Baraj: Dorëheqja, ndjenjë përgjegjësie për Tiranën

7 Shtator 2011, 13:24Politika TEMA

Ndjenjë përgjegjësie për Tiranën, e ka cilësuar Besnik Baraj, dorëheqjen e tij nga kryetari i Partisë Socialiste në kryeqytet. Një ditë pas dorëheqjes së tij nga ky post që e mbante prej 6 vitesh, Baraj deklaroi se kjo ishte koha optimale për të bërë veprime, pasi në muajin shtator dolën edhe rezultatet për Tiranën.

“Në këtë interval kohor 6-vjeçar kam shijuar suksesin dhe shijen e hidhur të manipulimit dhe vjedhjes së votës dhe në këto rrethana ndjej përgjegjësinë se ndoshta mund të kisha bërë më tepër në këtë drejtim dhe këtë e reflektoj nëpërmjet dorëheqjes sime, duke i lënë hapësirë deputetëve të tjerë. Akti im i dorëheqjes është veprim modest në tablonë politike shqiptare”, shprehet Bare.
Deputeti socialist, po ashtu theksoi se kreu socialist, Edi Rama është çuditur për këtë dorëheqje, dhe sipas Bares ndoshta nuk e priste.
Përsa i përket komandimit të deputetit tjetër socialist, Sajmir Tahiri për postin e kreut të PS-së në kryeqytet, Bare theksoi se ai ka progres të jashtëzakonshëm në kapacitetin e tij politik, qoftë në parlament por dhe jashtë tij. “Ai ishte i suksesshëm në zonën elektorale në Kombinat, dhe e shoh të arsyeshme e të justifikuar këtë veprim”, vlerësoi Bare. /ora-news/

24 komente në “Baraj: Dorëheqja, ndjenjë përgjegjësie për Tiranën”

  1. emigranti says:

    bravo shoku …..kjo qyhet kulture…..

  2. nik nik says:

    Veprim qytetar . Duhet ta bejn te gjithe qe humben tiranen , edhe kandidati .

    1. 1444 says:

      edhe basha me pak fjale…

      1. eli-Tiv says:

        …po hajduti nuk ka faj??

        1. eltoni USA says:

          Bare ka nje faj qe nuk mundi hajdutet e votave sepse ishin shume nik- nik me dokumenta fallco, deri tek kryeministri fallco qe rinumeroi votat e nik-nikeve, por mos te harrojne se populli eshte shume me i madh se lukunia e ujqeve te Berishes dhe do ti marre zvarre, a ju kujtohet 1997, apo ishit futur ne folene e m…..shikoni Gadafin, Mubarakun qe rrine fshheur nje gati ta kapin tjetri ne Burg, aty afer eshte dhe Saliu …. dhe pastaj do te shkembeje mesazhe me Gadafin.

          1. eri-tirane says:

            Te lumte goja shoku! AShtu i pafshim! Gjithe te mirat!

  3. mark zaho says:

    bravo!!!!!

  4. Ina says:

    Bravo, Z. Bare, fatkeqesisht si ju ne politiken shqiptare numerohen me gishta. Mendoj se Saimir Tahiri eshte i ri me goxha perspektive e teper luftarak.

  5. landi says:

    nuk terhiqet bishti por koka

    1. poshte kriminelet says:

      Thenie shume e goditur. ju pergezoj per vleresimin.

  6. myzeqari says:

    Baraj ska asnje pergjegjesi ne humbjen e Tiranes….eshte nder te paktet qe ia vlen ta degjosh edhe kur flet,,,s’eshte horr.

  7. Tiku says:

    Ti mban pergjegjesi se nuk mbrojte voten, po ai shefi yt nuk duhet te mbaje pergjegjesi se nuk mbrojti dot voten, karrigen e vet e sefundmi nenpunesit e vet qe po i nxjerrin me shkelma nga puna??

    1. mark zaho says:

      qenke i marum fare me Tik, out komplet, pa lidhje fare. te ka ngel fiksimi tek rama. Ore mos je kaci ti Tiku??????

      1. tiku says:

        o shoku me ngadal kur flet, se po ia fut kot, politika do b..le, jo jep dorehqjen kryetari i ps se tiranes? pse? pse e dhane doreheqjen drejtorat e pergjithshem ne Bashki, kur mund te rrinin e te luftonin ata per punojesit e vet!!!
        Kaci eshte nga ata qe do kompromise, une nuk dua kompromise me Salerat etj, prandaj matu mire para se tia futesh kot!!!!!!

        1. altini007 says:

          kaçi qenke e vertetove me kete shkrimin e dyte…

          1. anticensurë says:

            nuk e di në tiku është kaçi a kaçevica,por një gjë duket që ti altino qënke një mbështetës i dështimit me emrin rama!mbëstetës i diktatorit të PSsë me emrin rama!
            barre bëri një gjest normal civil!
            nuk ishte i zoti të fitonte votat në tiranë,ja vodhën a grabitën ka pak rëndësi!për humbjen ai bën fajtor veten ose pazotësinë e tij!për këtë arsye ai largohet!thjesht zbret nga ai podium që ishte zgjedhur!vazhdon veprimtarinë e tij në nivel më të ulët!sa për nano me lukuninë e kuislingëve të tij asqë nuk duhet të flitet!ata nuk janë “mendim ndryshe” dhe as “shprehje e demokracisë në PS”!ata janë thjesht KUISLINGË,bashkpuntorë të diktaturës berishjane!
            tashti për ramën kryetarin e opozitës dhe të PSsë!
            ai është tmerrësisht i PAAFTË!ai jo vetëm që ka bërë budallallëqe dhe ka dështuar por sot me mbajtjen në rradhët e PSsë të kuislingve të udhëhequr nga nano e kaçi ai po i vë vulën tradhëtis së tij ndaj popullit shqipëtar!
            me të vërtetë që HAJDUTI KA FJIN MË TË MADH,por dhe rojen që e kanë vjedhur dhe mashtruar çdo herë,NUK MUND TA LËSH TË VAZHDOJË TË RUAJ!po qe se ky roje nuk largohet vetë ka dy arsye:
            I-është idjot dhe nuk harrin të kuptojë se po rrjepin dhe atë dhe jo vetëm ato që ai ruan!
            II-ROJA ËSHTË I LIDHUR ME HAJDUTIN DHE MERR FITIMIN E TIJ!
            kjo e dyta është më e mundëshme duke parë këmbënguljen e ramës për të mbajtur me çdo kusht postin e kryetarit të PSsë,PARTISË TË DEGRADUAR DHE NË SHPËRBËRJE!
            RAMA DO TË JETË SHKATËRRUESI I SAJ!
            por çdo gjë e keqe ka të mirën më pas!
            do të dali një forcë e re nga e cila do të jenë ndarë shapi nga sheqeri!

  8. mimi says:

    Doreheqja nuk eshte veprim i turpshem asnjihere! Vetem kokemushkat bolshevike nuk pranojne kurre te dorehiqen,e per fat te keq kokemushkat jane me shumice.

  9. arjani says:

    Nuk duhet te dorehiqej se basha vodhi Tiranen por sepse deshte te bashkepunonte me ilir kokelopen.

  10. Ramy says:

    Kete dorheqje eshte dashur ta baje edi e jo ti baraj . pas debaklit qe pesoj ne tirane

  11. Gazmend Nushi USA says:

    Ne fakt duhet ta bente Edi dhe ne vend te Edit e beri ky.Tama demokraci ja futi dhe ketije Edi ma don mendja do veje Tom Doshin ,se pastaj i kerkon ate 500000 Euroshin qe i ka dhene.Tama parti halabakesh.Nuk e dije se a do ngeli ndonje ish socila komunist i vertete ne kete parti.Pra dhe ti Ramy qenke ne nje mndje me mua.Sepse Edi ka humbur kater pale zgjedhje dhe nuk e ka dhene doreheqjen kurse Nano nje humbi dhe u doreheq.Packa se ne statut Edi e ka qe kryetari qe hymb zgjedhjet automatikisht largohet.Po nuk ka faj pushteti eshte i embel.Dhe me cudisin lexuesit qe e kalojne kaq lehte kete kurban.

  12. Kosta says:

    Bravo…..kjo eshte certifikimi i vertet i fitores apo hubjes, i Lulit dhe per Edin

  13. tini says:

    duhet te dorehiqej diten qe u be pale apo u shit. jo vetem ky por te gjithe ata qe e shperdoruan besimin e votuesve duke bere pazare te ndyra ne kuriz te popullit opozitar.nqs edi me deputet nuk benin pazare me votat tona nuk kish ristan qe kthente rezultatin.folen u moren vesh e shiten bashkine shiten votat e njerezve dhe ne tv benin teater. doreheqje e vonuar.kush u perlye ne pazare te zhduket nga politika. personalisht nuk u besoj me ed rames me shoke.voten time skeni per ta mare me kure po te doja e shisja vete.batakcinj sahanlepires plera.popullin dhe gjithe opinionin e kishit me vete por u mjaftuat me deklarata qaramanesh po na vjedhin po na vjedhin. pse nuk thoni hapur NE SHITEM VOTAT TUAJA.

  14. MURAT says:

    EDHE SE NUK E NJOH PERSONALISHT ZOTIN BARE,POR NEPERMJET SHTYPIT TE PEDITSHEM,KAM BINDJEN PER NJERI KORREKT, I PASTER I PA KORRUPTUAR. PARTIA SOCIALISTE, DUHET TE KETE SHUME SI AI, SHEMBULL TEK MASA E SOCIALISTEVE NE VEND.
    -PARTIA SOCIALISTE NUK MERR KURRE PUSHTETIN PA SPASTRUAR RADHET E SAJ NGA SPEKULANTET,MILIARDERET QE PER INTERESAT E TYRE FLASIN NE EMER TE SOCIALISTEVE.
    -PARTISE SOCIALISTE I DUHEN SHUME NJEREZ SI BARE TE CILET NUK MUNGOJNE TE JENE TE THJESHTE,TE PA KORRUPTUAR ,TE LIDHUR ME NJERZIT,ME HALLET E TYRE.
    -SIPAS MEJE ESHTE KOHA QE PARTIA SOC. TE QLIROHET NGA NJEREZ KARRIERISTA, TE KORRUPTUAR, DALLAVEREXHINJE, LAJKATARE,MILIARDERE, ATA DUHET TE FLAKEN JASHTE SA ME PARE,NDRYSHE VENDI NUK KA OPOZITE .
    -NUK JANE TE PAKET BASHKIAKET E ZGJEDHUR SI SOCIALIST ME KAPITALE QE NUK JUSTIFIKOJNE RROGAT E TYRE,ATO KANE FITUAR VETEM NEN FRYMEN KUNDER QEVERISE,DHE PARAVE TE HEDHURA NE FUSHATE, POR KURRE NE MERITEN PERSONALE SI FIGURA TE PASTERTA.
    -TE PERKRAHIM NJEREZ SI ZOTI BARE,TI PROPOGANDOJME ATA DHE TI ZGJEDHIM URGJENTISHT NE POSTE KRYESORE NE PARTI E NESER NE QEVERI. NUK MUND TE NA PERFAQESOJNE NE MILIARDERET. ZOTIT BARE I UROJ SUKSESE NE PUNEN E KONTRIBUTIN E TIJ INTELEKTUAL QE DO TE JAP PER REALIZIMIN E PROGRAMIT SOCIALIST,SI NJERI I DEVOTSHEM NE FAMILJEN SOCIALISTE.
    [email protected]

  15. enver troka says:

    doreheqja eshte kulture dhe refleksion per te arthmen e pershendes z. bare per kete akte qytetar ne shqiperi jane me gishta politikan te tille . besoj se z. tahiri si energjik qe eshte do ta coje perpara punen e ps ne tiran .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje