Ja VENDIMET e Gjykatës së Lartë që po degradojnë gjyqin ndaj Metës

15 Shtator 2011, 21:25Politika TEMA

Vendimet e shumicës në Gjykatën e Lartë, qartësisht synojnë të degradojnë gjyqin ndaj Metës, me argumente të mjegullta e madje edhe me gënjeshtra. Një krahasim mes argumenteve të shumicës dhe pakicës në Kolegjin Penal për rrëzimin e ekspertizës së huaj tregon qartë se si po përpiqen gjykatësit të shpëtojnë Metën

 

Të premten në Gjykatën e Lartë pritet të zhvillohet seanca e radhës për gjyqin ndaj ish- zëvendëskryeministrit Ilir Meta, ndërkohë që vendimet e dy seancave të mëparshme zbardhin në detaje përpjekjen për të degraduar këtë gjyq në favor të Ilir Metës.

Gazeta Tema sjell tek ju detaje nga dy vendimet e seancave të korrikut, asaj të datës 11 dhe asaj të datës 22. Siç do shihet më poshtë, argumentet e shumicës, që kanë shkuar në favor të Metës, janë të dobëta, madje në një rast ata edhe kanë gënjyer.

 

Tejkalimi i afateve të hetimit

Siç dihet, Ilir Meta shpalli me të madhe se prokuroria ka tejkaluar afatet e hetimit. Në këtë mënyrë ai synonte të shpëtonte njësoj si Lulzim Basha nga hetimi. Por, Gjykata është vendosur përpara faktit të kryer se dokumentet e prokurorisë tregojnë qartë se hetimi ka qenë brenda afateve. Madje, Meta mori edhe rolin e qesharakut, duke u munduar të tregojë se ishte një letër e tij drejtuar Gjykatës së Lartë, që bëri që gjyqi të mos mbyllet për shkaqe procedurale.

“Rrëzimin e kërkesës paraprake për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të veprimeve hetimore të kryera si dhe të provave të marra pas datës 12.04.2011 deri në datën 09.05.2011, si të kryera jashtë afateve proceduriale, me arsyetimin se, afati i zhvillimit të hetimeve paraprake ndaj të pandehurit Ilir Meta ka filluar në datën 09.02.2011 kur emri i tij është rregjistruar në rregjistrin e njoftimit të veprës penale në cilësinë e personit që i atribuohet vepra penale sikurse parashikon pika 1 e nenit 323 të Kodit të Procedurës Penale, ndërkohë që, edhe çështja në Gjykatën e Lartë është dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme në datën 09.05.2011, pra brenda afatit tremujor të parashikuar nga dispozita e sipërcituar, krahas ditëve që afati i hetimit paraprak është i pezulluar për shkak të kërkesës për autorizim për procedim sipas pikës 2 të nenit 323 të këtij Kodi,” thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë të 11 korrikut.

 

Rrëzimi i ekspertizës së huaj

Por debati më interesant është ai për rrëzimin e ekspertizës së huaj. Kjo ishte një goditje shumë e rëndë për gjyqin. Dy ekspertë, një amerikan dhe një britanik e kishin cilësuar videon si origjinale, por Gjykata e Lartë rrëzoi këtë ekspertizë, duke argumentuar se është shkelur Kodi i Procedurës Penale dhe një Konventë Europiane për Ndihmë në Fushën Juridike.

Dy janë argumentet e shumicës në Kolegjin Penal: I pari se nuk është marrë garanci ligjore nga ekspertët për përgjegjësitë që mbajnë, pasi ata nuk kanë bërë betimin.

“Duke pranuar si ekspertë persona privatë të huaj, si dhe duke u ngarkuar detyra e marrë mendimin e tyre në rrugë jo zyrtare, jashtë detyrimeve ligjore të parashikuara në K.Pr.Penale dhe në Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, organi i akuzës i ka përjashtuar ekspertet realisht nga çdo përgjegjësi, aq më tepër nga përgjegjësia penale që mund të mbajnë sipas ligjeve përkatëse në rastin e veprës penale të ekspertimit të rremë.  Në se organi i akuzës do të kishte ndjekur rrugën ligjore të përcaktuar në K.Pr.Penale si dhe ne Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, si dhe në ligjin nr.10193, datë 03.12.2009 “Për Marrëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Çështje Penale”, ekspertët e huaj duhej të bënin betimin dhe të merrnin përgjegjësinë përpara organit kompetent të shtetit të tyre, gjë që do të shërbente si garanci që ekspertimet do të ishte i saktë,” thuhet në vendimin e marrë nga shumica.

Dhe argumenti i dytë është se është shmangur Ministria e Drejtësisë nga komunikimi me ekspertët. Nuk duhet harruar sa herë ka dështuar hetimet Ministria e Drejtësisë me letërporositë e saj, si në rastin e Damir Fazlliç.

“Sipas nenit 509/1 të K.Pr.Penale, i cili nuk vjen ndesh me asnjë dispozitë të Konventave të mësipërme apo me aktet e tjera ndërkombëtare, kërkesat e gjykatave dhe prokurorive për letërporosi jashtë shtetit, të drejtuara autoriteteve të huaja, për njoftimet dhe marrjen e provave, i dërgohen Ministrisë së Drejtësisë, e cila marr masa për ti nisur ato. Vetëm në rastet e ngutshme, sipas pikës 5 të këtij neni autoriteti procedues mund të vendosë nisjen direkt të akteve duke informuar Ministrinë e Drejtësisë. Pra edhe në rastet përjashtimore, në rastet e ngutshme, organi procedues ka detyrimin ligjor që patjetër të informojë Ministrinë e Drejtësisë. Siç rezulton nga dosja, këto dokumente, këto veprime nuk kanë kaluar nëpërmjet këtij institucioni të ngarkuar me ligj, gjë që konfirmohet në përgjigjen e Ministrit të Drejtësisë me shkresën nr.821/1, datë 31.01.2011,” thuhet në vendimin e shumicës.

Por mendimi i pakicës, qartësisht hedh poshtë këto pretendime.

Kështu, në rastin e parë, atë të marrjes së betimit nga ekspertët e huaj, pakica thotë se kjo nuk qëndron, pasi prokuroria e ka marrë deklaratën dhe betimin nga ekspertët.

“Në çështjen objekt gjykimi, organi i prokurorisë i ka përmbushur këto detyrime. Eksperti i caktuar, pra i thirrur në kuptim të normës proceduriale për të kryer ekspertimin, pasi është njohur me vendimin dhe objektin e ekspertimit, ka nënshkruar deklaratën e posaçme me të cilën konfirmon se nuk ka shkaqe përjashtimi, pranon përgjegjësitë për ushtrimin e detyrës së caktuar dhe formulën e betimit.

Po kështu, ekspertët, kanë përmbushur detyrën e tyre edhe në respektim të neneve 184 e 185 të Kodit të Procedurës Penale, duke e dhënë mendimin e tyre me shkrim dhe brenda afateve ligjore  të parashikuara nga norma procedurale,” thuhet në mendimin e pakicës.

Sa i përket shmangies së Ministrisë së Drejtësisë, pakica thotë se letërporositë përmes kësaj ministrie bëhen vetëm kur duhen marrë prova e kur bëhet ndonjë investim i përbashkët institucional.

Për më tepër, argumenton pakica, këta ekspertë mund të ishin edhe në Shqipëri.

“Kjo dispozitë bën fjalë për “Letërporositë e gjykatave dhe prokurorive, të drejtuara autoriteteve të huaja”. Pra procedura e letërporosive, veprimet përkatëse dhe efektet e tyre gjejnë zbatim vetëm kur autoriteti procedues shqiptar kërkon të investojë, kërkon të bashkëpunojë me autoritete juridiksionale të huaja, duke i kërkuar pikërisht atyre që të kryejnë njoftime, të marrin prova etj. për llogari të autoritetit shqiptar, duke zbatuar rregullat përkatëse të njoftimit dhe marrjes së provës së shtetit të kërkuar në kombinim me ato të shtetit kërkues nëse nuk janë në konflikt parimor mes tyre.  Por në çështjen objekt gjykimi, sikurse rezulton nga aktet e fashikullit të gjykimit, organi i prokurorisë nuk i është drejtuar autoriteteve juridiksionale të huaja dhe nuk ka kërkuar prej tyre të ekzekutojnë ndonjë letërporosi. Prokurori nuk i ka kërkuar ndonjë autoriteti të huaj që të realizojë veprime të caktuara proceduriale si dhe për të marrë ndonjë provë që, përkatësisht, duhet të kryhet apo që gjendet në atë vend, madje as edhe që të caktojë detyra strukurave zyrtare që gjenden nën juridiksionin e shtetit të kërkuar. Organi i prokurorisë thjesht ka çmuar se, për natyrën dhe objektin e ekspertimit, shtetasit e huaj Glenn Bard dhe Adrian Philips, përmbushin kriteret tekniko-profesionale për realizimin e ekspertimit. Këta shtetas të huaj mund të gjendeshin me vendbanim apo vendqëndrim të përkohshëm a të përhershëm, si në territorin shqiptar ashtu edhe të ndonjë shteti tjetër, madje jo vetëm të origjinës së tyre. Por këto rrethana, pra shtetësia, vendqëndimi etj., nuk janë kushte që sipas dispozitave të sipërcituara proceduriale penale, kushtëzojnë kriteret dhe procedurën përkatëse për përzgjedhshmërinë e tyre si ekspertë në një procedim penal të ndjekur nga organi shqiptar që procedon. Aq më tepër nuk kushtëzojnë ndjekjen e procedurave rogatore e të letërporosive të parashikuara nga ligji jonë procedurial penal dhe konventat ndërkombëtare,” thuhet në mendimin e pakicës.

Por nuk janë vetëm këto argumentet e pakicës. Ajo thotë se askund në Kodin e Procedurës Penale nuk thuhet se ekspertët duhet të jenë vendas.

“Së pari, neni 179/1 nuk i vendos kufizime apo kritere të tjera, prokurorit apo gjykatës, madje edhe palëve kur kërkojnë e parashtrojnë propozim, për caktimin e ekspertit. I vetmi kriter është aftësia profesionale dhe njohuritë e posaçme shkencore për fushën përkatëse që nevojitet për ekspertimin.

Së dyti, asnjë dispozitë proceduriale penale, por edhe vetë dispozita e posaçme e nenit 179, nuk bën dallim nëse eksperti i përzgjedhur është shqiptar apo i huaj, pra nuk parashikon ndonjë ndalim apo kusht shtesë në këtë aspekt,” thuhet në mendimin e pakicës.

Po ashtu, ndryshe nga sa pretendon Meta, avokatët e tij nuk janë shprehur kurrë për papajtueshmëri të punës së ekspertëve të huaj.

“Kusht i dytë që veprimet për caktimin e ekspertit të jenë të vlefshme dhe akti i ekspertimit i përdorshëm, është që eksperti të mos ketë papajtueshmëri me detyrën e ekspertit, sikurse janë rastet e parashikuara nga neni 180 i Kodit të Procedurës Penale. Në çështjen objekt gjykimi, nga ana e ekspertëve të caktuar nuk është deklaruar apo nga palët nuk është pretenduar, ekzistenca e ndonjërit prej shkaqeve e rasteve konkrete të papajtueshmërisë të parashikuara nga neni 180 i këtij Kodi,” theksohet nga pakica.

 

Imponimi i radhës së gjyqit

Në seancën e dytë, atë të 22 korrikut, edhe pse dëshmitarët ishin thirrur në seancë, shumica në Kolegjin Penal vendosi që të ndryshojë radhën e gjyqit, duke pranuar diktatin e mbrojtjes.

“Lidhur me kerkesen e perseritur te paleve per kryerjen e ekspertimit, Kolegji Penal revokon pjeserisht vendimin e ndermjetem per rradhen e marrjes se provave, duke urdheruar vijimin e shqyrtimit gjyqesor me caktimin dhe realizimin e ekspertimit sikurse eshte kerkuar ne fillim te shqyrtimit gjyqesor nga perfaqesuesi i prokurorise dhe mbrojtja e te pandehurit Ilir Meta,” thuhet në vendimin e shumicës.

Ashtu siç ka raportuar edhe më përpara gazeta Tema, kjo është një shkelje e rëndë e ligjit pasi një gjyq nis me akuzën e vijon më mbrojtjen. Këtë argument mbron edhe pakica.

“Në të tilla rrethana, kam mendimin se, duke vendosur revokimin e pjesshëm të vendimit të tij, lidhur me rradhën e marrjes së provave, bazuar në kërkesën që bëri në fillim të seancës gjyqësore mbrojtja e të pandehurit për të proceduar menjëherë me realizimin e ekspertimit dhe caktimin e ekspertëve, shumica e Kolegjit Penal, nuk ka mbajtur parasysh urdhërimet e dispozitës së nenit 359 të KPrPenale, e cila, qartësisht, përcakton se hetimi gjyqësor fillon dhe vijon me marrjen e provave të kërkuara nga prokurori dhe më pas me ato të mbrojtjes së të pandehurit,” thuhet në mendimin e pakicës.

Nisur nga fakti se vetëm dy gjyqtarë po bëjnë pakicën kundër tre të shumicës, ekziston mundësia që gjyqi të vijojë të çojë ujë tek mulliri i Metës, që në këtë mënyrë po shpëton pa lagur nga një aferë gjigante korrupsioni.

 

11 komente në “Ja VENDIMET e Gjykatës së Lartë që po degradojnë gjyqin ndaj Metës”

  1. Kalorsi i zi says:

    Ore ju lutem per te miren e Ilirit futeni ne burg se eshte bere obez, per te miren e Ilirit dhe te Zan Caushit.

    1. Vlora says:

      po pse cfar pritet nga gjykata e larte,,,,, hajduti dhe ne vidio e thekson se, e ka ne tave shpresa becajn…..
      habia e madhe do te ishte po ta denonte shpresa kete lope.

  2. Musai says:

    Me mir te mos diskutohet me per gjykatat ne shqiperi po gjera qe i din shqiptart tash ma se cfar gjykatash ka shqiperia i fajshmi lirohet e i pa fajshmi denohet,Po cili politikan esht denuar ne shqiperi, vetem Nexhmije Hoxha e Fatos Nano po ketij te fundit nuk i ra keq se e mori demshperblimin.

  3. LUAN says:

    Ky vend ka marre fund .Ketu drejton mafia kudo .Fat i keq per njerezit e ndershem dhe te urte te ketij populli, sepse pjesa tjeter nuk e ka problem te votoj KADAFIN shqiptar dhe te ndjehet e lumtur .Shikoni sa qesharak del denimi i NEXHMIJE HOXHES ne krahasim me keta super hajdute dhe kriminel .

  4. dibrani i new york-ut says:

    A nuk perben ky rast i ri dhe i perseritur per te saten here i korupsionit skandaloz te gjykatave shqiptare pe tu ngritur ne proteste te forte popullore si ajo e 21 janarit?Ku eshte opozita shqiptare,sindikatat apo organizata te ndryshne studentore?Sic duket Sala doli i ftruar me vrasjet qe beri.Edi Rama eshte transformuar ne nje reformator frikacak i cili vetem se ka humbur kohe keto 2 vjet pa bere ligjet qe i kerkon Europa.Le tu kerkoje falje Blushit me co. per kete qendrim te tijin jo produktiv dhe bile te demshem per vendin.A eshte shume per shqiptaret te kerkojne zgjedhje te parakohshme,te tilla qe te mos organizohen nga kjo qeveri?Edi Rama ka dhene prova se nuk eshte ne gjendje te mboje voten e shqiptareve.2013 ska asnje garanci qe opozita vjen ne pushtet.

  5. Baca says:

    Korupsjoni eshte kanceri I Shqiperis.Gjykata e larte eshte mbrojse e ketij korupsjoni..Nuk e di njeriu I shkret se c’far duhet te bej! dilemma dhe strece te forta per fukarenjte Shqipetar.

  6. Lusina says:

    Tregon si kane bere teater me kombin tonë.Flet per Metën dhe pse po mbyllet gjygji i tij.Link i shkurtuar: http://www.proletari.com/?p=6016

  7. liku says:

    Gazeta Tema para dy ditesh publikoi lajmin se Arjan Fullani dhe burri i saj Guvernatori i Bankes se Shqiperise kane vizituar Ilir Meten ne vilen e tij .Nese ka prova per kete dhe ky fakt eshte i vertete, gjyqtarja Fullani duhet te jape menjehere doreheqjen nga gjyqi,ky eshte ne detyrimin e saj dhe eshte i qarte ne nenet 17 e 18 te ligjit 7905 date 21.3.1995 qe eshte kodi i procedures penale.

    1. Albann says:

      Ke degjuar per gjyqtare te korruptuar….Njerez te zakonshem jane,s kane brire….Vetem se i sherbejne mafjes…

  8. Shefqet Cela says:

    MOS KEMI KONFLIKT INTERESI? Kryegjyqtarja ka vajzen ne ambasade. Po votoi kunder Ilir Metes, i fluturon ne Tirane. Ai i ka bere nje “NDER” duhet tja shperbleje me nder. Kete nder e kane degjuar gjithe shqiptaret nga vete goja e Ilirit, besoj se dhe ajo ka lexuar protokollet!?
    Gjyqtarja Fullani ka hallin e burrit qe ti zgjidhet prap ne banken e shtetit te vjedhur nga Iliri. Pastaj, duhet te zbatoje porosite qe i dha Iliri kur vajti “vizite pune” ne vilen lluksoze ne bregdet.
    Prapa te dyjave vigjelon Saliu por e keqja eshte qe dridhet prokurori, qe nuk paska reaguar per keto dy shkelje te gjykates.

  9. labi says:

    qerojeni ate felliqesire se qelbi dynjane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje