Beteja kundër Olldashit për internetin: Pse Pollo ka të drejtë?

7 Shtator 2011, 19:58Politika TEMA

Ka një konflikt real mes projektit Pollo për infrastrukturën e internetit dhe projektit Ulaj- Berisha, firmosur nga Olldashi. Berisha po bën asnjanësin, ndërsa Olldashi duket se është vënë në shënjestër për tu bërë kokë turku

Pas disa ditësh Ministria e Informacionit dhe Teknologjisë do të shpallë një tender publik për dhënien me koncension të një kompanie, të një projekti që parasheh ndërtimin e një rrjeti kombëtar për shpërndarjen e internetit dhe lidhjen e tij me pikat dalëse kufitare të Shqipërisë. Tenderi që do të shpallet nga Genc Pollo bie ndesh me një projekt privat të kompanisë “Albanian Telecommunications Union”, i cili është duke e bërë fakt të kryer ndërtimin e këtij rrjeti falë një kontrate që kjo kompani ka nënshkruar me Ministrin e Transportit, Sokol Olldashi një vit më parë.

Gazeta Panorama ka nisur prej dy ditësh një sulm ndaj Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi për këtë shkak duke u nisur nga shkresa nr. 120, e datës 23.08.2010, e cila i jep të drejtën shoqërisë “Albanian Telecommunications Union” për ndërtimin e rrjetit të fibrave optike me përdorim ekskluziv.

Urdhri i Ministrit Olldashi krijon një situatë monopol në infrastrukturën e shpërndarjes së internetit në vend si dhe në bankën e ruajtjes të së dhënave në Shqipëri. Vendimi i Olldashit është antiligjor dhe cenon realisht konkurrencën në vend, pasi është ndërmarrë duke anuluar projekte të ngjashme të nisura më parë nga katër kompani shqiptare dhe është sanksionuar ndalimi i veprimtarive të ngjashme për 40 vite më pas, afërsisht sa të jenë gjallë dy nënshkruesit.

Tenderi i shpallur nga Ministri Pollo ka vënë në pozitë të vështirë kryeministrin Berisha, i cili praktikisht konsiderohet pronari de facto i kompanisë “Albanian Telecommunications Union”, e cila është në pronësi reale të Bashkim Ulaj, biznesmenit të familjes së tij. Kjo ka rritur ndjeshëm tensionin në qeveri, dhe ka acaruar raportet mes Sali Berishës, Sokol Olldashit dhe Genc Pollos. Berisha po përpiqet ta mbajë nën kontroll skandalin, duke lejuar një gazetë afër tij të sulmojë Olldashin deri tek prika që nuk preket Ulaj dhe po ashtu t’i hapë rrugë Pollos të bëjë tenderin, por pa prekur investimin e deritanishëm të Ulaj. Burime të gazetës TemA mësuan se Ulaj i është drejtuar gjykatës së Tiranës kundër qeverisë shqiptare për këtë tender që po hap, i cili sipas tij bie ndesh me kontratën që ai ka nënshkruar me Ministrin Olldashi.

 

Historia e pistë e shmangies së konkurrencës

Kontrata mes “Albanian Telecommunications Union” dhe Ministrit Olldashi erdhi pasi pronari real i kësaj kompanie, Bashkim Ulaj, kishte marrë më parë bashkë me tri kompani të tjera një licencë për këtë infrastrukturë. Duke parë leverdinë e saj, ai përdori pushtetin për t’i nxjerr ato nga gara dhe për të qenë i vetëm në këtë biznes.

Katër kompani në vitin 2009 kishin lidhur kontrata me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për përdorimin e rrugëve kombëtare, hapjen anësore të tyre dhe shtrimin e fibrave optike drejt pikave kufitare të vendit. Më 9 dhjetor të vitit 2009, katër urdhra të ministrit Olldashi (nr. 150, 151, 152, 153) i fshijnë të katra kontratat respektivisht me firmat “Albanian Satelite Communication”, “Fiber Network Albania”, “Gener 2” dhe “Vëllezërit CINA”. Këtu qëndron dhe korrupsioni real. Një nga këto katër kompani, ajo e quajtur Gener 2 është kompani e Bashkim Ulaj, biznesmen i familjes Berisha, i cili po fiton monopole gjithandej në tregun shqiptarë të ndërtimit të rrugëve, koncesioneve minarere, fabrikave të çimentos, koncesioneve në porte etj. Duke parë leverdinë e kësaj pune, presidenti i kësaj kompanie duket se i ka sugjeruar Olldashit anulimin e katër kontratave dhe lidhjen e një kontrate të re që Ulaj e ka riformuar më pas me një ortak grek, të cilin së fundi e ka nxjerrë nga loja.

Kompania  “Albanian Telecommunications Union” figuron e krijuar në 24/02/2010, pra disa muaj pasi Olldashi ka anuluar katër kontratat e mëparshme. Isuf Ahmetaj është nip i Bashkim Ulaj me banim në SHBA, dhe është pronar formal i kompanisë me 80 përqind, ndërsa grekët që morën përsipër ndërtimin e serverit të kësaj kompanie në autostradë kanë 20 për qind, të cilët së fundmi i kanë rikthyer tek pronari real. Zyrat e kompanisë janë te kulla e Bashkim Ulaj pranë RTVSH, ABA Business Center.

 

Kontrata i jep monopol Familjes Berisha- Ulaj për gjysëm shekulli

Kontrata e firmosur nga Sokol Olldashi me kompaninë e re të krijuar nga Bashkim Ulaj i jep të drejtën në mënyrë të paprecedent për një periudhë 40-vjeçare kompanisë Ulaj- Berisha me qendër në New Jersey. Urdhri i datës 23 gusht 2010 i jep të drejtën shoqërisë “Albanian Telecommunications Union” të përdorë të gjitha rrugët kombëtare për ndërtimin e rrjeteve me fibra optike për lidhjen e internetit. Urdhri i garanton firmës përdorimin e rrjetit për 20 vite me të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera, në mënyrë ekskluzive. Në nenin 16 të shtojcës së kontratës thuhet: “Kjo leje ka afat vlefshmërie prej 20 vitesh, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj, por për shkak të vlerës së lartë të investimit dhe kostos së vetëshlyerjes së tij, ripërtërihet automatikisht për të një periudhë tjetër 20-vjeçare”.

Skandali është se kjo kompani ka çarë rrugët kryesore të vendit pa depozituar asnjë lek për dëmet që ka sjellë. Rruga e Kombit, që ka kushtuar 1 milionë euro, tashmë është e masakruar prej kësaj kompanie edhe pse shqiptarët kanë paguar që bashkë me rrugën të bëhet dhe një aneks në anë të saj ku kalojnë poshtë tuba ku mund të shtrohen kabëll interneti. Pra, Ulaj nuk ka pranuar të përdorë tubat që ndërtuesi i rrugës ka lënë në dispozicion të këtyre projekteve respektive, por ka ndërtuar tubin e vet për t’i shitur qeverisë një shërbim për të cilin qeveria ka paguar një herë me paret e taksapaguesve shqiptarë.

Në këtë pikë Ministri Genc Pollo ka të drejtë pasi qyshkurse ai është bërë Ministër i Teknologjisë është vendosur rregull që çdo rrugë e re që ndërtohet të ketë tubin ku kalojnë kabllot e internetit apo telekomit. Fakti që Olldashi ndërton rrugë me tubo të gatshme për kablle, dhe jep edhe licencë për të rihapur rrugët dhe për të shtruar kabllo private është tërësisht e jashtëligjshëm dhe i dënueshëm.

Në kontratë specifikohet se firma do të ndërtojë anës të gjitha rrugëve kombëtare 6 fibra optike. Nga këto, 2 janë të sajat dhe do të përdoren ekskluzivisht prej saj, kurse katër linjat e tjera do të tregtohen, por me kushte të vendosura nga ajo. Po ashtu Ministri ka caktuar në mënyrë antiligjore vlerën që duhet t’i paguajë kjo kompani shtetit në masën 4 për qind të xhiros së saj dhe nuk jep asnjë garanci për dëmet që u janë shkaktuar rrugëve apo pasojat e mëvonshme.

 

Rrugët që ka hapur kompania “Albanian Telecommunications Union”

Tiranë-Vorë-Milot-Shkodër-Han i Hotit

Shkodër-Murriqan

Milot-Kukës-Morinë

Vorë-Durës-Rrogozhinë-Elbasan-Librazhd-Pogradec-Tushemisht-Përrenjas-Qaf-Thanë

Pogradec-Kapshticë

Rrogozhinë-Lushnjë-Fier-Vlorë

Fier-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë

 

 

Gjithë favoret e Berishës për kompaninë e Bashkim Ulajt

-Është favorizuar në çarjen e rrugëve për shtrirjeve e tubove për fibrat optikë. Përveç favorizimit për të kthyer në monopol linjat e internet, çarja e rrugës çon në prishjen e shpejtë të saj. Ndërkohë, në të gjitha anët e rrugëve të ndërtuara me fondet publike, janë vendosur tubot.

-Është favorizuar në marrjen e tenderave për ndërtimin e rrugëve gjatë periudhës së Olldashir, pa eksperiencë punë e pa mjete në pronësi. Kjo kompani ka marrë tendera me një vlerë mbi 80 milion euro për ndërtimin e rrugëve si: një pjesë të Rrugës së Arbrit, rrugën në Porto Romano, rruga në Milot, rruga e Gosës (Vila Boshtova), rruga në Qeparo të Sarandës, rruga në Tropojë dhe së fundmi një pjesë e rrugës Durrës- Rrogozhinë. Gjithashtu, firma është nën akuzë sepse rrugët i janë dëmtuar pak pasi janë ndërtuar.

-Është favorizuar në marrjen e tenderave me blerë prej 10 milion euro për ndërtimin e ujësjellësave në Kukës, Shkodër, etj. Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës- Kanalizimeve është në varësi të ministrit Olldashi.

-Është favorizuar në marrjen e tenderit për ndërtimin e kullës së re të Qendrës së Kontrollit të Trafikut Ajror me një vlerë prej 10 milion euro. Nga tenderi u skualifikuan ofertat ndjeshëm më të ulëta se ajo e kompanisë së Ulajt. Për më tepër, kontrata u shtua me një vlerë prej 2 milion euro. Duhet theksuar se të gjitha kontratat për tenderat i ka lidhur me vlerën e plotë të planifikuar.

-Është favorizuar në marrjen e disa koncesioneve me vlerë prej disa miliona eurosh, ndër të cilat përmenden: ndërtimi me koncesion i katër hidrocentraleve, për të cilat nuk janë zbatuar kushtet e kontratës e nuk ka nisur puna; marrja me koncesion e dy fabrikave të çimentos; marrja me koncesion e ndërtimit të parkingjeve nëntokësore në Tiranë dhe pritet të marrë me koncesion sillosat e çimentos në Portin e Durrësit.

14 komente në “Beteja kundër Olldashit për internetin: Pse Pollo ka të drejtë?”

  1. Endri says:

    Ky Bashkimi mos eshte ai shkembente apartamente per Salen me kuti votash per Ramen ne 2003 kunder Ngjeles? Po behet i famshem si Delijorgji,cudi se si Rama nuk i permend asnjehere keta te dy.

  2. Dean says:

    Fu….k both of them,anyway

  3. 21janari says:

    Pollo paska te drejte? Po me çudit kjo TemA?

  4. vinny says:

    Harruat te shtonit se gjate ish fushates zgjedhore per Kryetar Bashkie ne Tirane, kur Olldashi kandidonte kundra Rames, te dyja palet kane marre nga 1 milion euro si ndihme per fushaten zgjedhore, pra dhe Rama dhe Olldashi ne menure qe kulla ne ndertim prej 25 katesh e ULAJ te mos prekej.
    A ka dale ndonje dite Edi Rama si perfaqesues i opozites e ti thote popullit shqiptar, nese une mar pushtetin, do te ve prepara drejtesise te gjitha ata qe kane vjedhur parate, pronen e shqiptareve dhe te gjitha parate e vjedhura qe do tu rimeren me gjyq do te rikthehen ne arken e shtetit shqiptar?
    Te marri kete angazhim perpara popullit shqiptar dhe te percaktoje, qe nese ai nuk e ben kete brenda nje afati kohor 1 vjeçar nga momenti qe merr pushtetin, ai dhe qeveria e tij japin dorheqjen dhe organizojne zgjedhje te reja.
    Le te marri kete angazhim krahas programit qe PS-ja ka per te ardhmen e Shqiperise dhe Edi Rama eshte 99% i sigurte te fitoje zgjedhjet.
    Problemi eshte se asnje politikan sot nuk eshte ne gjendje te luftoje korrupsionin pasi te gjithe jane te zhytur me afera korruptive.

  5. geno says:

    E hengri “peshkun” dhe Sokol Zagari, inteltualuci qe dueht bere synet ne gjuhe si thuthuq qe eshte. O shqiptare, a e mendoi se sa turp eshte qe ta drejtoj kete vend Kol Koqja? A mendoni se sa turp eshte qe ta drejtoj Shqiperine SALi KERMA dhe LIRI SERBJA, Argita e COPIT dhe Zeni dhembe-qeni? Tur per ne shqiptaret qe qendrojem si pula te lagura perballe ketyre plehrave

  6. vucidoli says:

    edhe?i kapem me ne fund.pikerisht sot sala beri nje shpalosje te te gjitha sukseseve dritheruese te arritura prej ketyre lapanjoseve.shqip kjo do te thote:pirdh,o popull ,se lirohesh.neser do te dale e te thote,se do te mbjelle 15 milion rrenje mucmolla deri ne zgjedhjet e ardhshme.

  7. durrsaku i vjeter says:

    Olldashi eshte ministri me si sukseshem qe nuk mundet Irfani ta njollose.

    Gjynah per panoramen ku e katandisi Irfani

  8. ndrec deda karrocieri says:

    o bashkim perse nuk e merr hakun e shokut tim agim ulaj dhe kujtim ulaj qe ti vrane ne fier?perse fshihesh dhe ruhesh kur vjen ne shqipri?e hangre edhe ti bashkim se ke ba qejf per keto vitet e sali berishes///ruju bashkim se edhe ne amerike i ke ata te fbi=se mas shpine//ne shqipri ke qen si veshka ne dhjam//por po te vjen fundi/ik sa ma shpejt rri ne amerike gjej naj pune atje mos prit te fundosesh me kadafin shqiptar berisha/// o bashkim ke qene i privilegjuar nga sistemi i enverit tash je ba kryemafioz//shko atje ne shpellat e malit te zi me millon dhe zhduku se jabanxhiu nuk mundet me u bo i pari ne shtepi te huaj//z jozeph dioguardi eshte ne dijeni per punen tende//fbi..po te filtron ngadale e ke fundin e keq//ke lujt me parate i piramidave te berishes//eshte gjaku e mundi i shqiptarve neper dhe te huaj//kur do te vij koha qe te kemi njerez qe investojne me para te pastra//????????

  9. drini says:

    oooooooo vinni . nuk esht nga ata bura edi rama te dal e te thot se un do te mar haken e ketij populli te plackitur nga banda e saliut , do bej te punoj me 3 turne prekuroria e pergjithshme deri sa keta politiko bandita me ne krye salin te shkojn mbrapa hekurave . kete ai se ben dot se nuk e fillon dot nga vetia .lexojani me vemendie fjalimet e tija te pa konkretizura dhe te pa deshfruara qe ky popull te krijoj nje mini garanci se kush ve dor mbi taksat e ketij populli ti pritet dora . ai e di shum mir pushtetin do tja japin 1- kabllogramet qe minut pas minuti po e degjenerojn kete sali bashk me kete parti-qeveri -qeneri 2- Mero Baze (itakojn me te madhe shkronjat e para) dhe gazeta tema qe nuk po i le kusur saliut deri sa ta choj ne elbasan . 3- ndergjegjesimi popullor qe vuajn per buk te gojes dhe nga ana tjeter ven e futen me gjth kok ne kutit e saliut. pra edi nuk esht gomar te dal e te sakrifikoj te gjth ate djers qe vuri kur u kthye nga franca dhe u fut politikes , se po te jet gomar ai e ka nje keshilltar

  10. MARIO says:

    Dhe si mundemi ti besojme gjithe keto qe thuhen apo si ato fjalimet par azgjedhjeve?

  11. MARIO says:

    Kujt i eshte boshatisur xhepi dhe po e mbush me gjithe keto fjalime(nuk dua te them mjergull per terheqje vemendje e per hapje te ndonje grope per ne shqiptaret)?

  12. MARIO says:

    Nese dikush shkruan anonim do te thote se genjen ,mashtron nese eshte burre te shkruaj me emer, mbiemer si dhe me atesi (se mund te jene dy me te njejtin emer e mbiemer dhe rreshqet ) qe te mbaje pergjegjesi per gjithcka qe shkruan se per ndryshe ,fjale boshe e perseris si ato te fjalimeve para zgjedhjeve.

  13. Frosua says:

    Kush i ka te mbyllur syte le te shkoje nje here ne Pogradec e te shohe rrugen qe e kane shqepur anash dhe kane hapur nje kanal per te kaluar fibrat e Ulajt a Mulajt si e ka ky muti tjeter, se lloj-lloj emrash po na dalin. Para 20 vjetesh ishte me dhen neper male tani nderton pallate e hap kanale. Kanalin e kane mbuluar ne menyre skandaloze qe te shpon gomat e makines e mund dhe te vdesesh.
    Nuk behej dot kanali anash rruges? Pse duhej bere mbi rruge? Vetem per kete, qe eshte fakt, dhe e sheh kushdo, ai qelbesira tjeter, Olldashi shkon ne burg. Ka prishur pasurine kombetare.

  14. Illo says:

    Kam dy dite , qe lexoj debatin ne Panorama , per Olldash e co. dhe nuk kuptoj asgje . shtypi proqeverritar eshte i pa kuptushem , sepse ruajne korrupsionin e njeri rjetrit . Olldashin e gervishin , por nuk e grisin . Ulaj e lene ne hije . Kete te New Jersej nuk e zene ne goje , sepse dekospirohet rrjeti mafjoz. Shtyp i pa kuptushem .Te mos jete “Tema ” shqiptaret mbeten ne erresire . Ndihmoheni financiarisht “Temen” , te mesojme ndonje gje te sakte ! Kjo thirrje vlen , per bizesmenet e ndershem .Te medhejte kane grazhdin e teqese se qeverrise , sikurse dhe medjat sherbetore te bindur . “Tema” perfaqeson Rilindjen kombetare .Illo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje