Nuk ka më kërkesa për darkën e fundit para ekzekutimit

24 Shtator 2011, 11:27Lifestyle TEMA
Nuk ka më kërkesa për darkën e fundit para ekzekutimit

Lorenc Brojer, i veshur me jelek antiplumb, shkon ne gjykate

Për ata që presin të vdesin, kjo është gjëja e fundit që mund të kërkojnë. Por të burgosurit në Teksas nuk do lejohen më që të përzgjedhin atë që duan të hanë darkën e fundit, pasi një i dënuar që priste të ekzekutohej porositi një darkë masive.

Lorens Brojer, që u ekzekutua të mërkurën, kërkoi dy bërxolla, një çizburger me tre copa proshutë, bishtaja të pjekura, tre fahitas, një picë, një kupë të madhe me akullore dhe gjalpë kikiriku. Më pas ai refuzoi që të hante gjërat që i ishin dërguar.

Kjo bëri që senatori Xhon Uhitmajër, t’i shkruajë drejtorit të Divizionit të Drejtësisë në Teksas duke i thënë se tani është mbushur kupa. Sipas senatorit, darka e fundit është një privilegj i papërshtatshëm, të cilin ky kriminel nuk ia pati ofruar viktimës së tij.

Siç raportojnë mediat, drejtori i DDT ka rënë dakord me senatorin.

3 komente në “Nuk ka më kërkesa për darkën e fundit para ekzekutimit”

  1. denkoka says:

    nuk osht cudi….
    un shof n1 film horror dhe me prehet oreksi…
    jo mo ku e di qe do te vdesesh…e tkesh menjen te porosia…

  2. Homer Sipmson says:

    Fjalet e fundit “me jepni nje kreher” “nje pi… te rruar” dua qiqrra ne hell ky tipi dashka berxolla dhe bishtaja te pjekura.

  3. Mark Gjonaj says:

    Ndersa mua nuk me bejne pershtypje keto qe theksojne parafolsit, ajo qe me terheq vemendjen eshte ligji i ekzekutimit ne nje shtet, ku federaten perkatese e marrin si altari i demokracise ne bote. Funerria e demokracise shqiptare, qeveria e sotme, edhe po ta zbuloje ndonjehere autorin e vrasjes makaber me eksploziv ne Vlore te gjyqtarit Skerdilajt Konomi, do ta mbylle ne burgun e perjetshem, ku i jepet mundesia e jetes, te shkruaje, te lexoje,deri dhe te shpike dhe me keto lloje qeverishe, nje dite te dale dhe nga burgu. Ne Shqiperi nuk ka ligje per denimin e kriminelit, por te popullit qe qe perjeton tmerre nga kriminelet ne harmoni me vendimet e gjykatave te korruptuara. Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje