Votimi i Presidentit të Republikës shkaktoi mjaft debate e polemika në kohën kur KQZ-ja hapi për herë të parë kutinë e qendrës ku votoi Bamir Topi dhe ku rezultoi një vote për Edi Ramen.
Ne fakt, pamjet tregojne se presidenti votoi gabim. Por a ishte vetem ai qe votoi gabim dhe ku shkoi vota e presidentit?
Në votimin e 8 majit, presidenti mori fletët e votimit, ku dy prej tyre kishin madhësi të njëjtë dhe ngjyra të ngjashme: ishin fletët për kryetarin e minibashkisë dhe kryetarin e bashkisë së madhe. Te njera kishte vetëm 2 kandidatë, Armond Halebi dhe Idrit Fortuzi, kurse te tjetra tre, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Hysni Milloshi. Për të mos i ngatërruar duhet kujdes. Por në momentin e votimit Presidenti pasi vendoset pas kutive për të lëjuar mediat të filmojnë, ngatërron dy fletë votimi.
Më datë 18 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr vendim për të numëruar fletët e hedhura në kutitë e gabuara, për të cilat kishte sinjalizime apo ankesa nga disa KZAZ.
Dy ditë më vonë, pasi procesi kishte filluar, KQZ-së i paraqiten edhe disa kuti të tjera, për të cilat Komisioni nuk kishte marrë vendim.
Megjithatë shumica në KQZ vendos atypëraty për t’i përfshirë edhe këto kuti të reja, mes të cilave gjendet një kuti e qendrës ku votoi Presidenti. Mbledhja vazhdon dhe kutitë e minibashkisë 9 hapen me rend rritës, pra nga qendrat e votimit me numër më të vogël në ato me numër më të madh. Nga fundi, KQZ fut për shqyrtim kutinë për kryetar minibashkie të qendrës së votimit 1968.
Në kutinë e kryetarit të minibashkisë, KQZ gjen vetëm një votë të gabuar për kryetarin e bashkisë së madhe, që është për Edi Ramën. Vota iu atribua Presidentit Bamir Topi.
Në këtë moment marrëdhëniet personale të Presidentit me ish-ministrin e Brendshëm nuk janë më si më parë. Pas ngjarjeve të 21 janarit, kur Kryeministri foli për Presidentin si “zotëria i bulevardit” dhe aludoi për implikimin e tij në një puc shtetëror, ministri Lulzim Basha nuk u distancua qartë nga këto akuza në dëshminë që dha përpara komisionit hetimor parlamentar. Në këto kushte ideja se Bamir Topi ka votuar për Edi Ramën, mund të zërë vend lehtë. Por vota e dhënë për kundërshtarin e përbetuar të partisë demokratike e diskretiton rëndë Presidentin e dalë nga kjo parti, te e cila ka qenë nënkryetar dhe kryetar i grupit parlamentar. Pavarësisht qëndrimit jomilitant që Presidentit i nevojitet si kryetari i shtetit, në momentin e votimit edhe presidenti si një qytetar i thjeshtë duhet të ndjekë zemrën e tij. A rreh majtas zemra e Bamir Topit?
Më 13 qershor Kolegji Zgjedhor urdhëron KQZ-në të numërojë të gjitha fletët e hedhura gabim. KQZ hap edhe 1793 kuti të tjera, mes të cilave edhe kutitë e tjera të qendrës 1968 ku votoi Presidenti. Në përfundim të numërimit të ri, kemi këtë proces-verbal. Ky është një dokument kyc, për të kuptuar se si janë shpërndarë votat e hedhura gabim.
Në kutinë për kryetarin e Bashkisë së madhe gjenden 5 fletë votimi, nga të cilat 1 për këshillin e bashkisë së madhe dhe 4 për kandidatët për kryetar minibashkie, nga të cilat 3 për Armond Halebin dhe 1 për Indrit Fortuzin. Përvec kësaj, nga 4 fletët e hedhura gabim të gjetura në kutinë e këshillit bashkiak apo 2 në këshillin e njësisë bashkiake, nga një votë i takon Armond Halebit.
Në total, kemi 6 vota të hedhura gabim për kryetarët e minibashkive dhe vetëm 1 votë për kandidatët për kryetar të bashkisë së madhe. Kjo është vota e vetme që u gjet për Edi Ramën gjatë numërimit të parë në kutinë e kryetarit të minibashkisë, të shënuar në këtë proces-verbal me shënimin “numëruar”. Mirëpo për ekuivalencë, meqë për kryetarin e minibashkisë u gjetën 6 fletë të hedhura gabim, edhe për kryetarin e bashkisë së madhe duhet të ishin gjetur edhe 5 vota të tjera, nga të cilat, të paktën 4 duhet të ishin gjetur në kutinë e kryetarit të minibashkisë. A u hoqën fletë nga kjo kuti përpara numërimit të parë, në mënyrë që aty të gjendej vetëm një votë për Edi Ramën? Kjo është një pikëpyetje e madhe.
Megjithatë për një moment le ta hedhim poshtë ekuivalencën e gabimit. Pra le të pranojmë se në kutitë për kryetarin e minibashkisë dhe të bashkisë së madhe nuk ka pse gjendet respektivisht i njëjti numër votash gabim. Pra mund të pranohet se megjithëse fletët ngjajnë, për shkak se janë më të vogla dhe kanë ngjyrë të përafërt, fletët mund të ngatërrohen me tjetër kuti. Apo mund te ndodhe qe një votues që sapo ka hedhur votën gabim, të kuptojë gabimin e tij dhe ta hedhë voten e duhur në të njëjtën kuti.
Në këtë rast ky votues do të votonte dy herë në të njëjtën kuti. Mirëpo edhe në këtë rast, në fund fletët do të duhej të rakordonin. Po të shohim tabelën e rezultateve për kryetar të bashkisë së madhe pas nderhyrjes se dyte te KQZ-se, vihet re një mospërputhje shifrash. Pas ndërhyrjes së dytë të KQZ-së mungojnë 5 vota. Pra ka 612 zgjedhës për 596 vota të vlefshme dhe 11 të pavlefshme. Mungon vullneti i 5 zgjedhesve qe kane votuar më 8 maj. Për kë kanë qenë këto vota? Dhe a kanë qenë ato të hedhura gabim te kutia e kryetarit minibashkisë në të cilën u tha se kishte vetëm një votë të gabuar që i përkiste Edi Ramës, votë që iu atribua më pas Bamir Topit?
Në këto kushte dyshimi që bie mbi këtë qendër votimi, nuk na thotë se për kë ka votuar Bamir Topi. Por ky dyshimi i fortë e bën sërish anonime votën e presidentit, ashtu sic duhet të ishte që në fillim. Ndërkohë që batutat e fundit të kryeministrit, që e identifikon veten me Partinë Demokratike, theksojnë akoma më shumë luftën brenda kësaj partie, mes bashkëpunëtorëve të dikurshëm.
Sja vlen te diskutosh me per kete kapitull….
Na lodhet
S. Berisha eshte i paparashikueshem. Kjo manover e tij eshte bere per ta ndare perfundimisht B.Topin nga PD. Konfliktet kishin kohe qe kishin nisur por maja arriti me ngjarjet e 21 Janarit. “Z. i Bulevardit” u quajt nga delenxhiu Berisha presidenti, ish nenkryetar i PD. Pas tij edhe majmunet Basha dhe Topalli perseriten idiotlliqet e shefit. Jozefina e etur per pushtet dhe tjetri nje servil i bindur, nuk e duan Topin ne PD, sepse asnjeri prej tyre s’e ka integritetin e tij. Manovra e fundit eshte bere per t’ju mbushur mendjen njerezve qe B.Topi eshte i majte. Ata qe e njohin Berishen s’e besojne, ndersa ata qe i hane “pa pertypur” ato qe vjell ai, neser do nxjerrin “shpatat” kunder ish nen kryetarit te tyre.
Dihet qe Topi po mundohet me mish e shpirte te ndihmoje PSne, i kane premtuar qe dhe po nuk u zgjodh prap President, sprish pune se do ta vene ne krye te PSse. Bile zedhenesi i tije ka filluar qe tani te mbedhe vota per 2013 ne menyra nga me te ndryshmet. Por nuk eshte kaq e lehte te ja kallesh Sali Berishes sot. Edhe pse i vune nje emer te ri partise se Veles, G99 u shenderrua ne Alenca Kuq e Zi. Por Saliu dhe Shqipetaret e kuptuan shpejt dredhin e Topit dhe te Spahiut, keshtu qe ju plasi ne duar dhe kesaje here mina me sahat. Rrofte Shqipja jone pa aleanca te nevojshme qe paguhen nga taksapaguesit.
Po dhe komplotin e erret mason e zbuloi mendja gjeniale e ish spiunit Bari Falliu…
Ah medet mortja qe se ha kete dynja skllleverish, 20 vjet nuk e ngopen shpirtin me pallavrat e nje dallkauku nga Vicidoli, tashme dhe plak.
Po te donte te ndihmonte PS’ne Topi, Edi Rama do kishte 10 moije vota me shume.
plaku qeke vellai K….
Per te qene i sinqerte,kur flasin politikanet tane dhe me sakte Berisha, te krijon pershtypjen sikur perpara foltores apo ekraneve ka nje tufe budallenjesh,e ben tere popullin sikur te jete i marre dhe ata(populli) me goje hapur dhe veshe ngrehur degjojne cfare thote Ai…O zot kur do te shpetoje ky popull nga ky lloj trajtimi qe nuk besoj te ndodhe as ne Afrike!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!………..
Sali Berisha po e shton kohen e mbreterimit te vet me shantazhe…
“Pagezimi” i Presidentit me nofken “Zoteria i Bulevardit” ,i ngjashem me nofken e Kryeprokurores,te cilen e quajti “Lavirja e Bulevardit” nuk eshte pa nje domethenie…
Ne nje Deklarate te zedheneseve te Saliut ne rast se ju kujtohet eshte pyetur(!) Presidenti se “me cilin person ka folur ne telefon ne oren…” (Behet fjale per daten 21 Janar,diten e Protestes se Opozites)…
Heshtja e te dyve,te le te dyshosh …
Pra,kjo “afere” e dyshimte e lejoi Saliun te bente cfare deshi per te fshehur provat e vrasjeve me 21 Janar…
Si mund te mbronte viktimat Kryeprokurorja kur pranoi mbi figuren e vet shprehjen poshteruese te Sali Berishes dhe nuk bezajti fare???!!!
Si rrjedhim Sali vrasesi na doli dhe “burre shteti”!!!!!!!
Por shantazhet qe iu beri Presidentit dhe Kryeprokurores nuk ishin te parat per Sali Berishen…
Shume kohe me pare,ne Parlament,Saliu ka kercenuar pothuaj gjithe Opozitaret…
U tha pak a shume “Flisni…dhe …do flas dhe une “…
Disa prej kercenimeve te tij mund t`i shikoni edhe ne “You tube”…
Nuk mund te them se sa me baze demokratike jane pergjimet telefonike dhe filmimet e dosjeve te kundershtareve qe ben Saliu ne funksionin e Kryeministrit apo ne rolin e spiunit,por di qe kur keto perdoren per shantazh duhen bere dy gjera burrerore:
Ose te perballesh me keto,ose te japesh doreheqjen nga posti…
Populli shqiptar nuk ka per borxh te mbaje ne krye te Qeverise nje sharlatan qe rri ne ate post te rendesishem vetem e vetem ne baze te aftesise per shantazhe…
Topi po mundohet me mish e shpirte te ndihmoje PSne, i kane premtuar qe dhe po nuk u zgjodh prap President, sprish pune se do ta vene ne krye te PSse. Bile zedhenesi i tije ka filluar qe tani te mbedhe vota per 2013 ne menyra nga me te ndryshmet. Por nuk eshte kaq e lehte te ja kallesh Sali Berishes sot. Edhe pse i vune nje emer te ri partise se Veles, G99 u shenderrua ne Alenca Kuq e Zi. Por Saliu dhe Shqipetaret e kuptuan shpejt dredhin e Topit dhe te Spahiut, keshtu qe ju plasi ne duar dhe kesaje here mina me sahat. Rrofte Shqipja jone pa aleanca te nevojshme qe paguhen nga taksapaguesit.
SI MUND TE VOTONTE PRESIDENTI I REPUBLIKES PER NJE VRASES KUSAR SI LULEZIM BASHA!?
– Akt i larte qytetar, intelektual, demokratik dhe atdhetar i Z. Bamir Topit!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Bijeza bastarde e “Klanit” te Sali Berishes, Televizioni ABC, sapo njoftoi me sansacion te madh e live se sapo ishte zbuluar fshehtesia e votes se Presidentit te Republikes se Shqiperise, Z. Bamir Topi e hedhur gabim ne zgjddhjet e 8 majit 2011. Ne kutine e votave me Nr. 1968 kishte dale nje vote e hedhur gabim per kryetarin e ” Aleances per te Ardhmen” dhe liderine opozites Z. Edi Rama.
Komentet i ketij altoparlanti te Sali Berishes dhe bandes se kusareve e vrastareve si dhe e ministrit te tij per Shtetin Z. Genc Pollo ne kete rrjet te turpshem dhe krejt te njeanshem televiziv me kujtoi njoftimet e dikurshme te Radiotelevizionit shqiptar sa here zbulohej ” koka e komplotit imperialisto- revizionist” apo “poliagjenti i rastit” sic suhte ajo e ish- kryeministrit Mehmet Sheshu e co.
” Presim sqarimin e Presidentit te Republieks per kete vote te cuditshme”, deklaroi anetari i bandes se kusareve te votave dhe te mundit e te djerses se taksapaguesve shqiptare, Genc Pollo. Nuk mund te fole ai ndryshe vecse sic flasin gjithe anetaret e kesaj bande kusaresh dhe vrastaresh.
Gjuha e tyre e vetme po ashtu si dhe e telallave mediatike ne sherbim te saj si ABC, Klan, Frangaj. Fevziu, Cili, Zheji, Balliu … eshte gjuha e Padrinos se kesaj “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” sic e ka quajtur vete “zedhenesja e imperalizmit amerikan” “The New York Times”, Sali Berisha ….
I kerkoj falje lexuesit te nderuar per kete lapsus, pasi ne fakt stalinisto- enveristi Sali Berisha e ka quajtur “The New York Times” shume me keq se Stalini apo Hitleri, shume me ashper se Sadami apo Enveri, shume me egersisht se Fidel Kastro apo Honekeri. As me shume e as me pak se “nje leter higjienike” !!!
Meqe Genc Pollo shume me sarkistikisht se gazetaret e ngazellyer te ABC shprehu habi per kete vote, qofte e vertete apo jo “Eureka” e ABC-se, do ti pergjigjesha me disa pyetje retorike qe me shume se i divorcuari i rimartuar me PD-ne dhe Berishen per karrike, do te vlente per ” bashkeshortin” e tij dhe “boyfriendin” domethene jaranin e tij Lulezim Basha !?
Si mund te votonte Presidenti i Republikes se Shqiperise per nje kryekusar te autostrades se hajnise se kombit Lulezim Basha, i akuzuar per grabitjen e rreth 300 milione eurove te taksapaguesve shqiptare se bashku me klanin e bosit te tij !?
Si mund te votonte Presidenti i Republikes se Shqiperise per nje kryvrases te kater, plagosjen e 27 , arrestimin, rrahjen, keqtrajtimin dhe torturimin e mbi 131 protestuesve paqesore ne Sheshin S’ Deshmoret e Kombit” me 21 janar 2011 me urdher te kryekzekutorit Sali Berisha!?
Secili prej ketyre akteve terroriste eshte krim kunder njerezimit ne baze te Konventes se Gjeneves dhe gjykohet nga Gjykata Nderkombetare e Hages, ku heret a vone do te gjykohen si Berisha edhe jarani i tij, per cka eshte duke punuar nje grup avokatesh nga me te njohurit ne Bote ketu ne Nju Jork dhe ne Madrid, per hollesirat e te cilave do tu njoftojme se shpejti. .
Si mund te votonte Presidenti i Republikes se Shqiperise per Lulezim Bashen, nje hafije te Beogradit dhe te agjentuarave te huaja qe ka spiunuar liderit kryesore te luftetareve per liri te Kosoves, UCK-se, midis te cileve, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj etj. dhe njollosi mbare kombin shqiptar me sajimin e akuzave te Beogradit per gjoja transplantet e organeve te roberve serbe te luftes ne shtepine e verdhe, sic e ka pohouar acik mjeku peruan.
Se fundi, asnje shqiptar nuk ka informacion me te sakte dhe me te plote per Lulezim Bashen e Sali Berishen nga burime te specializuara e ligjore sic eshte SHISH, etj, lidhur me bemat e aferat e pista te Lulezim Bashes dhe Sali Berishes dhe veprimtarine e tyre kriminale dhe atdheshitese. I tille ishte krimi flagrant antikushtetues i nenshkrimit te Marreveshjes se Otrantos me nje shtet qe akoma mban ne fuqi gjendjen e luftes me Shqiperine.
Vetem ky fakt, pa permendur shkeljen e embargos se naftes dhe armeve per makinen e dhunes e terrorit te Milloshevicit ne Bosnje ne vitet 1994- 1995, i rendit Sali Berishen dhe jaranin e tij Lulezim Basha dy shkalle me lart tradhetie kombetare se Esat Pashe Toptanin e nipin e tij Ahmet Zogun. Behet fjale per 10 Shen Nauma e miliona fuci nafte ne ujrat bregdetare shqiptare te Otrantos!
Nese eshte e vertete qe Presidenti i Shqiperise Z. Bamir Topi ka votuar kunder Lulezim Bashes ai ka kryer nje akt te larte moral e politik. Nje akt i larte qytetar, intelektual, demokratik dhe atdhetar i Presidentit te Republikes, si garant i Kushtetutes dhe i Integritetit e sovranitetit kombetar te Shqiperise, te cenuar, nxjerr ne ankand dhe tradhetuar nga Sali Berisha dhe jarani i tij, Lulezim Basha.
Si mund te votonte Presidenti i Republikes Bamir Topi per nje kusar, per nje vrastar, per nje tradhetar e atdheshites si Lulezim Basha!?
Vetem ky fakt po te kapet nga Partia Socialiste, qe fle gjume, i ben zgjedhjet direkt te pavlefshme dhe ben te detyrueshme riperseritjen e tyre: Sipas Kushtetues zgjedhjet duhet te jene te fshehta, pra me farsen qe beri komisioni i zgjedhjeve ka hedhur poshte fshehtesine e votes (qofte edhe per nje vote te vetme) dhe kjo ben te mundur kerkesen per pavlefshmeri para gjykates kushtetuese. Puna eshte kush eshte ne gjendje te gjeje juristet socialiste, qe kushedi ku ne Bote kalojne pushimet, per ti bere te ndergjegjshem per kete fakt?!