Sot ka nisur viti i ri shkollor me 650 mijë nxënës të ulur në bankat e tyre. 56 mijë fëmijë nisin për herë të parë shkollën. Qytetet në mbarë vendin, e sidomos në Tiranë i janë rikthyer jetës së tyre të vrullshme. Kjo ngjarje është përdorur nga liderët politikë për të mbajtur disa fjalime. Berisha ka qenë në Shkollën e Hoteleri- Turizmit, ku ka folur për bumin turistik të këtij viti. Berisha ka premtuar se në vendin tonë numri i atyre që shkojnë në shkolla të përgjithshme do jetë i barabartë me ata që shkojnë në shkolla profesionale.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi u uroi sot një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor 2011-2012, të gjithë nxënësve e mësuesve shqiptarë në mbarë vendin.
I shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, Kreu i Shtetit dhe Zonja e Parë zhvilluan mëngjesin e sotëm një vizitë në Shkollën e Mesme të Përgjithshme të kryeqytetit “Petro Nini Luarasi”.
Kurse Lulzim Basha ka premtuar më shumë masa sigurie në shkolla. Ai tha se do ndërtohen dhe gjashtë shkolla të reja. Ndërkohë fëmijët e minatorëve në Bulqizë kanë bojkotuar mësimin siç dhe kishin premtuar më përpara.
Shumë shkolla në vend po bëjnë mësim me turne. Në të vërtetë ky fenomen po nxitet edhe nga fakti se disa shkolla kanë namin e mirë ndaj prindërit po nxitojnë të dërgojnë fëmijët aty. Kështu po ndodh kryesisht në zonat pranë qendrës së Tiranës, kurse shkollat e periferive janë zbrazur.
Po ashtu, këto ditë ka nisur edhe një debat, kryesisht online, se a janë shkollat tona më të mira se ato në Britani. Debati është nxitur nga një shkrim i botuar në tablodin The Sun, ku thuhet se një shqiptar që jeton në Britani ka vendosur ta sjellë fëmijën e tij në shkollë në Shqipëri, pasi këtu shkollat janë më të mira.
Ndërsa debati është ndezur, një komentues në blogun e njohur Peshkupauje.com, me nickname Art Changed the… ka sjellë disa foto interesante nga gjendja e arsimit në Shqipëri, të cilat i gjeni me diçitura më poshtë.
Nje shkolle fillore ne Berat (nje nga qytetet me te medhenj te vendit) ne vitin 2011
Kjo eshte Biblioteka e Durresit (Rrezik shembje per shkak te amortizimit). Asnje investim nuk eshte kryer per rreth 20 vjet
Nje shkolle fillore ne Bulqize
Nje shkolle ne Fier
Ambientet e nje shkolle ne qytetin e Pukes
Shkolla e Kuqe (ne Dukat), nje nga shkollat me te vjetra ne vend
Cufi kismet shko n’shkoll t’nalt,se ka hedh kandidaturat per:
Mbareshtim Pyjesh te Bujsori! ….(ka spat t’madhe per kit pune)
Mami,N’Elbason! …..(shtej,shtej,maje fremen)
Edukatore,N’Bathore …….(asht me Sali Berishen e me Unikatilin!Fuck Noizy,Otr)
Cikel t’ult, N’Shkoder …….(me msue analfabetin)
Turizem Rural N’Kuks ……(me msue me mjell pataten)
Shkenc Politike,N’Filialin e Peshkopis …..(kunder minatorve,pro qeverris)
Vreshtari&Blegtori,N’Lushnje…. (Cufi do i cof krejt laluct!)
Mbrojtje Bimsh,N’Gjirokaster…. (Cufi asht nacionalist i marre)
Gjinekolog N’Kamze …..(shamikuqe,te puc zemla,tkshxh,me dasnni,Xhelali)
Ky asht Cufi,ene pse ka mledh 1000 pajk,Sali Bisha i ka dhan shkolln e nalte or ti.
T’hangsha zermren oj demokracie,Cufi tash e mrapa,Drejtor Qeverie….
Te gjtiha shkollate shqiptare e paskan pamjen si fytyra ime, si surrati i saliut dhe Argites
Kjo eshte gjendja skandaloze e shkollave tona!! Nuk mun te imagjinohen se kto shkolla gjenden ne Evrope