Ndërkohë që mediat pranë qeverisë vijojnë të merren me deklaratat e Ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi për një pallat të parregullt, aty ku vlon vërtet konflikti e skandali ka të tjera zhvillime. Kështu, ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo, ka vendosur që të shtyjë afatet e tenderit paralel me atë që ka fituar Bashkim Ulaj, biznesmeni pranë Familjes Berisha. Këtij të fundit tenderin ia dha ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.
Si nisi historia
Genc Pollos, njeriut që po ngelej pa një post ministror, iu krijua një hapësirë nga Sali Berisha, që për hir të tij ngriti atë që njihet me emrin Ministria e Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Emri i çuditshëm dhe plot mospërputhje nuk është problem për kryeministrin që me këtë rast hiqte qafe Pollon, por kënaqte edhe egon e tij për Shqipërinë Dixhitale.
Mirëpo një nga tenderat më të rëndësishëm që do kishte në dorë Pollo, ai për lidhjet e internetit, u dha nga një tjetër ministër, ai i Transporteve, Sokol Olldashi. Ai zgjodhi të jepte një tender monopol për 40 vite për kompaninë e Bashkim Ulajt, njeriut të afërt me Familjen Berishë. Para pak ditësh, skandali u shfaq në një nga mediat e qeverisë, në gazetën Panorama. Ajo e akuzonte Olldashin me të drejtë se kishte dhënë një monopol në një fushë të veçantë, duke shmangur nga konkurrenca arbitrarisht tre kompani të tjera. Kompania e Ulajt u krijua pak pasi Olldashi u prishi kontratat kompanive të tjera. Madje siç shkruan sot Panorama, firma e Ulajt mund të ketë monopolin mbi këto lidhje edhe për më shumë se 40 vjet. Skandali thellohej pasi firma e Ulajt do bënte çarjen e disa akseve të rëndësishme rrugore, përfshi rrugën e Kombit, e cila edhe pse i ka vendet për këto lidhje, do bëhej kurban për hir të fitimeve të Ulajt.
Pollo nga pas
Në fakt në media po tentohet të paraqitet si një konflikt mes Pollos dhe botuesit të gazetës, që është njëkohësisht ndërtues. Olldashi thotë se ka ndërtuar në tokë bujqësore, kurse botuesi i mohon këto akuza. Por realisht, njeriu që është tërbuar nga ky tender është ministri i Ministrisë së re. Ai ka shpallur një tender paralel për të njëjtin qëllim. Siç shihet në faqen e kësaj ministrie të re, tenderi është shpallur, madje botimi është bërë në dy media shumë të rëndësishme në botë siç janë Financial Times, Global Market Place dhe në dy të përditshme shqiptare, çuditërisht Panorama dhe gazeta qeveritare Standard. Madje kaq i rëndësishëm është ky tender për Pollon, sa i është dedikuar një faqe e posaçme me informacion, po kaq e mbuluar sa gjithë aktiviteti i ministrisë. Në kushtet e kësaj përplasje, Pollo ka njoftuar në faqe se dorëzimi i dokumentave është shtyrë për në datë 26 shtator. Se çfarë do ndodhë deri atëherë nuk dihet, por çështja ka shkuar në dyert e gjykatës. I vetmi që nuk është shprehur për këtë konflikt është kryeministri.
Njoftim Për Ndryshimin e Afateve Kohore
MINISTRI PËR INOVACIONIN DHE TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT E TË KOMUNIKIMIT NJOFTON NDRYSHIMIN E AFATEVE KOHORE PËR DORËZIMIN E OFERTAVE PËR PROÇEDURËN KONKURUESE PËR DHËNIE KONCESIONI PËR TË: VENDOSUR, INSTALUAR, ZHVILLUAR DHE MENAXHUAR INFRASTRUKTURËN E RRJETIT KOMBËTAR ME BREZ TË GJERË (REKAB) NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.
Afati për dorëzimin e ofertave shtyhet më datë 26 Shtator 2011 ora 12:00
Për çdo informacion shtesë ju lutemi vizitoni faqen e internetit: http://rekab.mitik.gov.al
Njoftimi për tenderin
Qeveria shqiptare ka vendosur të japë me koncesion nëpërmjet një partneriteti privat – publik projektin për instalimin, zhvillimin dhe menaxhimin e infrastrukturës së Rrjetit Kombëtar me Brez të Gjerë (REKAB) në Republikën e Shqipërisë.
Për këtë qëllim Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit shpalli më 16 maj 2011 një procedurë konkuruese për dhënien me koncesion të këtij projekti, për të përzgjedhur nga ofertuesit një kompani për instalimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e REKAB, një infrastrukturë e re kombëtare për transmetim të dhënash, që do të ofrojë shërbim në të gjithë territorin e Shqipërisë. Dorëzimi i ofertave pritet në datë 26 shtator 2011.
REKAB do të ofrojë një model të ri të biznesit për industrinë e telekomunikacionit në Shqipëri, duke sjellë një zhvillim më të madh të tregut të telekomunikacioneve dhe rritjen e konkurrencës. REKAB do të zotërohet dhe shfrytëzohet në mënyrë komerciale dhe do të fuqizojë zhvillimin makro-ekonomik të vendit dhe do të mundësojë arritjen e infrastrukturës “Broadband” të shekullit të 21-të dhe do të rendisë Shqiperinë krahas vendeve më të zhvilluara përsa i përket zhvillimeve infrastrukturore.
Njoftimi për garën është publikuar në Financial Times, Global Market Place, Buletinin e Njoftimeve Publike Agjencia për Prokurimin Publik, si dhe në të përditshmet shqiptare “Panorama” dhe “Standard”. Informacioni mbi dokumentacionin e procedurës së konkurimit është tashmë publik në faqen zyrtare: http://rekab.mitik.gov.al.
Vlen për tu theksuar se ofertuesit do të vlerësohen për ndërtimin e rrjetit në tërësi, për mënyrën sesi do t´i ofrohen shërbimet klientit fundor, në përputhje me prioritetet e Qeverisë Shqiptare, Strategjisë Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit dhe Agjendës Evropiane 2020.
Nese behet ky rrjet kombetar do te kete shume perparesi jo vetem per uljen e cmimit te internetit, por edhe per cdo komunikim tjeter online. Keta plehrat, Olldashi me shoke thone: o te fitojme ne ndonje lek, o nuk behet fare kjo pune. Edhe pastaj perfundon muhabeti qe mbetemi gjithnje te fundit ne Europe. Qelbesira mbeten
Ju lexuesit e Meros jeni tamam te pa pare. Ore por edhe tenderi i Pollos asgje s’do te ndryshoje. Se pari sepse ne rradhe per ta mare eshte Zamiri. Se dyti, shko lexo dosjen, dhe do te shohesh qe eshte prape koncesion per 35 vjet. Tani meqenese Meros i eshte tekur te lavderoje Pollon vetem sepse i del kundra Sales, duhet te themi qe Pollo eshte burre i mire? Edhe persa i perket shtyrjes, ajo eshte bere qe me 4 korrik (duhej te realizohej me 14 korrik tenderi origjinal) dhe jo prej nderhyrjes se Bashkimit por prej nderhyrjes se Zamirit i cili nuk ishte akoma gati. Tani e ka gjetur firmen e huaj qe i duhet.
Dhe tek tenderi i Pollos, i jepet fituesit 50% e kontratave shteterore per internet me detyrim, pavaresisht nga cmimi i cili nuk thuhet ne letrat e tenderit. Nderkohe qe Bashkimi nuk ka marre te tille favor. Plus, cka eshte me e rendesishmja ne kete ceshtje, eshte injorimi total qe i bjene Akep-it qofte Pollo qofte Olldashi.
Mero te lutem informohu me mire.
Tani97,
Ti ne fund te shkrimi tend thua : “Mero te lutem informohu me mire.”
Me siper ti thua : “Ju lexuesit e Meros jeni tamam te pa pare. Ore por edhe tenderi i Pollos asgje s’do te ndryshoje.”
Kam mendimin se, ti more njeri i mire duhet ta lexosh me shpesh dhe me vemendje penen e fuqishme te Meros dhe jo ti kerkosh asaj qe te informohet me mire.
Mero per mua ne kete histori eshte nje Eisberg i fuqishem. E them kete, sepse ti nuk na kupton neve lexuesit e shpeshte te Meros. Ti fillon shkrimin duke thene se ne jemi tamam te pa pare. Ti je i papare. More mik, si nuk arrin te kuptosh se Mero e di se ne kete loje tenderin do ta fitoje prape ndonje i korruptuar i radhes. Qellimi i Meros ( ja ka arritur plotesisht ) eshte qe, te tregoje se cfare horrash na drejtojne. Eshte qe te tregoje se ne cfare kenete e ka katandisur qeverine Sala.
Olldashi ka guximin dhe hap nje tender i cili nuk i takon fare ministrise se tij, dhe horri i radhes Pollo i kundervihet nepermjet mediave ( ne vend qe ta zgjidhin keto problem se bashku ne qeveri ) sepse ketu behet fjale se kush do marri bakshishin nga ai qe fiton tenderin, te cilin Pollo dhe familja e tij e kane vene me kohe ne buxhetin e familjes tek kollona HYRJE.
Kam mendimin se ti Tani97 e ben si ai qe tha : “Hajde baba, te te tregoj arat.”
Lexo Meron me kujdes, se ashtu si edhe ne, meson shume nga ai. Pershendetje.
Sa per qejf po te pergjigjem. Nje arsye qe ne s’bejme hap perpara eshte sepse kollonat baze te demokracise jane te pjerdhura. E nisim me popullin, e vazhdojme me klasen drejtuese (qeveri+parlament), e vazhdojme me klasen e drejtesise dhe e mbyllim me mediat.
Mediat nuk jane aspak te mira keto kohe ne Shqiperi.
Nqs. ka ndonje gazetar qe kohet e fundit po sulmon me fort s’mundet rregjimin eshte Mero Baze. Per kete une ia njo publikisht meritat. Dhe sa per merakun tend ia kam thene edhe personalisht sepse e njoh.
Por. megjithate kur une lexoj per nje teme qe eshte e publikuar ne sitin http://www.rekab.mitik.gov.al qe prej 4 muajsh, dhe te cilen Genc Pollo e reklamon qe prej dhjetorit 2010 (lexo ne website) dhe vetem sepse Irfanit iu tek te zihej me Olldashin tani ne shtator 2011 behet publike, atehere nuk me ze vendi pa bere nje koment te vogel mbi ate aspekt te ceshtjes qe une njoh paksa me mire se disa lexues. Ti me thua “Hajde baba te te tregoj arat”. Por une nuk po i jepja ndonje informacion te ri Meros, por juve qe lexoni sitin e tij, duke qene se Mero po i lente menjane disa aspekte. Ne kete pike jam kundra me Meron. Ai kur sulmon dike (ne kete rast Olldashin) vazhdon me idene armiku i armikut tim eshte miku im. U arrit te lavderohej Genc Pollo si nje personazh qe po sakrifikohej per liri e demokraci. Mos harrojme qe eshte po ai Pollo qe ju lexues e shani si Genci i Stefanaqit, apo Genci i grekeve, apo si Genci i censusit.
Keshtu qe une thjesht mendova te plotesoja disi panoramen informative duke plotesuar dicka. Per mua si Olldashi si Pollo jane njesoj fajtore per nje ceshtje me interes sic eshte liria e internetit. Kini parasysh qe nqs. keto dy projekte anti-liri do te vazhdojne me sukses nuk eshte cudi qe nje dite te mos kete shqiptar qe lidhet ne Tirane ne gjendje te lexoje sitin e Temes. Mjafton te filtrojne trafikun si Mubarak apo Gedafi.
Nje tjeter arsye per te cilen m’u desh te shkruaja eshte fakti qe nqs. ka ndonje menyre per te evituar cka po ndodh eshte vetem po t’i shpjegohet publikut qe e vetmja menyre per ta shpetuar internetin nga kontrolli eshte te tregohet menyra se si funskionon ky treg dhe ku eshte gabimi qe qofte Pollo qofte Olldashi po kryejne. Prandaj fola edhe per AKEP-in i cili eshte i vetmi qe ka ne dore te nderhyje ndaj cilitdo do te dale fitues prej kesaj lufte midis vllezerish (MAKE NO MISTAKE: njeri prej tyre ose te dy bashke do ta marrin kete monopol/duopol) per te evituar perdorim keqdashes te tyrin.
Dhe nje pike e fundit. E di qe ka shume plehra qe shkruajne ne kete sit per te shpifur apo share Meron apo idete e tija. Por mos beni dhe ju gabimin te perzeni ata pak persona qe mundohen te sqarojne mbi ndonje teme. Ne te kundert do te kthehet ne nje sit fansash te zjarrte dhe pa debat beheni o si PD o si PS.
Perseri gabohesh Tani97. Nuk eshte as Zamiri as Bashkimi qe i fitojne tenderat dhe pasurohen. Ata jane vetem koperture e ministrave qe qendrojne pas tyre. Nese fiton Zamiri tenderin, leket i merr Bode dhe grupi i tij. Nese fiton Bashkimi, leket shkojne tek Olldashi. Te gjithe bashke pastaj, leket i cojne tek Krokodili97. Ne e dime qe o nje Zamir o nje Bashkim do i marrin punime te tilla gjigande se nuk mund t’i marre me as Dulaku e as K ne katror. Prandaj keta po zihen si hijenat me njeri tjetrin. Sdq, ai studimi qe thua ti eshte koncension dhe po zhvillohet me tender nderkombetar, jo si ky Olldelja qe e beri fshehtas urdherin.
Eshte e vertete qe po zhvillohet me tender nderkombetar por kjo behet vetem per te evituar qe KK apo Dulaku apo ndonje tjeter shqiptar ta merrte. Lexo dosjen (une e kam lexuar) dhe do te veresh ca kushte qe asnje shqiptar nuk i ploteson. Del Zamiri me nje kompani fantazem te huaj dhe e mer ai. Mund te me thuash se c’ndryshim ka kjo nga koncesioni i Olldashit? Njeri 40 vjet tjetri 35. Nderkohe qe interneti nuk zhvillohet me sulme te perqendruara koncesionesh si ne kohen e PPSH-se (plan 5 vjecar) por me investime nga private te ndryshem. Kjo garanton edhe konkurrence edhe cilesi edhe ulje cmimesh edhe privacy edhe liri. Do te doje qe Genci apo Olldashi te dijne adresen e cdo lexuesi te ndodhur ne Shqiperi te Gazetes Tema? S’do te kishte me kembe lexuesi apo komentuesi. Shiko nje film te vjeter te Gene Hackman dhe Will Smith (1999) dhe dridhu pak. Se une kur e shoh me behet mishi me kokrra per vete. Ne dhomen e gjumit preferoj te luaj dyshe jo pestedyshe ?
Tani97,
Ne kohen e PPSH, kishte te pakten plane 5 vjeçare, dhe ajo ndokoi qe nje pjese e madhe e zhvillimit te vendit te behej me plan, ndryshe nga tani qe nuk ka asnje lloj plani.
Per sa i perket filmit ne fjale, sot eshte thuajse realitet, jo vetem ne Shqiperi ku te drejtat elementare te njeriut nuk egzistojne, po dhe ne boten perendimore.
Mjafton te shohesh se nepermjet telefonit celular mund ta dine se ku ndodhedh ne ça ore, me ke ndodhedh, nese personi ne fjale ka nje celular, ç’faire bisedon, me ke bisedon, nepermjet kartes bankare din se sa shpenzon, ku i shpenzon, per ç’fare i shpenzon, interneti ka kohe qe filtrohet ..keshtu qe ajo bote egziston aktualisht.
Nejse se keto nuk sjellin agje per temen ne fjale, kane vetem nje lidhje, korrupsioni egziston kudo, niveli i tij eshte i ndryshem.
punet jane si teke jevgjit e brrages kriminelet me ne krye SALIJE shkelzene rame Berishen e edvina ramen
POLLO MOSE TE ZURI KORENTI QE U TERHOQE O BURRI ESHTE BURR E CONE TAVEN NE FURR E SE MER ME KURR
——–ja futi kembet ne nje kepuce Sala,Pollo spiunit dhe kaureve te Ps-se,u dhiva loooooool
Me ne fund dole me emrin e youtube.”raimondi”.
o turko mos je gje raimondi ti?
Olldashi rezik per Salen, mos i mer vendin se bashku me Boden dhe e sala le te thote pastaj se olldashi eshte i pakoruptuar.
Qe tenderin per koncesionin ne kete afere kaq shume fitimprurese do ta fitoje dora e fshehte e qeveritareve,kjo nuk do as mend e as kalem.Mendoj se problemi kryesor qe duhet shtruar ketu eshte monopoli qe krijohet dhe i rri varur shqiptareve si nje gur i rende ne qafe per gjysem shekulli.Keta nuk po vjedhin vetem keto qe kane sot ne administrim,por po vjedhin edhe disa breza te tjere shqiptaresh qe ende s`kane lindur.Ja pra se ne cpermasa shkojne krimet e qeveritareve tane !
Ju zoterinj te “Temes” jeni kujtuar vone (pasi i vdekuri nuk ngjallet ) po mundohuni te na tregoni edhe se kujt i jane zbrazur xhepat dhe kerkon t’i mbushe se keshtu behet gjithmone shperthen nje shashke behet tym dhe hapet nje grope per shqiptaret.Dhe deklaratat e shumta qe ju beni me duken teper te ekzagjeruara pasi per z.Ulaj (une nuk e njoh personalisht) nga njerez popull si une (jo sahanlepires) flasin me superrelativen (fjale te cilat rralle fliten per bisnesmene apo te pasur qe sic thote populli “barkeploti nuk e kupton barkeboshin”).