Minatorët-ACR, sërish mosmarrëveshje

8 Shtator 2011, 10:34Politika TEMA

Pavarësisht se u fol që minatorët dhe ACR kanë arritur një marrëveshje, duket se situata ka ngecur.

Sipas minatorëve, kompania austriake nuk ka pranuar që t’i paguajë ata për ditët që kanë qenë në protestë.

Në rast se ata nuk do të paguhen për këto ditë, kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat, duke përfshirë edhe fëmijët e tyre, të cilët nuk do t’i dërgojnë në shkollë.

Minatorët gjithashtu i kanë bërë thirrje parlamentit shqiptar që të shprehet për situatën e krijuar, ndërsa kanë kërcënuar se nëse nuk do të arrihet një marrëveshje do të risinin grevën e urisë.

3 komente në “Minatorët-ACR, sërish mosmarrëveshje”

  1. lola says:

    eeehhhhhh kujt i drejtoheni o te mjere

  2. jimy says:

    ore u bete si limonate e prishure

  3. patrioti says:

    bravo djema..ashtu qendroni te forte dhe mos beni mbrapa..te jeni te sigurt qe deri en fund ju do fitoni dhe mos tju vije keq kur disa thone qe uu bete si limonade e prishur se atyre u ka pjell mushka..dhe jane komplet debila

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje