Austria e Lituania hyjnë në sherr për një ish- spiun të KGB-së

25 Korrik 2011, 11:54Politika TEMA

Austria ka vendosur që të lirojë një ish- zyrtar të KGB-së ruse, Mikhail Golovatov. Një veprim i tillë ka tërbuar Lituaninë, e cila është shprehur se kjo tregon se Rusia ka ndërhyrë për lirimin e tij. Ministri i Drejtësisë i këtij vendi, tha se lirimi i Golovatov tregon se BE nuk është e bashkuar.

62 vjeçari Golovatov ishte shefi i forcave speciale Alfa, që sulmuan në vitin 1991 godinën e televizionit shtetëror në Vilnius të Lituanisë, duke vrarë 14 persona e duke plagosur qindra, pikërisht sapo shteti balltik kishte shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

Në vitin 2010, prokurorët lituanezë lëshuan një urdhër arresti evropian për Golovatov, çka solli arrestimin e tij në Austri më 14 korrik. Por pas më pak se 24 orësh, ai u lirua.

Veprimi acaroi ndjeshëm Lituaninë, që kishte kërkuar ekstradimin. Ambasadori rus thuhet se ka negociuar lirimin e tij. Madje një deputet austriak thotë se Rusia kishte kërcënuar Austrinë me sanksione politike e ekonomikë nëse nuk lirohej Golovatov.

Disa shtete që kanë ndjerë dorën e ashpër të KGB-së, kanë dalë në mbrojtje të Lituanisë.

Vetë Golovatov thotë se në atë kohë ai thjesht ka zbatuar urdhrat e Mikail Gorbaçev si një ushtar që ishte.

4 komente në “Austria e Lituania hyjnë në sherr për një ish- spiun të KGB-së”

  1. tema says:

    Normale, tashme Gjermania e “madhe” dhe Austria e vogel i jane nenshturar gazit rus, jo Rusise ?

  2. turi says:

    Ne kete rast duhet sipas rregullave midis shteteve ,ky,GOLOVATOV, duhet te ekstradohet ne Lituani dhe te pergjigjet perpara drejtesise lituaneze ,per krimet qe ka bere, sepse vetem keshtu mbrohet dhe forcohet, lirija e demokraciane vendet ish komuniste.

  3. Cakalli7 says:

    e cpo tall tapin me evropne lindore prape kjo perendimorja

  4. enh says:

    dolli bufi e i kerkon skifterit nje nga femijte,jane ne vete keta,apo kane lajthitur,ne skandinavi,sdine cbejne,pak kaq vite e mbajten me dore,u mesuan me ata dhe duan raundin e dyte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje