Hakmarrja franceze, ora e Grinuiçit shkon drejt zhdukjes

3 Tetor 2011, 10:48Lifestyle TEMA

Prej më shumë se 130 vitesh ka qenë mënyra se si bota e maste kohën. Por, siç raporton Daily Mail, shumë shpejt ora e Grinuiçit (GMT) do i përkasë historisë. Kjo për shkak se ajo nuk është sa duhet e saktë. Dhe pas kësaj lëvizje qëndrojnë shkencëtarët francezë- të cilët kishin luftuar fort që bota të rrotullohej sipas orës së Parisit (Paris Mean Time), në kohën kur u miratua GMT.

Plani i ri parashikon që koha në gjithë botën t’u referohet orëve atomike, pa referencë tek lëvizjet e diellit rreth meridianit zero gradë, që kalon përmes Parkut Grinuiç në Londër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje