Janë dy kabllograme të ndryshme, me data të ndryshme, por që nxjerrin në pah fytyrën e vërtetë të një njeriu mashtrues, që për të mbajtur pushtetin është gati të bëjë gjithçka. Por nxjerr në pah edhe diçka tjetër, maninë e tij për të pasur kontroll mbi çdo shqiptar kudo që është, në Shqipëri, Kosovë a Maqedoni.
Në kabllogramin e parë me titull “Greqia merr bregdetin”, flitet për lëshimet e forta që po i bën Shqipëria Greqisë. Siç është publikuar këto ditë, SHBA e ka pasur nën kujdes marrëveshjen e ujërave mes Shqipërisë e Greqisë, ku qeveria shqiptare dhuroi territorin e saj për vendin fqinj.
Në kabllogram flitet për vizitën e Karamanlis, ish- kryeministrit grek në Shqipëri.
“Më 27-28 prill, kryeministri grek Kostas Karamanlis vizitoi Shqipërinë, në të parën vizitë të një kryeministri grek që nga viti 1992. Për shkak të protestave, presidenti grek Karolos Papulas kishte ndërprerë një vizitë në Shqipëri në vitin 2005. Por tani ka lindur një ditë e re. Ambasada greke dhe Ministria e Jashtme thonë se këto janë marrëdhëniet me të mira që nga viti 1973. Pala greke thotë se nënshkrimi i marrëveshjes për shelfin detar mes dy vendeve ishte arritja më e madhe. Media e ka sulmuar qeverinë se ka dhuruar më shumë për grekët. Zona në fjalë është strategjike dhe ka potencial për turizëm dhe naftë. Disa vëzhgues thonë se ky koncesion është bërë nga qeveria në shkëmbim të ratifikimit nga ana e Greqisë të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit,” thuhet në kabllogram.
Në të thuhet se Berisha e Karamanlis zhvilluan një takim kokë më kokë dhe asnjë detaj nuk doli në dritë.
“E kombinuar me marrëveshjen për detet, marrëveshjen për varrezat e ushtarëve grekë, ratifikimin e MSA dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duket se çështjet kryesore bilaterale janë zgjidhur. Megjithatë, ndërsa qeveria dhe grekët janë të kënaqur, shumë shqiptarë nuk janë, gjykuar kjo nga reagimi i medias dhe disa liderëve politikë. Marrëveshja për kufijtë detarë ka provokuar një valë dyshimesh në lidhje me motivet e vendimit dhe se si Shqipëria ia dha gjithçka Greqisë sipas kërkesave të saj. Grekët dolën pa lagur edhe nga çështja e ndjeshme çame. Qeveria duket se nuk ka ndërmend ta ndjekë këtë çështje pasi rreth 600 mijë shqiptarë punojnë atje dhe Greqia është partneri i dytë tregtar për Shqipëri. Mbi të gjitha, kjo duket një vizitë e mirë për Greqinë,” thuhet në komentin e kabllogramit.
E ndërsa Kushtetuesja e ktheu mbrapsht marrëveshjen, Berisha kishte kohë të mendonte se si të ishte mbi të gjithë shqiptarët. Në një kabllogram të mëvonshëm, që mban datën 15 tetor 2009, ambasada shpreh shqetësim për deklaratat e Berishës për Shqipërinë e Madhe. Kabllogrami mban titullin “Berisha po flirton me Shqipërinë e Madhe?”.
“Në fillim të gushtit Berisha bëri testin e parë në ujërat e politikës kosovare kur u takua me dy liderë të dy partive politike kosovare dhe nënshkroi me ta memorandume bashkëpunimi. Disa kritikë u tërbuan e fajësuan Berishën se po mbante krah në politikën e Kosovës”, nis kabllogrami.
Megjithatë tensioni u bë shumë më i lartë kur Berisha në një intervistë foli për bashkimin e kombit shqiptar. “Këshilltarët e kryeministrit na thanë se Berisha e sheh veten si një tip këshilltari, si një burrë i urtë shteti për politikanët shqiptarë në Kosovë e Maqedoni,” thuhet në kabllogram.
Qeveria serbe reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke e quajtur dhunim të sovranitetit të Serbisë. Ish- ministri i Jashtëm, Lulzim Basha u përgjigj duke thënë se komentet nuk kishin lidhje me bashkimin territorial Shqipëri- Kosovë, por me bashkimin në idealet e BE.
Por tensioni nuk u ul dhe ambasada amerikane mbeti e shqetësuar, sidomos kur Blendi Fevziu, të cilin ambasada e quan një analist shumë pranë Berishës, publikoi editorial tek Panorama, e cila cilësohet si një e përditshme pranë qeverisë. Fevziu shkruante se nuk duhet të ketë askush frikë nga bashkimi mes Kosovës e Shqipërisë.
Në këto kushte, ambasadori Uidhers e thirri Berishën në zyrën e tij duke i thënë se deklaratat e tij komplikojnë përpjekjet e SHBA për të avancuar paqen e stabilitetin në rajon.
“Ambasadori i kërkoi Berishës që të përdorte udhëtimin e tij në Kosovë për të qartësuar qëndrimin e Shqipërisë për sovranitetin e Kosovës”, thuhet në kabllogram.
Dhe Berisha u soll si një nxënës i mirë. Në kabllogram thuhet se ai deklaroi se komentet e tij ishin keqkuptuar, se ai nuk kishte bërë kurrë thirrje për unifikimin e dy shteteve.
“Një e mirë e këtij keqkuptimi ishte se Ilir Meta realizoi një vizitë në Serbi”, thuhet në kabllogram.
o ambasador te ke dh shba, mblidhni ju mendjen te paret e mjaft me teori, beni nje vizite te specializuar mjekesore saliut se na fiku te gjitheve . atij i duket vetja si i madhi skenderbe, e do te jete mbi te, do te vetshpallet hero legjendar kombetar.Abasadore te europes , na moret ne qafe ne shqipetareve duke na e lene salen ne krye ,se do vije nje moment nuk do kete cfare ti vjedhi shqiperise e do na kthehet ne popullit
Zotrinje të Kosovës dhe Shqipëris lexoni të vërtetën e popullit tonë. http://www.proletari.com/?p=6016
O Agim,
e di vete ti.
ha ha ha sa kam qesh……barsaleta e policit me papagallin
Zoti Hamit ju falenderojmë shumë për të vërtetë e madhe që ke nxjerr te ”Letra e Hapur”je njëri shumë i ndershëm dhe patëriot për kombin Shqiptarë me faktet e dhëna.
Ju falenderojmë shumë dhe përshëndes nga Korça.
Po me pazarin qe beri ky Kokelopa nga vicidoli i Skraparit nuk ka wikiliks????? Se keta antishqiptaret tane gjithmone vetem japin nga tokat e shqiptareve e fusin ne xhepat tyre si nga te huajt e si nga rrjepja qe na bejne ne….Ah O zot kur do vij dita te paguajne????/
te shesesh detin per nje msa eshte turp.keta duhet ti thoshnin na plasi se nuk firmosni msa.se shikon vdiq maqedonia qe i vuri veto greqia ja ku jane me mire se ne edhe vizat ua hoqen.grekun se pjerhd njeri ne be nuk eshte as franca e as gjermnia prandaj shqiperia sudhet ta pirdhte fare kete vend leshi te be.sa per ameriken gjoja na do te miren per ca shqetesohen qe te bashkohen shqiptaret ku eshte problemi ketu.pse keta nuk duan me cdo kusht qe ne te bashkohemi dhe therasin ne zyrat e tyre politikanet kur behte fjala per vashkim.me sa po del keta amerikanet po prishin me shume pune nga cpo rregullojne.
Sali politikani, ka ardhur koha te hashe corben qe ke bere, te befte mire. Zoti e do popullin shqiptar.
SALI IK, QEVERI JEP DOREHEQJEN!
Bejeni more sa jeni ne kohe dhe zhdukuni nga Shqiperia!
Ju thoni qe Saliu ka dy fytyra, por gaboni, Une qe e njoh mire se kush eshte, ju them se ka 1000 fytyra e 1 milion maska, keshtu sillet edhe ne shtepi, eshte kameleon rekord boteror
O gazete e ….. keta komunistat a jane engjuj qe nuk ki kurfare kritike per ta.
gjeje ti tek fikiliksi edhe vere ketu te perkthyer shqip nqs di mire shqip ose na e ver inglisht se do ta marrim vesh me mire ashtu. po kamunistat kush jane grupi se une di qe qe nga renja e murit te berlinit nuk ka me komunista ne evrope edhe prape me sa di une qe nga 2000 amerikanet nuk luftojne me komunizmin por ekstremizmin fetar me orgjine gjirin persik
O”Vertete” m…i, pse spekulon me emrin komunist. Ik or mbushu, shko ruaj delet kaq di te them . Komunist nuk kishte ne kohen e Enverit e le me tani.
o kosovar po pyte te tat e tet ame se çfare i ke pase komunistat e Titos i ke pase me lidhjen komuniste Titiste or taj.
po ik o lapangjoz ik pirdhu ti dhe berri jot i molit ik se juve jeni mesu me ja u bo punet ne shpi dynjaja ik o e verteta e leshit ik dhe mos shiqo andra me sy çel….
Uroj qe ne jeten tjeter t’a kesh Babe Biologjik,BARBARIN e Vucidolit.
Vetem atehere do me kujtosh,po do jete shume vone pasi atehere BARBARI do jete duke te palluar ………….em.
Asaj MONSTRE nuk i plas Palla fare per Kosoven/Kosovaret.
Ju jeni vecse 1 top pingpongu per te.
Dhe e fundit,nuk ka pasur ndo1here komunizem,por vecse njerez te NDERSHEM qe zakonisht perfundonin ne burg ose varferi,dhe 1 pjese Tinzaresh,qe ne cdo forme qeverisjeje kane qene ne Pushtet.
o TemA vetem nje gje se kuptova,ca dmth”shba e ka pasur nen kujdes marveshjen e ujerave mes greqise dhe shqiperise,ku qeveria shqiptare dhuroi….”?
APEL TE GJITHE QYTETAREVE SHQIPTARE:ME DATE 1 TETOR,FTOJ TE GJITHE QYTETARET E SHQIPERISE PA DALLIM FEJE ,PARTIJE,BINDJEJE TE NISIM NJE DEMONSTRATE TE FUQISHME DERI NE RENIEN E KESAJ QEVERIE TERRORI DHE TE KORRUPTUAR.REZISTENCA JONE NUK DO TE MBAROJE VETEM ME RENIEN E QEVERISE,POR ME ARRESTIMIN E TE GJITHE ATYRE ELEMENTEVE TE INKRIMINUAR NE VRASJE,TRAFIQE,TERROR,KORRUPSION PERFSHIRE KRYEMINISTRIN DHE FAMILJARET E TIJ.ESHTE KOHA TI THEMI:JO!FRIKES.ESHTE KOHA E QYTETAREVE,E PATRIOTEVE TE VERTETE,ESHTE KOHA ,E FUNDIT TE TE PAPREKSHEMVE,TE GJITHEPUSHTETESHMVE,ESHTE FUNDI I KUJT DESHIRON TE JETE I PERJETSHEM E TE MBRETEROJE MBI BAZA TERRORI,FRIKE,PRESJONESH,VRASJESH,VJEDHJESH.FTOJ TE GJITHE RININE E NDERSHME SHQIPTARE,INTELEKTUALET E PAPERLYER,QYTETARET E FSHATARET E SHTYPUR TI BASHKOHEN KESAJ LEVIZJE TE MADHE,QE KA PER SYNIM;FILLIMIN E NJE TJETER EPOKE.TE EPOKES KUR ATA QE KANE DETYRE DHE PAGUHEN TE BEJNE DICKA PER VENDIN,TE MOS FSHIHEN NGA FRIKA E JETES DHE TE HESHTIN.TE EPOKES KUR DREJTESIA TE JETE MBI POLITIKEN E KORRUPTUAR,E KOHES KUR PRANGAT KERRCASIN DHE PER KRYEMINSTRAT E KORRUPTUAR,E KOHES KU KY VEND NUK I SHITET ME ME COPA GREQISE DHE SHPIRTI I SHQIPTAREVE TE MOS VARET ME NGA MINISTRIA E JASHME GREKE DHE JANULLATOSVE TE SAJ.ESHTE KOHA E QYTETAREVE. ESHTE KOHA JONE…
SHPERNDAJE
ku do mblidhemi,ne bjeshke?
bjeshka….ma co nje email tek [email protected]…….