Komiteti i Helsinkit publikon raportin për zgjedhjet: Nuk u plotësuan standardet

5 Gusht 2011, 17:30Politika TEMA

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar raportin përfundimtar të zgjedhjeve. KSHH ishte e përfshirë në mënyrë aktive në monitorimin e këtij procesi zgjedhor, duke pasur një rrjet të gjërë vëzhguesish.

Në përfundim, në raportin e tyre thuhet se zgjedhjet nuk plotësuan standardet.

“Bazuar në faktet dhe analizën, KShH vlerëson se edhe në zgjedhjet e 8 Majit 2011 standartet në lidhje me zgjedhjet e lira dhe demokratike të KE-së dhe të BE-së, ato të sanksionuara në kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në dokumentin e Kopenhagenit të vitit 1990, parimet që përmban Kodi i Praktikës së Zgjedhjeve, i miratuar në vitin 2002 nga Komisioni i Venecias, nuk u plotësuan,” thuhet në raport.

Në raport ka një vlerësim për votat e hedhura gabim.

“Në të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe të qeverisjes vendore, votat e hedhura në kuti të gabuar janë konsideruar të pavlefshme (pra, nuk janë llogaritur në rezultatin e zgjedhjeve). Vetë KQZ-ja, edhe në kuadër të zgjedhjeve të 8 Majit 2011,  ka udhëzuar që këto vota të quhen të pavlefshme,” thekson raporti.

“Hedhja e fletëve të votimit në kuti të gabuar ndodhi, sidomos në Tiranë, ku për shkak të strukturës së pushtetit vendor, me dy nivele, u votua me katër fletë votimi, që u përkisnin kryetarit të bashkisë, kryetarëve të njësive bashkiake dhe këshillave bashkiake përkatëse. Fletët e votimit për sejcilin organ duhej të hidheshin në katër kuti të ndryshme votimi. Ky fenomen nuk ka përbërë shqetësim të madh më parë prandaj dhe nuk është trajtuar, me detaje, nga ligji dhe aktet nënligjore. Kështu p.sh në Kodin Zgjedhor është parashikuar se si duhet vlerësuar rasti kur zgjedhësi bën shënime në fletën e votimit, ose e dëmotn atë jashtë dhomës së fshehtë por nuk shprehet në lidhje me vlerësimin që duhet të marrë vota e hedhur në kutinë e gabuar. Nga ana tjetër, nëse i referohemi ndryshimeve që ka pësuar ndër vite Kodi Zgjedhor, konstatojmë se në dispozitat e tij, në gjendjen që ai kishte në vitet 2000 dhe 2003 sanksionohej se : “zgjedhësi hedh fletën e votimit në kutinë e votimit”, ndërsa me ndryshimet që Kodi pësoi në vitet 2005, 2007 dhe Tetor 2008 shprehja e mësipërme u ndryshua, duke u riformuluar si: “fleta e votimit duhet të hidhet në kutinë përkatëse”.  Kemi mendimin se ligjbërësi me fjalët “kutinë përkatëse”, ka patur si qëllim të sanksionojë se nuk do të konsiderohej e vlefshme vota e hedhur jo në kutinë përkatëse.”

Në raport citohet edhe vlerësimi i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2007 për këtë ccështje.

“Është e vërtetë se zgjedhësi që do të votonte me 4 fletë votimi, me ngjyra të përafërta, mund të gabonte duke mos i hedhur ato në kutinë përkatëse. Për të minimizuar këtë mundësi KQZ-ja, si organi përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, duhet të merrte, paraprakisht, masat e nevojshme tekniko-administrative në këtë drejtim. Gjithashtu ai duhet të kishte vlerësuar më me vëmendje vërejtjen që i kishte  bërë OSBE/ODIHR, në Raportin e datës 5 Qershor 2007, lidhur me zgjedhjet e 18 shkurtit 2007, ku midis të tjerave theksohet se: “Në Tiranë u përdorën fletëvotimi me ngjyrë afërsisht të ngjashme për votime të ndryshme. Kjo çoi në pështjellim dhe mund të ketë sjellë një numër të konsiderueshëm fletësh votimit të hedhura në kutinë e gabuar të votimit duke i bërë ato të pavlefshme.”  Për fat të keq, masa të tilla parandaluese KQZ nuk mori në zgjedhjet e Qershorit 2009 dhe as në këto të fundit, të zhvilluara më 8 Maj 2011.”

 

Problemet e këtij procesi zgjedhor

 

•             Fushata zgjedhore u shoqërua nga incidente të lehta dhe të rënda midis simpatizantëve dhe militantëve të tre subjekteve kryesore: PD, PS dhe LSI. Situatat u nxitën edhe nga gjuha e urrejtjes, e përdorur nga liderët dhe kandidatët e partive politike, që konkurronin në zgjedhje, nga akuzat e ndërsjellta, nga mungesa e dialogut dhe e debatit konstruktiv midis tyre.

•             Premtimet e bëra nga kandidatët që konkuronin në zgjedhje, ose drejtuesit e partive, që i mbështetnin ata, në ndonjë rast, ishin mjaft të ekzagjeruara dhe nuk lidheshin me kompetencat e pushtetit vendor, ose mundësitë reale të vendit tonë.

•             Shpenzimet e bëra, gjatë fushatës zgjedhore, nga subjektet zgjedhore dhe nga vetë kandidatët e tyre, ishin tepër të mëdha ndërkohë që nuk është dhënë asnjë informacion i qartë për origjinën e këtyre fondeve.

•             Listat paraprake dhe listat përfundimtare të zgjedhjeve u shpallën me vonesë, tej afatit maksimal të parashikuar nga Kodi Zgjedhor.

•             Njësitë e qeverisjes vendore nuk kryen njoftimin e zgjedhësve në lidhje me përfshirjen e tyre në listat e zgjedhësve, siç është përcaktuar nga neni 50 i Kodit Zgjedhor. Listat e shpallura, në shumë raste, u vendosën në vende të papërshtatshme dhe të paaksesueshme lehtësisht nga zgjedhësit.

•             Edukimi ligjor i votuesve dhe sensibilizimi i tyre ishte  i pakët. Për pasojë zgjedhësit kanë qënë shumë pak të informuar, jo vetëm për listat zgjedhore por  edhe për mënyrën se si do të duhej të votonin.

•             Pati presion mbi administratën publike dhe nxënësit e shkollave për ti detyruar të merrnin pjesë në mitingjet e organizuara nga partitë politike në pushtet dhe ndërhyrje në privatësinë e shtetasve, nëpërmjet dërgimit të mesazheve në celular dhe adresat private në internet ;

•             Komisionet zgjedhore, të të gjitha niveleve( KZAZ, KQV dhe GNV), u ngritën dhe u trajnuan me vonesë dhe jo me cilësinë e duhur;

•             Organizimi i punës në qendrat e votimit la shumë për të dëshëruar. Për këtë arsye u shkaktuan radhë të gjata të zgjedhësve, që prisnin me orë të zgjatura për të ushtruar të drejtën e vorës.

•             Gjatë procesit të votimit u konstatua, shpesh, votimi familjar.

•             Në disa raste janë penguar personat me aftësi të kufizuar që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, për shkak se komisionerët nuk kanë patur njohuri të sakta në lidhje me zbatimin e procedurave ligjore në raste të tilla.

•             KQZ, në disa raste, tejkaloi kompetencat e saj; morri vendime që pasqyronin haptazi përkatësinë politike të shumicës së anëtarëve të tij, duke anashkaluar ligjin; nuk respektoi shumicën e cilësuar të kërkuar për vendime të veçanta, siç është përshkruar në raport; urdhëroi hapjen e kutive, pa mbështetje ligjore,  numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara; nuk zbatoi të gjitha urdhërimet e Kolegjit Zgjedhor për hetimin dhe sqarimin e shkakut të mospërputhjes së numrit të zgjedhësve që kishin votuar dhe numrit të fletëve të votimit të gjetura në kutitë përkatëse..

•             Shumë probleme të evidentuara gjatë numërimit të votave mbetën të pasqaruara nga KQZ.

13 komente në “Komiteti i Helsinkit publikon raportin për zgjedhjet: Nuk u plotësuan standardet”

  1. Gezim Luli says:

    Ky link tregon standartet e zgjedhjeve të 8 Majit në Shqipëri.

    http://www.proletari.com/?p=6016

    1. jam dakord says:

      Edhe une i kam lexuar dy vellimet e librit “Odiseja e nje detektivi” dhe ja u keshilloj te gjitheve. Uroj qe gazeta tema dhe vete Mero Baze ti kushtoje nje hapesire te madhe fakteve tronditese qe permenden ne ate liber. Faleminderit

  2. niko] says:

    Drejt jane trajtuar problemet per zgjedhjet vendore duke u ndalur me shume tek Tirana.Nuk plotesuan standartet e drejte eshte por ne relacion duhet te cilesohej fort me fjalet : “eshte abuzuar me zgjedhjet e Tiranes dhe padrejtesisht eshte ndryshuar rezultati ne tavoline”. Zgjedhje jashte standartit jane edhe ato zgjedhje qe nuk plotesojne shume detyrime te caktuara por vjedhja ne tavoline eshte tjeter.Ajo ndyshon fituesin dhe per kete duhet te pergjigjet dikush,kurse me zgjedhje jashte standartit del sikur pergjegjesia eshte e te gjitheve dhe ska ndershkim per askend.

  3. Gazmend Nushi USA says:

    Por nuk thane te pranushme per momentin,mos harro mero se cfar ndodhi me ty kur kandidove per deputet ne krahun e PD,ma do mendja nuk ka qene kurre kjo kasahaphan .PS mori 35 deputet nga Kolegji Zgjedhor po te shfletojshe gazetat e tua e gjen kete te vertete dhe del qe keto zgjedhjet megjithse nuk i kane plotsuar standartet kane qene me te mira se zgjedhjet e tjera ,se ne Shqiperi ashtu si ne te gjithe boten zgjedhjet asnjehere nuk i plotesojne standartet.Nuk ka asgje absolute ne bote .Zgjedhjet kontestohen dhe ne USA dhe jo me pastaj ne Shqiperi.Po me nje ndryshim qe nuk ka arbiter nderkombetare dhe ktu klasa politike eshte e civilizuar dhe kur i humb zgjedhjet me te padrejte e pranon humbjen.Dhe nuk ja len kopilin ne dere popullit.

    1. Arberor says:

      Ti je vertet i rrjedhur! Nuk krahasohet cdo gje me te shkuaren, ndryshe nuk shkohet para, por krahasohet me vendet e tjera demokratike perreth. Mos bej me komente delirante debil.

  4. Rani says:

    Ha ha ha pjerdh Saliu per keto raporte pa vlere hahahah eh mor Sali Protopapa ti nuk po pret vetem dashin e kopese (Bamke Qylollarin alias Topi) po ti po pret te gjithe kopene (popullin) hahahah.

  5. lala says:

    a thua e lexon nje sylesh ambasadori i osbe se pasi rregulloj zgjedhjet ka marre persiper te baje reformen agrare ne bregdetin e jugut se perveq te thata tashi i done dhe (ne natyre) dhe mbajeni mende po iku pa nja 20 dynym ju e njifni tashe kte fare b ti

  6. komi says:

    me shqetson ajo pika e trete,shpenzimet e bera, ishin teper te medha dhe nuk dihen nga kan ardhur…

  7. Mali63 says:

    A ka mundesi nje kopje te ketije raporti tja dergoni analistit Cili,ku ka ikur ne drejtim te pa ditur.

  8. aliko says:

    Edi Rama shkon per pushime dhe nderpret revoltat e opozites. Jo Edi jo. Dhimbja popullotre eshte shume e madhe nuk priteet me.
    Me kete gjume qe po ben opozita zgjedhjet e 2013 do te jene 100% te manipuluara nga Saliu.

  9. peco says:

    URIME SHOQJA VASILIKA HYSI PER RAPORTIN PER ZGJEDHJET E 8 MAJIT 2011 NE SHQIPERI!

  10. andi says:

    E kush ja vare ketij Komiteti qe na dalka si kermilli pas shiu !¨¨

  11. Gazmend Nushi USA says:

    Komiteti Shqiptare i Helsinkit dihet qe shte ndertuar nga njerez te Komitetit Qendrore te PPSH dhe keshtu do flasi .Nuk i kemi ndigjuar te thojne gje kur kane fituar nja 4 pale zgjedhje komunistet Shqiptare.Po Berisha ja ka pire lengun ketyre le te vazhdojne ti bijen qimones.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje