Mbyllet papritur revista Mapo

9 Shtator 2011, 13:09Politika TEMA

Revista Mapo, një e përjavshme me frymë opozitare, mbyllet krejt papritur. Ajo ka filluar si një nismë mes Universitetit Europian të Tiranës dhe biznesmenit Agim Shënediella, dhe qysh në fillim është rënë dakord të kish atë frymë që ka pasur, gjë që dukej edhe tek emrat që e bënin, si Skënder Minxhozi në rolin e drejtuesit të saj, Lorenc Vangjeli që tok me Minxhozin ka përbërë tandemin që ka tërhequr revistën, por dhe emra të tjerë si Preç Zogaj, Artan Lame, Andi Bushati, Sokol Balla, etj.

Dje dhe sot ka pasur spekullime mbi këtë lajm, por hë për hë nuk lexohen motivime anti-opozitare në vendimin për ta mbyllur këtë revistë. Duket se nisma nuk ka funksionuar si joint venture në terma të biznesit mes UET-it dhe Shënediellës, por nuk dihet të ketë pasur kontrast mes partnerëve lidhur me orientimin e këtij periodiku. Revista Mapo, ashtu si të gjitha revistat e tjera dhe shumica e gazetave në Shqipëri, ka qenë me humbje. Entiteti i humbjeve nuk besohet të ketë qenë i niveleve të papërballueshme, por humbjet janë humbje sidoqoftë.

Një gjë është e sigurt: sikur kjo revistë të ish e rreshtuar në krah të pushtetit, do gjendeshin paratë për ta mbajtur gjallë atë. Ky është spekulimi i vetëm që mund të bëhet, bazuar në klimën që ekziston.

*respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2011/9/9/mbyllet-papritur-revista-mapo

15 komente në “Mbyllet papritur revista Mapo”

  1. amy says:

    Cfare fatkeqesie! Nje me shume ne anen e berishes. Sa keq! Sa keq!

  2. çami says:

    Shiperia ne epoken e qorrave dhe te horrave, bythe pa laret kane zene qytetet e medha me kuç e me maç ,kur do mbaroje ky mallkim per atdheun tone? do largohemi te gjithe nga vendi si çifuti ne shkretetire,

  3. I zhgenjyeri says:

    E pat dhe Mapo….. Nuk e duronin dot penen e Minxhozit, Kol Balles apo Vangjelit…..

  4. BREJVIK says:

    Bravo Sale e bere si deshe

    1. shpati says:

      sala ben si do ,ben pershesh,se ka gjetur nje popull sy lesh,

  5. ilir says:

    Me siguri eshte terhequr pabythesi Hekuran(Henri or Henri), sic u terhoq “papritur dhe nga respublica. Ky zagar financohet dhe komandohet nga maloku diabolik sali.

  6. gimi says:

    ore nje pyetje kisha une – keta gazetaret qe publikojne revisten/gazeten, pse nuk e marrin persiper vete ta vazhdojne botimin, te pakten on line ose ta printojne me “leter kavaje” dhe te vazhdojne e te shkruajne per cka ndodh ne vend, e si duhen ndrequr punet; ky eshte tekefundit nje mision dhe detyre, permeteper ne kete vendin tone per fawe te zeze… tek e fundit keta gazetaret qe permenden me larte nuk kane te ardhura te keqia dhe edhe po ti binin pak xhepit te tyre per hir te gazetes / dhe tekefundit informimit/iluminimit qytetar, nuk do te ishte ndonje qamet. Nese bejen jete spartane nuk bejne gje tjeter vecse solidarizohen me shqiptarin e thjeshte dhe qe eshte shumice, qe ben nje jete modeste mos them te varfer. Si? aha… i bie qe ata shkruajne per para, pra kush ti paguaj…bukur… mendoj se njelloj jemi te gjithe, materialist te rendomte…

  7. petrika says:

    LAMTUMIRE MAPO CILI E TREGOJ FYTYREN E VERTET ZATEN KUSHDO QE KA NJE BIZNES TEPA NDERSHEM NE SHQIPERI HA DIKU NJE LUGE CORBE TE PRISHUR E PASTAJ E VJELLE TER JETEN CIL TE RENTE QIMJA — THOTE DRITEROI —PO SBERE NJE BAJGE NE TAC TE BABAIT NE PRAG TE TEQESE –POR TI NUK JE NGA ATA QE BENE BAJG NE TAC TE BABA SALIUT TI ME MIRE PRANON TA HASHE VETE BAJGEN SE TA BESHE NE TAC TE BABA SALIUT E TREGOVE VEHTEN SE KUSHJE

  8. XHIMI says:

    AMON mer çi shkoni mrapa EDI RAMES akoma,boni nje gje te re vet, noj parti te re, u kutadiun ,vetem ati mos i shkoni mrapa,se kur ti kerkoni mbrojtie nga Saliu, esht e sigurt qint per qint qe do ju lej ne balt,ai esht frikacak dhe me karakter te dobet,çi punoj Saliu mu ne mixhilis nuk i la gru non moter dhe ate vet,pa e shperfytyru nga ana e nerit,dhe ati nuk i boni as gjo pershtypie, po i la te gjith opinionit te kuptonte qe çfar thosh ai i pafytyr ishin te vertata,ju menoni akoma se ME EDI RAMEN,do ndryshoni noj gjo,te them te drejten kisha besim tek ky njeri, por qysh kur i vodhen votat dhe ai u mçef 6 muj pa dal ne sken ,qe tegjith prisnin vetem nji llaf nga ky,nuk du me ja pa fytyren mo kti njeriu,qe nuk ka piken e turpit qe ne momentin qe elektorati esht i irritum ne kulm me te drejt,ky del e thot pa piken e turpit qe SALIUN nuk e leviz me zor nga pushteti,pret qe ti japin ambasadoret noj flet lavderimi si duket,neser le ti dali perball Saliut me ambasadoret perpara,se SALA ka per ta rrujt shum.TE kesh gjysmen e me shum te SHQIPTARVEme vete dhe mos kesh zemer me i dal perball i pushteti te korruptum,ky njeri per mu nuk hy ke burrat ,duet me e pa mir punen e kti skemi çfar me thon tjeter.PER KTE GAZET ME VJEN VERTET KEQ QE ESHT MYLL PER VET FAKTIN SE CDO DIT E ME SHUM PO MBYLLEN GAZETAT E PA VARURA TE VETMET QE THON TE VERTETEN DHE JA CIERRIN MASKEN KTI PUSHTETI TE KORRUPTUM kjo esht dhe arsyeja qe shaj kryetarin e opozites per vet faktin se opozita sot esht e vetmia mburoj kunder ktyre gangsterrave qe kan sot pushtetin.

  9. epiroti says:

    Sa keq, tani shtypi opozitar eshte duke firuar,…..

  10. vlora-skele says:

    Kush ta rrezoj nga kali krieministrin? Kjo eshte çeshtja?

  11. Bardhi says:

    Nuk ka asnjë lajm tek gazeta Mapo on-line.

  12. Gazmend Nushi USA says:

    Patjeter do dale dhe konkluzioni qe e ka mbyll Berisha dhe jo se nuk kishte pare dhe kerkush nuk e lexonte.Te gjithe aludojne kurse pronaret nuk flasin dhe faji mbete jetim dhe spiunet e Enver Hoxhes faturen si gjithmone ja vejen Berishes.

  13. Ramy says:

    Kjo eshte absurditet o nushi , Keta edhe ngaterresat personale te popullit apo rastet e izoluara i ven fajen Saliut duke menduar qe po bejen opozite , Prandaj keta do te vazhdojne me degradimin e vetevetes

  14. arjani says:

    Ishte nga te paktat subjekte qe bente informacion dhe jo disinformacion.
    Z. Mero mendoj se analizat e Sokol Balles duhet te botohen ne kete gazete.Gjithmone me kane pelqyer analizat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje