permban fjale te renda(banale)por a nuk eshte ky realiteti shqiptar ku te gjithe jetojne?Gjithcka qe eshte shkruar ketu cila do qofte menyra e te shkruarit eshte mese e vertete.Une doja te shtoja edhe dicka tjeter,une studioj jashte,por kam mbaruar edhe nje Universitet ne Shqiperi dhe jo vetem qe Universitet Private ne Shqiperi ku viti merret me leke,por edhe ato shteterore ku kerkesa e llogarise eshte shume e ulet jane mijra vite drite larg Univesiteteve Europiane.Tani e bukura eshte se neser kur shume te rinj si une me shume tituj,gjuhe te huaja etj,mund te vine ne Shqiperi dhe te kerkojne pune,vendi i punes do te zihet nga nje dallkauk qe ka mik dhe eshte komplet i papergatitur per ate post pune qe ka.Fatkeqsisht ky eshte realiteti i Shqiperise,dhe meqe shumices se njerzve i pelqen nuk behet asgje per ta ndryshuar.

    6. anticensurë says:

      o kingu i kongos!
      ke të drejtë kur thua për uljen e nivelit të temës!
      mos shkruj më o king i kongos!na qelbe ne dhe e ule tempën fare!

  4. ben says:

    I modh fare,per te qeshur por edhe per te qare,por realiteti ky eshte.Shqiperia me license ka 50 universitete.,qe besoj qe eshte skandal,per popullsine qe kemi.Lene pastaj qe po behen shume me nga 2-3 fakultete,po te lexosh ne faqen e kuvendit te Shqiperise,CV e deputeteve i bie te fiket edhe shkencetarit me te modh ne bote me shkollimin qe kane,te gjithe me shume diploma,mastera,kurse,studime, te iken petlla fare qe me pas nje universitet quhesh kot.Shqipni e mjera Shqipni.

  5. gjethi says:

    Pavaresisht nga sarkazma e bled Trafikantit, realiteti ne Shqiperi eshte edhe me i zi se ai i ketij shkrimi.Ja disa shembuj: Universiteti Luarasi u ble nga nje ish ndihmes traktorist,te pakten pronari i pare kishte mbaruar juridikun. Ky ish ndihmes traktorist, Faneja per menaxher te universitetit ka caktuar te vellane ish kafshari me i mire i Skraparit pas Zv/ministrit Adriatik Alimadhi.Ish ministri gjysem analfabet i arsimit Memushi me linshence te Sales ka hapur nje universitet me emrin Universiteti planetar i Tiranes. Pse mos te kemi Universitet afrikan te Tiranes kur tashem kemi Universitet Europian te Tiranes, Universitet mesdhetar te Tiranes, Universitet amerikan te Tiranes. Universitet Mwetropolitan te Tiranes paharruar se kemi edhe universitet UFo keshtu qe Bledio ka te drejte qe te vere edhe emrin Universiteti Alien i Tiranes.

  6. enveri says:

    o bledi me kete shkrim ke merzite shume Genc RULINNNNNNNNNNNNN se ai e ka pas dhe e ka per vete krye mamin ZANA GULESHINNNNNNNNNNnn

  7. alban says:

    e lexova me vemendje shkrimin se mendoja se ishe kelcyrjot po ti qeke permetar.vk. gjths duket ndikimi qe ka pas periudha ne kelcyre te stili te shkruarit ?

  8. jona says:

    a e moret veshe qe se shpejti do hape dhe aleksander frakaj bashke me profesor ylli pangon nje unversite dhe emrin do tja vere ” UNVERSITETI I PROSTITUTAVE

  9. xhoni says:

    Vetem me te tilla SARKAZMA meriton te trajtohet ky regjim SATRAP!!!Nje shkrim i tipit MIGJENIAN!!!BRAVO,BLEDI!!!

  10. Elena Marko says:

    Gjithmone satira eshte perdorur ne vite per te godit anet e keqija qe ka nje shoqeri , dhe autori e ka bere shume mire kete. Ato qe shkruhen ne kete shkrim per fat te keq jane realiteti yne shqiptar . Une si korcare do tju tregoj vetem nje person , Presidentin e tanishem te ekipit te Skenderbeut. Nje njeri fare i pa shkolluar , qe gjeja me e mire ishte emigrime jashte qe ai beri , nje njeri qe klasat e 8- vjecares i ka kaluar me djathen qe e jema shitese ju dergonte mesuesve., nje njeri qe ne qofte se i jep te zgjidhe qofte dhe nje ekuacion te nivelit te ulet , do ti duket bombe atomike. Po cfare te besh , eshte koha e maskarenjeve , intelektualet e para 90″ sot jane te gjithe jashte . Pershendetje autorit per shkrimin.

  11. Frederik says:

    Bukur Bledi per realizimin e goditur te satires . Eshte nje shkrim qe sa te ben me humor kur e lexon , aq te ben dhe te ndihesh keq kur mendon se eshte realiteti shqiptar .

  12. beso says:

    Nuk e kuptoj cfar ka per te qeshur.Shkrimi eshte shume serioz.Urime autorit dhe pune te mbare ne universitetin me te mire te kohes deri tani ( nese do i mbash te gjitha premtimet qe ke shkruar ).Ky popull vertet e meriton kete lloj gjeje…

  13. SADIU says:

    BLEDO HAJDE TE VAZHDOJM NE UNIVERSITETIN E KUJTOS NE PERMET SE DO TE JETE MJAFT CILESOR. JA KALOJI EDHE AZBIUT TE KATUNDISHTES.JAM ME TY. KY I PERMETIT DO TE JETE ME CILESOR SE AI AFRIKANI TEND.

  14. besmiri says:

    Mezi pres te lexoj shkrimet e Bledit…humori i tij eshte ne nivelin e mjeshtrave te humorit si te Mark Twenit.kane jo vetem satiren politike por dhe nivelin e larte intelektual te tij

  15. putitdown says:

    … te lumte dora Blend Mane, kohet e fundit te ka ardhur nje muze dhe ironi shume elegante. Duke te njohur pak si “thelle” nga jashte … te uroj te vazhdosh ne kete linje, se je shume shume cool !!!!

  16. shqiptar guximtar says:

    Ka vetem nje emer ky person Astrit Veliaj, identikiti i te cilit perputhet plotesisht me personin ne kete shkrim pra kuptoni per ke Universitet baxhelle behet fjale

  17. mira says:

    Zoterinj te nderuar a mund te me thote ndonje se sa universitete ka ne Shqiperi(nje i afermi im thote qe ka 300-treqint).Ne se eshte e vertete do te bej dhe une nje studim ketu ne perendim te larget qe te paraqes kete arritje fantastike me koke poshte.Ju lutem se kam 20 vjet e larguar nga memedheu

    1. zylyfi says:

      mira ! Te kam zili , mos bej gabimin tim ,je mire aty . Dhe po me degjove ,harroi keto adresa . Ketu vjen per lesh dhe iken i rruar .

  18. pse? says:

    ky trafikanti arjan canit je ti mo. hallall plako se me kenaqe ketu ne ket vend eshte ber vk shoku,xhungel majmunash.nuk e dija qe shkruaje kaq bukur,fillo ndrysho opinionin te njerzit se nuk ka len gje pa thene per ty daku,respekte se dhe un burgaxhi zvicre jam

  19. Cakalli7 says:

    si mer qenke bo gazetar me shkoll ti mer ne 2011 po ti ke shkrujt gazet qe me 1990 apo harrove, vetem se ahere i beje si trakte ene i krefje bishtin njyres blu po tani qenky kthy tek ngjyra e babes nuk paska rrjedhur andej nga bluja dmth eee.

  20. tani-las vegas says:

    o bledo,qe ta marim shtruar muhabetin,sa me shume femra te sjellesh,aq me shume diplloma mer,kjo ishte ideja.

  21. LeshkoPazari says:

    Dhe une ….Dhe une….. Dua te regjistrohem te ky Uni juaj ,vetem se jam shum i kualifikum.
    Kam mbaruar 5 klas te gjitha i kam perseritur qe te dija sa me shum,dhe me ne fund me dhan dipllomen per te shkolla antikapakve,si mendoni kam ndonje shanc per Minister kur te mbaroj Uni te ju.

  22. lala says:

    je i madh po te lutem merr nanon profesor se ai te vjen bashke me grate e tij andis h ka…in islami po shpetimin pastaj te sjell ato te perdorura me koh ilirin tavon durimin dhe fitimi juaj 500 mij per president 500 mije plus tvsh per numrus votash dmth(per degen ristanizim) kurse per rusisht(sashenkizim)ka me shume pra do kesh goxha pune

  23. mali says:

    Gjushja ime e lexoi shkrimin dhe tha : Une kam bere shtate kalamaj dhe jo me universitet; dheu s’do me trete qe nuk u bera dhe une me master.

  24. iliri_leeds says:

    ?????????? kesajt i thone kohe e humbur dhe nje tufe me budallalleqe. humor i trashe dhe pa pike elegance megjithate jam dakort me temen qe ngren pavarsisht nivelit te ulet te shkrimit

    1. PERMETARI says:

      po ske faj ti mor kok palar blu. ti je mesuar me ata dhemb palaret e tu qe flasin vet dhe qeshin vet. te mos qeshesh me kete shkirim i bije qe te jesh me origjine kosovar qe mos kuptosh shakate

      1. iliri_leeds says:

        ???? di te lexosh ti ????? une jom tirons lale dhe kom votu gjithmone ed tironsin sjom blu o hajvon permeti mso me lexu ironine ne rradhe te pare une e kam me nivelin e ulet te shkrimit po te lexosh ne fund them qe jam dakort me temen qe ngren po ti nuk di te lexosh deri ne fund me duket pune katunari qe lexon gjysmen dhe kujton se e mori vesh

  25. PERMETARI says:

    hahahahahahahah. e ke qare o bledi mane. kam qeshur me lot. je i papare.

  26. pordh me rigon says:

    Komplimente per sarkazmen, e dini per ishministrin e shendetsise qe ka punuar tornitor qe ne kohe te satles u be minister dhe sot eshte krahu i djathte i endit, e kuptoni ku jemi, cdo gje blihet sepse te gjithe shesim megjithse skemi.

  27. Ana says:

    Permeti mbahet per njerëz të kulturuar dhe te urte po ti paske dal ndryshe.Do kesh ndonje damar nga frasheri se ska mundesi.Nejse shkrimi mjaft i goditur dhe pse ke perdorur ca si teper fjale banale. Suksese bledi lart e me lart.

  28. Leshtori says:

    Dua te tregoj dicka,lidhur me universitetet ne Shqiperi!
    Eshte per te qeshur, dhe per te qare,dikur kam njohur nje djale ne Angli, bile e kam pritur vete personalisht diten e pare.
    Pasi i beri letrat ketu, ai iku ne Shqiperi, kur ka ardhur ne Angli ai kishte mbaruar vetem 8 klase,vjet e takova ne Tirane,kur e pyeta se me cfare merrej ai me tha:”Jam ne vitin e katert per mjeksi”
    Une kur degjova keto sa nuk rashe qe ne kembe, i thashe :”po mire ti sikur vetem 8 klase kishe kryer qysh hyre ne universitet” me te paguar tha ai.
    Tani e kuptoni se ne cgjendje ndodhemi ne si komb, se sa poshte kemi rene.

    1. Rani says:

      Eh more leshtor sa jane si puna e ketij aq te mira na gjetshin.

    2. Ton says:

      The Leshtor. Mos u habit fare. Prit ndonje dite kur t’a shikosh minister te shendetesise.

  29. arsen says:

    Amon mer burre!
    Sikur ta kishe shkrujt ke lagjia ime?!
    Mu duk sikur isha edhe vete aty prezent.
    Ca nuk bo robi per pare?!!

  30. irena says:

    Tragji-komike eshte cdo gje ne Shqiperi. Ju pergezoj per menyren se si keni shkruar. Une edhe u trishtova, por edhe kam qeshur me veten time.

  31. SERENA bAJRAKTARI says:

    EDHE KESAJ I KA ARDHUR DITA KETU NE SHQIPERI MBASI KY QUHET SHTET RRUMPALLA

  32. SADIU says:

    Bledo, ATE KRYETARIN E KOMUNES TE SUKES DOTA MARESH TI NE UNIVERSITIN TEND APO TA DERGOJM TEK UNIVERSITETI I KUJTIMIT NE PERMET, SE SHKOLLE SHTATE KLASE KA..BEJ SEVAP.

  33. templari says:

    O sa e forte kjo – Universiteti shqiptaro-holandez “Dylber Basha”

  34. Agroni says:

    keni harru Universitetin e Vucidolit dhe Universitetin e Bathores ?

  35. halili says:

    E lexova e nuk pashë ndonji risi ne projektin tand, krejt si te tjerët por diçka ma transparent. Urime!

  36. Andrea says:

    Bravo Bledi, je shume i mprehte ne llogjike dhe ne te shkruajtur…Une mendoj te mesohet ne shkolla stli tend…….

  37. valbona says:

    Bledi ,kishe haruar gjuhen kinezce,e tmershme, shume reale ,eshte per te ardhur keq me brezin e ri se cfarte edukimi eshte duke marre.

  38. donald says:

    o drejtor je i papare me kenaq me keto shkrime.

  39. donald says:

    je i papare o drejtor.

  40. saimir Berati says:

    Bledi ke harruar “Uniersitetin Kinez Te Salitropit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje