Çfarë ndodh kur të vjen për darkë presidenti i Kinës?

8 Shtator 2011, 10:59Politika TEMA
Çfarë ndodh kur të vjen për darkë presidenti i

Hu Xhintao gjate takimit me fermerin

Kur presidenti kinez, Hu Xhintao, kaloi për një darkë tek një fermer gjatë pushimeve për Vitin e Ri kinez, gjithçka dukej spontane dhe e qetë.

Pamjet televizive tregonin zotin Hu duke qeshur me fermerin dhe familjen e tij, duke shijuar një specialitet vendas, pataten Dinksi.

Por në një kabllogram të ambasadës amerikane në Pekin, publikuar nga Wikileaks- thuhet se vizita nuk ishte dhe aq e rastësishme.

Zyrtarët e lartë të partisë ishin përgatitur për udhëtimin për ditë me radhë, duke siguruar që asgjë të mos shkojë gabim.

Asnjë detaj nuk është aq i vogël, zyrtarët madje kishin udhëzuar fermerin të mos rruhej, për të siguruar se ai do dukej sa më i thjeshtë.

Liderët politikë në mbarë botën kërkojnë të manipulojnë aktivitetet mediatike, por këto përpjekje shpesh dokumentohen. Ajo që nuk dihet është se si liderët kinezë shkojnë tek opinioni publik përmes aktiviteteve të planifikuara në prapaskenë.

Ky dokument nxjerr në pah një pamje të rrallë në atë botë.

Diplomatët amerikanë thonë se e morën lajmin për vizitën e Hu Xhintaos nga një ish- zyrtar lokal i partisë në provincën Gansu, ku do zhvillohej vizita. Ai u tha diplomatëve amerikanë se ishin njoftuar 10 ditë përpara për një vizitë të rangut të lartë, por nuk u ishte thënë se kush do ishte.

Ata supozuan se do ishte Hu Xhintao, për shkak se ai kishte qenë në fshatin e përzgjedhur tetë vjet më parë.

Po ashtu kishte edhe shenja të tjera. Kështu mbulimin do e realizonte vetëm televizioni qendror kinez dhe e vetmja agjenci lajmesh, Xinhua.

Për vizitën u përzgjodh 70 vjeçari Li Cai. Atij iu tha të mos rruhej.

Zyrtarët u instruktuan që të mos bënin përmirësime në shtëpinë e tij duke shtuar mobilje apo gjëra elektronike.

Pavarësisht paralajmërimeve, në shtëpinë e tij u instalua një sobë për të gatuar specialitetin lokal- patatet e Dinksit.

Megjithatë gjërat nuk shkuan siç duhet. Sipas kabllogramit, zoti Hu i ofroi një patate mbesës së fermerit, e cila iu kthye liderit të vendit me 1.3 miliard banorë duke i thënë: “Më kanë ardhur në majë të hundës”.

Për fat, mbesa e Li Cait u bind për të ngrënë pataten dhe skena doli në televizionin kombëtar.

 

*Marrë me shkurtime nga BBC

10 komente në “Çfarë ndodh kur të vjen për darkë presidenti i Kinës?”

  1. Rani says:

    Hahahahah s’ka pase faj vajza e vogel se s’di politike ajo hahahah

  2. hugo says:

    SI PUNA JQTE O RANI

    1. Rani says:

      Hugo ombre ik o burre parzotin ik ha paela ik mos me çaj k…….

      1. stalinsali says:

        Hahahahahahahaaa
        Po ckeni ore pse ngacmoheni

      2. raimondi says:

        hahahahahahahahahahahahahaha Bukur Rani

  3. Cakalli7 says:

    duket si historia e koco devoles me xha sillon (vecse koco kaurin e zune ahet e enver hoxhes, pas ne kohe te PP kocoja bente palle me dieta teatri kurse ne kohe te PD hengri burg ne itali)

  4. Astrit Patozi says:

    keshtr ia pergatsim takimet me popullin edhe komandant Saliut, keshtu ia pergatiten edhe ate mesazhin e pensionsitit ngha Ballshi qe i flai qeverise pensionin mujor per te perballuar permbytjet ne Shkoder. Ko

  5. Astrit Patozi says:

    keshtr ia pergatsim takimet me popullin edhe komandant Saliut, keshtu ia pergatiten edhe ate mesazhin e pensionsitit ngha Ballshi qe i flai qeverise pensionin mujor per te perballuar permbytjet ne Shkoder. Koqe kinezi, koqe saliu une, po s’kemi cfare bejem, se nxjerrim ca miliona me saliun dhe bejme sikur ai eshte perendia

  6. Shkelzeni Kosovë says:

    ore e ka mjekrren prej nja tre muajsh se per 7 dit nuk bahet kjo.

  7. Incest vucidoli says:

    i paska ndodh si Ramiz Alise ne inagurimin e rruges kukes -peshkopi… shkoi dhe mbajti nje fjalim mbi punen e shofereve tane heroik ne ate rruge..ne dreke e cuan ne shtepine e nje maloku dhe ai i tha..Zotni komisar..vallahi pune te modhe kan ba kta shoferet po dhe damet me te mdhoja se ‘Talia i kon pru..pse cfare kane bere?- tha Ramizi…..nusja e shtepise qe po binte kafet i tha…..mir se deshen pajdh shoku komisar…po e deshen ne pa pare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje