Topi ngushëllon familjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi

11 Shtator 2011, 14:37Politika TEMA

Kreu i shtetit Bamir Topi ka zhvilluar sot një vizitë në familjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u vra dy ditë më parë në qytetin e Vlorës nga një atentat mafioz.
I shoqëruar nga Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj dhe anëtarë të Kabinetit, Topi shprehu dhimbjen e madhe për këtë humbje të rëndë, e cila ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar dhe në mënyrë të veçantë, sistemin gjyqësor.
“Nuk gjej fjalë për t`ju shprehur ngushëllimet e mia, pasi tragjedia është jashtëzakonisht e rëndë. Duke dënuar ashpërsisht këtë akt kriminal e barbar të paprecedent, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj që ta përballoni me forcë këtë moment jashtëzakonisht të vështirë duke ju siguruar njëkohësisht se shteti shqiptar dhe të gjitha strukturat përkatëse të zbatimit të ligjit po punojnë intensivisht për zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre sa më parë përpara drejtësisë!” – u shpreh Presidenti Topi.
Ndërkohë edhe pse kanë filluar hetimet intensive, fill pas ngjarjes së rëndë që tronditi jo vetëm qytetin e Vlorës, por edhe mbarë opinionin publik shqiptar, atentati mafioz kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi vijon të mbetet i mbuluar me mister.
Janë disa versione dhe pista për ngjarjen, ndërkohë që dje kreu i Policisë së Vlorës tha se shumë shpejt do të bëhet i ditur dhe emri i autorit.
Mësohet se grupi hetimor, i cili po analizon me detaje ngjarjen e së premtes, po punon në tre pista kryesore. Dyshimet janë hedhur në një atentat të mundshëm për shkak të detyrës dhe për këtë, grupi hetimor ka kërkuar nga Gjykata e Vlorës dosjet që Konomi ka gjykuar në 6 mujorin e fundit. Pista e dytë ka të bëjë më çështjet e pronësisë, pasi gjyqtari ishte përfshirë në një akt gjyqësor për 40 ha tokë në Gjirin e Lalzit në Durrës, ndërsa alternative e tretë, të paktën deri tani është ajo e një konflikti personal, pavarësisht dëshmive pozitive nga persona të afërm të tij.
Ndërkohë që hetimet për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi vazhdojnë, policia ka vënë në dispozicion një shumë prej 100 mijë eurosh, për informatorin i cili do të japë të dhëna për identitetin e atentatorëve të këtij krimi të rëndë. ora-news

14 komente në “Topi ngushëllon familjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi”

  1. Vlora says:

    o Topi mo ju premto gje,,,se sje i zoti qe ta mbash fjalen.

  2. qebapi says:

    Mos ka lidhje vrasja me 11 Shtatorin? Gjykatesi ne Vlore u vra ne dt.9 Shtator.
    Nese do i kthehemi 10 vjeteve me pare ne te njejten dite u vra dhe Ahmad Shah Massoud-ose sic eshte quajtur ndryshe “Lion of Panjshir”.
    Mos fshihen “Talebanet shqiptare” qe kane 20 vjete qe mbajne peng vendin mbas ketij atentati ne Vlore?

  3. eni leka says:

    kam pas rrespekt per ju por ne votimet e 8 majit ke treguar se shqiperia nuk ka president prandaj ke rene kaq poshte nga shoket tuaj sali muti jozefifina etj fytyra bajate qe mos e thente zoti te marrin presidencen

  4. V.F.L.P says:

    Z- President! Nuk keni dekoruar dike?! Me zhgenjyet, keni humbur traditen…..

    1. dumbabisti tironc says:

      haaaahaha i ke ra pikes lol , kam frik se ja morr sala rrumpalla dekoratat e fundit e ka lon me ate ne dor hahaa .ky o nji mastrbus presidencial.

  5. nardone says:

    z.topi bere mire qe shkove per ngushllime po ashtu bere mire qe mblodhe inen ate te shikut dhe ate tjetrin ne fund nuk e dime a diskutut se kush e ka rradhen nga ju te katert.Sala nuk fal.

  6. enofieraku. says:

    eshte ora per vepra nga ju i nderuar president , jo per lojen e retorikave te fjaleve te tua, ti je vetem nje teoricinet qe mundohesh te fshihesh pas fjaleve te tua, asgje me shume , me sakt je nje frikacak, nje zeroooo.

  7. ToniTR says:

    Drejtuesit tane si gjithmon mjaftohen me nje deklarate per shtyp e pastaj qendrojn te strukur duke pare sa dite do te zgjas cudia. Keto institucione qe nuk aftesine te mbrojne as njerzit e tyre e jo me qytetaret e thjeshte. Ne kete karikature shteti qe kemi ngjarjet pasi zbardhen nga media mbahen peng nga vet keta njerez te paafte, te korruptuar e burracak te cilet po na bejne si te pikelluar tani. Asgje me shume nuk ka per te ndodhur edhe kesaj rradhe. Pasneser do vazhdohet te flitet per vrapin ne mal e notin ne det.

  8. Kurveleshi says:

    Tani,pasi familja e të ndjerit ka humbur birin,prindin,bashkëshortin..njeriun më të dashur të tyre dhe në moshën më të bukur të jetës…ka fare pak rëndësi fakti: nëse shkoi zoti president…kryeministri a çdokush tjetër i madh në këtë vend…për ngushëllim apo jo…!Këta dinë ti bëjnë mirë këto rite…por detyra e tyre kushtetuese nuk është kjo,fatkeqësisht…(për ta..fatkeqësisht…).Puna më e mirë që mund të bëjnë është së paku të çojnë drejtësinë në vend..duke gjetur dhe ndëshkuar autor/in/ët…!Po kështu kanë thënë edhe për të ndjerin F.Xhindi,për Gërdecin më përpara..për katër demostruesit e 21-janarit..dhe për gjithë viktimat e krimit dhe mafies..Por,asnjëherë nuk kanë zbardhur ngjarjet…dhe ca më pak të ndëshkojnë ndokënd të lidhur me krimin në këtë vend…Tani,Kush është i nëmur,Vendi me qytetarët apo Autoritetet e shtetit..?

  9. dane dyfeku says:

    Me vjen shume keq per Skerdin,ngushellime familjes se tije. Dinamitin te ja kishin vene kryetarit Arturit se ka bere shume zullume dhe ka vene para te pista,qelbesira,bajga e llakatundit.

  10. Qytetari says:

    Zoti Topi.Mesa duket ky muaj eshte muaji i ngushellimeve.Them se duhet te shkosh edhe te familja e te ndjerit Fiqiri Kupa.Mesaduket shteti yt kete vit ka shume “pune”perpara.Kushedi se sa deshmimtar gjenerale,pronare te tjere kane mbetur gjalle nga Gerdeci.Ketu nuk po permend gjyqtaret e prokuroret te cilet po te kishin nxjere fajtoret e vertet,te cilet dihen,tani do t’u kishe shkuar per mgushellim edhe familjeve te tyre.

  11. e says:

    Vrasesi kthehet gjithmone tek vendi i krimit.

  12. Ervini says:

    A do t`ja jepni voten per president Sales qe te vrase njerez me pushtet qe i hedhin bastona neper rrota dhe prishin planet klanit te tij mafioz me pronat qe kane vene ne shenjester. Ai kryemafioz nuk mund te luftohet ndryshe vetem me injorimin me te merituar lenien ne harrese dhe mohimin e votes. Reagoni duke u bashkuar me shume me njeri tjetrin o popull dhe mos beni pazare ne kurriz te vellait,shokut, mikut, komshiut apo kujdo qofte qe jeton me ndershmeri si te gjithe njerezit e mire.

  13. Sara says:

    Eshte turp qe nje ngjarje e tille ndodh ende edhe ne ditet e sotme dhe pikerisht me njerezit e drejtesise… Shteti nuk duhet te fleje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje