Një vrasës i punësuar ra në dashuri me viktimën e saj e më pas iu desh të manipulonte vdekjen e saj me ndihmën e salcës së domates.
Carlos Roberto de Jesus, nga Brazili, ishte paguar rreth 400 euro për të vrarë Iranildes Aguair Araujo. Ai ishte paguar nga një shtëpiake, e quajtur Maria Nilza Simoes, që ishte e bindur se Iranildes shkonte me të shoqin.
Por De Jesus ra në dashuri me Iranildes dhe u detyrua që të rrëfente planin e tij. Ata më pas bënë një fotografi ku ajo dukej sikur ishte vrarë me thikë dhe ia dërguan kontraktueses. Ajo e gëzuar bëri pagesën, por vetëm pas tre ditësh pa në rrugë vrasësin e kontraktuar nga ajo duke puthur viktimën. Shkoi në polici dhe e denoncoi se ai i kishte vjedhur 1000 dollarë. Aty më pas u zbardh e gjithë historia, që ka lënë me gojëhapur policët, të cilët kanë pyetur: Si ka mundësi që Maria nuk e pa që thika nuk ishte ngulur në trup, por ishte futur në sqetull?
Uaaa policet qenkin habitur se si nuk e pa ajo thiken qe ishte futur ne sqetull e jo ne trup!!!!!!
Nuk i beri habi qe nje histerike porosit nje vrasje vetem per 400 euro????!!!! Sikur jeta e nje njeriu te jet gjeja qe vlen me pak, dhe te porosisesh nje vrasje te jete gjeja me normale dhe e zakonshme!
Turp o Zot ku po shkon kjo bote,,,
Perralla pa mbret
histori e bukur…po tani ajo nona ka ra rehat…se kjo goca i lidhi koment ?