Gomari, kandidat për kryetar bashkie

28 Shtator 2011, 14:27Lifestyle TEMA

Një gomar është regjistruar si kandidat për kryetar i qytetit të Varnas në zgjedhjet e ardhshme në Bullgari, shkruan Metro.

Gomari Marko është zgjedhur nga partia politike Shoqëria për Bullgarinë e Re për t’i përfaqësuar ata në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 23 tetor.

Mediat bullgare raportuan se partia e sheh Markon si kandidat ideal për të zëvendësuar kryetarin aktual Kiril Yordanov, i cili, sipas tyre, nuk po bën sa duhet për qytetin e Varnas.

Angel Dyankov, shef i shtabit zgjedhor të partisë Shoqëria për Bullgarinë e Re, tha: “Për dallim nga shumë kandidatë për kryetar komune dhe politikanë, Gomari ka një karakter të fortë, nuk vjedh, nuk gënjen dhe e bën punën si duhet”.

Anëtari tjetër i kësaj partie, Doychin Dimitrovmade, shprehu hapur pakënaqësinë e tij me kryetarin aktual të Varnas.

“Jeta e gomarit Marko është vështirësuar së tepërmi pasi hapësirat e gjelbra në qytetin bregdetar bullgar po zhduken. Iu mbetet qytetarëve të Varnas të vendosin se cili ka kualitete më pozitive – gomari ose kryetari aktual”. /Telegrafi/

 

13 komente në “Gomari, kandidat për kryetar bashkie”

  1. H.Kola says:

    Duhet mare model nje gomar te tille,ta futim ne parlamentin e Tiranes.

    1. preng sherri says:

      ne e kemi me kohe,ky i yni eshte kryeminister,ai bullgar maksimumi kryetar bashkie del!

      1. Aqifi says:

        E ke gabim Preng, ne nuk e kemi vetem kryeminister, por edhe president, kryetar bashkie, nje tufe gomeresh jane bere ministra, nje tufe akoma me e madhe deputete. Keta bullgaret jane shume prapa, tani sa kane filluar dhe, per me teper, e kane akoma kandidat…

  2. A.Cerma says:

    E ku ti gjejme aq gomere sa na duhen per te gjithe kandidatet.Po te blihen nga jashte do te fillojne perseri dallaveret keshtu qe…Le te rrijne keta qe jane…

  3. kasapi me musteqe! says:

    ideale per kryeminister shqiptar!!!

    1. hasan says:

      Po akoma nuk qenke ngopur me gomarin tone mor zoteri?Ta dergonim kete tonin andej per tu dhene eksperience po,do te ishte mire per te dy palet,meqe ata zoterinjte andej e dashkerkan gomar kumandarin e tyre.

    2. aa says:

      jore me verte e ke ti

  4. shqiptari nga pekini says:

    ne zgjedhjet e aredheshme per tiranen le te konkuroi me lulken po duhet patur kujdes se lulka do ja vjedhi votat.

  5. denkoka says:

    hahahaha cfare ironie…
    dmth qe kto qe jane aktualisht jan posht gomereve…bubububu

  6. ardi says:

    Mos e ofendoni gomarin me keta cakejte tane! Gomari eshte kafsha me punetore, me e bindur dhe me e qete…dhe do te bente ato qe i kerkonte i zoti(populli)..ku ta gjenim te kishim nje gomar te vertete.

  7. Devolliu says:

    Shqipërinë nuk e arrin dot bullgari.
    Ne një gomar kërmë e kemi ka kohë Kryeministër dhe një kërriç të tij e kemi Kryebashkiak të Tiranës.

  8. Bircja says:

    Shume e goditur kjo,ata jane popull pa ne jemi cop cop keshtu flasim tani kur vijn zgjedhjet vihemi ne resht te cdo kanditati apo partie qe na kerkon voten,ehh thuaj jemi pis milet.

  9. blero says:

    e kane kot keta bullgart sepse eshte model i kopjuar tek ne shqiptaret kemi vite qe e bejme kte gje ne cdo zgjedhje si vendore si parlamtare ne nuk fusim vetem nje gomar kandidat ne fusim shume gomer ne liste biles kur gomarit tone nuk i dalin votat ne kerkojme te numrohen cdo vote e qytetarve edhe ato ne kutine e gabuar,,,,,keshtu ca gomer tjere te kqz me ne ngye mushkun ristan e nxjerrin gomarin kryetar bashkie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje