Aty ku shkojnë të arratisurit nga teknologjia

13 Shtator 2011, 12:11Lifestyle TEMA
Aty ku shkojnë të arratisurit nga teknologjia

Diane Shou

Ka rreth 5 miliard abonentë të telefonisë celulare në mbarë botën dhe teknologjia wireless po avancon aq shumë sa e bën të vështirë që të arratisesh nga ndikimi i mjeteve celulare. Por ndërsa shumë amerikanë po e përqafojnë këtë lloj lidhje, disa mendojnë se ajo po i sëmur.

Diane Shou nuk i mban dot lotët ndërsa shpjegon se si dikur ajo jetonte në një kafaz të mbrojtur nga rrezet elektromagnetike, të shkaktuar nga valët dhe komunikimi wireless.

Shou është një nga rreth 5 përqind e amerikanëve që mendojnë se vuajnë nga Superndjeshmëria Elektromagnetike, që thonë se u shkaktohet nga ekspozimi ndaj fushave magnetike të krijuara nga telefonat celulare dhe të tjera pajisje elektronike.

Simptomat variojnë që nga dhimbja e kokës, djegia e lëkurës, problemet me muskujt e dhimbje kronike.

Për të lehtësuar dhimbjet e Shout, i shoqi ngriti një kafaz, që nuk lejonte hyrjen e valëve.

Simptomat e saj u bënë më të rënda dhe ajo u desh të braktiste familjen dhe të zhvendosej në Grin Bank në Virxhinian Perëndimore, një fshat i vogël me 143 banorë.

Gren Bank është pjesë e Zonës së Qetë nga Radiot në SHBA, ku është i ndaluar wireless për rreth 33 mijë kilometra katrorë, kjo për shkak se ndërhyjnë tek disa teleskopë.

Si rezultat i kësaj, kjo zonë është kthyer në një parajsë për njerëz si Diana, që janë të dëshpëruara për t’i shpëtuar teknologjisë wireless.

Por sëmundja që pretendojnë këta njerëz nuk njihet në SHBA. Megjithatë së fundmi disa kërkime thonë se mund të ketë një lidhje, por sërish ekspertët thonë se rrezatimi është tepër i ulët për të ndikuar në trup.

 

*Marrë me shkurtime nga BBC

3 komente në “Aty ku shkojnë të arratisurit nga teknologjia”

  1. vlora 1 says:

    Keta te kontrollojne trurin te veterineri

  2. I zhgenjyeri says:

    Edhe qeveria jone eshte e apasionuar pas teknologjise… larg o zot, po na i ndodh ndonje gje e keqe….

    1. Cakalli7 says:

      nuk bie rrufe ne hale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje