Kur të çoni rrobat për të larë në lavanderi, do të bënit mirë jo vetëm që të merrnit faturën, por ta shihni mirë atë. Përndryshe, do të gjendeni në situatën e një qytetari italian, që është detyruar të paguajë plot 614 euro për një të larë të rrobave.
Ky i fundit kishte çuar në një lavanderi në Milano 10 këmisha dhe dy palë xhinse, por nuk e kishte parë çmimin e faturës. Kur e pa, u trondit dhe kërkoi që t’i ktheheshin rrobat prapa, por pas sukses, pasi ato ishin larë dhe ai duhej të paguante.
Duke parë çmimin shumë të lartë, ai nuk ka paguar dhe e ka çuar këtë çështje në gjykatë. Por, gjykata i ka dhënë të drejtë lavanderisë dhe, përveç 614 eurove, tashmë ai duhet të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit.
,,,do kene qene jeleket anti-plumb te $aliut !!!