Ra kjo mortje dhe i pamë

8 Shtator 2011, 21:22Politika TEMA

Nga Bledi Mane

1./Luani (Hoxha) me frikën e lepurit

Nuk dua ta di fare nëse ka apo jo nen të veçantë në Kodin Penal të Republikës që më dënon nëse mallkoj një ose më shumë individë. Aq më tepër kur këtë mallkim do t’ua lëshoj atyre të gjashtëve, atyre zyrtarëve bythëpambukë për të cilët paguan taksa i madh e i vogël, atyre që në vend të bëjnë detyrën kushtetuese ndaj publikut shkojnë e qurraviten si fëmijë të bezdisur kopshtesh dhe ankohen se jeta e tyre qenka në rrezik. Unë sot do të konvertohem në plak hebre, thjesht për disa minuta do të kopjoj magjistarët e frikshëm Kabalah dhe do të marr guximin të mallkoj për herë të parë në jetën time. Dua t’ua nxij turpshëm fytyrat njerëzve që u pëlqen pushteti dhe profitet e tij por mungesën e përgjegjësisë e justifikojnë me terrorin e mafias qeverisëse.

Besoj e kuptuat për kë po shkruaj sot, e nuhatët kë po anatemoj dhe mbushur plot me revoltë u ftoj që së bashku me mua të tallim mallkueshëm pushtetarët tanë të cilët kabllogramet e Wickileaks-it i zhveshën nudo para syve tanë dhe e morëm vesh që shumë prej tyre janë spiunë të shokëve, frikacakë dhjaksa, hajdutë orientalë, kurva në karakter dhe njerëzit më të poshtër të këtij vendi. Unë personalisht nuk e besoj se frika dhe terrori që u janë kanosur eminentëve të pushtetit në këtë vend i kanë penguar këta të gjorë në ushtrimin e detyrës. Besoj se edhe Withers si ish diplomat i rafinuar dhe dhelpërak thjesht sa i ka mikluar këta sharlatanë me kollare dhe grada. Ka bërë sikur i ka besuar dhe thjesht ka raportuar ironikisht drejt Washingtonit për t’i treguar qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se në këtë planet me emrin Tokë ekziston një Republikë Spurdhjakësh që veçse i futin pas shpine thikën njeri-tjetrit!

Si mund të ndjehet i frikësuar dhe i kërcënuar Komandanti i Forcave të Armatosura të një Republike në mes të Evropës, një President që ruhet nga Garda Republikane 24 orë në ditë, zyrtari dhe qytetari Numër 1 i Shqipërisë i cili fantazon se do e sulmojnë me gurë militantët e Sali Berishës? Gabohet Bamir Topi se demokratët e vërtetë nuk njohin gurë dhe pllaka trotuaresh, demokratët rrëmbejnë tanke, mitraloza dhe bëjnë grushte shteti. Militantët qëllojnë mbi njerëz me armët e gardës. Bamiri i njeh taktikat e tyre më mirë se Withers por nëse do të ndjehej shtetar i vërtetë do ti kish thirrur edhe pesë të kërcënuarit e tjerë e së bashku me ta “Live” si Fatos Nano në KPD-në e famshme mes kamerash e mikrofonash të na flisnin hapur rreth këtyre kërcënimeve. Aty nga zyra e tij të na shfaqej në krah të Ina Ramës, Bahri Shaqirit, Hysni Burgajt, Kreshnik Spahiut,Luan Hoxhës dhe së bashku të shfrytëzonin kompetencat dhe imunitetin që u jep ligji, të bëheshin grusht dhe t’ju gjuanin me grusht kërcënimeve të Berishës a të djalit të tij.

Unë nuk u besoj këtyre historive por si qaramanë aspak produktivë në postet e tyre këta zyrtarë kujtojnë se shpërndajnë përgjegjësinë duke e deleguar diku tjetër. Ndjehen të frikësuar njerëzit që drejtojnë ushtrinë me armët e saj, njerëzit që kontrollojnë organin e akuzës dhe policinë. Ndjehet i frikësuar nënkryetari i KLD-së dhe shefi i Aleancës Kuqezi. Kreshniku që do të bashkojë Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Çamëri paska frikë. Nuk ka frikë as nga serbët,as nga grekët por ka frikë nga një shqiptar i vetëm me pak pushtet. Kur paskan frikë këta të gjashtë me bodyguard-ë,makina,shoferë e gardistë pas bythe po unë që edhe këtë muaj nuk bleva dot abone autobuzi çfarë duhet të bëj? Shumë thjesht për tu kuptuar, me justifikimin e frikës kamuflojnë bizneset e tyre dhe paralelisht i zgjasin jetën qeverisë së koalicionit Tropojë-Skrapar-Çamëri-Dropull!

 

2./ Van Dammi me karate, Bruce Lee me kung fu, Florenc Hoxha me dhunën blu

Duhet të ketë bërë ndonjë pakt të fshehtë Ramiz Alia me Sali Berishën në marsin e largët të 1992. Kur ndërruan qetësisht pushtetet ky i fundit do t’i ketë premtuar Alisë se kultura e dhunës bolshevike do të vazhdonte edhe pas zëvendësimit të Hekuran Isait. Malësori doktor e mbajti fjalën me suksesorët dhe aksesorët e regjimeve të tij. E nisi me shikun dhe shiksat leshpalarë të Gazidedes dhe po e vazhdon edhe sot dhunën në moshën e internetit me Florencin pa lesh në kokë të policisë Lul Bash(a)kiake.

E patë atë farë lloj burri që dhunon gra në detyrë mes kolegëve? Më rezulton se kjo specie me kokë në formë çiftelie, paska qenë shef i Rajonit 3 të Policisë në Tiranë. Mes zyrash administrate dhe i filmuar zotëria dhunonte pa pikë turpi, imagjinoni çfarë mund të ketë bërë me qytetarët e thjeshtë nëpër qelitë e ndyra pa dritë të rajonit? Unë e njoh këtë racë të ndyrë policash si ky burracaku i bashkisë. I njoh sepse kam goxha eksperienca me ta dhe janë egërsira përsa kohë kanë pushtetin dhe gradat mbi supe por kur i largojnë me ceremoni nga puna këta tipa fshihen si lepuj dhe i sheh të dalin vetëm te kafja poshtë shtëpisë. Nuk çuditem me sjelljen e këtij Florenci që u bë polic sepse e kanë tallur dhe dhunuar shokët e lagjes qysh në fëmijëri. Kërkon të mbushë me hakmarrje defiçensat e krijuara nga personaliteti i deformuar që ka dhe si shpagim dhunon gra, dhunon gra se fuqia e tij nuk mund të përballet me potencën e një mashkulli. Dhunon gra se edhe eprorin që drejton bashkinë e ka porsi grua pemë(krah)thyme.

Ky Florenci nuk më çudit, por tu them të drejtën ditën e incidentit mbeta i zhgënjyer kur i pashë vetëm pa përkrahje gratë e bashkisë. Mendova se pasi është informuar Jozefina Topalli do të kishte marrë në telefon Arta Daden, Majlinda Bregun, Rajmonda Bulkun, Valentina Leskajn, Albana Vokshin, Olta Xhaçkën dhe do të ishin gjendur atje. Elsa Ballauri e Diana Çuli bashkë me aktivistet e tjera të të drejtave të njeriut do kishin njoftuar edhe gratë e tjera te Avokati i Popullit dhe do të lëshoheshin me vrap për solidarizim. Edhe Sonila Meço me Rudina Xhungën, Ilva Taren, Arbana Osmanin mendoja se do i shikoja mes protestueseve.

Kujtoja kur para 3 vjetësh doli Withers në konferencë urgjente shtypi pse deputeti Tom Doshi dhunoi një gazetar (që nuk e kishte filmuar askush) dhe mendoja se të njëjtën gjë do të bënte zëvendës ambasadorja amerikane Deborah Jones, por u gabova…

Më falni por mua më duket se më ka rrjedhur truri fare. Thotë mirë Dr. Tritan Shehu që eliksiri i Detit Mesdhe më ka dalldisur këtë behar. Unë kërkoj qiqra në hell dhe harroj se Liljana Arapit i preu kokë, këmbë e krahë Gaqo Dumka dhe opinioni publik klithte frikshëm : Mirë ia bëri se ishte kurvë!!!

 

3./ Dy shënime të rëndësishme

-Të hënën më 12 shtator fillon shkolla edhe në qytezën e Bulqizës. Fëmijët naivë si engjëj barktharë do të ulen në banka me çantat bosh pa libra,pa rroba të reja,me fytyrat e djegura nga dielli. Në pushimin e madh nuk do të hanë ato çokollatat turke 10 lekëshe sepse baballarët e tyre minatorë kanë një muaj që protestojnë dhe nuk marrin rrogat. Janë të rraskapitur edhe këta fëmijë si prindërit por ndjehen krenarë. Me rezistencën e tyre sollën në shinat e duhura sindikalizmin shqiptar dhe së bashku me Kol Nikollën e detyruan sipërmarrjen private shqiptare a të huaj të dijë si të respektojë punëmarrësit. Jemi në nëntokën e Shqipërisë,jo të Kongos.

-Më 1997 ish politikania italiane Irene Pivetti na mallkoi dhe shqiptarët i hodhën në det. 14 vjet më pas si skuthe shkoi te vendi i krimit dhe shtangu kur një grua vlonjate e brejtur nga vdekja e 4 njerëzve të dashur ia plasi fytyrës:

““Ardhja jote këtu ka helmuar tokën shqiptare dhe zemrat tona. Vetëm tri ditë para se të mbytej Katëri i Radës ti kërkove të mbyten shqiptarët dhe ne sot kërkojmë të paktën t’i përgjigjesh pyetjes ‘pse i urren kaq shumë shqiptarët?’. Ne i nderojmë miqtë, kemi miq italianë, por ty jo. Ti je antishqiptare dhe prezenca jote na risjell kujtimet e të afërmve të mbytur”

Irena e Berluskonit dhjeu prej frikës duke provuar se shpagimet në këtë jetë janë të pashmangshme ndërsa deti në Vlorë dallgosi fuqishëm bregun atë ditë. Ishte shpirti i të mbyturve… u lehtësuan disi…

 

*facebook.com/bledi.mane

61 komente në “Ra kjo mortje dhe i pamë”

  1. kryon says:

    o bledo te lumte kam degjuar se obama do ti shpalli luft mafies te dielen ne ceremonin e 11 shtatorit

    1. Vlora says:

      bledi te lumte, vetem te te urojme se skemi cte shtojme….
      vafsh 100 vjec,,,, se i bie drejt dhe qarte.

      1. Shqipo says:

        Ra kjo mortje dhe i pame
        ato qe Zoter e mbajne vedin
        Por qe vecse plehra jan
        qe po si dogjem do na qelbin!

      2. Aishja prej Sauku says:

        Bledo ti e din se un t’kom de-mbules t’modhe,se jo vetem qi shkrun bukun por ene ke ca gjona tjera qi ne grave na bojn per vete,psh numri komes 47.Por nji pytje du me ta bo ene pres pergjigje prej teje.Lexova n’gazeten se nji aduleshent paska vdek n’Brazil se paska Mastarubu 42 here brenda notes.Nafija nji shoqja jeme qi punon pastruse tek zyra e Krie-ministrit m’ka tregu se Berisha sa here e morrin n’telefon njerzit me u anku kundra karupcionit,tund doren posht tavaline.Tibe strefkulla mre zoti Krie-miser,i kishte thon nji dite Nafija, po ene ti shkrun me dore ene s’merrke mokinen e shkrimit te grues tate????.Pra po ta llogarisim sa here qi bie tilefoni ,Berisha tund mtinin, do i binte t’ishte bo kurupcioni qull krejt,apo e kom gabim,ene do kishte vdek prej gjith atyne telefonatave????A thue i japin VIAGRA kto amerikon ktij DAKTORIT tone???Por Nafija thot se prej zyre t’Krie-misrit del vec ajr i rond qi ta bllokon frimen.Thone se osht helmu me gazrat qi prodhon vete ,ki derdimen matuf, ene i kan ngordh tan qilizat e trunit.I kom thon Zakes tem,merr mre jahu shembull prej Berri-shes qi e len grun e vet t’boje si ti doje qefi,se ti je tu ma morr shpirtin. Masandaj shif Burrin e Zhole-fines,qi si nihet zoni hiq,gruja e vet ja bon sa te Shaiku i Arabise tu lyp kredite per PARLAMUNTIN e ri,sa te Bole-skoni i Taljanve e sa te Puti-cini i Rusis.Masandaj ene LULU i Bashes thone se gjithe diten nuk leviz prej KARI-keje ene doren e ka thy tu tund mtinin.per hallet e popullit.Po ti mre Zake pse nuk e tund mtinin njiher vete se m’doli shpirit ,sa te arra ,sa te gjoja e gjalle,se sa te kumpjuteri????Pse mri budallaqe,mu pergjigj Zakja,ca ti kujton se une kur boj seks me ty se kom tund nja dy here para,sapo shof Berishen kur del n’televizor tu fol per rritjen ekunumike me Majlinda Pa-brekun,mu m’ngihet,masandaj ene kur del Edi e thot se do futet n’kuvend me ngrihet prap,heren e tret e ke rradhe ti ,mre Ishja ime.Kshtu pra na ka mallku perenia ne mre Bledo,burrat tone sa here flet Sala u ngrihet palla,masandaj na hypin ne te shkretave,ene kur zgjohen neser n’sabah na thone shkoni n’PROTESA te sheshi me Edin se dum me hanger buke.Na ka gjet belaja ene sdi si tja bojm.JEMI N’SIKLET T’MODH.

        1. kleos says:

          Hahahahah e forte kjo ‘ sa here flet sala u ngrihet palla’

    2. ZARBUA says:

      Elsa Ballauri? Po cne more Bledi, ajo e ka Elsa Boll-javuri.

  2. beni says:

    Bledi te marrte e mira. Na ngrite qimet perpjete me fjaline e fundit. Mallkuar qofte ajo italjania dhe te gjithe ata qe urojne e bejne keq per Shqiperine, qofshin te huaj a shqiptare.

  3. Toni says:

    hallall or ti se i ke rene pikes . po kujt ia thua pa. se keta nuk i tremb asgje mor vlla. keta jane reptile qe nuk tremben nga asgje

  4. TEFTA ALIKAJ says:

    BLEDI MANE JE SHUME I SAKTE

  5. Anduelinda says:

    O Bled,
    Bravo. Ja paske bere mire atij bamir lapanjozit. Por cte bejme keta kemi per ise te na qeverisin. Besoj se vicidoli do kenaqet me kete shkrim.
    Sjellja e asja vlonjates dhe mua me beri shume pershtypje. Me dritheroi dhe me shtoi shume krenarine kombetare.

  6. valbona says:

    O Blendi po ku je kam 2 dite qe po prese shkrim prej jush ,nuk di je perle te lumte dora, keta jane ordiner ne kuptimin e gjere te fjales duke i marre nga te dy kampet, kete situat duhet ta zgjidhim vete ne si popull nuk ka me besim te asnje force politike ,te gjithe keta HORA po luftojne per kariket e tyre kush te zhvase sa me shume nuk ka me besim te asnje ,ngrehuni o popull ,ne shajme grekun po e pate se cpo bejne ate nuk po i lene kusur qeverise se tyre.Duhet te jemi te bashkuar o sot o kurre.

  7. LOLA says:

    BBBBBBBRRRRAAAAAAVVVVVVVVVOOOOOOOOOOOO

    1. aspetosi says:

      ————ti LOLA keshtu bertet gjithe naten?-hahaha loooooooooool u dhiva….

      1. Thana says:

        SAKTE! ASHTU JE , I DH…RE. nUK E DI A E KE KOKEN FORME çIFTELI?

      2. LOLA says:

        ta dish ti nuk ishe dhjere kaq shume

  8. Luan Lepuri says:

    Nje gje se kuptoj, kto qe kan nda mendjen me vra veten mer vlla pse nuk perpiqen te lejne ndonje gje te mire pas vetes. Ti ngjajne te pakten 30% Avni Rustemit.
    Dune me vdek…. Te pakten te marrin naj frikacak me vete….

    1. amy says:

      o LUAN , Po pse s’e ploteson ate deshire vete or njeri, ah po, e ke thene vete: ke deshirat prej Luani por burrerine e nje lepuri, dhe te them te drejten, ky pseudonimi yt na takon te gjitheve. Enderrojme si luane me bark prej lepuri.

      Bledi, te lumte dora!

  9. orli says:

    Te lumte o Bledi!por ç’ti besh,keta jane”njeriu yne i ri”me te”riun “sali qe i rriti,edukoi dhe na i la peshqesh partia!butake pa shtylle kurrizore.

  10. loni says:

    Te lumte pena o Bledi.
    I ke te ralle shoket e ishalla te shtohen. Ky eshte kontribut i papare ne edukimin kunder frikes.

  11. rokoko says:

    ia ke bere kaq mire atij kreshnik spahiut, sa nuk behet me.
    se na eshte bere si babai i kombit.
    na eshte bere si baca Barjam e ismail beu, me keto thirrjet per shqiperine.
    nuk shkon atje ne KLD e te tund dheun per gjithe keto abuzime ne shqiperi ose te jap doreheqjen e te bashkohet tamam dhe me te vertet me popullin.
    nuk kane nevoje per tam-tame gjoja patriotike, per ndryshime emrash qytetesh, por per veprime te medha kombetare.
    kam degjuar qe edhe ky kreshnik spahiu, do bej nje parti politike dhe pas krijimit te partise do hyj ne parlament e pastaj do perfundoje si deputet cam, qe derisa ishin shoqate qanin per camerine, tani qe hyjne ne kuvend, votojne per berishen qe po shet detin dhe tokat e shqiperise per varreza greke
    turp

  12. hysni dajaku says:

    mire qe shkruajte ti,se une po behesha gati te ulerija ne interrent,Ku je o Blendi!!! do prisja deri te “shtunene nxehte” e pastaj do lajmeroja 911,:))) ajo pena jote u beft top e kaluar topit,,hallal qumeshti i nenes qe shkruan si ta ndjen…ata qe thua ti me lart si te paret e fshatit bejne politike si tek klubi lagjes,si gjoja popullor duke pire ndonje limonad,ose duke lozur bilardo me cunat e lagjes,tolerant,qe nuk i prishin pune njeriut,por qe trasten e tyre e mbushin plot e duke u justifikuar,se ky eshte nje lum qe edhe te duam ne nuk e ndalim dot po me mire dalim anes e zem ndonje peshk,,
    politike turkoshakesh ashtu si na i ka len turqia,e te pa bese si na ka lene trashgimia,njerez qe qurravieten sa arrijne ne nje detyre,e kur ua japin te han mutin mu ne byth,,e kur largohen bejne si burra shteti,,njerez qe po nuk erdhi ndonje pushtues ti ndjeki prej bythe se vetem nga ata kan frike,nuk lujane prej vendit se e dine qe kan 100 vjet ymer nga populli i tyre,,,kurse keta te kategorise se dyte si pune Florencit jan ashtu si thua ti jane nga ata tipa qe po u dhe ndonje kobure bejne hatan kur gjejne njerez ne hall te tyre per te treguar trimerine,jan nga ata qe e dine qe gruaja u ka tre dashnore,por ndihen mire se jane me te njeten parti si pune e tyre e nuk jan nga te opozites,,,,por une doja qe ajo gjuha jote te mbinte ne gojen e ndonje opozitari,jo se nuk ben pune aty ku eshte,,po tmerrohem kur gjith ajo opozite flet si e tredhur,ne kohe qe duhet te ulerinte e tundte vendin,,nxjerrin ndonje zedhense kanerine,thot ato qe i kan shkruar,edhe kaq,,terbohem kur gjuha e Edi Rames nuk deshifrohet dot nga shqiptaret te cileve u flet sikur te gjith kan mbaruar oxfordin,pa marr parasysh qe gjysma e tyre ne demokraci jane shnderruar ne analfabet e kuptojne vetem sharjet e thashethemet e Sali Berishes,,terbohem kur opozita ne vend te dali dit per dite me emra e lista hajdutesh demokrat,nga me te vegjlit qe me djersen e bythes,i kan bere nga dy tre vila,kan nga dy tre makina,e leke me shumice ne banka e jo si pasoje e ekonomise se tregut po vetem me 2 -3 vjet ne nje post shteteror,,Sali eshte Ariu i korrupsionit, e Ilir Meta eshte Ujku,po Cakenjte ne cdo zyre qe kan emra e mbiemra,qe populli i njef mre por qe vetem opozita nuk i njef bejne kerrdine e kan bere me shume se Saliu e Iliri

    1. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

      Bravo Hysni.
      Na moren me qafe ne dhe brazat qe vijne keta te opozites.
      Me duket se hane ne nje grazhd te gjithe qente, dhe prandaj edhe s bejne ze.
      Per nje pellembe qe u jep policia njerezve ne Greqi, digjet nga jugu ne veri. Tek ne po i shtypin me te gjitha format, po i vrasin mes rruges, po e futin ate vend ne borxhe te papara, dhe prape s bejne ze.
      Popull i tredhur.

  13. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    I nderuar Bledi,mbyllja e shkrimit tend me historine e asaj gruas VLONJATE me rrenqethi shpirtin.Vlora nuk duhet te lejoje qe ne 100 vjetorin e PANVARSISE duart GJAKATARE te Sali Berishes dhe FRIKACAKU Bamir TOPI te ngrene FLAMURIN KUQ E ZI.Pas gjithe ketyre SKANDALEVE qe zbuloi Wikileaksi duhet te kerkohet nga OPOZITA—-DORHEQJA e MENJEHERSHME e SALI BERISHES.Po a i ke lexuar te gjitha kabllogramet more Bledi????A e ke kuptuar kush eshte EDI RAMA ky ZHGENJYES i shpreses tone.Sinqerisht cdo dite kthehem nga puna i lodhur dhe bije gjume i brengosur.Jo i nderuar Zoti Mane un ketu ne toke te huaj kam cdo gje dhe nuk me gezon asgje,kur mendoj si po SHKATERROHET ATDHEU YNE duke filluar nga vendlindja ime ne BULQIZE deri tek TRAGJEDITE e VLORES time te rinise.Shqiperia ka nevoje per fjalen tende,sepse ajo eshte nje nga KLITHMAT qe dalin nga nje shpirt i masakruar,nga nje zemer qe vuan sinqerisht per nje SHQIPERI NDRYSHE,pa kriminele dhe vrases,pa gjakpirsa,pa hajduta dhe pa FRIKACAKE.Por le te shpresojme te gjithe se bashku se PRANVERA ARABE do te pasohet nga VJESHTA e ARTE SHQIPTARE.Atdheu jone ka nevoje per sot per Gjeneral MYSLYM PASHAJN dhe Profesore Flora HANELLI-OSMANI.Ditet e Sali Berishes duhet te numerohen nga 100 e poshte.Edi Rama si i PA-AFTE dhe MEDIOKER KARJERIST qe eshte, nuk po e shfrytezon kete SHANC te madh qe i dha ish Ambasadori John Withers.Te me falni per krahasimin qe do bej,por thone se “ai qe BREKET e veta i ka te mbushura me MUT s’mundet me i largu mizat e te tjerve”

  14. USA says:

    besoj se kesaj gazete i mungon dicka nese ne te nuk ka shkrime te ZOTIT mane.

  15. Besa,Canada says:

    …..dhe thuhet se nuk ka trima ne Shqiperi ! Ka dhe njeri prej tyre jeni ju Bledi. Nuk po te them te ruajt Zoti,por po te them qe je Trim dhe nuk ka fjale me te bukur per kohen e burracakeve qe jetojme.Urrejtja eshte shume e madhe,trimat duhet te organizohen per te shpetuar Shqiperine tone.

    1. nga deti kuq e zi says:

      s’ka nevoj per trima po per organizim protestash sa here rritet cmimi i bukes i energjise, i ushqimeve , sa here ,prishet nje lulishte e behet nje pallat, sa here s’behet nje rruge e behet nje vile me pishine per nje pushtetar.etj,,etj.

  16. shkodrani says:

    Shum i sakt,origjinal…je i madh o Bledi…bravo

  17. Rrofte Shqiperia says:

    O Bled shiko aty ku je me ndonje banke se mos u gjen ndo nje nr. llogarie, se ketu kane humbur leket na eshte bere syri bakerr.

  18. karaduzi says:

    Duhet qe gazetaret e vertet dhe pateriot te krijojne nje opinion real per ngjarjejet dhe njerezit,mendoj se nder te paktet jeni dhe ju i nderuari bledi,pavarsisht stilit tuaj te vecant,pa hipokrizi dhe lajka i thoni te bardhes te bardhe e te zezes te zeze.Disa gazetar te moderuar,por qe nuk thone asgje kane 4 vjet qe duan te na mbushin mendjen se bamiri eshte politikan i moderuar i te ardhemes,por ne realitet mund te themi se eshte presidenti me i dobet,me kot ne te gjithe historine e shqiperise.Perfytyroni sikur te jete pasardhesi i berishes pa frik mund te themi se pd do te ishte inekzistente.

  19. Beni says:

    Me keto shkrime fantastike konkurence ke vetem antenat brenda familjes.

  20. Arian says:

    O Blendo ca do kishte bere ne lufte ky gjeneral,apo si Zhulali ne 1997,kembet e shpejta e faqja e bardhe………

  21. çami says:

    z.Mane ke shkruar me te drejte per felliqesirat qe tallen me shqipetaret, keto felliqesira keshtu jane servilosur dhe atyre qe drejtuan ne sistemin e kaluar , jane specie pa karakter , pa zemer , pa shtylle kurrizore,jane butake, kermije qe lene per shenje rruge me jarge qe kur i sheh te vjen per te vjelle.

  22. G.Molla says:

    Zoti Uidhers duhet te deklaroje qendrimin e tij ne shyp pas kesaj qe po ndoth me gjeneralin Luan Hoxha,
    kush mashtron Uidhers o Hoxha, shqiptaret kure s’e mendojne se mashtron mbasadori i Amerikes.

    1. +10 says:

      Ne baze te ligjit amerikan e ka te ndaluar te beje komente.

  23. J.Kola says:

    Ku je zonjusha Ballauri pse s’bmron grate e rahura, bashke me homologet e tua per te drejtat qe kane grate e Shqiperise? si ri qete kur ato me dhune debohen nga zyra? jazek ne se nuk reagon,haram qumshi i nenes qe te riti.

  24. Kkoli says:

    Nice fare..
    I ke degjeneruar kurvat ….
    Bravo.

  25. Miri says:

    Specie me koke ne forme ciftelie….ky eshte krahasimi me i goditur qe kam lexuar ndonjehere. Asnje krahasim tjeter nuk e kalon dot kete.

  26. irena says:

    Ju falenderoj shume per menyren se si na percillni me fjalet tuaja gjithe situaten. Ne fakt, eshte e trishtueshme, qe ne keto shkrime nuk reagojne ata te cilet duhet, por jane thjesht njerezit e thjeshte te kesaj kombesie.
    Une personalisht mezi pres te lexoj shkrimet tuaja.
    Respekt dhe mirenjohje.

  27. LORA says:

    EKSELENTE! Qofsh i bekuar Bledi Mane.

  28. nga deti kuq e zi says:

    eh sa dallge ngre o i madhi BLED ! TI po i pasuron ndergjegjen shqiptareve me cdo shkrim. dhe te mendosh, qe detin e lehtesoi nje grua e vetme vlonjate !

  29. Ai cuni nga cerriku says:

    Hallall bledo je njish,mir ja bere kurvave por duhet ber shum pun nga te gjith ne,duhet me u ngrit populli te perzem keta qelbesira te komunizmit qe maskohen nen masken e demokratit,poshte tradhetaret e kombit poshte qelbesirat vdekje o zot ketyre krimineleve qe po i marrin cdo gje popullit ton,edhe dinjitetin po na i marrin ja shkerdhefsha robt ku ti ken se dhe zoti ka harru ti marri keta moterqira

  30. Dike Mullai thote; says:

    je shume isakte per problemet qe trajton ne shkrimet e tua. Eshte kontribut i vecante, me vlera per ata,qe kane sy e shikojne !

  31. len says:

    i kane thene komentuesit e tjere te gjitha,bravo,vec nuk e di cdo te mund te beje tjeter,ndoshta te inicjoje formimin e nje grupimi te ri shqiptar,jo si i KRESHNIKUT FLOKEXHELIT,po nje bashkim te shqiptareve opozitare te vertete sic thote nje zoteri me me siper,ME KOL.PASHEN DHE PROF.FLOREN!!!Ndoshta dhe Mero mund te ishte pjese e tij,dhe te zgjonit popullin kunder kesaj kerrme,se sic duket EDI RAMA SHALOKU s’eshte ne gjendje ta beje.te uroj shendet.

  32. england says:

    Pas perles se rradhes,nuk dime se kur do besh shperthimin tjeter Bled!
    po sikur te ma degjeneroje njehere ate Wolfarthin nuk do beje keq
    sa do desha te isha ne tirone(nese Mato me tezen i tereziten nja dy
    gjyle fisit Mere)do shkoja tja pellcisja me domate atij qoftexhiut ambasador…

  33. albani says:

    Falemindeit se na bene te ndjehim shqiptare, nuk gjej fjale falenderimi dhe vlersimi per ju, faleminderit dhe gazetes qe ju jep mundesin. jetofshe sa me gjate pas shperberjes se asaj klase politike qe po perdhos shqiptarin e sotem. Turpi do i mbuloi brez pas brezi, ne barceleta do kujtohen qyqaret.

  34. Albann says:

    Gjashte” luanet” qe do na mbrojne nga greku dhe serbi.Gjashte “luanet” qe do na mbrojne nga mafja dhe te koruptuarit…..Nuk jane vec 6 minj me te cilet luan macja Berishe….Uroj qe dikush te shkoje ne presidence dhe ti jap presidentit nje foto te ketyre gjashte minjeve dhe nje dekorate “pas vdekjes” per “trimeri”.

  35. Qemal says:

    Te lumte,nuk gjej dot fjale me te falenderuar dhe per te uruar,por do ta them nje fjale: TE RUAJT ZOTI me fal jane tri fjale. Do te uroja qe te shkruash gjithmone,tua grisish masken qe kane vene te gjithe atyre qe merren me politike sepse jane kriminele dhe te shitur te armiqte me te eger te SHQIPERISE DHE TE SHQIPTAREVE. A nuk duhet dhene alarmi qe ministrat dhe kryeministri shqiptare mbrohen nga sigurimi i Serbise!!!!!!!!??????? ose kercenimi i ministrit Grek me jepni detin ose une nuk ju le te shkoni ne EUROPE,oooopika te rente,kurre nuk shitet vatani,ne europe ne veme vete kur te duam,por pilitikanet e duan shpejt qe te fshehin pasurite dhe bythen e tyre nga hakmarrja popullore qe nje dite do te shpertheje fuqishem.NGRIHU O POPULL,MJAFT DUROVE,VARFERINE ,TRADHETINE,POSHTERIMIN NUK DUROHET ME KY KRYEKRIMINEL me emrin Sali Berisha me gjithe bashkepunetoret e tij tradhetare. Jete te gjate z.Bledi

  36. tezja ny says:

    O BLENDI pse i le njerezit pa gjume? Per 24 ore SALA nuk fle pa sajuar nje perrale e per ta cuar HOXHEN tek PASHKO

  37. aqo says:

    T’u zgjatet jeto more djale trim,te lumte ajo dore dhe mendja jote e ndritur per epitetet e goditura ndaj spurdhjakeve qe kane frike nga hija e tyre.Merhumi president paska frike nga guret e shpellarit.Uuuuu mortja pse se shplan kete kufome te gjalle.E ne themi qe eshte djale i mire.Mjere populli kush e udheheq.Apo zdapi i opozites qe kerkon te marre pushtetin me konferenca shtypi.Ne cilin vend te botes opozita ka fituar me konferenca shtypi?E ky mendje drituri yne kerkon te behet shembulli i pare ne bote.Kete pune e zgjidh vetem REVOLUCIONI POPULLOR.Koha nuk pret me.

  38. guri i qytetit says:

    Urimei! Bledi po verej nje rinim tendin pas atyre qe ke kaluae,verej nje rienthuziazem si ne fillim te viteve 90.I kam ndjekur pothuaj te gjitha shkrimet e tua ne gazeten Tema..Kane dicka te vecante jo vetem per nga kurajua por edhe per nga mesazhi qe percjellin.Perpiqesh te na ngresh breket qe na kane rene perballe pushtetit dhe kjo eshte sa kurajoze aq edhe patriotike.Te pergezoj patrioti im dhe te uroj durim e perkushtim per ate qe po ben.Mos u terhiq packa se shume prej atyre qe permend mund te vine edhe ere e keqe pasi i kane mbushur ato qe u kane rene poshte.

  39. Tosi says:

    Te gjithe jemi te mendimit se Bledi Mane eshte nje pene shume e forte,gjithashtu qenka dhe nje djal me karakter dhe dinjitoz.Le ti drejtojme te gjithe nje kerkese:Hap nje faqe ne Fbook,ku ti ekspozoje te gjitha shkrimet e tije,njekohesish te kete mundesin te komunikoj me rinin shqiptare dhe me video..Te rinjte shqiptar jan shum te revoltuar nga kjo klase mafioze politike qe i ka vrare shpresen,ata kan nevoje te inspirohen nga njerez dinjitoz dhe me karakter per ti bere presion te dyja kaheve te politikes qe sipas kabllogrameve kan dhi..r ne nje canak.Rreziku se nga halli mund te behen bashke thjesht per mbijetese ne politik dhe ruajtjen e mallit te vjedhur,do e vras akoma me teper shpresin dhe do zvogloj me shume Lirit ne ate vend.”New age revolution in Albania is waiting for a Noble Man”.

  40. Hari says:

    Pergezime Bledo!

  41. halil says:

    hallall bledo je o madh

  42. baba abazi says:

    o Bledi.
    vazhdo keshtu se ne zgjedhjet e tjera do te te beje sala deputet dhe minister se je i afte dhe i zoti.
    ministrija e emigracionit do ishte teper adapte per tye.
    tritan shehun fute zvndsin tand..

  43. xha veli says:

    O Bledo duket qe je nje Pellazg

  44. SADIU says:

    Te lumte o i biri i AHMETIT, TE LUMTE. Por edhe sote u vra gjykatsi. Saliu dhe Topi e bene punen e tyre rutin, e ngushelluan fa miljen viktimes si dhe dhane urdher per te “kapur” vrasesin si ata te tjeret.

  45. keshtjella canada says:

    komentet jane te teperta i nderuar djale

  46. anais says:

    te pakten me gezon fakti qe ka akoma BURRA shqiperia…..o tani o kurre shqiperise i duhen TRIMA…. si mero, bledi . ishallah ka dhe te tjere …… bravo …..

  47. martin says:

    Bledi si gjithmone i perkryer. Por une kerkoj qe krahas shkrimit tend ne radhe edhe me autoret e tjere te vihet shkrimi i AISHES nga Sauku se eshte me te vertete realisto sarkastik. Pershendetje per kontributin tuaj ne ndergjegjesimin e opinionit publik per rezimin e kesaj qeverie dhe ardhjen ne pushtet te njerezve qe e duan me te vertete kete vend edhe sikur mos te jene specialiste te mire por qe kane zemer per te punuar dhe sakrifikuar per vendin dhe popullin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje