Një mesazh mafioz për të gjithë ata që kërkojnë pronat e tyre

12 Shtator 2011, 10:14Politika TEMA

Nëse ka një lëmsh të frikshëm në Shqipëri, krijuar nga ligjet e çuditshme dhe nga korrupsioni galopant, ai është lëmshi i pronave. Përgjegjësi kryesor për këtë lëmsh është kryeministri aktual.

Vrasja e fundit në Vlorë ka nxjerrë në pah në mënyrë makabre këtë problem.

Për shumë njerëz, Arjan Konomi është një emër i njohur. Ai është djali i xhaxhait të gjykatësit të vrarë. Arjani, një gazetar i njohur në vend, ka rrëfyer në dy të përditshme përjetimet e tij për vdekjen e djalit të xhaxhait, me të cilin ishte një mik i afërt. Ai ka thënë se ky ishte një sinjal mafioz për ata që kërkojnë një pronë.

“Vrasja e kushëririt tim nuk ka argumente, vetëm dënim maksimal për fajtorin ose fajtorët. Vrasja është bërë për të treguar forcën. Forcën jo ndaj personit, por ndaj Gjyqësorit, por edhe ndaj shtetit. Dhe e gjitha kjo, në formë shoë, në mes të bulevardit, në mes të qarkullimit, pranë stacioneve televizive lokale dhe korrespondentëve të medias kombëtare. Në vrasje makabre dhe e tipit mafioz që ngjarja të filmohej sa më shpejt dhe të dokumentohej, në mënyrë që të ngjallte edhe tmerre të tjera ndaj atyre njerëzve që kanë një pozicion, një pushtet, por edhe ndaj atyre që kërkojnë një pronë,” ka thënë ai për të përditshmen Panorama.

“Unë nuk kam asnjë informacion dhe nuk jam unë personi që mund të bëj ndonjë vlerësim të fakteve. Por ajo që mund të them është se në të dyja rastet është goditje ndaj shtetit dhe Drejtësisë. Edhe nëse është rasti i pronës, shembulli kur kjo i ndodh një gjykatësi të Republikës, imagjino se ç’mund t’i ndodhë një qytetari të thjeshtë. Nga ata qytetarë që jemi mësuar të shohim me shumicë duke kërkuar të drejtën e tyre të pronës nëpër dyert e gjykatave. Dhe në këtë rast, ky është një leksion për të gjithë…” ka vijuar më tej Konomi.

Ndërkohë, në një opinion të shkurtër tek e përditshmja Shekulli, ai ka thënë se Skerdi kishte fituar një gjyq shumë të madh pronash.

“Pak ditë më parë Skerdi ishte me pushime, shkonte peshkonte natën, banesa e tij është këtu në një lagje periferike, me oborr, që mund të ndodhte shumë më thjeshtë, nëse ishte një hakmarrje e rëndomtë, apo thjesht një larje hesapesh. Ky është një gjë shumë e organizuar, është një sinjal për të gjithë sistemin e drejtësisë “ne jemi më të fortë se ju, jemi më të fortë se shteti.

Ndaj edhe të gjithë institucionet e shtetit duhet patjetër që të gjejnë se kush janë shkaktarët e këtij krimi makabër dhe të paprecedent në historinë tonë. Sa për motivin, di që ai ka pasur një gjyq shumë të madh, të cilin e ka fituar në Gjykatën e Lartë, para disa javësh.”

 

26 komente në “Një mesazh mafioz për të gjithë ata që kërkojnë pronat e tyre”

  1. racionali says:

    “NA MBRO TOKAT OOOO SALI (PROTOPAPA) BERISHA NA MBRO JETEN ,SE TE KEMI VENE NE KRYE TE NA MBROJSH”

    1. fule says:

      Ky kushuriri nuk e thote te verteten deri ne fund…po pune per te.
      Sepse te tille atentat nuk mund ta urdheroj dot une as dikush tjeter…
      E keqja te vjen kur kerkon te mbrosh te drejten tende qe bie ndesh me forca apo biznese te lidhura me segmente te pushtetit. Vetem keta do guxonin kaq haptas.

      Kjo me sa duket do shkoj si vrasja e deputetit Xhindi, kur 1 jave pas atentatit thane se jemi afer me zgjidhjen, pastaj…

    2. Frige says:

      O Racional,kujt i kerkon mbrojtje?Kriminelit te pa meshirshem te Vicidolit.Anuk e kupton o burre se kjo eshte direkt dora e piste e tije.Saliu krekon qe terrori qe ai po bene te shkoje deri tek femija ne barke te nenes.Pa me thuaj i dashur ke ka mbrojtur krimineli deri me sot.Pergjigja eshte AS EDHE NJE,perkundrazi dora gjakatare e tij eshte shtrire shume.Valle deri kurdo te vazhdoi te vrase?

  2. gashi-Kosovar says:

    Nuk ka mafia ne bot ma te fort se shteti, vetem nese shteti shteti bashkpunon me mafian.

    1. tr says:

      Te lumte Gashi, i ke rene ne koke! Per 340 ha toke qe behej fjale te gjithe ujqerit … me fal shtetaret duan nga nje cope.

  3. tr says:

    Besoj se shteti yne per kete ngjarje makabre ashtu si dhe me Gerdecin do kapi ndonje Delijorgj & Pinar, por do te lere Mediun & Co. te paprekur.

    1. Albann says:

      E ke shume gabim.Kjo ngjarje s do te kete kurre autore sepse eshte orkestruar ne zyrat e vete shtetit.Eshte familja qe drejton shtetin qe po vjedh pronat,qe donte ti jepte nje mesazh atyre qe sfidonin familjen qofte qytetare te thjeshte qofte zyrtare te veshur me pushtet te cilet mendojne se mund tia dalin te mbrojne pronen e tyre nga grabitesit.Mesazhi eshte i thjeshte:NUK KA INDIVID NE SHQIPERI QE TE SFIDOJE FAMILJEN.Fundi i atij qe na sfidon eshte ky qe shohin…

      1. tr says:

        Per ke familje po flet?!

        1. Agim says:

          o tr-ap !
          Nga pamja (“tr”) dukesh si gjysem trap ,
          kurse nga pyetja qe ben del qe je komplet “trap”
          Per ke familje po flet ? pyet ti…e cfar te them une.
          Nuk flitet fare me trapat.

  4. valbona says:

    Pranoni ngushellimet e mia shume te sinqerta per te afermin tuaj. Koptoj se ne situaten ku jeni u vine mendime nga me te ndryshme.
    Atentat nuk mund te behet ndaj atij qe nuk ekziston.Ne Shqiperi nuk ka shtet e ka uzurpuar mafja.
    Ne shqiperi nuk ka drjtesi ( kush eshte ne gjendje te tregoj nje rast te vetem per drjtesi ne Shqiperi?),pra nuk mund te behet antetat ndaj asaj qe nuk ekziston.Ky nuk eshte rast i vetem dhe i shkeputur

  5. Ton says:

    Ore ngushellime njehere! Por nje gje me habit! Nga dolen te gjithe keta me pushtet (qofshin qeveritare apo gjyqtare) me prona ne bregdet? 340 ha toka ne bregdet? Te gjithe e dime qe asnje nga ne s’ka pasur toka ne bregdet. Kjo me habit. Mos oreksi i madh nga te dyja palet?

    1. myzeqari says:

      Po nga dolen thua? po ja, bej ca letra fallco, ca deshmi andej ca deshmi ketej dhe oburra derdh ca para, me ca te njohur, futi nje te perjestuar, jepu hisen dhe u bere me prone. ..Shqiptaret se dinin nga ishte deti jo me te kishin prona ne bregdet..Si u bene me prona ne Tirane te gjithe, si u zaptua kamza, bathorja, ish-keneta, Golemi qe eshte bere per ta dhjere..Camet si u bene me prona ne Shqiperi?! Kosovaret si u bene?!Prona kane patur vetem pak familje ne Shqiperi (ndonese edhe keta sdihet si i kane fituar)..Toptanet (te ardhur nga turqia), Vrionasit (te ardhur nga turqia dhe ata)..dhe Vlorajt ne Vlore..(se di prejardhjen e tyre)..Shqiptaret e vertete merguan qysh ne shek. XV, disa u masakruan, te tjeret u shpronesuan e me radhe..Ata qe u bene me prona me tapi te ’45, ca me keq me tapi te pas ’90..jane ata qe kane zaptuar dhe shemtuar ane e kend vendin. Nejse thuaj, cu dhjet t’emen!

  6. kastrioti says:

    Ngushellime te sinqerta per te ndjerin.Sa per vrasesit e tij mos u lodhni kot,ata kurr skan per tu gjendur,me sa gjeti qeveria vrasesit e gerdecit te te ndjerit Xhindoli,vrasesit e 21 janarit te Trebickes etj..etj..aq ka per te gjetur dhe vrasesit e te ndjerit gjykates.

  7. I zhgenjyeri says:

    Ku paska humbur Lola, se ajo e ndan kete pune ??!!!!

  8. ISHTE KENET E THAU MAVRIA ENVER says:

    Po si more flisni pa informim fillestar dhe pa kujtes kolektive,aty ka qen kenet e te canin mushkonjat e te hanin te gjall malaria e gjarpri,pas viteve 1950 u be bonofikomi dhe filluan te vin banor nga gjith zonat e shqiperis,me pas u kthye ne vend internimi,aty nuk ka pasur banor me pare o njerez,zgjohuni nuk i ka pronar te ligjshem te me falin njerezit e te ndjerit po i ka letrat fallco si shume te tjere qe punojne ne institucionet e vendit o jan te lidhur me ta.Flisni kur i dini gjerat o mos komentoni ne menyre partiake.Me vjen keq se e kan vrar ne menyre barbare po nuk kese cben ne shqiperi eshte ligji i xhungles dhe kete e din te gjith po nuk flasi po rrin derisa tu vij zjarri e te digjen pastaj,mos u benio tifoz te PD e PS apo dikujt tjeter se nuk duan tjka dine per ju.i duheni sa tju shtrydhin mire pastaj ju hedhin ne ere ose ju groposin te gjall,behuni puntor dhe mos i zaptoni o merni dikujt 1 gje qe nuk eshte e juaja pamvarsisht se nga kush kini perkrahje apo se i beni letrat fallco.UROJ QE TE KAPET AUTORI PO SI GHITHMON KETO GJERA PAS DISA DITEVE PERFUNDOJNE SIKUR NUK KA NDODHUR GJE,KETE E DIN MIRE TE GJITHE PO BEJN SIKUR NUK E KAN DEGJUAR O PARE ME PARE.MOS FLINI QE NJE DITE TE ZGJOHENI DHE TE JINI PRONAR TOKASH APO KU DI UN ,ME LETRA FALLCO APO ME RYSHFETE.PUNONI DHE PRAP PUNONI.dembela

    1. aldo says:

      Mos fol kot kur nuk i njef njerzit! Konomajt qe para diktatures kane pasur prona aty ku i kane sot ne Vlore sapo hyn nga Uji i Ftohte e tutje, ndersa keto toka ne Durres i ka pasur nga ana e te jemes.

      1. Ana Sulce says:

        Po parafolsi z. Aldo nuk flet per pronat e Konomajve se ato i dine te gjithe e si ka ngacmuar njeri se po te qe vrisnin dhe Arianin, flitet per pronat e Hamallajt qe per historine qe ka ai vend pronesia eshte shume e dyshimte, une nuk di njeri te blinte e te mbante ne pronesi keneta ne Shqiperi. . . .

  9. fener zizi says:

    nuk eshte sinjal per ata qe kerkojne prona. se z. KONOMI nuk kerkonte prona!! por kishte marre prona ne hammalaj( ai nga VLORA!!!) KISHTE MARRE AI JO PO KERKONTE.

  10. drejtesi says:

    djema po u ndave nga kopeja te ha delja ..,me falni .,.,te .,.,ha ujku,.,.po nuk pranove te kafshojn pak ata miqt bej hesapet mire

  11. Luli -Prizren says:

    Ngushellime te ndjerit por me te vertet ne Shqiperi eshte mafia duke e udhehequr si Sali Berisha po njashtu dhe Edi Rama po mos ti anashkalojm edhe politikanet tane ne Kosove eshte nje Mafi shume e mire organizuar e ketu vuajm ne te mjeret populli yne.Me te vertet me jan mbushur syte me lot vetem e vetem se i ka lan femit jetim,me respektin me te madhe ju shpreh familjese se te ndjerit nga familja jone HOTI nga Prizreni

  12. kan qen kenet me kohen e skenderbeut dhe i beri drenazhin komunizmi,pun pa lek vullnetar says:

    I njofim konomet po nuk kan toka me letra aty se nuk i duhej dikujt keneta e mocali o njerez,mos flisni kur nuk e njifni ate vend,enver e thau dhe mehmeti me adilin vinin benin gjueti per fazana e derra interesohuni dhe do kuptoni me shume se cpo behet,Ndonje dite do ju marin dhe ju dhe nuk e keni per ta kuptuar sekeni humbur shtepi dhe familie.JAN PUNE TE THELLA KETO HISTORIT E TOKAVE,ATA QE KISHIN DICKA DIKUR JAN BASHKUAR ME NJERZIT ME PUSHTET DHE NUK I NDAL ME NJERI,PERVEC VRASJEVE DUKE HENGUR KOKAT E NJERI TJETRIT,PRANDAJ SHIKONI RRETH E RROTULL DHE DO MERNI VESH ME SHUME NGA E VERTETA.POLITIKA PLUS KRIMI PLUS LETRAT FALLCO JAN NJE MOLOTOV.

  13. edi me banim ne bjeshket e namuna te canadas says:

    ORE GAM GAM BERES….VICTIMA NDJES PAST …POR… DHE KY ISHTE NGA ATA TE SHTETIT….DHE ISHTE TREGUAR PAK SI SHUME I URITUR ME PRONAT E TE TJERVE….AI NDJES PAST PO IKU I FITUAR …U LA DICKA TE GRABITUR FEMIJEVE….

  14. lulashi says:

    Jam plotesisht dakort me ‘pun pa lek vullnetar’.Akti me gjygjtarin e Vlores eshte me te vertete i trishtushem por duhet pranuar se edhe ky duhet ti kete hyre dikujt ne pjes dhe sigurisht cmimin nuk dihet se si te vjen nga keto gjera .Une njoh nje familje ne Tirane pronare autoktone dhe se si gjygjtari i famshem ” Gjin Gjoni ” ketyre pronarve ua ka marre pronarve te ligjshem [pronen e tyre duke bere bashkepronar me 50 % ish ceraxhiun qe ka jetuar ne kete shtepi para 35 vjeteve.Vlera e marre e kesaj prone i kalon vleren e 500.000 eurove me dokumente fallco,tani hajde gjyko per kete problem.Ka 10 vjet qe keta pronare disponojne dekumentat origjinale te blerjes se kesaj prone qysh ne vitin 1937 dhe enden neper dyert e gjykatave prej me se 10 vjet. dhe se zgjidhin dod sepse gjyqtaret ne Shqiperi punojne me skeme tarafi dhe grupe duke kombinuar qeshtjet se une ne shkalle te pare te te kaloj nje ceshtje ndersa ty ne apel me kalo qeshtjen time e keshtu me radhe deri ne gjykaten e larte e ti hajde e caje me kete problem.Edhe nese kerkon perseri riapelim perseri e ke te pa mundur ta fitosh. sepse skema eshte po e njejte.Tani ne keto kushte nese edhe ky gjygjtar do te pesonte fatin e tij a duhet ti vij keq ndokujt por kete gjygjtar?? Pra gjithmone kur e drejta cenohet shume rende e nuk mund ta zgjidhesh gjkundi athere cfare duhet bere?? prandaj mos u cudisni shume

  15. bastri kuksiani says:

    nje nga viktimat e radhes te familes degjenerat te shpellarit te vucidolit….kjo felliqsire dragobie ka lyer duart me shume gjak dhe femjet e tij do ti paguajne te gjitha….ai eshte nje idiot qe nuk e di se cdo te thote hakmarrje dhe mendon se nje jelek antiplumb do ti shpetooj jeten ,,,,

  16. Pelasgian says:

    Naim Frasheri – Shqiperia – Bageti dhe Bujqesi . Ktu ska ndryshuar asgje .

  17. qebapi says:

    duhet thene Z. Burgaj te hape nje tjeter piste; “The Jackal”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje