Në një takim të organizuar nga Bashkia e Tiranës me qëllim nisjen e punës për hartimin e planit të ri urbanistik, është promovuar edhe drejtori i Kontrollit të Zhvillimit Urbanistik, Renato Barbullushi. Ky i fundit është arkitekti i kompleksit që po ndërton Lulzim Basha mbi det në Vlorë, në kundërshtim të hapur me ligjin dhe çdo normë ndërtimore. Basha ka premtuar në këtë takim se brenda 10 muajsh do ketë një plan urbanistik për kryeqytetin. “Ky plan synon të zgjidhë konfliktin artificial mes qytetit dhe qytetarëve, të zgjidhë problemin e rritjes demografike, problemin e trafikut dhe të grackave të tjera me të cilat hasen qytetarët e Tiranës cdo ditë. Plani do të balancojë interesat private me apo publike, dhe do të bëhet në bashkëpunim të gjërë dhe do të gjejë konsensus maksimal. Procesi do të jetë transparent dhe larg rrjetit të interesave klienteliste”, tha Basha, që vijon të shfaqet në publik me krahun e thyer. Por modeli që do u ofrojë Basha qytetarëve është ai i pallatit të tij në Vlorë, ndërtuar në kundërshtim me çdo normë ligjore e urbanistike. Fakti që Barbullushi është pjesë e ekipit të Bashkisë dhe do kujdeset për lejet e ndërtimit është tregues se si do veprojë Basha me Tiranën.
Në takimin në fjalë kanë qenë të pranishëm kryesisht disa persona nga e ashtuquajtura Iniciativa për Tiranën si Henri Çili dhe Kujtim Çashku, që kanë përshëndetur iniciativën e Bashës.
Emërimet e rëndësishme në Bashki nga ana e Bashës kanë qenë një skandal. Të gjitha emërimet e Bashës kanë qenë të tilla që kur kunati i tij mori detyrën e rëndësishme të sekserit në bashki ditën e betimit të Bashës. Në krye të policisë bashkiake u vendos Florenc Hoxha, një njeri i akuzuar nga Këshilli i Europës se kishte masakruar protestuesit e 21 janarit dhe që u përfshi së fundmi një tjetër skandali pasi dhunoi dy punonjëse të tatimeve. Si drejtoreshë e personelit u vendos Lindita Dedgjoni, e cilat njihet me emrin ‘tezja’ për shkak se e ka ndjekur kudo pas në detyrat e tij Bashën sepse është vajza e tezes së gruas. Ndërsa drejtoreshë operative tek tatimet është vendosur motra e shoferit të kunatit të Lulzim Bashës.
Ky Kujtim Çashku e ka nga halli,se desh ia moriBersha ndertesen ne ish-Kinostudio, ku ka ngritur Akademine e Filmit “Maubi”. Beri gjithe ate lufte me qeverine dhe si perfundim pranoi nenshtrimin ne kembim te mbajtjes se godines (ish reparti i zerit) dhe territorit, qe ne fakt e kishte marre nga qeverite socialiste me çmim te ulet qeraje.
E njihni z.Kujtim Cashku apo jo?Spiun i vjeter i sigurimit,e ka pak voluminoze dosjen,bashke me disa artiste dhe “intelektuale” te tjere.Po ta shihni karrieren e disa prej tyre,mbas ’90,gjithmone jane prane Sales,per te vetmen arsye,sepse Sala ja tund dosjen tek surrati..
I etur per tu bere deputet paske qene o Dhori Kule, o perfaqsues i denje i palo-profesorve tane.
Turp te kesh, qe i ngjiteshp pas-sume ketij Dylberi qe akoma nuk eshte ndergjegjsuar per cfare e pret ne te ardhmen.
Po Henri Cili interesat e kujt perfaqeson ne keto pseudotakime qe organizon Lul Basha per te legjitimuar nje afere te re financiare (Tenderin e radhes) me pretekstin e nje plani te ri urbanistik te kryeqytetit, a thua ti se Tirana ka lin diten, kur ky bandit edhe pse quravec, i rrembeu ne tavoline mandatin kundershtarit te tij? Po si guxohet nga nje njeri dhe jurist ne profesion, i cili ka studiuar ne nje nga universitetet me te mira te Hollandes dhe te beje gafa te tilla ligjore, qe ne cdo kohe mund ta cojne drejt qelive te hekurta per shkakun e shperdorimeve te projekteve dhe fondeve publike. Ndoshta, gjithmone shpresohet se nje dite do te zgjohet Prokuroria e Pergjithshme nga gjumi i kesaj vere te ashper dhe ti vere byzylyket ketij cilimiu qe jo vetem guzon te largoje nga puna pa asnje shkak ligjor punonjesit e ketij institucioni qe ka grabitur, por edhe te beje si te doje dhe shperdoroje financat e projektet publike-a thua ti, se eshte cifliku dhe financat e tij, ndaj duhet te vendose si te deshiroje?!!
That is a bunch of swinging cocks!
Nuk e di nese ka qene apo jo spiun,e kam vleresuar personalitetin e tij kur pati konfliktin ne Kinostudio,por me vjen keq, qe pas kaq kohesh i ka dale kundra vetvetes, jam dakort me Inen,eshte nenshtruar e bere puthadore dhe te rrish krah per krah me “njeriun e ri kapitalist” Naim Cilin eshte mungese respekti per vetveten……Turp ra edhe nje figure tjeter,jane bere te gjithe si figura kartoni…………
ndoshta duhet me i lajmeruar studentet e kujtim caushkut se shkolla e tij nuk vlen asgje.kete do va konfirmojne gjithe studentet e tij qr ka dale pak jashta e jane ballafaqur me realitetin e kinematografise jo albanistanese….Ky dje ishte spiun edhe ishte i derguari i ramizit ne Paris,edhe prape shitet tek patroni i radhes!
Tani ka fluturuar zogu.Basha do beje si ja do bu…Ate godine ne Vlore e kame pare rastesisht dhe me ka befasuar.Keto ndertime ,pavarsishte ka apo nuk ka leje,mund ti bejne miljarderet.Ne tereni ku eshte ngritur godina dhe nje qytetar i thjesht shpreh habine .Si duket kane aq shume para sa nuk dine ku ti hedhin.Ne se socjalistet e Nanos qellonin njeri tjetrin me makarona demokratet e Sales do qellojne me pallate.Nuk eshte vetem Luli qe po nderton ne Vlore .Ka peshkaqen te tjere me emra te dyte qe po e pushtojne bregun e Vlores.Dhe degjoheni kete qe po deklaroje sot:Azgje mos lini ne kembe nga keto qe kane ndertuar hajdute.Eshte telepatia e popullit te cfilitur.Harruat cfare u be kur ra komunizmi!.Guret ,palmat,lulishtet,ullinjte,godinat, buza e detit u kthyen permbys. Nje Zoti e di mendjen e shqiptarit.Te paren tja jap gomarit te dyten e past shqiptari.
Jepini nje dekorate ketij pionerit te lulit.
Lulezim Basha eshte kryetari me legjitim i bashkise sepse u numuruan votat nje per nje dhe u degjua zeri i qytetarit te fundit, kjo eshte demokraci, kjo eshte barazi, kjo eshte transparenc, kjo eshte rruga e vetme drejt Europes. Te gjithe juve qe ”lehni” ne mbrojtje et ish-kryebashkiakut nuk jeni gej tjeter vetem mjeran ne mjerim tuaj te pafund ku ju ka futur duke ju mbyllur syte biri i atyre qe e vrane, skllaveruan, shfrytezuan dhe e mallkuan kete vende plote 50 vjet me radhe.
ja edhe nje pionier tjeter symbyllur….
plani ka qene prane kryeministrit tend (edhe i imi fatkeqesisht) i cili mund edhe te miratohej me ndryshime por jo te hidhej nuk di se ku….
i paske syte mbyllur more zoteri!
zgjohu tani sa nuk eshte vone