Personi i parë në botë, që bëri një transplant të fytyrës, vendosi të flasë për herë të parë për historinë e saj. Koni Kalp u hap për mediat pasi u lirua nga burgu i shoqi, i cili e qëlloi nga afër në fytyrë pas një zënke. Tom, i shoqi i saj, doli nga burgu vetëm pas shtatë vitesh dënim për krimin e tmerrshëm.
Koni thotë se mban mend gjithçka, që nga zënka, momentin kur i shoqi i vuri armën në fytyrë dhe kur qëlloi. Ajo shton se mjekët nuk e besojnë që ajo kujton të gjitha detajet. Koni thotë se ai e kishte goditur dhe më parë, por mbi të gjitha ai e lëndonte duke e tallur. E, megjithëse i ka bërë këtë krim të tmerrshëm, ajo thotë se sërish… e do atë. Pasi qëlloi të shoqen, Tom ia drejtoi armën vetes, por edhe ai mbijetoi.
Para se te bente transplantin e fytyres
Pas transplantit
Si ishte para se te qellohej
ende e do ate ?????? a jane ne terezi keta njerez,e ka shperfytyruar ne nje monster dhe ende e do ?? papapappaa..