Facebook monitoron gjithçka shikoni në internet

28 Shtator 2011, 11:16Lifestyle TEMA

Facebook ka pranuar se monitoron çdo faqe në internet që shohin anëtarët e saj, edhe kur ata nuk janë duke përdorur Facebook. Ky është një skandal i rëndë privacie, raporton Daily Mail. Sipas saj, Facebook është detyruar të pranojë se vëzhgon çdo lëvizje online të 750 milion përdoruesve të saj.

Në fakt, të gjithë këto të dhëna dërgohen sërish në serverat e rrjetit social, duke bërë të mundur që Facebook të fitojë miliarda nga reklamat për shkak se një informacion i tillë është tejet i vlefshëm. Një ekspert i teknologjisë nga Australia e zbuloi këtë hile të Facebook, i cili vendos të ashtuquajturat ‘cookies’ në kompjuterin tuaj për të monitoruar se çfarë do të shihni.

2 komente në “Facebook monitoron gjithçka shikoni në internet”

  1. deejay koli says:

    nje skandal i vertet !

    1. Eri says:

      S’ke lene faqe porno pa vizituar o Koli hahaha, po te vjen turp nga vetja tani. ?
      Per te lene menjane shakane, Facebook ka shkelur rende privatesine e perdoruesve te vet. Une per vete pres nje demshperblim 10,000,000 chipsa ne llogarine time. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje