A mund të marrë vetë flakë njeriu?

30 Shtator 2011, 11:18Lifestyle TEMA

Kur zjarrfikësit mbërritën në shtëpinë e peshkatarit 76 vjeçar, Majkëll Flaherti, në Irlandë, mbetën të tronditur. Trupi i tij ishte djegur komplet. Përveç trupit të tij, nuk kishte askund shenja djegie. Zjarrfikësit nuk gjetën asgjë që mund ta kishte shkaktuar zjarrin. Ai ishte i vetëm në shtëpi dhe fqinjët u alarmuan vetëm kur dëgjuan sinjalin e alarmit nga zjarri. Mjeku ligjor i tronditi të gjithë kur në raportin e tij tha se trupi i tij kishte marrë flakë vetë në mënyrë spontane.

Dy autorë në Britani kanë përgatitur një libër që trajton një fenomen të tillë, shkruan Daily Mail. Ata thonë se vetëdjegia e trupit përmendet që në kohën e romakëve. Por në Britani rasti i parë i dokumentuar është në vitin 1613, kur një nënë pa të bijën duke u djegur vetvetiu. Autorët thonë se deri më tani në mbarë botën janë të paktën 111 raste të këtyre djegieve, pa asnjë shpjegim. 59 përqind të rasteve ato janë femra dhe gjysma e këtyre ngjarjeve ndodhin në mesnatë deri në 6 të mëngjesit.

Ata thonë se mund të ketë shpjegime shkencore, por asnjë nuk është i plotë për këto raste.

Për ta mbyllur ata sjellin rastin e dy motrave, njëra 4 dhe tjetra 5 vjeç, që jetonin njëra me nënën e tjetra me gjyshen një milje larg. Një ditë gjyshja hyri në dhomën e njërës dhe e gjeti në flakë pa asnjë shpjegim. Por kur u nis t’i tregonte të bijës për tragjedinë, ajo i tha se edhe vajza tjetër kishte vdekur në flakë, ekzaktësisht në të njëjtën orë.

14 komente në “A mund të marrë vetë flakë njeriu?”

  1. DJ Achmed Infedel says:

    Te presin c’thone studimet-islamike per kete aspekt te tmerrshem————sapo myftiu fluturues te ule avionin———–do na thote diqka—————shpressoj te na jape ndonje gje shkencore——dhe jo barcoleta fallxhoresh.

    1. APOKALYPSIS says:

      Ha ha ha ha ha LOOOL!

  2. H.Joga says:

    Vetedjegia tani ka pesuar mutacion,eshte futur ne pisten e kodoshpolitikanit.Shenjat e tij jane coroditja psiqike,me nje mimike anormale .

  3. denkoka says:

    ueueueu shum e frikshme

  4. ujk marsi says:

    shko te papa janis se ta jep ai nje c’pjegim, tregoji marmiten, hahahahahah

  5. ujk marsi says:

    dj dibrani , je shume bajat

  6. Nermin says:

    Merr flake, digjet vetvetiu,energji vetshperthyes a nuk ka shembuj ne vendin tone.

  7. Nermin says:

    Merr flake, digjet vetvetiu,energji vetshperthyes a nuk ka shembuj ne vendin tone.!

  8. LOLA says:

    hahhaahahah une jam e sigurt qe ndonje nga keta komentuesit e temes ka marre zjarr vete sa here qe nxirrni zogun e ndonjeres ketu shpethejne fare

    1. Thana says:

      TI NUK DIGJESH, SE NUK BIE RRUFEJA NE CDO VEND. PO T3E SHANE SALIUN BEHESH SPEC I KUQ.

  9. LOLA says:

    hahhaahahah une jam e sigurt qe ndonje nga keta komentuesit e temes ka marre flake vete sa here qe nxirrni zogun e ndonjeres ketu shpethejne fare

  10. h says:

    Po presim dhe ne nje rast ketu ne Shqiperi , te gezohemi pa mas

  11. kola says:

    lajm interesant ne qoftese esht e vertet , ku i dihet dhe mund te ndodhi , qfare spo ndodh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje