Shqipëria, Las Vegasi i lojrave të fatit

1 Gusht 2011, 14:53Politika TEMA

Lojrat e Fatit vazhdojnë te jenë një industri fitimprurëse, jo vetëm për kompanitë e këtyre lojrave, por edhe për të ardhurat që merr shteti përmes taksave.

Drejtori i Përgjithshëm në Njësinë e Mbikqyerjes së Lojrave të Fatit, Avdi Mataj, I tha Telegrafit, se të flasësh për Lojrat e Fatit është reklamë e dyfishtë, pozitive për fitimet që i sjell shtetit nepërmjet taksave dhe reklamë negative për njerëzit.

Zoti Mataj theksoi se ”ka një kërkesë të madhe për hapjen e biznesit të Lojrave të Fatit, ku vetëm në Tiranë dhe Durrës ka 115 kazino të klasifikuara si kategori e parë e këtij biznesi”.

Ai nënvizoi se “biznesi e Kazinove në Shqipëri është aq i përhapur, sa mund të krahasohet me vendin që njihet për këtë biznes, Las Vegasin”.

Industria e Lojrave të Fatit vazhdon të ketë një shtrirje të gjërë në Ballkan dhe Shqipëria zë një vend të rëndësishëm në këtë biznes.

 

8 komente në “Shqipëria, Las Vegasi i lojrave të fatit”

  1. Anon Ymus says:

    Aty ku ka krize shperthejne lojerat e fatit.

  2. Neorealizmi says:

    Tek APEX eshte pronar familja Berisha.
    Per fat te keq shoh se shume njerez vazhdojne akoma te perballen me fatin i cili ne kete rast gradohet sipas deshires nga pronari.
    Lulezimi i pare i ketyre lojrave ndodhi ne periudhen e pare Berisha. I vetmi ndryshim me kete sot eshte mbyllja e xhamave me leterngjitese per te mos u pare lojtari brenda. Te pakten kemi bere perparim. Atij qe le rrogen, parate e bukes se femijve, nuk duhet ti vije turp qe e ben. Mund ta beje fshehurazi brenda parrulles APEX ne xhama.

  3. Altini says:

    Qe ta plotesojme artikullin duhet te shtojme se pasi lene parate (leket) nje pjese e bixhoscinjve dalin nga kazinote dhe shkojne e mesyjne per te vjedhur shtepite e botes,dyqanet apo punishtet e biznesmeneve se, helbete, i shesin aparaturat,paisjet qe te nesermen duke i paraprire lojes se bixhozit te se nesermes.

  4. albaniac says:

    Vetem ne albakazinostan ka me shume lojra fati se sa shkolla…mileti paguan rreth 3fish me shume ne lojrat e fatit se sa per te bere nje kontroll mjeksor….a e dini mor milet se te gjithe ne paguajme taksa per lojrat e fatit….?

  5. arber says:

    po nuk i rruhet shume sales per leket e shqiptareve sepse per ate jane shume pak, por neper keta vrima te mbiquajtura kazino, jane leket e mafies se vendeve sllave dhe ruse qe pastrohen me mbeshtetjen e qeverive PD e PS + LSI prandaj, kjo eshte nje lavatrice e madhe i parave te pista….

  6. guri i qytetit says:

    Kujdes zoti mbikqyres se mos fryjne erera te ngjashme me ato te firmave piramidale.

  7. polit-ika says:

    me duket se ktu jane ivestuar ato 1 miliarde qe thone bravo bravo nga nje vende me vepra te medha industriale si hidrocentrale uzina fabrika te kazinot se dia qe kazinot do zhevidhonin kaqe shume sa i pa dityr kame qene

  8. mati says:

    nje e vertet e hidhur, qe duhet te ndalohet perpara se te na varferoje me shume. eshte nje loje psikologjike qe shume pak e kuptojne dhe ka per te vazhduar keshtu nese shteti nuk merre masa te rrepta ose te themi me mire ne ndalimin njhere e mire te funksionimit te lojrave te fatit ne shqiperi.ne rusi kjo loje eshte ndaluar me ligje( lejohet vetem ne siberi), shpresojme qe te njejten gje te beje dhe vucidolisti yne SAL… fatkeqsi e kohes apo ironi e fatit, te varferit ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje