Duhet të bëjmë një marrëveshje të sinqertë që në fillim: në Shqipërinë e 20 viteve të fundit nuk rezulton që ndonjë media e shtypit të shkruar të ketë qenë fitimprurëse në terma financiarë. Nuk ka as edhe një njeri që të fantazojë se sot një gazetë, apo një revistë të mund të fitojë si një biznes. Të vetmet gazeta që realisht mund të fitojnë diçka, bazuar në rregullat e tregut e të biznesit, ndoshta janë ato gazeta që faqosin faqe të tëra me njoftime për takime seksuale, apo ato që merren me thashetheme gjasme duke pretenduar se mbulojnë botën show-biz, “botë” që në fakt nuk ekziston realisht në Shqipëri.
Kështuqë, kushdo që mendon se revista MAPO, një revistë e cila që nga numri i saj i parë 5 vjet më parë u duk qartë se do të ishte lider në aspektin politik dhe të opinionbërjes në Shqipëri, u mbyll ngaqë dështoi në “tregun” e medias, një treg që realisht nuk ekziston, mendon gabim!
Kam qenë një prej gazetarëve që shkroi që në numrin e parë të revistës MAPO dhe ndonëse merrja një honorar prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj, më duhet të dëshmoj se përvoja në atë revistë ka qenë një shkollë e vërtetë për të kuptuar se në rast se gazetarinë e konsideron si mision, atëherë ekzistojnë gjithmonë rrugët për ta bërë siç duhet atë mision, pavarësisht orientimeve politike personale dhe interesave të pronarëve të një mediumi! E dinë të gjithë që nuk ka patur asnjëherë ndonjë preferencë brenda MAPOs për Sali Berishën, ama kjo nuk i pengoi gazetarët e saj të hapnin dhjetëra e qindra herë revistën me intervista, shkrime, apo opinione të shumë demokratëve, ndonjëherë edhe zyrtarëve të përgjegjshëm që vinin nga brenda PD-së.
Një stres i vërtetë do të ketë qenë për kryeredaktorin Skënder Minxhozi që të ruante për veten, për gazetarët dhe për vetë revistën imazhin e një të përjavshmeje profesionale, që orientimi dukshëm majtas i saj të kuptohej që nuk ishte militantizëm, por opozitarizëm dhe mision për të qenë qoftë dhe modestisht njëherë në javë, një dritare vërtetësie.
Ishte kjo arsyeja pse në atë redaksi vlerësohej guximi për të bërë opozitarin. Herë pas here, mund të dukeshe qesharak nëse në vend që të bëje opozitarin, bëje militantin pro PS.
Kur Ben Andoni zbuloi krejt papritur skandalin e kontrabandës së naftës që Berisha stimulonte duke thyer embargon ndaj Ish Jugosllavisë (zbulim që erdhi krejt rastësisht, falë pasionit të tij për të ndjekur në mënyrë kritike çdo botim të ri e për të qenë prezent në çdo panair libri), çështja në fjalë u pushtua nga çdo media tjetër, opozitare apo pro qeveritare dhe u shndërrua edhe në një lajm ndërkombëtar. Ajo nuk ishte shërbim militantesk i një mediaje të financuar nga opozita e majtë, siç mund të mendojë dikush. Ishte thjesht një punë plot pasion dhe profesionalizëm e një gazetari që edhe sot nuk le vend të Shqipërisë pa shkelur, në mënyrë që të njohë jetë njerëzish të zakonshëm e t’i tregojë ato për të gjithë. Njerëz të zakonshëm, që në fakt, janë heronjtë e vërtetë të këtij vendi…
Lorenc Vangjeli, Erl Murati dhe emra të tjerë të nderuar të gazetarisë (asaj gazetarie që mbulon politikën) kanë bërë për vite me rradhë në atë revistë një punë titanike për të siguruar prova, dokumenta dhe fakte të pakundërshtueshme para se të denonconin një mori skandalesh të politikanëve. Mund të vepronin edhe ndryshe: të pranonin si të vërteta thashethemet apo indikacionet nëpër kafe, apo takime të ndryshme e mbi to, të qëndisnin shkrime të rënda kundër qeverisë! Jo! Nuk ka as edhe një shkrim në arkivën e MAPOs që demaskon një skandal qeveritar, pa u shoqëruar me dokumenta konkretë. Aq sa për muaj e vite me rradhë, MAPO dukej si një revistë që në vend të fotove ilustruese, skanonte faksimile me shumicë! Që të gjitha origjinale! Ishte ky super angazhim i këtyre profesionistëve në lidhje me Gërdecin, reformat në ushtri, skandalet në diplomaci, apo “transkriptimi” i mesazheve diplomatike dhe politike që e shndërruan revistën MAPO në një prej burimeve dhe qendrave gravitacionale më të rëndësishme të shtypit shqiptar për vite me rradhë. Aq sa revista nuk mund të dilte në treg çdo të dielë, nëse në kopertinën e saj nuk kishte ndonjë histori të fortë ekskluzive!
Aspekti social dhe kulturor në faqet e saj, hoqi qafe raportimet banale të institucioneve si Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Kulturës, etj. Faqet sociale apo kulturë, ndoshta për herë të parë në median e shkruar futën në traditë raportimin e problemit, jo “zëdhënien” e institucioneve përkatëse.
Historitë financiare dhe ekonomike më skandaloze në këtë vend, të paktën pjesa më e madhe e tyre, janë denoncuar me një profesionalizëm që zor se e gjen më sot, nga Ervin Qafmolla. Ishin faqet më të rëndësishme ato, aq sa MAPO javë pas jave zëvendësonte vakumin informativ për ekonominë që ekzistonte ato vite në Shqipëri. Të pafund ishin të huajt që e blinin, apo abonoheshin në atë revistë pikërisht për informacionin ekonomik e financiar që botohej në të. Po sigurisht, ata nuk ishin të mjaftueshëm për ta shpëtuar revistën nga problemet financiare.
Më duket sikur ndonjëherë edhe krejt rastësisht, por fatlumturisht, jam ndodhur në vendin e në kohën e duhur, por pa u mburrur e pa qenë modest, më vjen nga zemra të kujtoj se ndonëse paguhesha modestisht në atë revistë, ishte pasioni për të vërtetën, jo mania për të sharrë Berishën e njerëzit e tij që më bëri të merrja një furgon nga Tirana (sepse Mapo nuk ka patur një makinë) e të shkoja në Fier për të zbuluar “fabrikën” e gomave të përdorura të Xhuvelit, ish ministri famëkeq i mjedisit. Ajo histori që shpjegoi sesi një ministër mjedisi dhe një deputet që nga koha e komunizmit kishte punuar që të bëheshin ligje që të favorizonin një biznes të vetin: të mund të importonte në Shqipëri goma të skarcuara (kanceroze për shëndetin e njeriut) e me to të siguronte shuma marramendëse. Ajo ishte pasion për të vërtetën, jo detyrë e rëndomtë që i ngarkohet një militanti për të demaskuar kundërshtarin politik!
Kur Henri Cili negocioi për blerjen e revistës e të brand-it, një siguri dhe shpresë e dyshimtë u duk në horizont (me mua personalisht refuzoi kategorikisht që të bashkëpunonte, si “pronar” i ri, vetëm ngaqë njëherë i kisha bërë një shkrim kundër mënyrës sesi e trajtuan në UET shkrimtarin Ismail Kadare, si një “rock-star” që duhet të pozonte në mënyrë që televizionet të nxirrnin në lajme UET përmes Kadaresë, jo mendimet e Kadaresë për vendin!). Unë nuk i njoh detajet e negociatave me Agim Shëndëllinë, një financues kryesor i asaj reviste, por u duk se ranë dakort që revista jo vetëm të vazhdonte, por edhe të fuqizohej. Dhe bëri që në fillim diçka shumë skuthërore: i mori emrin, lavdinë e bashkë me to edhe djersën e kontributit në atë revistë të atyre dhjetëra njerëzve që e duan deri në vdekje gazetarinë dhe me to ndërtoi “kapitalin” fillestar për të botuar një të përditshme! Një të përditshme me të njëjtin emër, sdo mend ta kuptosh se bëhet jo për të fuqizuar “markën” ekzistuese, por për ta mbytur atë! Ashtu, sic, për fat të keq ndodhi… “Vetëm kur të kenë arritur të grabisin gjithçka, do të humbasin gjithçka”! Në fakt, duket si një proverb që unë nuk di, nuk dua dhe nuk mund ta kundërshtoj…
Kristi Pinderi-me vjen keq qe nje reviste u mbyll,dikur nje tv,nje gazete e keshtu me radhe.Ke parimisht te drejte ne ato qe thua.E di dhe te besoj shume qe je investuar ne ate gazete.E di qe ke punuar edhe per pak leke,si te gjithe qe kane moshen tende,dashurine per punen energji!
Mirepo kur kujtoj disa pazare te shemtuara qe beje per 5 leke,jo shume kohe mbasi e futet ate reviste ne treg,sinqerisht ndjej neveri!Kur mendoj qe ty te porosisnin shkrime dhe ti me nje zell qe as forme e as permbajtje s’kishte rendje pas tyre serisht ndjej neveri.Kur kujtoj qe e perdhoset aq shemtuar frymen me te cilen u ngjiz ajo reviste serisht ndjej neveri!Ja pse kisha kohe qe nuk harxhoja leket e kafese sime per te blere revisten tende Krist….Mirembetsh
Ne Shqiperi nuk funxionon me demokracia dhe opozita udhehiqet nga njerez te pa afte per ta luftuar pushtetin i cili i ka zene frymen demokracise me metodat e tij autoritariste
Pse edhe Henrieta Neim Cili paska qene pronar aty?O bo bo.
Neimi eshte kudo, ore o bo bo. Mos u cudit fare pasi ky eshte nderlidhesi i kanaleve te zeza mediatike qe prej kohes qe u be liberal – demokrat, e qe fatekeqesisht nuk njeh asnje gjuhe te huaj per turp te medies shqiptare.
Po,zoti Pinderi!Edhe i kësaj reviste është një akt i dramës së gazetarisë shqiptare!Është vërtet e patolerueshme që një revistë si ….Mapo- të degradonte në mënyrë të tillë….!Unë e kam lexuar që në fillimet e saj dhe vërtet ka qenë një revistë model…!Por në duart e Hajros…(allias -konvertuar në Henriiiii…më përpara ka qenë ..dhe të gjithë e kanë njohur me këtë xhevap…Hair-haber..nga turqishtja…por pas konvertimit nga Hair(njerëzit kuptonin ndonjë lajm të mirë që mund tu vinte nga një i afërm..zakonisht nga kurbetllinjtë..apo nizamët…apo edhe nga hierarkia e perandorisë….mos ta zgjasim me emrin frances- Henri nuk e ndriti dot…- dhe sot kuptojmë sa e lexojmë diçka nga ky -analist oborri se do kemi……Harrëm-Haber……)Por,unë sot nuk po i kuptoj ende se si mund të rrijnë disa firma të respektuara të gazetarisë në një revistë që po vdes përditë..!
Nje skuth vertet nje skuth eshte Z. Cili .
Analia e Brishes , s ‘ja vlereson kush analizat e tij se qelbin ere perfitimi , keshtu qe le t’ja beje qefin , se njerezit e dine sa vlen ai dha Berisha .
Me mire qe ndodhi keshtu i dashur gazetar, sepse i ulin koston dhe i rrisin vleren te VERTETES!
…shkrimet e Kol Balles kane qene brilante…me frymezim dhe nerv te papare…mesi prisja te henen pasdite per ta lexuar on-line Revisten Mapo….sa keq me vjen!!!
Ajo qe perfitoi cili ne kete moment eshte kostoja profesionale dhe neveria e publikut ndaj tij.
Paska ngele Lorenc Vangjeli pa punë????bobobo.Ndihmojeni me ndonje lek se eshte holle I shkreti
Lorenc Vangjeli, EMER I NDERUAR I GAZETARISE????????????????
KJO ESHTE PADYSHIM BARCOLETA E MUAJIT………………………AI ESHTE ME MILITANT SOCIALIST SE ERION BRACE……………….
Dakort per te gjitha, por pse MAPO u shit mbi 49 %. Nese eksistonte deshira e forte per te thene te verteten nuk duhej shitur ALTOPARLANTI. Berisha po i shkaterron MEDIAT ose duke i mbyllur ose duke i “blere”. Per fat te keq ne Shqiperine e varfer kjo eshte e mundur … bile edhe me shume.
LORENCI ESHTE I AFTE TE GJEJE PUNE NE TEMA NE PANAORAMA NE SHEKULLI NE TE TJERA GAZETA DHE REVISTA BRENDA DHE JASHTE VENDIT SEPSE ESHTE I DREJTPERDREJTE DHE NUK I NESHTROHET KASTES SE BERISHE MAKUTIT SI CILET DHE BILBILET KOKE RENE TE GAZETAVE TE TJERA DHE TE UNIVERSITETEVE FALLCO.
lorenci eshte anetar i PS. i gjen rama pune
Minxhozi& kompani kane shume ? ne menyren si bejne gazetari.
minxhozi vjen dhe mbetet bashke me Vangjelin njeri i zyra te PS, apo jo?
vangjeli sot perfaqeson PS ne keshillin bashkiak te TR.
Gjithsesi ne se Shendeilla nuk i pagoi, po i la ne duart e Henri Cilit, nuk eshte faji Cilit.
Shenediela pagoi sa mori leje tek Rama.
dhe sa per dijeni te Kristi Pinderit fuori straden e Erion Veliajt kush e pagoi?
Revista Mapo pronar te pare ka pas Ramen, Erionin dhe Endri Fugen keshilltarin e Rames, dhe Arber Maznikun
Po kur te bjere sala ku do te shkoje ky gomari cil nipi i axhi qamilit ne te semes ptu fytyre e peshtire e shqiperise se mesme .
Si gjithnje, e ke qa me lot… :-))))
Lorenc Vangjeli ndot me militantizem cdo gazete e TV. Eshte me agresiv se dy Erion-at e Partise Socialiste( Brace dhe velina e Griseldes).