Një skandal i denoncuar nga gazeta Tema, risillet në kujtesë nga një kabllogram i ambasadës amerikane, që e quan shkelje të rëndë dhënien e kësaj licence. Në kabllogram theksohet me ironi dëshira e Berishës për t’i bërë shkeljet ‘në mënyrë kolektive’
Me titullin “Pyetje serioze për licencën e katërt celulare” kabllogrami me numër 09TIRANA259 dhe i klasifikuar si “I ndjeshëm” i ambasadës amerikane ngre shqetësimin e SHBA-së për metodat korruptive që u përdoren në Shqipëri në dhënien e licencës së katër celulare, PLUS. Më poshtë kabllogrami i plotë:
Përmbledhje: Më 23 prill Parlamenti miratoi një ligj për dhënien e licencës së katërt celulare konsorciumit PTK, i përbërë nga Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës dhe një grup biznesmenësh shqiptarë. Ligji anashkaloi procedurat e tenderimit të Shqipërisë dhe u pasua nga një vendim nga Rregullatori Telekomunikacionit (AKEP) që anuloi tenderin për mungesë të konkurrencës. Para se AKEP-i të mund të njoftonte një tender të ri, Ministri i Telekomunikacionit papritmas nisi një procedurë për dhënien e licencës për një nga ofertuesit. Këshilli i Ministrave hartoi një ligj që u kaloi me nxitim pastaj përmes komisionit parlamentar të ligjeve. Disa grupe biznesi në vend i kanë quajtur procedurat e qeverisë shqiptare të paligjshme, ndërsa opozita ka qenë përgjithësisht e qetë.
Tenderi për licencën e katërt celulare: Më 8 dhjetor 2008 Qeveria njoftoi një tender ndërkombëtar për një licencë të katërt GSM. Vendimi u mirëprit për shkak se tarifat celulare kanë mbetur ndër më të lartat në Evropë, pavarësisht nga hyrja e një operatori të tretë celular në mars 2008 në një treg dypolar të dominuar për gati shtatë vjet nga AMC dhe Vodafone.
Tre konsorciume shprehën interes, por vetëm dy dorëzuan ofertat financiare dhe teknike: Univers PG, oferta 5.000.000 €, dhe konsorciumi i Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK) me një grup shqiptar investitorësh, oferta 7.200.000 €. Komisioni i vlerësimit të ofertave i AKEP-t, megjithatë i informoi ofertuesit se do të pezullojë procesin e vlerësimit pasi oferta e Univers PG nuk ka plotësuar kërkesat e tenderit. (Shënim: Një vendim i Këshillit të Ministrave kërkon të paku dy ofertues të kualifikuar për të gjitha ofertat.) Kur ofertuesi nuk e apeloi vendimin, AKEP-i ndërpreu tenderin. Në këtë pikë duhej të shpallej një tender i ri.
Qeveria anashkalon procedurat e veta: Për habinë e të gjithëve, qeveria shqiptare vendosi të japë licencën e katërt me një vendim të drejtpërdrejtë të Kuvendit, ose si Kryeministri Berisha preferon ta quajë, ” një vendim kolektiv”. Ministri i Telekomunikacionit Olldashi nxiti vendimin nr 319 më 1 prill të Këshillit të Ministrave, i cili i propozon Parlamentit projekt-ligjin “Për dhënien e licencës së katërt celulare për konsorciumin e PTK-së dhe investitorët shqiptarë “. Parlamenti miratoi ligjin më 23 prill, pavarësisht një bojkoti nga ana e Partisë Socialiste të opozitës. (SHËNIM: bojkoti i PS nuk kishte lidhje me tenderin). Motivet e PD-së mund të përfshijnë një dëshirë për t’i treguar elektoratit se ata janë duke bërë diçka në lidhje me faturat e larta të telefonisë celulare, ose se ata janë duke u përpjekur për të blerë mbështetjen e biznesmenëve në konsorcium. Reagimi i PS ndaj ligjit është çuditërisht i qetë. PS-ja mund të frikësohet reagimit negativ të votuesve nëqoftëse ata kundërshtojnë masat që mund të reduktojnë tarifat celulare. Megjithatë, kreu i PS, Edi Rama kërcënoi se do ta heqë licencën nëse fiton partia e tij.
Koment: Korrupsioni mbetet pengesa më e madhe në Shqipëri për investimet e huaja dhe është më i dukshëm në çështjet e regjistrimit të tokës dhe në krijimin e monopoleve të tilla si telekomunikacionet apo importi dhe prodhimi i naftës. Licencat celulare u sigurojnë politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të fuqishëm mundësinë për të vjedhur nga popullsia pasi qeveria bën kontrollin rregullator, përcakton politikën e telekomit, dhe ka vendosur tani një precedent për dhënien e tenderit. Megjithatë, mënjanimi që Këshilli i Ministrave i bëri ligjeve dhe rregulloreve të prokurimit të krijuara nga qeveria, dhe thjesht dhënien e licencës për një kompani të zgjedhur, është një hap më poshtë për sistemin shqiptar (ose mungesa e tij). Në fund, vendimi për të injoruar rregulloret e vendosura mund të jetë asgjë më shumë se politika e vitit të zgjedhjeve, por kjo dërgon një sinjal shqetësues rreth angazhimit të Shqipërisë për çrrënjosjen e korrupsionit të nivelit të lartë.
Tarifat celulare në Shqipëri më të lartat në rajon
Në një tjetër kabllogram për telefoninë celulare, ambasada ngre shqetësimin për tarifat shumë të larta që sipas saj janë më të lartat në rajon. Kabllogrami i krijuar në vitin 2007 drejton kritika ndaj institucioneve shtetërore rregullatore për mosndërhyrjen në prishjen e dypolaritetit të kompanive AMC dhe Vodafone.
“Për gati shtatë vjet të dy operatorët kryesorë, AMC dhe Vodafone, dominuan në mënyrë të përbashkët tregun fitimprurës, me 2007 me një xhiro vjetore prej 389 milion euro (AMC – 201 milion euro dhe Vodafone 188 milion euro) – marzhi neto i fitimit të AMC është 34.6 për qind, është më larti në mesin e të gjitha kompanive të Grupit Cosmote me atë që vjen pas me 19.5 për qind. EBIDTA AMC për vitin 2007 arriti në 62 për qind, ndërsa rezultati tjetër më i lartë në grup është 41.7 për qind. Tarifat e AMC-së janë më të lartat në rajon dhe ndër më të lartat në Evropë. Çmimi mesatar i ponderuar për minutë në Shqipëri është 0,23 euro, krahasuar me 0,11 euro në 0,16 euro në Maqedoni dhe në Greqi.”
Më tej ambasada vëren se institucionet shqiptare janë përgjegjëse për këtë, pasi duhet të rregullojnë tregun. “Në vitin 2007, Raport – Progresi i BE-së për Shqipërinë, vë në dukje se Enti Rregullator i Telekomunikacioneve Shqiptare (ERT) nuk ka qenë i aftë rregullojë tregun e tarifave të larta të shitjes me pakicë të dy operatorëve celularë. Qeveria dhe komisionet parlamentare të ndryshme kanë qenë gjithashtu të pasuksesshëm. Megjithatë, në vitin 2007, Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës kreu një hetim mbi abuzimin me pozitën dominuese të AMC dhe Vodafone dhe vendosi një gjobë prej 3.760.000 euro për to për shkelje të rregullave të konkurrencës. ERT ka rritur përpjekjet për të vendosur tarifat e interkonjeksionit pas operatorëve të telefonisë fikse dhe mobile pa arritur një marrëveshje.”
Në fund ambasada sheh si shpëtim licencimin e katërt dhe pse operatori i tretë i sapofutur në treg nuk kishte dhënë akoma efektet e pritshme në treg.
mjere ai popull .qeveri sale ca presim
kure nuke dalin me protestuare keta bufa kenetash lereni te vdesin ne mjerim keta koke palaret e ilija metes
te gjitha keto fitime ne euro qe i vidhen popullit shqiptar shkojne te vodafoni ne greqi gjithe leku aty futet.do ishte mire te ishte pronar nje shqiptar te pakten mbetej leku ne shqiperi.shqiperia po nuk i hoqi vendet kolonialiste ne shqiperi si greiqa e italia ska pe rte bere mire kurre ata vine per te vjedhur.
SI ka ardh puna del drania kullot lopen mer celularin me vete dhe kur hy uku ner dhen mer direkt policin ntelefon,ja njef Sala pazarin e pordhes SHQIPTARVEpranej fut operator te ri,jon specialista din ku me vjedh,hallall ja kemi bo ne kismet,tashti sna pelqen po ata se lshojn dot venin,ka 20 vjet qe jon msu tu honger paidhaqe,dhe mish qingji.
Po ka sot shqiptare, te protestojne per te drejtat e tyre!!! Shumica ja kane futur gjumit, si gjithmone. Por ka edhe nga ata shqiptare, qe protestojne, por shteti mafioz i godet. Vrasjet ne Gerdec, 21 Janar, e te shume te tjereve qe kane ngritur zerin, Qeveria e Malokut i godet, vjedh, ben ç’fare ti kete qejfi. Isha i vogel, ne nje nga protestat qe po benin sindikatat ne qytet, per problemin e dritave, u bashkuan nje grupe i vogel qytetaresh, filloi protesta e papritur, vjen nje ‘cube’ e godet me grushte, organizatorin e protestes, e i thote, u bere ti, te besh protesta!? Sepse, nje nga te afermit e cubit, punonte ne zyrat e elektrikut, e rrezikonte vendin e punes. Kjo ngjarje ka ndodhur ne kohen e PS. Per ta mbyllur, jane keto 2 parti te ndyra, qe kur marrin pushtetin, te shkelin me kembe pastaj, Maloku si malok, ja fute me top, ata te PS, i bejne vjedhjet me lezet, e hiqen si moderna, kur ishin ne pushtet, vinin fonde per rruge, e mbushnin xhepat nga ana tjeter, Sot i kane bere topin qytetit, ku kane marre votat, kane blere shtepira ne Tirane e Sarande, femijet neper shkolla private, e nuk duan t’ia dine fare per problemet e qytetareve. Ne funde, mire te na behet te gjitheve, hapni syte e shikoni sa ka ndryshuar Shqiperia ne 20 vitet e fundit! Shteti me i mbaruar ne bote. Enveri qeni, kur ngrije zerin, te gjente vendin nen toke ose mbi toke, kurse kelyshet e tij (PD,PS, LSI, etj.) ndjekin te njejten rruge, ne vitin 1991 ne vende qe te shpetonim nga komunistat, ja ku i patem edhe 20 vjet te tjera. Siç tha edhe bota ”Ketu demokracia ka vdekur” ka vdekur gjithçka.
Ju kujtohen pederastet etnike 300 eurosh greke qe shkruajne here pas here qe Greqia na ka mbajtur me buke, ajo nuk ka asnje interes ne Shqiperi, vetem i ka dhene dhe nuk ka marre asgje nga Shqiperia? Shihet qarte qe ne Shqiperi bzneset greke kane vjedhur me te dy duart. E thene me lezet kane pasur normen me te larte te fitimit ne rajon. Kur vetem nga kompanite celulare ne Greqi shkojne 400 milion euro, sa shkojne nga importet e materialeve te ndertimit, produkteve bujqesore, duhani, nafta, uji, bankat greke etj etj. Miliarda ne vit. Llogaritet tek 2-2.5 milarde euro ne vit. Shumezoji per 20 vjet nqs marrim minimumin prej 2 miliiard euro, i bie me e pakta 40 miliard euro. Ne Greqi shqiptaret benin punet me te renda dhe qe nuk i bente asnje grek. Aq e vertete eshte kjo sa kur beheshin operacionet fshesa, qe ne emertim shpreh urrejtje ndaj shqiptareve, pasi dihet se c’fare fshin fshesa. Ne fshatrat e Verias dolen fermeret greke me traktore bllokuan rruget ne proteste pasi u ngelen qershite dhe pjeshket pa vjele. Nuk kishte grek qe donte te punonte vjeles. Per 20 vjet sa shqiptare kane punar pa sigurime, nen rroge, kane punuar me vjet dhe ne fund pronari i ka denoncuar ne poilci duke e kthyer ne Shqiperi dhe mbajtur leket, sa para jane paguar per ensima, rinovim leje qendrimi, sa here jane lene ne rradhe gjate festave per dite me rradhe, me kalamaj te vegjel e pleq per defekte ne rrjetin kompjuterik qe ndodh vetem ne palen greke dhe vetem kur ka fluks kthimi te emigranteve. Po ti shtosh edhe shumen e rrjepjes ne Greqi, shifra del e frikshme. Me ato para ishte bere 20 here Shqiperia. Pra parate qe emigrantet dergonin ne shtepi thitheshin nga bizneset greke dhe coheshin perseri ne Greqi. Ne Shqiperi nuk ngelej asgje. Mendoj qe tjetri eshte aq i forte sa i dobet je ti. Ne duhet t’u tregojme forcen tone. Cila eshte forca jone? Varesia biznes-konsumator qe kane krijuar keto biznese me shqiptaret. Cdo biznes te mbahet ka nevoje te shese produktin e tij. Pra te kete konsumatore. Keto biznese mbahen nga parate tona. Thjesht mos blini produkte greke. Mos depozitoni parate ne bankat greke. Mos perdorni kompanite celulare greke. Mos votoni politkane qe i bejne amin Greqise dhe keni per te pare si do largohet laku qe i eshte vene ne fyt Shqiperise nga keto biznese-shushunja qe thithin parane-gjakun e emigranteve. Mahatma Gandi me bojkot ja beri rrup sup Anglise. Pra kur te gjithe jane bashke nuk ka grek qe na del perpara. Po nuk u reaguam kane per te na e bere edhe me zi nga c’po na e bejne.
ti cfare pret nga greku te te doje ty me shume se vehten?
Shteti shqiptar ka patur ne dore te kontrollonte fitimet e firmave greke por shtetaret marin ryshfete dhe nuk ndihen
Greket vertet fitojne nga shfrytezimi i emigranteve,por nuk te mer njeri me zor dhe nuk te mban njeri me zor
Une kam punuar ne Shqiperi me greke dhe
me shqiptare por te siguroj qe greku na trajtonte me mire dhe koshim shqiptare qe na spiunonin te greku.
Konica ka thene qe armiku me i keq i shqiptareve jane shqiptaret
hahaha,mjerano Girigori,mbas 2 rreplikave,te [tg usa,Fatmir] ku te japin reston,per ato malakies qe thua,nuk te duket vetja i peshtire,e,,,!!!
yshtttttt,tradhtar i Greqise,hengre buken, duke vjele qershite dhe pjeshkat e Verias e tani qe shkove ne Ameriki,na shet pordhe,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!
Po pse, vetem Greku! Po ne Itali, sa shqiptare punojne ne te zeze, une njohe shqiptare qe kane mbi 15 vjet qe punojne ne te zeze, nje dite i pyeta, Pse nuk punoni me kontrate? – Ne te zeze, fitojme me shume,…. Po kur ngeleni pa pune, shteti nuk te ndihmon, nuk te njehe, asnje vit pune per pension, shkon ne spitale e do paguash edhe viziten me te vogel, etj. vite te kaluara kote. Punet me te renda i bejne te huajt, italianet duan te marrin rrogen e te dredhin zinxhirrin. Jane mbi 2 milion te rrinj italiane pa pune, e qajne se nuk ka pune! Ka pune sa te duash, por duan pune qejfi. Po te kthehemi nga vendi yne, sa biznese te huaja e vendase, i mbajne punetoret pa kontrata e u japin nje rroge qesharake! Ke sa te duash, ne na shfrytezojne si jashte edhe brenda. Me bizneset e medha merren kelyshat e politikaneve, kurse popullit i thone, mbillni ullinj, lajthi, misra, e mbani shpirtin gjalle. Tek ne eshte nje xhungel e vertete, ku ligjin e bejne cubat, jetojne ne lluks te papare, kurse shumica e popullit flet me vete.
Me vjen mire qe ne foto shoh dy gra te krishtera me shami ne koke, shenje e ndershmerise se tyre…