FRIDE: Shqipëria, shumë e paqëndrueshme, BE duhet të ndërhyjë

15 Gusht 2011, 11:50Politika TEMA

FRIDE, një think- tank i rëndësishëm me qendër në Madrid të Spanjës, u bë i famshëm vjet për shkak të një raporti me nota tejet kritike për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Kritikat bënë që mazhoranca të sulmonte këtë organizatë, duke thënë se raporti ishte shkruar nga opozita. Por për FRIDE këto sulme nuk kanë shumë rëndësi, ata bëjnë punën e tyre. Kësaj here ata kanë përgatitur një raport për rajonin tonë, ku theksojnë se pavarësisht se Serbia e Kroacia kanë marrë hov drejt BE, gjendja në Shqipëri, Maqedoni e Bosnje është krejt e paqëndrueshme. “Ka shqetësime se përpjekjet e BE janë përqendruar kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Ballkani nuk po merr vëmendjen e duhur,” thuhet në raportin e Sofia Sebastian.

Në raport thuhet se përpjekjet e BE-së në disa rajone të Ballkanit lënë për të dëshiruar. Kështu, theksohet se në Shqipëri BE ka dështuar në gjetjen e një zgjidhe për impasin politik që nga qershori i vitit 2009. “BE nuk ka marrë një rol aktiv për të negociuar procesin,” thuhet në raport. Në përfundim në raport thuhet se BE duhet të ushtrojë një diplomaci më efektive dhe më të sigurt në Shqipëri. “BE ka nevojë të rifokusojë burimet diplomatike dhe politike në një nga rajonet më të brishta në Europë, ndërkohë që zhvillimet në botën arabe vijojnë. Në veçanti, BE duhet të sigurojë se Bosnja, Shqipëria e Maqedonia të marrin burimet e mjaftueshme dhe mbështetjen e duhur politike për të zgjidhur krizat politike përkatëse. BE duhet të kuptojë se thjesht një ristrukturim institucional nuk është i mjaftueshëm dhe se dështimi për të siguruar një angazhim të plotë të palëve vendase dhe ndërkombëtare do destabilizojë procesin e anëtarësimit në BE,” përmbyllet raporti.

18 komente në “FRIDE: Shqipëria, shumë e paqëndrueshme, BE duhet të ndërhyjë”

  1. S.Tare says:

    I zoti nxjer gomarin nga balta.

  2. Realiteti says:

    Cfar artikuj pa autor vetem ne ket gazet mund te gjinden askund tjeter turp gazeta tema jeni ma te prishurit me percaresit e kombit duhet qeveria te mer masa dhe tju mbyll te gjithve cao cao

    1. Elzir Bushati says:

      shko mor pirdhu te shfryesh

    2. AlbinoBlackSheep says:

      O shpellar po c’te duhet italishtja ty ore injorant. Eshte ciao ciao jo cao cao.Megjithese per zagaret e Sales si ty cao cao eshte me e pershtatshme.Mqs kerkove autor e burim lajmi e ke ketu, por me mire shko andej nga Gazeta 55 se ajo eshte gazeta e bashkimit shpellar.

      http://www.fride.org/publication/936/a-new-start-in-the-balkans?

    3. Gjergji says:

      C’na flet per anonimitet ti kur nuk e shkruan emrin tend, por futesh me nickname?! Pastaj meso te shkruash paster shqipen, para se te fillosh italishten.

  3. bimi says:

    B.E ja nuk pelqen fene ORIENTALE ne zemer te Europes. Dhe ka te DREJTE…Respektoj c’do fe por ne Shqiperi feja muslimane ka hyre aksidentalisht ngapushtimi 500 vjecar i osmanllinjeve.

  4. hugo says:

    shqiperine me shume shefat e B.Epo e shkaterrojn per arsye se e shikojn ku jane gabimete dhe nuk nderhyjn por dhe ata thone cthote sala

  5. Shebeniku says:

    O BIM. Ke qèn, Je e do tè mbetesh njè idjot i plitizuar nga Krimineli Sali

  6. hugo says:

    Zotri feja juaj ka hyre aksidentalishte ne shqiperi pere arsye se nqs dote ishte ndryshe do te mbizotronit ju ortodoks ikatolik prandaj ato politika beja grekut e jo shqiptarve

    1. Gjergji says:

      hugo eshte komplet e kunderta e asaj qe thua ti. Eshte pikerisht islami qe ka hyre me dhune ne Shqiperi, jo krishterimi. Shen Pjetri vete ka predikuar ne Shqiperi qe para 2000 vjetesh. Edhe paraardhesit tuaj, qe e mbani veten per myslymane sot, keni qene te gjithe te krishtere. Berishovici yt qe e do aq shume edhe pse eshte myslyman, eshte agjent serbo/grek. Po ja fal te gjithe jugun mongoleve greke. Ju nuk jeni ne gjendje t’a kuptoni se c’po ndodh ne jug se jeni te trashe sapo keni ardhur nga shpella, s’keni faj.

  7. enea says:

    po jam dakort me gjergjin .po keta njerez eshte veshtire ta kuptojne.edhe gjergj kastriotin vetem nga frika e kuptuan dhe jo nga atdhedashuria.

  8. Ali Asllani says:

    Ajo dore qe tunde dybekun
    Di ta mbushe edhe dyfekun
    Ne se diten cane ugare
    Edhe naten thure litare
    Thure litare e kalit grushtin
    Edhe e vare nga kembet pushtin

    Ali Asllani

  9. fush-miloti says:

    Ju lutrm shume mos harroni se BERISHA perveq qe eshte njeri i dale nga shpella eshte kusheri
    i pare me ARUSHEN te ndare ne nje zjarr, siq thon shqiptaret.

  10. hugo says:

    ogjergj ty te interesone te mbrosh idene tende por e verteta eshte komplete ndryshe sa per ata qe kthehen ne te krishter tani ata jane ca lapanjoz qe per 5 lek shesin edhe nenen e tyre e jo me fene sa per salen ai eshte pushti me i madhe qe ka njohur historia shqiptare

  11. fane mirdite says:

    keni parasysh se artikuj dga spanja serbia greqia edhe shtete te tjera nga ish blloku mos i publikoni se keto jan shtete qe se njohin demokracin mbani mend eshte K A P I T A L I Z E M siq thote greku

  12. Gezim Mali says:

    Ky link duhet lexuar nga të gjith Shqiptarët ku do që ndodhen në botë.
    http://www.proletari.com/?p=6016

    1. Genti says:

      ore ju late nam veni nja 100 nick name e na nxirni kete link gjithmone e kuptoj qe do ti beni reklam librit po ikni se nuk ja u merr njeri.me keto teori kosnpirative si ato te sigurimit komunist akoma me agjenta e spiune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje