Një bullgar 42 vjeçar, i cili kishte mbetur pa punë dhe që mbijetonte duke mbledhur metale nëpër kontejnerët e mbeturinave, zbuloi një thesar të vërtetë me vlerë 1.4 milionë euro.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ky burrë, emri i të cilit nuk u bë publik, zbuloi shtatë copë bizhuterie, gjashtë monedha ari dhe dy sëpata nga periudha e bronzit në rrënjët e një lisi në veri të qytetit Svishtov të Bullgarisë.
“Arkeologu i rastësishëm” fillimisht e mbajti sekret zbulimin e tij, por pas disa hetimeve, ai më në fund ia dorëzoi policisë. Sipas ligjit bullgar, pronar i artefakteve arkeologjike të kësaj rëndësie është vetë shteti.
“Ky zbulim ndihmon shumë për të zgjeruar njohuritë e tona për periudhën e bronzit”, tha Pavlina Vladkova, arkeologe e muzeut rajonal të provincës Veliko Tërnovo për gazetën “24 Çasa”.
“Në këtë periudhë, ari, argjendi dhe bakri ishin të njohur, por përdorimi i bronzit mundësoi prodhimin e mjeteve të punës”, sqaroi ajo.
ha mmmmm tashti rri ne asistence
i varfri,, i varfer mbetet dhe ate pasuri qe ka gjetur ja mer shteti…..
ka marr shperblim te bollshem po e, mos i qani hallin shum.