WikiLeaks 2021: Luan Hoxha është kërcënuar përsëri

9 Shtator 2011, 10:55Politika TEMA

Nga WikiLeaks-i tjetër që do të plasë pas nja dhjetë vjetësh, do të dalë një kabllogram me dt. 8 shtator 2011, i nënshkruar nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu. Në të do thuhet, se “pasi dolën në dritë dokumenta të ambasadës sonë, me të cilëve provokoi bujë një që kish të bënte me gjeneral Luan Hoxhën, ky i fundit, shtatë ditë pas bujës së madhe, kërkoi t’më takonte. E prita në Ambasadë, ashtu siç kish bërë paraardhësi im me të. Ishte shumë i shqetësuar. Më tha se e kish telefonuar djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, dhe e kish fyer e kërcënuar prej dëshmisë që kish dhënë përpara Withers-it. Ish i terrorizuar. Më tha që ish i detyruar të bënte një përgënjeshtrim publik të bisedës që kish patur këtu në vitin 2008. Ndryshe, nuk e dinte se ç’mund ta priste. Unë nuk i sugjerova asgjë. Madje, nuk mbaj mend të kem folur qoftë dhje një fjalë të vetme me të. Ah po, i kam thënë ‘hi’ në fillim e ‘bye’ në fund të bisedës. Iku për të shkruar përgënjeshtrimin, të cilin e publikoi sot, më dt. 8 shtator. Në të thuhej se ‘duke konfirmuar atë takim [me Withers-in] si konfidencial e kortezie që unë në cilësinë e ish Shefit të Shtabit kam pasur me ish ambasadorin John Uidhers, dëshiroj të sqaroj se, gjatë këtij takimi, nga ana ime nuk është përmendur emri i z. Shkëlzen Berisha, as në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe as për çështje të tjera pune që u trajtuan miqësisht e konfidencialisht… Shpjegimet e mija mbi përgjegjësitë, procedurat, dhe rrethanat e fatkeqësisë teknologjike të Gërdecit, unë i kam dhënë me vullnetin tim të lirë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Prokurori, dhe në Gjykatë, duke u bazuar në të vërtetën dhe ligjin. Përtej çdo spekulimi, kjo ngelet dëshmia ime e plotë dhe e vetme mbi këtë ngjarje’.

Nënshkruar nga Alexander Arvizu, Tiranë, 8 shtator 2011.

 

*respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2011/9/8/wikileaks-2021-luan-hoxha-eshte-kercenuar-perseri

 

7 komente në “WikiLeaks 2021: Luan Hoxha është kërcënuar përsëri”

  1. Joni says:

    Nuk e di c’mund te thuhet me, te gjithe e kuptuan qe mafiozet i kishin bere kercenim Luan Hoxhes…
    Nuk me habit fare ky lajm vetem me ben per te vjelle kur shoh se ne cfare qorrsokaku eshte Shqiperia. Me keq se sot nuk ka qene asnjehere, as ne kohen e Haxhi Qamilit…..Ptu…

  2. nastradini says:

    Ambasadori Avrizu le te ktheje koken prapa dhe te verifikoje se c’i gjeti mjeranin e likuiduar pa nam e nishan Remzi Hoxha dhe biznesmenin amerikan, te ndjerin Kosta Trebicka qe guxuan te dy te perballen me banditin e CAMORRES shqiptare Sali Komunisti. Me pas le te pyese edhe per peripecirat mafioze qe hoqi ish-Kryeprokurori Sollaku qe guxoi t’i prekte gishtin e vogel Berishes me hetimet e tij per rrugen Durres-Kukes. Dhe ne fund mund t’i drejtohet per keshilla edhe gazetarit trim Mero Baze si i vune bomben ne veture dhe si e rrahen paq ne lokal banditet po te kesaj CAMORRE komuniste. Pastaj le te habitet sa te doje me rrefimet e gjeneralit te Ushtrise se Vdekur dhe ish-Shef i Shtabit te saj te Pergjithshem Luan Hoxha.

    1. Genci says:

      Zoti Luan mirë thua ti por këto i ka nxjerr Ambasada Amerikane Ambasadori Zoti Wither dhe ne ato që shkruhen ne besojmë se ajo nuk thotë të pa vërteta.Nuk e di e keni lexuar?
      Letër e Hapur drejtuar:- Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit Amerikan.Kërkoje në Google

  3. Albert says:

    Shqiptare te ngrate!!!
    A e pate dje se si per dy ore njeriu qe ka uzurpuar zyren e kryeministrit, i krisuri Sali Berisha mbrojti duke u jargavitur, me thonj e me dhembe thjesht dhe vetem oborrin e interesave te tij?! Si mund t’ja lejojme vetes nje luks te tille, pra qe ky i cmendur te etiketoje armiq dhe tradhetare kedo qe s’i shkon per shtat?! Si i mundesohet,kush ia mundeson kete komoditet?! Nese shpresa ka vdekur ne kete vend,eshte mire ta afishojme,d.m.th te shpalosim nga nje flamur te bardhe mbi pullazin e shtepive tona!!! Eshte akt me i pranueshem,me i sinqerte dhe me i kuptueshem sesa te ecim si ne jerm. me perzihen zorret ne bark kur degjoj per heroizma te 90-91 me rrezim diktaturash! Si u konvertua armata e trimave dhe e kurajozeve ne lepuj dhe kone te bindura ne realitetin e sotem “demokratik” ….
    Cfare ironie,cfare turpi!!!…..

  4. koli says:

    degjo more lepur me emrin luan, se mos thua qe ke qene ke begsat se dhjaks si ty nuk paska. Po ik ore i trashe e kerko azil nese je kaq keq, po mos i tradheto idealet, burr maskara.

  5. england says:

    Ndryshimi i vetem do jete se do thuhet i ndjeri Luan Hoxha
    pasi ne nje menyre,apo tjeter Saliu nuk i le te jetojne njerzit
    qe mund ti rrezikojne karrigen e pushtetit(sado qe luani eshte konvertuar ne lepur)
    Berisha ka treguar ne vite se di te heqe qafe,dhe te joshe familjen e viktimes!!!

  6. Albann says:

    2021.Presidenti dekoroi me medaljen Hero i Popullit Z.Luan Hoxha.Pasvdekjes ne krye te detyres.Saliu pasi i vret i ben heronj.Si Azem Hajdarin.Ne menyre qe familja mos ushqeje urrejtje po te genjehet me mbeshtetjen financiare qe i ofron shteti per humbjen e te afermit te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje