Në 10-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit, Radio Evropa e Lirë ka krijuar listën e fituesve dhe të humbësve në dekadën e pas ditës fatal
1. Kompleksi ushtarak i SHBA-së
Aeroplanmbajtëse e SHBA-së “USS Carl Vinson”.
Vitet që nga 11 Shtatori, 2001, kanë dëshmuar zgjerimin më të madh të sigurisë kombëtare të SHBA-së që nga Lufta e Ftohtë. Gjatë dekadës së kaluar, Uashingtoni ka shpenzuar mbi 7 trilionë dollarë për Departamentin e Mbrojtjes, komunitetin e inteligjencës dhe luftërat në Afganistan e Irak.
2. Irani
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad.
Gjatë luftës së tyre për të marrë kontrollin e Afganistanit në vitet 1990, talibanët masakruan afganët shiitë dhe vranë 10 diplomatë iranianë, të stacionuar në veri të vendit. Teherani ishte tejet i lumtur kur SHBA shporri talibanët nga pushteti, në vjeshtën e vitit 2001. Më 2003, kur trupat amerikane pushtuan Irakun dhe përmbysën Sadam Huesinin, Qeveria iraniane kishte arsye për t’u gëzuar sërish. Ish-diktatori irakian ishte armiku më i hidhur i Iranit.
3. Kompanitë private të sigurisë
Bagdad
Para 11 Shtatorit, në botë ekzistonin vetëm disa kompani private të sigurimit. Në dekadën e kaluar, biznesi ka shpërthyer në një industri miliarda dollarëshe.
4. Vladimir Putin
Vladimir Putin
Ish-njeriu i KGB-së, Vladimir Putin, u bë president i Rusisë falë ndjekjes së luftës kundër rebelëve islamikë në Çeçeni. Para 11 Shtatorit, shumë qeveri perëndimore kritikonin Rusinë për sulmet në rajonin separatist. Më pas, Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë u dakorduan të bashkëpunojnë në Afganistan, ndërsa kritikat e SHBA-së drejtuar Rusisë për shkak të “abuzimit me të drejtat e njeriut”, u qetësuan papritmas.
5. Ateistët
Riçard Doukins (në mes)
Gjatë Luftës së Ftohtë, kundërshtarët komunistë të Perëndimit mburreshin me ateizmin e tyre, çfarë e tregonte kredon e mosbesimit si diç të komplikuar. Por, nuk vazhdon të jetë kështu në shekullin 21. Pamjet e agresionit të motivuar nga feja, më 11 Shtator 2001, u kanë dhënë një argument të fuqishëm atyre që e shohin fenë si paragjykim të thjeshtë. Ateisti i shquar, Riçard Doukins, ka shitur 2 milionë kopje të librit të tij “Mashtrimi i Zotit”, në vitin 2006 – një arritje kjo që vështirë do të imagjinohej para fillimit të luftës kundër terrorizmit.
6. “Robotët” ushtarakë
Avion pa pilot mbi Kandahar të Afganistanit.
Në fund të shekullit të kaluar, industria amerikane e hapësirës ajrore ka zhvilluar “avionë pa pilotë”, që përdornin teknologjinë e informacionit për të spiunuar. Më vonë, lindi ideja për të vendosur raketa në ta. Dhjetë vjet pas, industria robotike e ushtrisë amerikanë ka ndryshuar “natyrën e luftës”.
7. Turqia
Rexhep Taip Erdogan
Edhe pse Turqia ka pasur problem me islamistët e saj, dhjetë vjetët e fundit kanë qenë dëshmi e një ngritjeje të qëndrueshme. Qeveria e islamistit të moderuar, Rexhep Taip Erdogan, e cila ka ardhur në fuqi në vitin 2003, ka përjetuar një periudhë të rritjes së madhe ekonomike. Një gjë të tillë e ka përdorur për të forcuar kredencialet e saj si vend me rrënjë islamike. Erdogani ka ruajtur anëtarësimin në NATO edhe kur Turqia ka kundërshtuar Shtetet e Bashkuara në disa çështje. Turqia ka forcuar lidhjet me vendet si Irani dhe Siria në të njëjtën kohë kur ka përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe Rusinë. Mosfunksionimi i Pakistanit dhe Arabisë Saudite në periudhën e pas 11 Shtatorit, ka forcuar pozicionin e Turqisë në botën islamike.
8. Fusha ekzekutive
Xhorxh Bush dhe Barak Obama
Në javët pas 11 Shtatorit, Kongresi miratoi dy ligje, që i jepnin Shtëpisë së Bardhë kompetenca më të mëdha në luftën kundër Al Kaidës. I pari – Autorizimi për Përdorimin e Forcës Ushtarake – i dha autoritetin presidentit “të përdorte të gjitha forcat e nevojshme dhe të duhura” kundër terroristëve. I dyti, Akti Patriot i SHBA-së, i dha qeverisë federale kompetencë për mbikëqyrjen e qytetarëve të saj, me qëllim parandalimin e sulmeve të ardhshme. Gjatë 10 vjetëve të kaluar, Gjykata Supreme dhe Kongresi kanë zvogëluar fuqinë që kishte akumuluar dega ekzekutive në fazën e nisjes së luftës kundër terrorizmit. Ndonëse administrata Obama u ka dhënë fund disa politikave të paraardhësit të tij, si torturës në hetime, ajo ka zgjeruar disa pjesë të Aktit Patriot.
9. Wikileaks
Themeluesi i Wikileaks-it, Xhulian Asanzh.
Ueb-faqja më “transparente” në botë, me qindra-mijëra dokumente për luftërat në Afganistan dhe Irak, nuk do të ishte aq energjike po të mos kishte një luftë terrori për të ndriçuar.
10. Leopardi afgan i borës
Leopardi afgan i borës
Tridhjetë vjet të luftës nuk e kanë ndihmuar fare ambientin në Afganistan, i cili vuan nga thatësirat dhe shpyllëzimi. Por, një rreze drite ndriçoi këtë verë kur Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit miratoi mbrojtjen për 33 specie të rrezikuara në vend, përfshirë dhe “leopardin afgan të dëborës”. Qeveria shumë pak mund të bëjë në zbatimin e ligjeve të saj, por edhe sadopak ndihmon. Talibanët nuk do të bënin kurrë asgjë.
1. Familjet e viktimave
Familje të viktimave të 11 Shtatorit…
2,996 njerëz humbën jetën në Kullat Binjake, në Pentagon dhe në aeroplanët që u rrëzuan mbi to. 1,300 bonjakë kanë “lindur” atë ditë. Sulmet terroriste të 11 Shtatorit krijuan një vrimë në jetën e mijëra njerëzve, e cila kurrë nuk mund të plotësohet.
2. Al Kaida
Osama bin Laden
Al Kaida ka arritur të godasë fort Shtetet e Bashkuara dhe ekonominë e tyre. Megjithatë, organizatorët e sulmit nuk parashikuan atë që do të pasonte. Në deklaratat e tij gjatë viteve 1990, Osama bin Laden i referohej bombardimit vetëvrasës në Liban, më 1983, i cili nxiti Roland Reganin të heqë marinën amerikane nga ai vend, si dhe betejës së vitit 1993 në Mogadishu, e cila i bëri Shtetet e Bashkuara të braktisin operacionin paqeruajtës në Somali. Bin Laden besonte se amerikanët ishin shumë frikacakë për t’u hakmarrë në një shkallë të gjerë. Por, në javët e pas 11 Shtatorit, SHBA sulmoi fuqishëm në Afganistan dhe Al Kaida kurrë nuk arriti të kthente bilancin e saj. Osama bin Laden është i vrarë. Projektuesi i sulmeve më 11 Shtator, Khalid Sheik Muhamed, është në burg. Operues të panumërt të Al Kaidës janë vrarë ose janë kapur, por, për fat të keq, ide të saj ende jetojnë.
3. Pakistani
Sulm në Kueta të Pakistanit.
Tensionet politike dhe fetare, të nxitura nga sulmet e 11 Shtatorit dhe përgjigjja e Shteteve të Bashkuara, nuk kanë prekur asnjë vend më rëndë se Pakistanin. Gjatë 10 vjetëve të fundit, mbi 30 mijë pakistanezë kanë humbur jetën si rezultat i sulmeve terroriste – përfshirë dhe Benazir Buton, ish-kryeministren e vendit.
4. Familjet e ushtarëve
Varrezat e ushtarëve amerikanë, të vrarë në Irak.
Mbi 6 mijë ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në luftën kundër terrorizmit, ndërsa mbi 43 mijë të tjerë kanë marrë lëndime. Numri i dytë përfshin një përqindje të madhe të atyre që kanë pësuar trauma në tru apo kanë humbur njërën gjymtyrë.
5. Nju Jorku
Nju Jork
2,753 njerëz nga afro 3,000 viktima, kanë humbur jetën në Qendrën Botërore të Tregtisë. Në mesin e tyre ishin 343 zjarrfikës dhe 60 zyrtarë policorë. Njerëz nga 70 vende ishin viktima, çfarë reflektonte karakterin multikulturor të Nju Jorkut. Që nga sulmet, rreth 422,000 njujorkezë kanë shfaqur simptome të stresit post-traumatik. Mijëra zjarrfikës, mjekë emergjentë dhe të tjerë, që kanë marrë pjesë në përpjekjet e shpëtimit, vuajnë nga sëmundje të mushkërive dhe kancerit, si pasojë e gazrave toksike dhe thithjes së pluhurit. Qindra prej tyre kanë humbur jetën pas sulmeve, ndonëse është vështirë të saktësohet numri i vdekjeve që mund t’iu atribuohet drejtpërdrejt pas-efekteve të 11 Shtatorit.
6. Myslimanët e moderuar
Në Nju Jork…
Myslimanët në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe janë përballur me një stuhi krimesh të urrejtjes, si pasojë e sulmeve të 11 Shtatorit, edhe pse shumë organizata myslimane publikisht janë distancuar nga Al Kaida dhe veprimet e saj. Efektet polarizuese të 11 Shtatorit kanë lënë nën hije për kohë të gjatë aspiratat e moderuara të shumë myslimanëve, përkatësisht deri në Revolucionin e Gjelbër të Iranit (2009) dhe Pranverën e ditëve të fundit Arabe, ku u dëshmua se shumë myslimanë të rinj refuzojnë dhunën dhe terrorizmin dhe aspirojnë ndryshimet politike në mënyrë paqësore.
7. Pasagjerët
Aeroporti kombëtar në Arlington.
Para 11 Shtatorit, vetëm 10 për qind e çantave që kontrolloheshin në fluturimet e Shteteve të Bashkuara, kontrolloheshin edhe për armë e eksplozivë. Pesë javë pas sulmeve, presidenti i atëhershëm, Xhorxh Bush, nënshkroi ligjin që obligonte kontrollimin e të gjitha çantave. Pasagjerët e linjave ajrore tani duhet të arrijnë në aeroport disa orë më herët, të heqin këpucët, rripat dhe shishet me ujë, para se t’i nënshtrohen kontrollit.
8. Rrjetet joformale financiare
Islamabad
Rrjetet joformale dhe anonime, që përdoreshin për transaksione financiare në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe të Azisë Jugore, nuk kanë zgjuar vëmendje në “ditët e vjetra”. Por, zbulimi se Al Kaida i përdorte ato për të financuar operacionet e saj, shkaktoi një reagim të ashpër. Në Afganistan, forcat amerikane i kanë mbyllur të gjitha rrjetet e tilla.
9. Pacifistët
Uashington, 2010.
Pacifistët ekzistojnë ende, por argumentimi i tyre është bërë më i vështirë në kohën kur grupet terroriste, në mënyrë eksplicite, përqafojnë sulmet vetëvrasëse ndaj civilëve të pambrojtur. Pacifistët e mbetur gëzojnë respekt të madh për qëndrueshmërinë e tyre fisnike. “Familjet e 11 Shtatorit për një të nesërme paqësore” është emri i një grupi të formuar nga anëtarët e familjeve që kanë humbur të dashurit më 11 Shtator.
10. Arabia Saudite
Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite
Osama bin Laden argumentoi bindshëm se shumica e rrëmbyesve të aeroplanëve më 11 Shtator, ishin shtetas sauditë, duke ditur se një gjë e tillë do t’i ndërlikonte marrëdhëniet e Mbretërisë me Shtetet e Bashkuara. Një gjë e tillë ka funksionuar, të paktën pjesërisht. Ndërsa Uashingtoni dhe Riadi kanë arritur të vazhdojnë pak a shumë si më parë, opinioni publik i Shteteve të Bashkuara ka fituar një lloj apatie nga Arabia Saudite. (rel)
Konfu ka qene para bashkekohesve shume me i avancuar ne ide,orizont,kulture,kur zbuloi unitetin e te kundertave,JING-JANG.
Ky zbulim kure nuk i ndahet materies me dhe pa jete qe egziston ne toke dhe ne hapesiren e pa fund.
Poeti shqiptar tha:Kur bere dere dhe arine c’deshe qe bere turqine? Poeti yne s’e njihte zbulimin e Konfucit,qe akuzovi ZOTIN kot,Materia e c’do lloi e ka veti te saj te miren dhe te keqen ne perjetesi,te pa ndare midis tyre. .
humbesit?gabim e ke renditur//mbi 500 000 te vrare ne irak…amerika ekonomia pertoke,,,fituesit ,,,sali berisha fatos nano ,edi rama,,sepse kane rjepur popullin duke luajtur lojen sikur do te ishin armiq,,,,fituesit me te medhenj,,ish komunistet ne bllokun ish komunist..
Tek humbesit futni edhe kombin tone.
“Shumice” myslimane, komb pa identitet kombetar dhe me shtim si kerpudha pas shiut te mjekrosheve me pantallona trecerekeshe.
Me siguri ndonje nga keta marmidat si “mendimi” ose “bazari”, e kane dite feste sot.
Rrace qen
Are you my 72 virgin??? i hope not ——————–aahahahahahhaah Silence i keel you ———–
rrace e ndyre qe na ra fati yne i zi te na i lene kopilat hibride turkoshake
Ne lufte nuk ka fitues qe te gjith jane humbes sepse ne ate lufte vriten edhe njerezit e fituesit.Ne qoftese Amerika triumfoi duke e pushtuar Afganistanin dhe Irakun ,Amerika e pagoi ate me nje humbje te 6000 ushtareve,oficereve dhe civilave ,me 43000 te tjere te lene sakat per jete qe duhen ushqyer e medikuar dhe gjithashtu Amerikes i kane kushtuar gjer tani te dy lufterat mbi nje trilion dolar ose mbi 1000 miliard dollar qe po e shkaterron perdit ekonomine Amerikane sepse Borxhet e Luftes duhen paguar se bashku me interesin.Cfar ka fituar ketu Amerika dhe kush eshte fituesi ketu? Edhe vet Amerianet e dijne se ne Lufte nuk ka fitues dhe me e keqja eshte se kur te largohet Amerika nga Iraku apo Afganistani sidomos nga Iraku Irakjanet prap do ta e quajne Ameriken Armike te irakut ,edhe pse Amerika futi demokracine ne ate vend qe me pare e kishte degjuar dhe jo provuar.Hajt miku im ne luftera nuk ka kurre fituae por vetem humbesa dhe me e mira eshte qe gjerat te sheshohen pa luftera dhe atje fduhet te synohet.
11 shtatori pati vetem humbes.Te vrare pa fund ne luftera absurde,ndersa te fituarit jane industrite e luftes dhe ato qe merren me mesneset ne fushen e sigurise.Vete populli amerikan ka humbur,se ushtaret e vrare jane popull,po ashtu sepse nga taksat e popullit paguhen subvencionet per shpenzimet e ekzagjeruara ushtarake.Ka te ngjare qe vetem shqipot fituan:nje leter me vrime,,,