Minatorët kanë hyrë në ditën e tetë të grevës së tyre të urisë. Gjëndja e tyre shëndetësore është rënduar ndjeshëm, por ata janë shprehur se nuk tërhiqen.
Kreu i Konfederatës së minatorëve, Kolë Nikolla, tha se minatorët nuk tërhiqen, edhe nëse do të sakrifikojnë jetën e tyre.
Ai tha se greva do të përshkallëzohet dhe mund të arrihet deri në mosbindje civile.
Kompania koncensionare e minierës në Bulqëizë, ACR, ka reaguar ndërkohë në lidhje me grevën, duke deklaruar se është gati të plotësojë disa kërkesa.
Kompania shprehet se pavarësisht se minatorët e Bulqizës kanë pagat më të larta krahasuar me minatorët në vend, kompania është e gatshme të rrisë me 20% pagat e minatorëve, të përmirësojë kushtet e punës si dhe të rritë investimet në minierë.
ACR ka thënë se greva duhet të përfundojë sa më parë, pasi minatorët kanë shkelur kontratën kolektive.
po ore po me llafe i plotesoni ju kerkesat me vepra me vepra se e i meruat keta njerez qe u rrafte plasja ishalla
poshte gjakpiresat ,hajdutat.
Mos e nderprisni greven pa marr te gjitha kerkesat qe kerkoni 100 perqind dhe jo me fjale por cdo kerkes e firmosur dhe e vulosur me dhigjigor.
E drejta eshte me ju dhe me gjithe popullin SHQIPETAR.
Po si nuk do i rrise rrogat,kur millionat e tyre jane ne pyetje? Mos kujtoni se jo:20pc qe kerkoni jane vetem shpenzimet per qef te ketyre t’acr-se,qendroni edhe pak,bile nuk ka nevoje hiq te rezikoni shendetin tuaj hani sa te doni ama qendroni aty,se duhet edhe nje kohe qe bile paret e qefit te tyre mos t’i nxirreni nga aty§Atehere keta do reagojne,edhe po se qendroni edhe ma shume po te lypni edhe 50perqind rritje,do va japin se pa ju keta asnje lek nuk fitojne!
Pra hani edhe pini po mos u dorezoni se ju jeni te plotfuqishme ketu,se Berisha nuk do zdrype ne galeri per ACRne,edhe po zgati kjo pune,acr vete Berishen do na heqe kafe para se me ju lane keq,se ju jeni paret e ACRse,ju jeni mjeti nga i cili ACR fiton milliona!
E KANE ME FRIKE KETE.
Kur nuk ja bëjnë dhe kta si në fabrikën e çimentos në Fushë-krujë, ti fusin minierës dhe ACR-së një minë dhe pastaj të shkojnë të pirdhen ACR-të.
Vdekur se vdekur më mirë sipër toke se mbuluar nga tavani i minierës.