Ne vend të mirëseardhjes për www.edirama.al

11 Shtator 2011, 19:13Politika TEMA
Ne vend të mirëseardhjes për www.edirama.al

Nga Mero Baze

Në përballjen e  politikës shqiptare pas vitit 2005, mes Sali Berishës dhe Edi Ramës  është formuar dita- ditës një rutinë e betejës së tyre politike. Politika e Berishës ka qenë e përqendruar në tema të mëdha dhe të vjetra, si antikomunizmi, antikorrupsioni apo  integrimet euroatlantike,  ndërsa politika e Edi Ramës ka qenë më tokësore, më me detaje dhe më pak epike se e Berishës, duke u përqendruar tek çështje që njerëzit arrijnë t’i prekin, siç është varfëria, urbanizimi,  monopolet në ekonomi, problemet sociale , problemet e arsimit, etj .  Temat e mëdha të Berishës  dhe temat e detajuara të Edi Ramës, faktikisht po vërtiten në politikën shqiptare si shkaku dhe pasoja. Nëse i pari i përdor temat e mëdha për retorikë, në të vërtet nuk respekton asnjë prej tyre. Ne kemi sot ende shumë probleme prej mosdënimit të komunizmit, jemi në pikën kritike të mbijetesës prej korrupsionit ë pushtetit të familjes Berisha dhe jemi vendi i fundit në procesin e integrimit evropian.  Temat e detajuara të Edi Ramës janë më të prekshme dhe konkrete,  dhe ato arrijnë të vendosin një komunikim mes politikës dhe qytetarëve dhe biles t’i japin një kuptim arsyes përse duhet të komunikojnë.  Këtu duhet të shikojmë dhe rëndësinë që ka ngjarja,  e cila lidhet me publikimin online të faqes www.edirama.al . Ajo është një përpjekje për të shmangur gjymtimin që po i bën komunikimit mungesa e lirisë, mungesa e medies së pavarur dhe profesionale dhe mbi të gjitha mungesa e transparencës në vend. Infrastruktura e informimit në Shqipëri gjendet praktikisht në krizë, pasi  në kushtet kur pushteti ka dështuar dhe temat e  mëdha të Berishës si antikomunizmi, antikorupsioni apo integrimi, kanë dështuar, e gjithë beteja është zhvendosur tek bllokimi i komunikimit të shqiptarëve me palën tjetër, me opozitën, me atë që mund të bëjë diferencën. Gjithë energjitë e medies që është thuajse e tëra nën kontrollin e pushtetit, po harxhohen për të bërë pis palën tjetër, për njehsuar atë që vjedh, atë që vret, atë që na lë jashtë Evropës,  me atë që vritet,  me atë që vidhet,  me atë që po izolohet në shtëpinë e tij. Tashmë nuk ka më media që heroizojnë qeverinë, pasi është mision i pamundur, tani kemi medie që përpiqen të demonizojnë opozitën apo faktorët opozitarë në Shqipëri, pasi kjo është shpresa e fundit që të ruhet statukuoja. Tellallët e pushtetit tashmë kanë leje biles dhe të kritikojnë ndopak pushtetin, por shqetësim kryesor duhet të kenë të se si të gjejnë qimen tek opozita , për ta bërë situatën dëshpëruese.

Për këtë arsye një ngjarje e tillë në dukje modeste, prek thelbin e nevojës që ka sot shoqëria shqiptare, nevojën për të komunikuar me atë që bën diferencën me pushtetin. Komunikimi me shoqërinë përmes kësaj metode, të siguron mes të tjerash komunikimin me pjesën e ndriçuar të shoqërisë, me atë pjesë e cila e ka më të vështirë të manipulohet se pjesa jo urbane e saj, që në mungesë të medies së lirë dhe informuese, në mungesë të një standardi transparence në vend, informohet ose indoktrinohet nga gënjeshtra vulgare të pushtetit.

Duke ju drejtuar pjesës së ndriçuar të shoqërisë, Edi Rama ka zbuluar nevojën reale që ka për të ndikuar tek mendjet e  hapura të këtij vendi, të cilat janë e vetmja mundësi që opozita të shumëfishojnë opozitën në debatin publik.  Shumë vetë e kanë ende të freskët imazhin e kryeministrit tonë me një receptor telefoni në dorë me shpresë të komunikonte me qytetarët për korrupsionin në vitin 2005 dhe imazhin e kryeministrit , që më pas nuk pranonte jo më kasetat që i çonin ministrat në zyrë për njëri tjetrin, por nuk pranon sot as raportet zyrtare të qeverisë amerikane për korrupsionin  e djalit të tij, vajzës së tij dhe familjes së tij në tërësi.  Kjo ngjarje mes të tjerash i vë kapakun dhe kësaj hipokrizie të vjetër, manuale, që e prodhon një mendje e mbyllur  për shoqërinë shqiptare. Kjo është diçka që para Edi Ramës e kanë bërë miliona vetë, miliona njerëz të zakonshëm, studentë, profesionist, nxënës apo qytetarë të thjeshtë. Kjo është rruga që po mbyt censurën, që po shkatërron regjime autoritare dhe po bën të padobishme miliardat që po hidhen për t’i mbyllur gojën shtypit të lirë. Komunikimi online po shpëton  lirinë, nga gjithë kurthet që i ka ngritur politika kudo në botë. Gazeta Tema është një shembull, se si në “tokë”, aty ku bën ligjin Berisha dhe regjimi i tij ajo e ka të pamundur të mbijetojë nga tregu i padrejtë dhe se si onlinë është gazeta më e lexuar në Shqipëri. Kjo është rruga ku njeriut ja vë çmimin shoqëria dhe jo regjimet. Me këtë ngjarje sot  është më e lehtë ta prekësh Edi Ramën dhe më e vështirë të hysh në mendjen e mbyllur të Sali Berishës. Sot është më lehtë ta kritikosh, ta mbështesësh apo të debatosh me Edi Ramën dhe gati fatkeqësi të tentosh të kritikosh, apo debatosh me Sali Berishën. Kjo është një ngjarje modeste, por me shumë rëndësi, edhe për faktin se është një ngjarje, që nuk e prodhon dot Sali Berisha.

Unë shpresoj që kjo adresë të jetë një komunikim i vërtetë dhe i prekshëm nga çdo qytetar, qoftë dhe ata që nuk e mbështesin Edi Ramën. Biles ata kanë shans të takojnë kundërshtarin e tyre në pamundësi për të komunikuar me liderin e tyre.

43 komente në “Ne vend të mirëseardhjes për www.edirama.al”

  1. feniks says:

    Le ta provoje edhe Sali Berisha te hape nje faqe te tille online,por e di se e tere bota do te shikoje se sa e URREN NJE POPULL I TERE KETE MONSTER!!!

  2. Selim Rroshi says:

    Vizione te mira ka ky poltikan i ri po nje mangesi te madhe e ka.
    Nuk tregon rruget sesi do te shpetoje Shqiperia nga diktatura postkomuniste, nuk tregon si do rregullohen pronat, nuk tregon ca do beje me cerdhet e ndyra arsimore qe kane marre emrin universiteti amerikan, kristal, e gjithe emrat e planetit, nuk tregon si do ja beje me mosndeshkrimin e krimineleve me kollare, etj etj etj

    1. vinny says:

      Plotesisht dakort me ty.
      Rama eshte shume me qytetar, me vizion me modern mbi mardheniet njerezit qe e rrethojne, me elokuet, me i hapur dhe i moderuar ne ato qe thote se sa Berisha e kjo nuk do shume mend. Problemi kryesor i Rames eshte qe dhe pse di te identifikoje problemet dhe sfidat qe presin shoqerine shqiptare, nuk paraqet alternativa e zgjidhje te qarta.
      Nese pretendon te mare pushtetin nje dite e te fitoje besimin e shqiptareve, duhet te dije tu paraqese rrugen qe duhet ndjekur per te hequr nga pushteti Berishen, dhe me pas e me kryesorja eshte se ç’fare dhe si do te beje ai ndryshe per te ndryshuar e permirsuar jeten e shqiptareve.
      Te kritikosh sot Berishen, nuk do shume mend apo ndonje filozofi te veçante per dike qe ka dy klase shkolle, pasi me aq dosje sa ka dhe femijet e nje shkolle tetevjeçare jane ne gjendje ta bejne, te gjesh alternativa, propozime konkrete te bazuara ne ide te reja apo moderne eshte diçka krejt nryshe.

  3. xha jaho says:

    edi rama ka dale ne rolin e nje politikani ne ekzil. tani jep mendje nga larg a thua se nuk eshte kryetari i opozites, po thjesht nje vezhgues

    1. Dibrani i Gjermanise says:

      Me bukur nuk thuhet.Politikan ne ekzil.

    2. hysni dajaku says:

      kjo qe ben Edi nuk ka asgje te keqe,dhe tregon qe eshte mirepritur dhe i dashur per perdoruesit te interrnetit,deri ketu ne rregull!!por ajo qe duhet te kuptoje edi dhe ka shume rendesi eshte se! ku kontakt qe ai vendos nuk ka vlerat dhe rrezultatin qe deshirojme ne ,sepse ai behet me shume me pjesen qe jane jasht shqiperise,qe e duan shqiperine dhe demokracine por qe nuk kan te drjete vote dhe nuk ndikojne ne rrezultatet e votimit,,ajo pjes qe eshte jasht atdheut mjafton kultura dhe edukata qe kan fituar atje ku jetojne qe te jen automatikisht perkrahes dhe admirues te Edi rames dhe armiq te Sali berishes,,por a sjell kjo ndryshim ne rrezultatin e votimeve?aspak ose shume pak?kjo kohe qe harxhon edi rama do ishte me e vlefshme duke kaluar kohe cep me cep te shqiperise dere me dere e shtepi me shtepi duke u bere me popullor e me i drejt per drejt me njerzit e thjesht,qe votojne dhe vota e te cileve eshte me vler se sa bisedat dhe shkembimet e mendimeve on line me emigrantet?Edi rama nuk ka shume kohe per te humbur,,zgjedhjet e ardheshme erdhen,dhe kuptohet me saliun ne krye do jen as pak e as shume si ato qe kemi pare deri m tani,,neqoftese Edi eshte i sigurte se Fiton 60% le te bje llogje on line,por neqofte se mendon se fiton me 52% te mnedohet mire se ato 3%berisha ja vjedh edhe sikur Barak Obama te vije ne krye te KQZ-se,,nese nuk e ka kuptuar se ka ardhur koha per kompromise te medha eshte i deshtuar dhe do jet nje fatkeqesi e madhe per shqiperine,,personalisht kam qen i bindur se Edi do fitonte zgjedhjet e shkuara me 70%,por perfundimi ishte krejt ndryshe,kam qene kundra cdo marrveshje me Fatos Nanon apo Meten dhe per kete te dytin i qendroj akoma mendimit qe nuk e meriton doren e shtrire te PS-se,sepse ne mes eshte akoma gjaku i 4 qytetarve te thjesht,,por me Fatos nanon duhet pare mundesia e dialogut(per kete kam nje urrejtje,qe po ta kem ne lagje e djeg megjith shtepi),per Kurt Kolen nuk kam patur respekt,por kam fiksuar nje thenje te tij ne 1997-en”per te rrezuar Sali Berishen une bej aleance edhe me djallin”,,Edi te bej mire llogarit,nese e del qe fiton i vetem ti dhjesi mu ne koke Fatos nanos e kush e ka bere Fatosin,a ma po nuk i del llogaria te behet jo me Fatosin,po edhe Enver Hoxhen te nxjerri nga varri se ka vajtur tek nuk mban me,,ashtu si eshte katandisur shqiperia,per popullin nuk pjerth me njeri,se populli eshte bere me pordh nga politikanet,,tani behet fjale per te larguar mafien me te madhe shteterore ne demokraci,,ndaj edi mos te humbas kohe on line por te harxhoje kohe ne terren,,perderisa eshte shok me Tom Doshin,Gramoz Rucin,le te behet edhe me Nanon e me gjith zagaret qe ka Nano nga mbas,se edhe ata qe jan mbas edit nuk jan me te fisem,,perderi sa i benkan pune Berishes dhe mbajnene pushtet,le ti shfrytesoje edhe Edi sa te heqi saliun,se sa do te liq te jen keta te tjeret,po mos te ket me Sali Berishe.cdo gje rregullohet,,nje lloje si kur vdiq Enveri,,erdhi Ramizi po ndryshe!!

  4. ZQK says:

    Ka edhe nje metode tjeter alla kinezce per qeverine per te penguar fjalen e lire: Mbylljen apo filtrimin e internetit. Dale nga dale do i hyje kesaj rruge. Perse, kot po lidhet me Kinen e famshme ne keto pune?

  5. mario says:

    une qe po ju shkruaje jame 55 vjeq — jogazeta 55== dua baje disa pytje z rama neper gazetes tema sepse ne kete gazete di me shkrua ====dikushe munde te qeshine po pake rendesi ka ==1qfare rruge dote ndjekshe mbase zgjielljeve 8 majite 2 nje ndryshime ke nga berishanuke shane siberisha poku do perqendrohesh ne rrugen ezhvillimite 3 nje ndryshime keni si partidebati ne mese njeri tjetrite 4keta deputete si kahe dale me mendimine ndryshe qfare do beni me ta 5dote drejtoshe si sali berisha tuje u livdue si enver hoxha ===nuke po shkruaje ma gjate kushe te dojne ta komentojne dhe mundesia ne raste se e lexoneedi rama ose ndonje i ps nderimeerespekte pere qdo njeri si ta komentojne si pere keqe ashtu pere mire

    1. Dean says:

      mario?!,
      duke te gjykuar nga gjuha qe perdor mendoj se je nga Kosova,dhe me duhet te shpjegoje fillimisht se koha qe kemi qene te ndare ka lene edhe gjurmet e veta mbi ne,tek menyra se si flasim,si konceptojme,si gezojme,si kercenojme…etj.
      E para,ka pak rendesi se kush do ”qeshi” me pyetjet e tua.Ajo qe ka rendesi eshte CILTERSIA (sinqeriteti) me te cilen ti ben pyetjen dhe kjo eshte baze per 1 debat miqesor.
      E dyta,mbas 8 majit EDI do kish vazhduar te njejten rruge,por do kish pasur shume Probleme Artificiale qe i ka ngritur REGJIMI i djalit nga Vucidoli,BISHA (nuk i’a ze dot emrin ne goje,mos e merr personale,por qe te kuptohemi po e quaj shkurt:BISHA).
      E treta,Shqiperia nuk eshte e afte,dhe EDI RAMA padyshim,te prodhoje politika afatgjata ekonomike,pasi ne Shqiperi nuk linden kurre mardheniet e mirefillta kapitaliste.Por cfare do bente EDI ndryshe nga BISHA e Vucidolit,eshte menaxhimi me efikasitet i te ardhurave nga taksat,lufta kunder korrupsionit dhe me shume drejtesi per te gjithe.
      E katerta,ata deputet qe kane dale kundra EDIT,nuk jane aq ”Engjej” sa duken dhe mbi te gjitha nuk kane as1 mendim ndryshe,vecse te perkrahur nga Nano dhe BISHA e Vucidolit,kerkojne largimin e tij.EDI,magjithese ata i kane prishur shume pune,ben shume mire qe nuk i largon nga PS-ja.Koha do tregoje se kush kishte te drejte apo gabim,por ajo qe duhet te te them eshte se te gjithe keta deputet kane qene is-ministra te Nanos.
      E gjashta,JO, EDI nuk do lavderonte vetveten sikur Enver Hoxha,por ka shume mundesi qe ne heshtje te kishte nevoje per dike qe t’a Lavderonte.Te gjitheve na pelqejne pak levdatat,apo jo????????
      Besoj se u pergjigja pyetjeve te tua,sipas mendimit tim.Une vete nuk jam as Anetar dhe as Simpatizant i PS-se dhe me ndershmeri besoj se Shkaterimi i ketyre 2 Partive dhe krijimi i partive te reja,do ishte 1 zhvillim teper pozitiv per Shqiperine.Pra,JO cdokush qe eshte me EDI RAMEN eshte ”socialist”.
      Gjithe te mirat

  6. e.s. says:

    Ide e bukur dhe frytedhenese nese funksionon, per Edi Ramen se njeh me mire realitetet dhe per njerezit qe mund ta percojne idene e tyre per problemet. Kjo sjell vec mire.

  7. roland says:

    Bravo Mero juve dhe Edit.kurajo ,pepjekja vazhdon

  8. hapkutite says:

    Nuk ka pika te perbashketa mes Rames dhe berishes jo vetem sepse rama eshte lart por berisha eshte shume poshte. Vihet ne diskutim qe sado i zgjuar, i afte apo i kulturuar te jete rama, sado vizionar te jete dhe sado e madhe te jete bota e tij nuk eshte i afte te perballoje berishen pasi rama eshte frikacak kurse berisha eshte frikacak zemerlig. Cfare ndodhi me 21 janarin?! I ka harruar 4 te vraret ish-kryetari i bashkise?! Tani ata nuk jane te besdisshem vetem per qeverine qe i duhet te mbylle pacavuren gjyqsore qe po zvarritet, tani jane te besdisshem edhe per shefin e opozites ose te pakten keshtu mendoj une sepse perndryshe i bie qe ata nuk kane ekzistuar fare. I bie qe ata te jene thjesht disa “te mjere”. Rama mund te jete edhe politikan i se ardhmes por me keto qe po ben ajo e ardhme nuk ka per te ardhur. Nese Rama vjen me marreveshje atehere nuk do te kete kurre drejtesi per 21 janarin dhe ambasadori amerikan i rradhes do shprehet 21 janari ishte nje rast i humbur per drejtesine shqiptare. Nuk ka gje sa raste do te humbe akoma drejtesia jone aq te mira qofshin.
    Te gjithe admiruesit apo edhe adhururesit e rames duhet te kuptojne se gabimet e rames po i vuajne familjaret e viktimave te 21 janarit ne kurriz. Mua nuk me mjafton qe te dale dhe te pranoje gabimet. Une dua te di cfare zgjidhje ofron. Nese kjo zgjedhje eshte publicistika atehere me mire te jape doreheqjen dhe te beje analiza me fatos lubonjen tek klani i familjes.

  9. cicolino says:

    I uroj fat dhe durim Edit ne misionin e tij! Jo te gjithe ata qe kane akses ne komunikimin online, jane mendjehapur. Kete e di me mire se kushdo tjeter, ti Mero. Uroj qe edhe nese kane nje optike tjeter nga ajo e Edit, per çeshtjet qe do te konsumohen ne kete blog, te kene qytetarine qe ta argumentojne ate qe thone dhe qendrimin qe mbajne rreth çeshtjes ne diskutim. Boll me me dokrra, me sharje dhe me epitete qe nuk thone asgje! Kjo e ka emrin”INJORANCE”!

  10. eli-Tiv says:

    ….po eshte nje ngjarje qe nuk e prodhon sali berisha dhe me rendesishmja nuk mund ta censuroje…..e kjo i hape rruge dialogut te lire..shpresoj te funksionoje.

  11. ermiri says:

    Natyrisht miresetevije edirama.al, por ne i kemi hedhur rrenjet tek mero.sal

  12. Mr. G says:

    T’ju rroi baba ta keni me jete te gjate dhe te na leje mbrapa. Rrofte partia me ne krye “dum baben”
    Be..be…baa…aaa….be…be…baaaaaaa

  13. fule says:

    http://www.saliberisha.al

    Disa nga Temat e nxehta:

    – Vrapi ne Mal, kalit trupin dhe mendjen
    – Withers, genjen, genjen dhe vetem genjen (rroft usa)
    – Si ta besh vendin tend qe t’ia kaloj dhe Gjermanise ne ekonomi
    – Rendesia e Tomve dhe Sashenkave ne zgjedhje
    – Java e mbjelljes se miliona druve frutor
    – Java e mbjelljes se miliarda rrenjve ullinj
    – Ilir Meta ky mik i mire, i ndershem dhe i pergjegjshem
    – Vidopergjimi nuk eshte prove, eshte gjithmone montim i Edvinit
    – Rendesia e levizjes me Helikopteri dhe Benz te blinduar ne jeten e perditshme
    – Une dhe miku im i dashur Damir Fazllic
    – Si te shpetash djalin tend te korruptuar nga burgu duke ekzekutuar deshmitare
    – Si ti besh ndere langaraqve qe te vine rrotull
    – Si te mashtrosh te perndjekurit dhe ish-pronaret dhe ata te ta dine per nder prap
    – Vjedhja gjigande patriotike me rrugen e Kombit, nuk quhet vjedhje gjithsesi

    1. ToniTR says:

      Hahaa. Padyshim qe blogu Saliut do ishte me interesant
      .Do shtoja dhe disa tema te tjera:

      Sport:
      – Si te fitosh medalje ari ne vrap pa marr pjese ne gare
      – Pluskimi ne uje per dy ore dhe pasqyrimi ne media si rekord noti

      Mjekesi & Psikologji:
      – Transmetimi I skizofrenise nga kryeministria tek e gjithe shoqeria
      – Elikziret qe te zgjasin jeten dhe ndikimi I tyre ne skemen e sigurimeve shoqerore.

      Ekonomi:
      – Si te dyfishosh te ardhurat personale duke mbjellur dru frutor.
      – Perballimi I konkurrences Gjermane dhe ruajtja e rritjes dyshifrore.

      Mister:
      Si fitova mbeshtetjen e DASH dhe OSBE pas masakrimit te popullit tim, vjedhjes se votave dhe pushtimit te cdo institucioni e medie!

  14. zana19 says:

    Si gjithmone Mero, ti kap thelbin e gjerave, esencen qe ne te tjeret s’kemi vizionin ta shohim. Me pelqeu shume paragrafi:

    “””””‘Kjo është rruga ku njeriut ja vë çmimin shoqëria dhe jo regjimet. Me këtë ngjarje sot është më e lehtë ta prekësh Edi Ramën dhe më e vështirë të hysh në mendjen e mbyllur të Sali Berishës. Sot është më lehtë ta kritikosh, ta mbështesësh apo të debatosh me Edi Ramën dhe gati fatkeqësi të tentosh të kritikosh, apo debatosh me Sali Berishën. Kjo është një ngjarje modeste, por me shumë rëndësi, edhe për faktin se është një ngjarje, që nuk e prodhon dot Sali Berisha.””””””

    Kjo eshte motoja e shoqerise demokratike.
    Ju faleminderit per shkrimin qartesues..

  15. kapedan says:

    Tani I dhame fund halleve.Erdhi dita më në fund që të kemi nje faqe të Edit.As buke sduam më të hame.

    1. Agim says:

      o kapedan,…perse flet fare pa lidhje o kapedan?

      1. Arsen says:

        Nuk po flet kot. Me 135.000 fansa ne Facebook veshtire e ka edi tu pergjigjet te gjitheve… Halli nuk eshte Edi ore Agim, halli eshte populli…

    2. Shefqet Cela says:

      Mos je Kapedan Leonidha i greqise? Apo je kapedan pa njohuri historike?
      O QE NGA VURVUCA,
      NA DERGON NJE KARTE.
      KAPEDAN LONIDHA
      ZBATHUR NE CARAPE.
      KAM TRE VJET E GJYSEM
      QE MA PLASE XHANE,
      DALE MOR LONIDHA,
      TA NJOC MYFTARANE.
      MI MBAJE ASQERET,
      LABER SKRAPARLLI.
      ASHKOSUN TE QOFTE
      TARE SEVRANI….
      (popullore)

    3. zefi says:

      Kapedan na mori malli,zbathu pak te ta bej nga MALI!!!Kuptohet me qe nuk paske halle te tjera!!!Hoooo!!!

  16. deni says:

    Gjithmone arrin te kapesh thelbin e gjerave, por u mesuar me editorialet e Meros dhe mezi i presim ti lexojme. Kjo faqe e re e Edit do ti jape mundesi secilit te shfaq pelqimet dhe mosperlqimet e veta dhe e furnizon me material Kryetarin.

  17. vertino says:

    Shumekush pyeste :Po ku humbi ky Edi Rama?Te nderuar komentues a nuk i shkojne per shtat vargjet e Naimit te madh “Fjalet e qiririt”
    Kur me shihni se jam tretur
    Mos kujtoni se kam vdekur
    Jam i gjalle e jam ne jete
    Jam ne drite te vertete

    Por Edi duhet te mos haroje vargjet e Migjenit te “Poemes se mjerimit”:
    Kafshat qe s’kaperdihet eshte or vlla mjerimi
    Kafshate qe te ngec ne fyt dhe te ze trishtimi.

    Sidomos vargjet e Nolit te madh tingellojne teper aktuale:
    Se i vogli mund viganin
    Dhe i shtypuri tiranin.
    Se pelcet kercet furtuna
    Fryhet Drini derdhet Buna .
    etj…etj..
    Ditlindje te mbare http://WWW.edirama.al

  18. petriti says:

    Zoti Edi ju uroj shendet jete te gjate.Misioni juaj nuk fillon me marrjen e pushtetit.A i fillon me zhdukjen e e bandave kriminale qe do te na le sala pas renies nga pushteti.Jan banda qe u kercenohen interesat e fitimit jo partishmeria apo binja politikeSabotimet vrasjet vjedhjet nuk do te shuhen edhe me marrjen e drejtimit nga ana juaj por ju keshilloj te ndertohet nje strategji per te eliminuar rrezikun e tyre.

    1. jahu.,... says:

      ke mbet veç ti thuash rrofsh sa malet o çeliku i partis.muh muuuuuuuh.

  19. Kurveleshi says:

    Nëpërmjet komunikimit Online…në fakt nisën edhe revolucionet në botën arabe…!Kjo mënyrë e komunikimit jep mundësi shumë më të gjëra për ta bërë më ajtive dhe realiste opozitën…!

  20. BREJVIK says:

    Edhe pak dhe 21 Janari di ju duket lule

  21. PARIM MUSLIU says:

    Ha HA HA KRYEMINISTEWR NJE MAFIOZ I KOKAINES

    1. shpellarofagos says:

      Ca osht kjo kokoaina mer bab musli? Na e meso dhe neve mer amon, rrnoft kaptializmi me trapin sal.

  22. Arsen says:

    Edi flet per problemet e perditshme dhe hallet e njerezve ?

    Nuk i hyjne ne pune shqiptareve keto demagogji. Sali Berisha eshte nje e keqe e madhe e ketij vendi sepse ka ngritur ne sistem padrejtesine, korrupsionin, ka shkaterruar raportin e vlerave publike – private, ka shkaterruar shtetin ligjor, sistemin e drejtesise, ka pervetesuar pasurite kombetare, duke i ngritur te gjitha keto mbi dobesite e shqiptareve si indiferentizmi, pritshmeria por sidomos mungesa e nje alternative. Per keto cdo te beje Edi Rama ? Mero mos e merr kaq lehte e me kaq enthusiazem sepse Edi Rama nuk eshte gjithshka dhe nuk kemi hallin e Edit. Problemi nuk shtrohet ; a do te fitoje Edi ? por a do te fitoje populli shqiptar ?

    Ne kabllogramat e Wikileaks ka informacione edhe per eksponente te se majtes qe nuk jane shume larg as Edi Rames as kokes drejtuese te PS. Ne kornizen e portretit te Edit ka ushunjeza. Do ti heqe ? Apo nuk i heq dot ?

  23. nastradini says:

    Ka nje ndryshim te madh midis Sali Berishes dhe Edi Rames si lidera te politikes shqiptare. I pari i ka duart te lyera me gjak njeriu, i dyti nuk i ka. Kjo ndan edhe shapin nga sheqeri. Per te gjitha te tjerat mund te flitet me dite te tera pa dobi konkrete. Prandaj detyra primare e Edit nese shqiptaret do ta zgjedhin BOSS-in e tyre eshte te nxjerre para drejtesise kriminelin me duart e lyera me gjak shqiptari Sali Berisha. Nese nuk e ben kete si paraardhesi i tij Fatos Nano qe shellehet ne Vjene me paret e vjedhura, Edi Rama nuk meriton te jete BOSS-i dhe me mire te terrhiqet me nder nga politika. Per t’i lene vendin nje tjetri me kurajoz.

  24. Anduelinda says:

    Edi po e merr shtruar se mendon se do ta ndihmoje usa. Eshte kthyer tamam si vezhgues nga larg.
    Uroj te mbledhe mendjen dhe te na udheheqe.

    Edi, dua te te them qe je kopja e gjyshit tim (kuptohet sot do ishte 120 vjec dhe uroj te jetosh po aq sa ai 93 vjece me kembe e me dore dhe nje plak shume i forte) dhe njekohesish im vella te ngjan shume vetem se ka shume floke (dhjete vjete me i ri se ty). E them sinqerisht kete. Secili nga ne ka nje sozie ne bote.

  25. ximi says:

    i nderuar z.Baze une si nje lexues i rregullt i komenteve tuaja nuk dua te besoj se ti nga nje kritikues i forte i pushtetit per te gjitha fazat nga korupsioni deri tek problemet me te vogla te popullit te besosh qe rama do na ndryshoj jeten nepermjet nje adrese interneti,rama e kishte adresen ne qender te tiranes dhe nuk na i lexoj njehere hallet me letrat qe i conte populli.

  26. Pashuku says:

    Populli mrekullushem,vend i bekuar nga zoti,Klase politike bastarde.EDI RAMA KE KELLQE TA PASTROSH ATE KLASE POLITIKE TE KORRUPTUAR.PUNEN ME TE MADHE E BERE ME TIRANEN HALLAL TE THOT GJITHKUSH QE KA KUJTES .KTHE DEMOKRACINE NE VEND
    KJO BEHET DUK LARGUR NGA SKENA POLITIKE SUPER HAJDUTET,ILR,SALI,GRAMOZ ETJ.
    E DI QE KE VIZON PER NJE TE ARDHME ME TE MIRE PER ATE POPULL.E DI QE KE TRIMERINE PER TI CUAR GJERAT E MIRA DERI NE FUND.BEJE PER ATE POPULL TE MREKULLUSHEM ZOTI DO TE BEKOJE.PO DEMOKRATIZOHET,LIBIA,EGJIPTE,VENDET E AFRIKES PSE MOS IKIN DHE GADAFET E SHQIPERISE(SUPER HAJDUTET).GJITHE BOTA PO DEMOKRATIZOHET HAJDUTET DHE DIKTATORET I KANE DITET E NUMERUARA KJO DO TE NDODHE DHE NE SHQIPERI PER KETE JAM I BINDUR.

  27. V.F.L.P says:

    Mero, mire po mos ja rit si shume mendjen kundeshtarit se kur te vije ne pushtet do ngazellitet nga mundesite e te berit LEK dhe mund, por gjithmone MUND, te beje me keqe se ky sistem, keshtuqe duhet tjua besh te qarte se (nuk jemi viktima qe presim te shpetohemi nga GANKSTERET, por engjej pa energji, qe duhet me doemos te shpetohemi nga ENGJEJT) rofsh per mirkuptimin dhe Pershendetje!

  28. beso says:

    Dikur kishte pak revista qe duhej ti lexoje per ti kuptuar;tani ka kaq shume sa te mjafton nje hedhje sysh ne banak per te ditur se çfare duan te thone.Zakonisht hallet e popuillit nuk gjejne adresat e internetit,por po te me pyesesh mua(qe nuk me pyet kush)ketu kjo inisiative e mire ka nje handikap jo te vogel.Mos valle kemi te bejme me kult te individit?Mos valle ka njerez qe presin shume gjera te ndryshohen nga perçatjet personale te Edi Rames sesa nga nje grupim politik si PS?Ne vend te nje urimi,nje spice e vogel kujdesi ndoshta nuk ben keq.Mesa duket!

  29. Me ne fund ne opozite says:

    Mero, Ti duhet ta fillosh artikullin me fjaline: Edi me ne fund ne opozite, e them kete sepse je gazetar profesionist dhe e VERTETA duhet te jete Ylli yt polar e pastaj emra te perveces qofte ky Edi, Sala, Tosi e tjetre. Jemi ne rregull deri ketu.Pra Mero e ju bashkatdhetare, lajmi kryesor eshte: Edi del ne opozite(jo ne mal) pra qysh nga viti 1998 e deri 25 korrik 2011 Edi nuk ka qene ne Opozite asnje minute, por ka patur postin e dyte me te fuqishem:Bashkine e Tiranes. Tani qe eshte ne opo te shohim cdo te beje. Ky online eshte hap i pare, por jo i mjaftueshem. Duhet njehere te pastrohet vete nga c’ka lene te behet ne Tirane(katrahura ndertimore e miqve te tij vitet e fundit, etj) pastaj te tregohet se eshte nje lider qe ben autokritike dhe ka veti europiane qe tregohen me vepra jo llafe. Te presim e shohim: VEPRA DHE VETEM VEPRA per shqiptaret e neperkembur.

  30. nino malli says:

    Neqoftese Edi Rama me kulturen, idete, programet dhe vizionet e opozites, ia del te perçoje te populli shqiptar sjellje qytetare, pra e largon nga erresira e provinces dhe e shpellave, shpresohet qe ky vend te dale nga kaosi e te hyje ne rruge te mbare. Shqiperine nuk mund te bejne politikanet shpellare, por politikanet-qytetare kur shtetasit shqiptar te ndihen qytetare ne te menduar dhe ne te vepruar. Pa krijuar nje shoqeri qytetare, nuk mund te ket nje shtet te qytetareve. Fatkeqsisht si dje, ashtu edhe sot ka drejtuar aqytetarizmi, provincializmi i ngusht qe nuk sheh me tej oborrit te interesave personale, familjare dhe shume-shume deri tek farefisi. Tani qe kjo mbrapeshti eshte bere me evidente, Edi Rama e ka nje shans…

  31. Ledi says:

    Nese ndonjeher arrin ti mashtroj populline shqiptare e te vjen ne pushtet ky edi rama do te quhet (The secend Sadam Hussein) sadami i dyte i cili do vret popullin e vete vetem qe nuk i bindet atij.

    1. shigjeta74 says:

      Mire shqip qe nuk di te shkruash, por meso anglisht te pakten! Jo “secend”, por “second”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje