Një njeri që hidhërohet nga e vërteta

10 Shtator 2011, 19:56Politika TEMA
Një njeri që hidhërohet nga e vërteta

Nga Mero Baze

Lexova reagimin e vonuar të Fatos Lubonjës mbi debatin që ka hapur një shpifje e tij e ulët në ambasadën amerikane rreth shkaqeve përse gazeta Tema u mbyll në janar të vitit 2010. Për fat të keq nuk ja vlen të merresh gjatë me një njeri që një vit pas ngjarjes thotë nuk mbaj mend çfarë kam folur, dhe as me një njeri që një javë pas publikimit të një ligësie të tij, përpiqet të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por për respekt të lexuesve po sqaroj shpifjet e djeshme botuar në gazetën Panorama.

Akuza bazale që Lubonja ngre ndaj meje është se jam një gazetar që nuk kam lënë gjë pa thënë për korrupsionin socialist, dhe tani nuk po lë gjë pa thënë për korrupsionin e Familjes Berisha. E pranoj akuzën pasi kjo akuzë më nderon.

E di që nuk është e këndshme të jesh në anë të ndryshme të llogores kundër të njëjtit armik, në këtë rast bandës së hajdutëve të pushtetit, por unë e kam zgjedhur vetë këtë fat dhe Lubonja këtu ka të drejtë. Ajo që bën të lig dhe të pandershëm Lubonjën është fakti se unë që zgjedhkam gjithnjë opozitën qenkam i korruptuar pasi opozita paguaka para më shumë se pushteti për të qenë me të. Është e çuditshme se si Lubonja prej vitit 1997 ka qenë gjithnjë në anën e pushtetit duke bërë kritika brenda oborrit, ose për persona që ka probleme personale dhe është i ndershëm, ndërsa unë që paskam qenë gjithnjë me opozitën jam i pandershëm pasi sipas Lubonjës në këtë vend paret e korrupsionit i paskan opozitat dhe jo pushtetet. Shpresoj mos ta dëgjojë pronari i tij i TV Klanit këtë tezë, se do lërë pushtetin dhe do bashkohet me opozitën për të bërë lek.

Akuza e dytë në formë shpifje është historia që Lubonja tenton të lidhë mes gazetës Tema dhe pronarit të lokalit Tajvani. Aty ka dy gënjeshtra të liga. E para që gazeta Tema i është shitur pronarit të lokalit Tajvani 500 mijë euro. Është shpifje, por kjo nuk i bën përshtypje një njeriu që nuk ka lidhje me të vërtetën në historinë e shtypit në Shqipëri. Shoqëria “Media Enter shpk”, botuese e gazetës Tema, është shitur në tetor të vitit 2005, 10 milionë lek. Kjo është e verifikueshme në çdo zyrë të shtetit shqiptar apo në Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive ku unë kam depozituar kontratën e shitjes.

10 milionë lek nga 500 mijë euro sa ç’thotë Fatos Lubonja, janë shumë dhe vetëm një njeri që ka obsesion lekët mund të bëjë fluturime të tilla. Gënjeshtra e dytë e lig është që kjo shoqëri është riblerë prej meje. Shoqëria Media Enter shpk është ende pronë e Besnik Sulës, dhe për këtë ka përsëri dokumente ose mjafton një klikim në QKR. Pas vitit 2007 kjo shoqëri u mbyll me vullnet të pronarit të saj,  dhe titulli “Tema” që është markë personale e imja, regjistruar në Ministri të Ekonomisë, u bë pjesë e një shoqërie tjetër me pronarë të tjerë, të cilët Berisha i shkatërroi financiarisht, duke u prishur shtypshkronjën dhe duke u vënë gjoba marramendëse. Edhe këtë mund ta verifikojë nëse nuk e mban mend, megjithëse nuk e ka zanat verifikimin, por thashethemet.

Historia që Lubonja shpik që nën ndikimin tim ka mbetur pa u hequr kazinoja nga qendra e Tiranës, është po ashtu e lig dhe shumë e dobët për të qëndruar. Mendoni për një moment sikur kjo që thotë Fatos Lubonja të jetë e vërtetë, që Sali Berisha të më ketë bërë mua një nder, që sipas Lubonjës ka kushtuar 500 mijë euro, për të mos lëvizur kazinonë nga lokali Tajvani. Mendoni ose gjeni ndonjë gazetar tjetër që ka zbuluar më shumë afera koruptive tronditëse për familjen Berisha, për djalin e tij, për vajzën e tij, për gruan e tij dhe atë vetë. Dhe pastaj besoni Fatos Lubonjën që Sali Berishës unë ja kam nxirë jetën, por ai aman është burrë dhe “nderin që më paska bërë” nuk e shkel më. Këto mund t’i thotë ose një njeri i lig ose një njeri i rrjedhur.  Unë druaj t’i them i rrjedhur edhe pse jep shenja të qarta të humbjes së memories brenda vitit për ato që ka thënë.

Desha të ndalem pak personalisht tek profili i këtij publicisti spekulant. Ajo që më ka bërë përshtypje në reagimin e tij, është vlerësimi i tij se unë e kam ditur Berishën njeri të ndershëm, dhe se pas vitit 2005 kur ai erdhi në pushtet unë u ndava prej tij pasi ai ju dorëzua pushtetit të Familjes dhe u korruptua. Edhe kur takohesha privatisht me Fatos Lubonjën ai ka pasur gjithmonë shqetësimin se mos unë po e teproja me idenë se fëmijët e Sali Berishës po drejtonin Shqipërinë duke e plaçkitur atë. Si njeri që nuk ka respekt për faktet dhe të vërtetën, ai bën sikur nuk të dëgjon kur i thua fakte. Për ilustrim të mirësisë së vajzës së Sali Berishës ai tregonte se si vajza e tij, falë shoqërisë me Argitën, lëvzite sa nga Agjencia e Kthimit të Pronave në Ministri të Integrimit, dhe ai seç kishte një portret tjetër të fëmijëve të Berishës në mendje, portretin e vajzës që bën mirë. Ja mirëkuptoj dobësinë për ndonjë nder që mund t’i ketë bërë, por është tepër që për shkak të saj, ai të vërë në dyshim betejën kundër tyre, vetëm pse ai nuk ka fuqi të flasë.

Dhe ky zakon i tij nuk është i ri. Më ka bërë përshtypje mungesa e respektit të tij për faktet dhe të vërtetat në çdo shkrim apo libër të tij. Kam lexuar librin e tij të fundit për ngjarjet e vitit 1997, kur Lubonja ishte “komandanti” i koalicionit anti- Berishë, dhe është një turp i madh se si gënjen për çdo gjë. Mjafton të përshkruaj një detaj. Ai tregon se si takimin e 6 Marsit e kishte iniciuar Preç Zogaj me mua, se si ishim takuar ashtu si kot në mbasdite dhe i kishim çuar këta socialistët tek Berisha. Tani Preç Zogaj para Lubonjës ka botuar një libër për këtë ngjarje dhe e ka shpjeguar si ka ndodhur dhe çfarë kemi folur. Unë po ashtu kam botuar para Lubonjës një libër për këtë ngjarje dhe e kam shpjeguar ç’kemi folur. Ky mashtrues guxon të përshkruajë takimin tonë kokë më kokë pa na u referuar ne të dyve që e kemi shpjeguar publikisht, por sipas mendjes vet, duke ngatërruar jo vetëm thelbin e bisedës, por dhe datat dhe ngjarjen që ka prodhuar. Një njeri i tillë është shoqërisht i rrezikshëm, pasi duke qenë egocentrik, dhe duke dashur të vërë veten në qendër të çdo ngjarjeje, bëhet i lig dhe dëshmitar i rrejshëm për historinë, politikën, gazetarinë dhe shoqërinë në përgjithësi. Ky shpif nëpër ambasada dhe thotë s’e mbaj mend, akuzon njerëzit pa asnjë fakt dhe thotë kështu e kam dëgjuar, ngatërron qëllimshëm ngjarje dhe dialogje dhe bën sikur ashtu ka ndodhur, vetëm që ky të mos shfaqet si gazetar që punon në oborrin e pushtetit me leje për të kritikuar ndonjë herë mbretin dhe për të rregulluar hallet e tij. I dështuar në politikë urren Edi Ramën se mendon se është njeriu që i ka marrë hisen e diellit tek e majta, i dështuar në letërsi urren Ismail Kadarenë se mendon se i ka zënë vendin si shkrimtar, i dështuar në gazetari më urren mua se e tmerron ideja se dikush tjetër dhe jo ai po bëhet armik në histori me pushtetin në këtë vend për shkak të profesionit.   Një njeri gojëzënë si ai, ka moshën e duhur të heshtë, nëse nuk bën dot gjë për të lehtësuar shoqërinë nga kjo mafie që ka kapur shtetin. Nuk ka pse bëhet as i lig, as i hutuar dhe as i zemëruar pse unë jam i lirë të jem kundër socialistëve të korruptuar deri më 2005, dhe kundër Familjes që po plaçkit Shqipërinë pas vitit 2005. Ka plot njerëz që kanë qenë luajal me Fatos Nanon dhe janë luajal me Sali Berishën, që unë i respektoj, pasi ja kanë caktuar vetë vetes atë status. Ka prej tyre që janë shpërblyer shumë për këtë luajalitet, ka të tjerë si Lubonja që nuk janë paguar aq sa duhet, por kjo është punë çmimi dhe jo punë parimi. Për këtë nuk mund të merret inat gjithë bota, aq më tepër ata që ti mendon se të kanë zënë vendin në politikë, letërsi, gazetari apo jetë publike. Vjen një moshë dhe njeriu duhet ta kuptojë sa vlen. Dhe kjo moshë Lubonjës i ka kaluar me kohë.

74 komente në “Një njeri që hidhërohet nga e vërteta”

  1. shkodrani says:

    Nji pende e Arte ne nji mdore te Art dhe nji mendje e Arte…je nje gazetare i pa arritshem z.Mero,urime dhe suksese….

    1. 21janari says:

      Per Fatos Lubonjen (e kam edhe mik) :
      Kush luan në dy porta, pëson autogol…

      1. sokoli usa says:

        po aman o Mero, akoma me ate fatosin merresh ti… po ai e ka humbur davane, karakterin, personalitetin… ai eshte thjeshte nje leter e grisur dhe e djekur…., nja llapaqen qe ben ham-ham…. eshte i deshperuar… nuk eshte me ai analisti qe te gjithe e degjonin me kureshtje dhe endje… i ka kaluar koha. eshte nje anadollak, nuk ben me per analize. Nuk eshte me i afte per prognoza, analiza debat…. e mbajne kot, kot fare. Ishalla e lexon kete koment edhe ai Fatosi…Nuk i kerkoj qe te dali kundra Saliut…( nuk mund te jetoje pa dike qe i kujton kohen e komunizmit !) por te bej ca fallco e te sillet icik me i paanshem e realist… se u be leshko fare. E nuk i ka hije sepse ishte nje pene disi e mire nje here e nje kohe. Por tani i vuri shqelmin asaj pune qe ka bere me pare (si ajo lopa qe i ven shqelmin koves me qumesh). Tani nuk ka me Fatos Lubonje.

  2. Rani says:

    Ai Lubolja nuk eshte anal-ist, ai duhet rrahur me shpulla ai pisanjos i piste qe vesh pantallona femrash……………..

    1. Albogentivlora says:

      Aman ore ca merreni me Lubonjen ju? Ai nuk eshte i rrjedhur por eshte i pjerdhur. Aman o Mero ca merresh me ate. Lere se me ate eshte marre perendia qe me sabah.

    2. hysni dajaku says:

      une komunist kam qene ,ai regjimi qe ngritem ne ishte i poshter sa me ska,edhe Enveri nuk ishte burr i mire,te gjith e dime qe te denonte kot,,ama nje gje eshte e vertet,me thoni nnje burr te mire nga arta qe u denuan,,me tregoni nje per bese qe keni njhur qe kur erdhi pluralizmi qe ka qene i denuar nga regjimi por ju ka len pershtypje si burr i mire,,jo ai qe eshte nga shkodra te me tregoje per ndonje nga gjirokastra qe e ka degjuar si emer,po aty ku jetoni,ne fshat,ne lagje ne qytet,se une kam qen komunist,kam marr pjes edhe ne mbledhje partie e organizate,nuk kam qen spiun e as i kam bere keq njeriu,ama duhet ta dini qe ne ate kohe e haje kot por mbasi e kioshe mbushur kupen me palacolleqe te tjera,pastaj kur vinte puna tek denimi kjo ishte pune sebepi,gjendej nje motiv kot edhe ta palosnin,ka patur raste plot per njerez te mire qe shkonin deri gati per tu denuar,por ngrihej fshati e lagja dhe e mbronin kur ajo qe kishte bere ky ishte me edenushme se ajo qe kishte bere ai harbuti qe te gjith po prisnin rastin sa ti shkiste kemba,,ne kete rast ky Lubonja hune tek ata te poshterit qe u denuan kot,por qe e meritonte se nuk ishte burr i mire dhe pike,,kjo eshte eksperienca ime si komunist,mbase jam gabim por eshte e vertet

      1. I besoj verberisht Mero Bazes says:

        Jo vetem qe keni shume te drejte persa keni shtjelluar, por une ju pergezoj Z. Hysni per sinqeritetin dhe thjeshtesine e komentit tuaj. Nuk duhet te harrojme qe kane qene antarte partie ne ate kohe me shume se 500.000 shqiptare dhe pse personalisht kam qene shume i ri ne moshe dhe i prekur nga ai regjim, por te pakten e dinim mire se nga na vinte pasiguria e jetes , tani na vjen e keqja nga cdo ane , aty ku nuk e presim dhe cdo gje eshte e pasigurte, ”kane rene malet dhe jane ngritur halet” dhe nje nga keto hale, eshte dhe lubonja intriganti dhe bythelepiresi i cdo regjimi qe vjen ne pushtet!

      2. raimondi says:

        Enveri Ushtaraket dhe Mehmet Shehun i denoi kot fare –Kjo ishte cudia e Enverit dhe e ligesis e tij ne te njejten kohe

        Ai nuk ksihte asnje shkak te denonte ushtaraket dhe Mehmetin –Pse e beri , nje zot e di ….

    3. Litari says:

      Nuk ja vlen te mirresh gjate me Lubonje…ne kohe e Enverit operative sigurimi, ne Burgun e Burrelit spiun na denonte per sedyti…Ne keto 20 vjetet spiun e Sales i Nanos dhe i Italianve edhe kohet e fundit i grekut..Une Litari mezi pres tive LITAR ne ate qafe te qelbur, E di qe do te qelbi gjithe Tiranen ketu ne sheshi Skenderbej..

  3. kunadhja thote says:

    O Mero je shpuz fare. Ne majen e penes tende mjaft te holle qendron nje e vertete e madhe . Ajo quhet ZOTESI . Nje spjegim i perkryer ,qendisje me gjergjef. Te lumte.

  4. +10 says:

    Mero, mire ja ben atij pushtetbythlepiresit. Spiun kaqene ne sistemin e kaluar e spiun ngeli ne kete te sotmin.

  5. landi says:

    Bukur ia ke thene Baze. Per gazetarin eshte nder te mbeshtesi opoziten, dhe turp te jete gjithmone me qeverine, apo akoma me keq, gjithmone anti-opozitar. Lubonja eshte nje plere qe per cdo gje mashtron.

    1. lubi says:

      anti-opozitar mendoj se eshte shprehja me e sakte per te pershkruar lubonjen. si duket ka vene mend nga burgu qe ka bere ne rini.

  6. leta says:

    Mero,pershendetje,si nga here teper i sakte. Urime dhe pune te mbare.

  7. paraziti says:

    bravo mero. kto tipa kenaqen me kocka dhe kerma se mishin e fresket ta harrojn.

  8. Drini says:

    Spiun birucash thone.

    1. Dean says:

      Peder birucash,thona disa te tjere.lol

    2. volejbollistja says:

      e ke te sakte.

  9. Frige says:

    Te lumte o Mero.Keta njerez duhen diskretituar me te drejte,megjithse nuk e kane per turp qe te shesin edhe bythen per pese cent.Lubonja[mendimi im]nuk di te lidhi dy fjali te nje mendimi.Ne cdo analize qe ka bere ka diskredituar vehten si nje analiste i rendomte.Te pifsha dollin e dasmes se femijeve o Mero,t’u befte pena top.

  10. ermiri says:

    Mendoj se titulli i ketij shkrimi duhet te ishte: ” Z. Lubonja, perse genjen?! “

  11. babaramo zbokthi says:

    Mero, riboto ate shkrimin e kledian lules qe u hoq nga faqja me titull: Fotas Lubonja, ky ish-bir blloku qe conte ne cerdhe e kopesht sigurimi shtetit me benz e ifa garde

  12. SERENA bAJRAKTARI says:

    LUBONJA ka kaluar disa vite ne burg dhe duke qene DJALE blloku nuk e ka perballue burgun dhe eshte bere SPIUN birucash per ta kaluar denimin me lehte se TJERET.Keto rrole po mundohet ti luaje edhe ne LIRI pamvarsisht se eshte i pa afte dhe shpesh i ngaterrohet goja kur flet.Z. MERO mos ja ven RE se ka RRJEDHUR shume.

  13. paskuqani says:

    O MERO leje te lefi si qen ai burgaxhiu, mos e fut veten ne nivelin e ktyne njerzve, qe ankoen qe kon vujt nga diktatura dhe jan njerzit me te panershem te SHQIPNIS,lubonja u bo demokrat kur i jati humi ofiqet qe i afrote PPsh,po te ishte siç e mban veten per te nershem,nuk rrite si zagar i SALIUT,ati nuk i ka dal akoma fryka nga sistemi kalum njeri i godit,un nuk e kuptoj i her ku maroj ky njeri per gazetari mer vlla;apo oburra se ka qen ne burg dhe ka biografin e mir,po ik o mero mos e felliq veten e te hysh ne diskutim me ksi lloj njerzish,ky esht relike sistemit kalum.

  14. klesi says:

    komplimente per shkrimin, dhe fotoja shume e gjetur!

  15. Savo Dukati! says:

    Interesant more Fatos lumi. Unë kam moshë më të madhe se ti, por nuk të njoh as ty as Meron. Duke qënë se unë si qytetar i thjeshtë, jamë persekutuar këto 20 vjet nga tirania Nano- Berisha mbasi nuk pranova të kthehem spiun putha dorës dhe vjedhës, gjeta te pena e Meros vet veten.Ndërsa qysh kur ju kundërvut Kadares dhe kaluatt me cinizmë pro sllavo Grekëve, gjoja si kundërshtar i nacionilzmit ekstrem, tek ju gjeta anti kombtarin, servilin dhe zvarranikun e pushtetit tiranik Berishian. Mua nuk më interesojnë deklarimet e Bazes, sepse iden e vërtetësis e kisha krijuar nga ç,farë bën heroi Mero dhe ç,farë bën zhapiku Fatos me gjith gazetarëve që u vjen era gjak Brisho – Bashistë. Meroja u fut në histori dhe nuk vdes kurse ju gazetarët pjella më e keqe e errësirës, pa mvarësisht se e ndjeni veten në shumic dhe të mbështetur nga diktatura më gjakatare sllavo feudale do ju dënoi historia. Mero vazhdo se ke gjih popullin dhe intelektualët e ndershëm me vete, Je figurë e pastër, por federou me gazetarë të pastër nga aradha e të rijëve, të markës Bledi Mane etj.

  16. era says:

    Kujtoni qendrimin e Lubonjes as mish as peshk kur gjykoi per institucione qe shkelen ligjin dhe kushtetuten,ne procesin e numerimit te votave qe aq ashiqare u pa nga gjithe shqiptaret drejtperdrejt anekend botes. Mero e tha: ka plot njerez që kane qene luajal me Nanon dhe jane po ashtu dhe me salen, dhe jane shperblyer per kete luajalitet, ka qe jane te tredhur dhe jane paguar per kete, ka dhe te jere si Lubonja qe nuk jane paguar sa duhet, por kjo është punë çmimi dhe jo punë parimi.-Sakte fare!
    Me pelqejne tre arsyetimet e deshtimeve te Tos Klanit.

  17. petrika says:

    NUK KUND TI SHTOJ OSE TI HEQ ASNJE PRESJE ATYRE QE KE SHKRUAR POR DESHA TE TE THEM SE FATOS LUBONJA ESHTE NGA ATA LOJ NJEREZISH QE PO TA KESHE MIK TE PRISH PUNE PO TA KESH ARMIK TE HA MUNE PRANDAJ CE DO DREQIN

  18. Brazili says:

    Njohja e nje njeriu nuk mbaron kurre.Edhe per Lubonjen ditet,vitet kalojne dhe del me qarte se cfare eshte.Burgaxhi(jo disident,se nuk kishte bere ndonje gje per disident,cun blloku ishte) e beri Dulla,sepse i ra shanci i keq te jatit te Fatosit dhe rrjedhimisht komplet familjes te vunte neper burgje.Pse Fatosi ka kaluar shume vite burg (na vjen shume keq per kete)nuk do te thote qe cdo fjale e tij eshte e sakte.Duke pase interesa financiare ka kohe qe po e tregon veten qe i eshte kthyer zanatit te vjeter duke i bere hosana pushtetit,ne menyren me skandaloze.E lexuam shkrimin e tij,qe per nje njeri normal,kur e lexon,nuk ka kuptim llogjik,vetem me kete shkrim ju dilni se jeni bere njesh me pushtetin e sotem.Tosi,je futur edhe ti ne tave,kete e dine te gjithe,dhe ndoshta je mesuar ti sherbesh pushteteve dhe e nje mire kete rol.

  19. arbeni nga tepelena says:

    lapanjozet rrine gjithmon afer pushtetit,dhe jo kunder tij.

  20. edi says:

    Se kush eshte Mero Baze dhe kush eshte Fatos Lubonja le ta vlersojne lexuesit dhe mbare opinioni shqipetar. Por zakoni i dhenjes se informatave eshte spiunllek vullnetar, me para pa para ska me rendesi. A jane te verteta informatat apo jo nuk eshte teme interesante. Por dicka nuk shkon per te gjitha ata qe japin shpjegime dhe informata vullnetarisht. Ky eshte xhest shume i ulet, dhe shperblehet me titullin ……….

  21. inf says:

    Luba siç i thote sandrri i klanit dhe fevzi u haxhiu i arabise.
    Te dy e mbajn me pare me makina me piçk me apartamente dhe me çdo gje ket fundrrine .
    Une ja njof xhajen e vet nji babzhibozuk qe kur doli nga burgu rrinte gjithe diten me kurva nga liqeni dhe te lulishtet e tiranes ,nji leshko dhe spiun i pa pame qe shkonte dy here ne jave ne Drejtorine e Policise se Tiranes per Spiunlliqe. nji njeri qe shkonte me Gruan e Djalit te vet .
    Tani erdhi ky dallkauku Luba Lubonja i biri i kapterr Todit nji pis milet dhe nji kurvaxhi i pa pame qe Enver hoxha e trodhi per ,poshterrsira dhe jo per idealet e tij prej nji bagabondi.
    E njofin mire gjeneratat e tij me tod me Fatosin e Enverit me soj e Sorrollop ket famijle kurvash e halabakesh,paska fillu tani merret me Zotrine e tij Mero Bazen ku shejtan kok trash,ky horr i Fevzos dhe i sandrrit ,ky shkerrdhate qe sa here qe flet per Meron merr Paret e thata .
    Kshu ka 21 vjet qe nuk ndalet nuk beri hajer me asnji gazete i brodhi te gjitha i shkerrdheu te gjitha dhe ja tani sa te Klani i zemunit te fevzoa dhe te Panorama e irfanit.
    Luba Luba ,o familje greke o agjet grek o mizerrabel njeri qe nuk ti hedh qurret njeri ngeli beqo ,jo per gje por eshte nji llafazan dhe nji goje piset ,eshte i lindur vetem per QYL ,
    ashtu si ne kohen e Todit rrinte gjithe diten neper bllok tuj marr njerzit neper goje si i jati.
    Ik o Ljubo ik o Ljubo ik o dobiçi i sali+meta bashes ik rri ne itali se ti shqipatar nuk behesh dot me zorr o mavrija ti o qenef i mjere ,akoma me ginjshtar dhe mashtrime ky Plak i keq qe vishet si shkencetar ky bllokqen i marre ,njeri me vida te liruara ngeli ky Qylanjos i keq ytyt plere.

  22. Reformer Pakthim says:

    …lexova edhe shkrimin e Fatos Lubonjes tek Panorama. Ne fakt Fatosi e kerkuar vete kete qe i ke bere Mero! Nuk ke qene asnjehere kaq brilant dhe mendje kthjellet! TERMINATOR!

  23. roland says:

    lubonjs mjafton ti permendesh emrin e atij qe e plasi si nje qen te piste pas hekurave diku andej ku bie vec debore, dhe ai ngrin ne vend…..por ce do, ai nuk esht gjalle me, dhe lubonjsi ndjehet i lire te shperndaje helmin prej neperke, gje qe i shkon shum me pamjen e tij prej nje palacoje fodull! cfare kerme e ndyre!

  24. bbb says:

    Une cuditem sesi nje njeri pa karakter si Lubonja ka ssurat e te dale neper TV. Me 21 janar, ne emisionin OPINION i thosh Prec Zogajt se nqs 4 viktimat ishin vrare nga Garda, atehere qeveria e Berishes duhej te jepete urgjentisht dorehqejen. Me pas “analisti parimor” Lubonja u zhduk nga TV KLANI per afro nje muaj, dhe nuk pati burreri te riprekte ato cka kish thene me 21 janar…Qe nga ajo kohe une ja kam heq vizen ketij njeriu, qe per mua eshte nje palaco, burracak, fundurrine.
    Edhe dicka me shume per te kaluaren ne burg te Lubonjes. Kam patur nje shok te ngushte gjimnazi qe ka punuar inxhinjer miniersha kur Lubonja ndohdje ne burg. Ai shpesh me ka thene per Lubonjen se ishte “kapoja” i te burgosurve, nuk punonte fare, shume misterioz dhe teper i rrezikshem per spiunlleqe.

  25. Malo says:

    Ai FATOS LUBIA eshte vertete nje djall me brire. Se ku e kam par te vizatuar si djall nga Edi Rama?!!

  26. Ivani i madh says:

    Mero bravo qe i dhe ate qe i takonte keti kameleoni ,pseodu analisti te semure psiqik e me skleroze para kohe, Sa per ate qe te akuzon se je opozitar me te gjitha qeverite qe vine ne pushtet e ka gabim se mediaia e ka detyre primare opozite me pushtetin se po sjete medja kush do ti nxjere te palarat ketyre pushtetarve pa dalim ngjyre, opozita e vdekur qe eshte e lidhur si pushteti me mafjen e cila eshte e perbashket nga te dy krahet perderisa nuk vihet para drejtesise tone inekzistente as qeveritare as opozitare.Pra ky lubonja qe eshte i pritur ne koke qe ne kohen e burgut ka menduar se duke u bere tellal e spiun i pushtetit do te dale me fitim sic e thoni dhe ju ne shkrim ,keta jane te destinuar te vdesin moralisht pasaj fizikisht se logjikisht kane vdekur qe ne monizem . URIME MERO DHE QENDRO I PA HEPUR PARA KETYRE PSEUDOANALISTE TE TIPIT LUBONJA QE MBLEDHIN KOTHERET SI LYPSIT NE PER KAZANA megjithate ata qendrojne me lart se ai se e bejne nga varferia e tej skashme e ketij pushteti qer i ben eliozhe ky debili analist.

  27. enofieraku. says:

    Suksese zoti Baze, je nje lider i vertete i shtypit .

    1. Nr. G says:

      Kete e thote beniamini i Edi Rames per ishe beiaminin e Sali Berishes qe tani ka nderuar te zot.

      1. enofieraku. says:

        liria e shtypit , dhe zeri i se vertetes ,nuk ka zot, horizonti juaj ,cop cop.

  28. Anton Nepravishta says:

    Stili yt i te shkruarit eshte i jashtezakonshem. Mbylljet e artikujve te tu jane emocionues. Faleminderit Z. Baze per kete artikull dhe per cdo artikull qe ke shkruajtur gjate ketyre viteve.

  29. tosi todit te enverit says:

    ca merresh me fatosin e todit te lubonjave o mero atij akoma si ka ikur era e mykur e burgut nga truri e thot qe eshte anal—ist[keta analet si ai me shoke] por nuk behen punet me byth si ky tosi qe vetem spiune ka qene qe ne kopesht ne bllok kur e conin me makinen e gardes

  30. kunadhja thote says:

    Bobo sa te urrekan mor Lubo….. Ndersa nga pena e Meros rrjethin margaritare ,nga goja dhe mendja jote mor Tosi dalin ato ” endrat ” te kthyera ne pengje ne sirtar . Kaq shume vrer ke nxjerr mor pus.

  31. england says:

    Lubonjes i ka lene pasoja burgu qe ka bere!
    ne burg ose pallon,ose te pallojne rruge te mesme s’ka
    dhe Tosin me gjasa e kane palluar(por keq ama)

  32. denkoka says:

    TOS LUBONJES i vini rrotull juve tgjithe qe keni komentu me siper…nuk i di detajet e konfliktit qe mero ka shkruajtur me siper…por di te them qe TOS LUBONJA eshte nje nga analistet e gazetaret me te PAANSHEM e me te ZOTE te publicistikes shqiptare…..eshte turp ta quani spiun… i pjerdhur e i shkar…TOSI NR 1

  33. I besoj verberisht Mero Bazes says:

    Mero Baze ,ti ke qene dhe je njeri i ndershem, profesional dhe mendjendritur….plera si lubonja bythelepires… figures tende as i afrohen pa le te te prekin moralin me shpifjet dhe trillimet e tyre banale. Po te percjell nje citim te Teo Simones,qe eshte pikerisht per figuren tende te ndritur: Gjate udhetimit te jetes tende do perballesh me shume padrejtesi, keqesi, hidherime, tradheti, zhgenjime, vuajtje, vetmi, trishtime, falsitete, erresire dhe ftohte…por ti mos ndalo kurre, shiko ne brendesi te shpirtit tend…aty ke diellin qe te ngroh…!
    Rrespekte dhe si gjithmone FALEMINDERIT qe egziston!

  34. rezi vlore says:

    nenshkruaj cdo fale te kti artikulli.e lexova sot artikullin e lubonjes dhe me beri te vjelle.lubonja eshte vertete nje njeri me komplekse.tosi pranoje keshillen mor burre hesht se na grise ….. me hipokrizine tende te peshtire

  35. Shefqet Cela says:

    Perveç poshtersise, ky Lubonja ka edhe neverine qe ngjall, jo vetem me ato qe thote, por edhe me menyren qe perdor per te thene ato xhevahire, qe nxjerr nga goja.
    Formimi i tije profesional si pinjoll blloku, burgaxhi e pastaj renegat, te bejne ta meshirosh, ne nje fare menyre, por neverine nuk ta heqin kurrsesi.

  36. Litari says:

    Nuk ja vlen te mirresh gjate me Lubonje…ne kohe e Enverit operative sigurimi, ne Burgun e Burrelit spiun na denonte per sedyti…Ne keto 20 vjetet spiun e Sales i Nanos dhe i Italianve edhe kohet e fundit i grekut..Une Litari mezi pres tive LITAR ne ate qafe te qelbur, E di qe do te qelbi gjithe Tiranen ketu ne sheshi Skenderbej..

  37. normal says:

    mero ti me te vertet je nje nga me te miret e analisteve shqiptar por edhe fatos lubonja ,muc nano ,stefani,nazarko akoma dhe fevziu dhe ai me syze i topit jane pena te ndritura pavaresisht se ne cilen ane jane,me mire do ishte te mos hapni replika me njeri tjetrin se do humbisni qellimindhe do ngateroni njerezit.

  38. luigi says:

    Zoti Baze ne luften kunder krimit ,korupsionit,pazarlleqet ne kuriz te popullit nuk i mer ato si personale por si nje obligim per te drejten profesionale si gazetar.Kjo lufte e forte me te fortet e vendit jo kush do e ben per kete Zoti Baze eshte per tu respektuar dhe kuptuar drejt mendimi i tij gazetaresk.Urojme te shtohen pamvarsia dhe guximi i mendimit gazetaresk i tipit Baze.Cheers

  39. lisandro-kor says:

    te lumte mero .
    sec kam nje ndjenje
    qe ke te drejte

  40. Amant Dregjoni says:

    More Mero, a i ke bere ndonjehere vetes pyetjen gjate ketyre diteve, pse Lubonja u kthye ne stanin e saliut?. Tjeshte fare; Berisha ka ne dore dosjen e tij ashtu siç ka me dhjetra e qindra dosje per ata qe i ka gjetur dhe i ka vendosur ne rresht pas vetes. Dhe per kete ky shpellari i Viçidolit eshte mjeshter e kaluar mjeshtrit, nje kopje e udheheqesit te tij shpirteror, Enver hoxhes te cilit i ka sherbyer me devotshmeri e fanatizem. Lere se ç’prallos gjysem vllahu dhe gjysem fterioti Fatos. Dy miqte e tij me te ngushte ne burg, intelektuale e gazetaret Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho moren plumbin per nje faj te barabarte mes tyre dhe miku i tyre me i ngushte lubonja edhe pse i shigjetuar me ta e hodhi pa asgje…
    Ka zgjedhur qe te bej qenin, por edhe “heroin” pa hero. Kjo eshte nje çeshtje e tij personale, por te pakten te mos ndyej ambjentin me felliqesirat e genjshtrat qe nxjerr dhe shpik nga koka e tij mekatare edhe kur prezantohet si intelektual 24 karadesh. Mund qe te genjeje te huajt siç ka bere deri me sot duke u prezantuar si nje “dishepull” i persekucionit ne shqiperine totalitariste, por jo shqiptaret. Ai vazhdon qe te abuzoje ne emer te nje klase fisnike te persekutuarish qe lane gjithçkah burgjeve te diktatures per fjalen e lire. Dhe kjo eshte vertete e trishte. Per te mos thene fare nje farse karnavali qe shkel mbi gjakun , mundin e torturat çnjerezore te atyre qe kaluan jeten brenda telave me gjemba.
    Ky njeri nuk ka turp, por as edhe nder. Nje shpifes mjeran qe e ka shitur karakterin e tij tek padronet e dosjes se tij. Shkalla e besueshmerise tek kjo kategori fatosash eshte minimale per te mos thene inekzistente. Shqiptaret i njohin mire, fytyren, karakterin e devotshmerine. Jane ata qe rendin nen hijen e çdo nate sa ne nje ekran televizioesh tek tjetri. Nje stan me lepuj qe kerkojne te ngrene kultin en je njeriu qe ne fakt eshte tashme nje kufome politike. Cupet, çilet, zhejt, hoxhat, çanet…jane hijenat e kesaj kohe qe po perjetojne sot shqiptaret te kapur peng nga nje bande qe ben sikur udheheq por qe vjedh me nje babezitje te pashoqe. Te panginjur deri ne gen…
    Lere qenin te leh, Mero, se ,ne fund te fundit kjo eshte edhe detyra e tij kafsherore. Ai leh per padronin e tij. Ky eshte ligji i qenve.

  41. Agim says:

    ..edhe une mendoj qe eshte humbje per shoqerine shqiptare qe z. Mero Baze te humbase kohe me ish-spiunin e sigurimit ne kohen e bllokut, me ish-spiunin e sigurimit tek burgu Burrel-Spac, me nje ish-ashtu qe kapte sapunin poshte kur i thonin “kape sapunin qe ra” duke bere dush ne burg. Pra, byth-q.imi Fatos kerkon te rroje dhe ne njefare menyre te siguroje jeten. Por eshte humbje e madhe per shoqerine shqiptare qe figurat e rradha si Mero Baze te shpenzojne energji per ate.
    Shqiperia ka perpara gogolin Berisha. Te gjithe forcat duhet te perqendrohen kunder shpellarit Bereisha.

    Fatos, une te kam degjuar ne nje bisede publike zhvilluar per te rinjte tek sallla e madhe e Gjimnazit “Qemal Stafa” , ne vitin 1967. Atehere ti ishe i ri dhe mbroje idene se ” Nepermjet muzikes popujt shpalosnin kulturen e tyre dhe per pasoje qe te njohim kulturen e tyre ne duhet te degjojme muziken e tyre.” I zoti qenka-mendova une per ju ne ato momente…44-vite me pare.

    Fatos, duhet te kuptosh qe shpellari Berisha eshte nyja ku mblidhet dhe shperndahet qelbi ne shoqerine e sotme shqiptare. Cdo njeri qe kundershton hapur Berishen (pamvaresisht nga motivet) eshte hero i shoqerise. Dhe cdo person qe atakohet me kete hero eshte…, ish-spiun burgjesh…mi-halesh…pjese e qelbit shqiptar.

    1. Sherif says:

      Komplimente per prezantimin publik mbi bazen e fjalorit qe perdorni. Hamendjet jane hamendje, ndersa faktet qe dikush i perjeton jane jatgjate. Fatos Lubonjen e njoh nga burgu i Spacit. Qendrimi i tij teper burreror, sjellja e tij ne shoqeri dhe ndershmeria jane proverbiale per ne te gjithe bashkevuajtesit. Tashme shtoji edhe kulturen e akumuluar, konceptet qe ka asimiluar dhe aftesine e dialogimit, them se figura e tij plotesohet me se miri, ndersa portreti juaj behet pis ashtu sic eshte fjalori qe perdorni ju. Turp te kesh…..

  42. Agim says:

    …per Fatos Todi Lubonja,

    Formimi i juaj si pinjoll blloku, burgaxhi e pastaj byth-lepires i kryeministrit te sotem , me bejne te te meshiroj ne nje fare menyre, por neverine nuk ma heqin kurrsesi.

    Mos pengo Mujon Mero Baze te perballet i vetem me Bajlozin e ZI , Sali Ram Berisha, shpellari nga Vucidoli i Tropojes, skaji me verior i Shqiperise , ku edhe taniqe autostrada ka shkuar ne Kosove , ku nuk ka nje monopot per makina por ka monopat vetem per dhi-dhe mushka. Ky eshte Vicidoli i Tropojes vendlindja e shpellarit , sot kryeminister.

  43. Jack says:

    Mero, je pena me e forte analitike ne Shqiperi… Te lumte! Askush nuk te prek dot nje qime, persa kohe qe shkruan kaq dinjitoz. Nuk ka se cte beje Saliu dhe regjimi i tij. Ja tre keshilla:
    -Mos shko per gjah!
    – Mos rri vetem!
    -Rruhu nga miqte
    Cheers

    1. volejbollistja says:

      saktesi.

  44. Frederik says:

    Çdokush ne jete zgjedh te jetoje i lire ne kuptimin e plote te fjales , ne ate te mendimit dhe veprimit , apo skllav , i nenshtruar ndaj punedhenesit apo pushtetplotit ne sherbim ndaj tij deri ne perulje pavaresisht se shkelet ne çdo moment ne personalitet. E rendesishme per te eshte paraja me te cilen karshi te tjereve do te jete dikushi dhe me egersine e asaj qe ne te vertete urren veprimet e tij ne sherbim ndaj padronit te vet , por per hir te parase jane te justifikueshme , me ate egersi ai do te trajtoje te gjithe te tjeret dhe kerkon qe keta te tjere te jene sherbetore te tij . Dhe kete te dyten e ka zgjedhur Fatos Lubonja . Padroni i tij eshte pushtet plote dhe me plote para qe levizin me nje urdher verbal nga zyrat e shtetit dhe ky eshte Sali Berisha . Sigurisht Fatos Lubonja ka bere zgjedhjen e vet te lire , pavaresisht se sa e ulet dhe e rrezikshme eshte per opinioni publik.
    Shpifja dhe sulmi ndaj nje personi publik ka qene dhe mbetet nje nga format e luftes shantazh qe perdorte Drejtoria e Dezinformacionit te ish KGB dhe besoj se sot vazhdon si nje taktike e rendesishme ne duart e Sali Berishes dhe te nenshtruarve te tij . Dezinformacioni ne nje shtet ligjor eshte i denueshem dhe personi qe e ben per shkak te vertetimit te kesaj prove , perfundon ne burg. Ne Shqiperi per fat te keq te llojit te shtetit te ndertuar , Lubonja ka fat dhe nuk e perserit historine e tij te dhimbshme ne lidhje me te kaluaren . Sigurisht qe me vjen shume keq qe nje njeri i tille i ndeshkuar nga ish regjimi i Hoxhes , me vlera te penes te kendshme ne te shkuaren e tij te larget , brenda kohes se te ashtuquajtures demokraci , perfundon ne nje banalitet te tille , i zhytur ne liqenin e llumte te parase pa nder dhe personalitet. E rendesishme ne jete eshte se si jeton dhe çfare emri ben , pasi sa per te ngrene buke , shqiptaret kane nje shprehje te bukur kur thone se “sot edhe qeni rron se i hedh nje kore buke ” . Seicili vleresohet nga vepra e tij dhe Meroja ben nje gje te mire qe sqaron nje dezinformacion te tille nga Lubonja . Duket qarte se Meroja ka zgjedhur te jetoje i lire dhe te fleje i qete duke iu dhene nje shembull te bukur lirie dhe femijeve te tij , ndersa Lubonja ka zgjedhur rolin e skllavit shpirteror dhe mendor qe nuk e le te qete ne personalitetin e tij dhe e vetmja gje qe e lehteson eshte shperblimi qe merr . Uroj sinqerisht qe ky njeri qe ka qene me vlera ne te kaluaren e tij te larget , te rikthehet sa me shpejt atje , pasi paraja nuk fitohet vetem duke iu sherbyer diktatoreve , ka menyra te tjera qe vertet te bejne te ndihesh i lire dhe i gezuar , pavaresisht se sa te veshtira jane ato .

  45. Luan Kavaja says:

    TE NJEJTIN FAT QE PATI Trebicka Ka Burgaj DHE gjeneral, spiun Luan Hoxha e hena fillon me kesmetin e ketyr…..
    Sherr mes Burgaj dhe Kuliçaj për raportimin në kabllograme
    Publikuar te Shtunen, 10 Shtator 2011 18:14
    Shkruar nga SOT NEWS
    Një debat i ashpër ka nisur dy ditë më parë mes dy zyrtarëve të Lartë të Policisë së Shtetit lidhur me raportimin në kabllograme për pozicionin e patundshëm që ka Kuliçaj në polici. Sherri është krijuar mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj dhe mes zv/ Drejtorit të Përgjithshëm për Departamentin e Hetimit të Krimit, Agron Kuliçaj. Pas publikimit të kabllogramit lidhur me rolin e fortë që zë Kuliçaj në policinë e Shtetit ku nuk mund ta lëviz askush përveç kryeministrit Berisha, është bërë tema e ditës për përplasjen e dy zyrtarëve. Burime kofidenciale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë bërë me dije se pas kësaj situate janë shtuar masat e sigurisë për Kryepolicin Hysni Burgaj. Shumë patrulla policie si dhe efektivë civil qëndrojnë të fshehur në afërsi të zonës së banesës së Drejtorit të Përgjithshme me qëllim ruajtjen e tij.

    Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com

  46. Eftimi says:

    Filozofi Lubonja thote se duhet te vazhdoje te qendroje ne pushtet Berisha se neser mund te na hane “Ujqerit” e opozites me korrupsion nderkohe po na hane te gjalle Çakenjte e pushtetit.
    O FATOOOOS : Ujku, Ujku po Çakalli po ben namin

  47. Albert says:

    Zoti Lubonja i ka shokuar gjithe shqiptaret kur ne nje emision te Fevziut ngeli si i zgerlaqur,iu mek zeri kur Nikolle Lesi iu versul harbutshe duke e quajtur vagabond. Nese do kishte respekt per te pakten per vuajtjet e tij ne burg, ne ate rast ai kurrsesi nuk mund te pajtohej me ate lloj shantazhi perj halabaku te Lesit,por do insistonte per te mbrojtur dinjitetin dhe personalitetin e tij. Veti te cilat iu shkermoqen ne syte e te gjithe shikuesve.

  48. tg usa says:

    Zoteri Mero Baze
    ne e njohim tashme cfare legeni eshte lubonja
    Mos humb kohe me sahan lepiresit e diktatorit saluk

  49. nastradini says:

    C’e lidh Fatos Lubonjen me komunistin egocentrik dhe totalitar Sali Berisha? Kur dihet se i rasi ne burg sadisti totalitar Enver Hoxha, mesuesi i Saliut ne fintet per te mbajtur me dhune pushtetin, per te vrare, vjedhur dhe mashtruar popullin? C’e lidh djalin e liberalit komunist Todi Lubonja qe ishte edhe drejtori RTV shqiptar qe sajoi dhe organizoi festivalin famekeq te 11? Qe e pelqyen te gjithe me perjashtim te Pranveres, goces se dashur te Enverit dhe qe shkoi tek i ati dhe spiunoi te gjithe me akuzen se nuk kishin permendur babain e saj dhe Partine e Punes? C’e lidh gocen e Fatos Lubonjes me gocen e diktatorit komunist Sali Berisha?

  50. fredd says:

    A fool thinks himself to be wise, bat a wise man knows himself to be a fool.
    Kush e ka thene? Spiro Fuqi, ( nje idiot qe do te udheheqi Camet) jo. As Fatos Lubonja nuk e ka thene.
    Une e di… Perpara se lubonja te behet pilot, duhet te mesoje bicikleten, te edukohet te mbaje ekuiliber.
    Nuk ka faj sir Mero, ndersa tosi eshte duke u zvarritur kemba – doras.

  51. çami says:

    Konsulli vllaho grek i Korçes eshte i nje gjaku me Fatos Lubonjen, kollone e peste per helmimin e ambientit shqiptar

  52. guizepe siciliano says:

    ju lutem pyeteni z lubonja si eshte puna e prodhimit te karameleve zana e fatosi ne kohen kur mbreteronte i jati

    1. xha veli says:

      po na e thuaj mor bir se ne kemi nevije per informacoin

  53. Ema says:

    fatos lubonja eshte qenia me e neveritshme publike qe me kane zenen syte. Nuk me ka ngjallur kurre respekt. Nje ish oborrtar i Enverit, ai dhe familja e tij kane ushqyer pushtetin e Enverit dhe njerez si ky vazhdojne te ushqejne pushtete diktatoresh. BURRAC LEGEN…. Nuk ke me se cfare ti thuash…. I peshtire jo vetem fizikisht por edhe intelektualisht… I deshtuar sic dhe e meriton. Te isha si ai do fshihesha me mire… Por ai vetem turp nuk ka…

  54. toke nasari says:

    ti plehra fatos nuk e meriton te mbash ate mbiemer sepse LUBONJA ka nxjere burra te mencur dhe jo sahane lepires sic jeni ju.turp po dhe ti je spiuni ppsh sic ishte dhe pjeter arberori.

  55. SKENDERBEU I VJETER says:

    O MERO PO TIE DI QE LUBONJA ESHTE MUT I ATI DHE MUT I BIRI,QE KUR ISHTE NE BURG ISHTE SPIUN PER TE JATIN PALE PER TE TJERET.NJE PSIKOPAT MEGALLOMAN I LINDUR LLAFAZAN QE SHISHTE PORDHE NE FAKULTETIN E SHKENCAVE POLITIKE NE TIRANE KUR ISHTE STUDENT.

  56. eni leka says:

    une e dua shume gazeten tema dhe nuk me vjen mire kur ndonje legen qe lajme kembet e neperkembe kryetarin e kesaj gazete ,mos harxhoni rrjeshta per njerez te denigruar qe shpifin per njerez te ndershem.plehrat hidhen ne kazan dhe ky eshte nji funderrine qe duhet te futet ne kazan.e ku ka bythe me falni per shprehjen ky te matet me zotin mero me gjithe ato kundershtaret e felliqur qe jan munduar me njimije te zeza ti bejne keq ketij njeriu ne pune te vet.shko mbaja pishen sali gomarit qe asnjihere nuk ka qene politikan, prandaj shqipria shkoj teposhte.mbylle gojen njeri i flliqte qe shkon e shpif neper ambasada ,ae shikon se heret a vone e drejta doli ne shesh apo do thuash si saliu gazeta dite ptu jazek te qofte burrec

  57. Mark Gjonaj says:

    Rrof o Mero. Ka shume shkrime, por mjerisht gazetare qe te qetsojne dhe jo te ngrejne nervat, ka pak! Faliminderit!

  58. shpatar says:

    Por cfare beni more te uruar .Si nuk e lini te qete Lubonjen .Si ne kohen e Dulles dhe tani po i beni ne qafe .Po cfare tha .Cfare te thot .Njehere i del Dulla perpara e i thot:Mos.Nje here Saliu.Rrri urte .Dhe ti Z.Mero kaq serjozisht ja merre fjalet.Lere se boll ka fjetur ne qeli.Ku ti mesonte te vertetat .Une jam befasuar kur ai e kupton mire se cka bere komunizmi .Por nuk di se si e kupton shqiperine demokratike.E lini te genjeje mendjen me te shkruara sic na tha ne Sala kur nuk i pelqyem mendjen .Shruani .Mbushni gazetat se ju bene mire.Po si mendoni juuuu. budalla jam une!.Jooooo unee jam ndyshe .Rroni ,rroni me ate .Bota ka ndryshu dhe une pash zotin nuk jam me juuuuu .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje