Sot mbërrin në banesën e fundit Ramiz Alia, presidenti i parë i pluralizmit, dhe i fundmi zyrtar me postet më të larta në regjimin komunist. Në Shqipëri ai përcillet mes një debati për ceremoninë që do i zhvillohet. Nuk do ketë në fakt një ceremoni shtetërore, që merr miratimin e qeverisë, por do ketë një ceremoni të organizuar nga protokolli. Atij i janë rezervuar homazhe për një orë pranë ish- Shtëpisë së Ushtrisë dhe më pas do niset në banesën e fundit, ku do prehet në krah të të shoqes. Nuk dihet ende se kush do marrë pjesë në homazhe, por dihet që nga Partia Demokratike nuk do ketë njeri. Gazeta e kësaj partie e quajti atë diktatorin e fundit komunist. Kurse kreu i LSI ka shprehur homazhe, por për çudi, Partia Socialiste, nuk ka mbajtur asnjë qëndrim, duke u druajtur se kjo do e poziciononte atë në krah të komunizmit, edhe pse kanë trashëguar partinë që drejtoi Alia.
Ndërsa në Shqipëri vdekja e tij po kalohet pa zhurmë, përveç diskutimeve në forume, media e huaj ka raportuar shumë në lidhje me vdekjen e tij. Dhe nuk bëhet fjalë për raportime të marra nga agjenci lajmesh, por për profile të shkruara nga disa prej medieve më prestigjioze të botës. Të gjitha theksojnë se vdiq i fundmi i drejtuesve komunistë në Shqipëri, por nuk harrojnë të theksojnë se Shqipëria po përpiqet kaq shumë që të lërë pas trashëgiminë e Enver Hoxhës. Kështu shkruan Nju Jork Tajms në një shkrim të gjatë për Ramiz Alinë. “Ka kryer shumë ekzekutime, spastrime e goditje, i urdhëruar nga Enver Hoxha- ka përdorur tmerret staliniste të djegies së gjallë të armiqve,” shkruan Nju Jork Tajms, që thotë se Alia ishte një zbatues i atyre që thoshte Enveri. Më pas gazeta e ‘zbut dorën’ dhe flet për një kalim të butë që u përpoq të bënte ai drejt ekonomisë së tregut. Përmendet një fakt, që ai hoqi nga zyra imazhet e kultit të individit. “Jeta nuk është devotshmëri ndaj një personi, jeta është devotshmëri ndaj një ideje. Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç ekonomisë së tregut. Sigurisht që kam idealet e mia, por jam realist,” citon Nju Jork Tajms, Ramiz Alinë në një intervistë për këtë gazetë në prill të vitit 1992.
Ndërsa BBC, si për të theksuar një detaj të frikshëm të tranzicionit të gjatë e të lodhshëm shqiptar, shkëput një shprehje të Ramiz Alisë nga libri i tij autobiografik, ku ai thotë se mendon se Partia Komuniste duhej të kishte kërkuar ndjesë pasi kishte dështuar të krijonte një ekonomi mjaftueshëm të mjaftueshme për një jetë më të mirë për shqiptarët.
“Jam i bindur se vendi ynë nuk do mbetet gjithmonë delja e zezë e Europës,” shkruante ai.
Dhe ne jemi sërish dele e zeze. Ndërsa ai nuk është i fundmi i komunistëve.
ike po kemi salen .me ikjen e sales shqiperia shpeton njiher e pergjithmon nga komunizmi – ke qendruar dhe do qendrosh gjithmon shume me larte nga sala – megjithate pate fatin te kuptosh se cfar palacos kishte ne gjirin e saj -ppsh-
IKU KOMUNISTI I PARAFUNDIT – NJERIU QE NA NGJESHI SALEN PER TE SHPETUAR KOKEN. IKJA E SALES NA CLIRON NGA KOMUNIZMI.
Zoti Ramiz ike i ngopur ne ate bote more pjese ne luften civile 1941 deri ne 1945 vrave miq dhe armiq sa deshe,internove sa deshe.
ga Fritz RADOVANI:
SOT…LÉ TË FLASIN VETEM PIRAMIDAT !…
Kurrë, kurrë nuk i ka shkue mendja atyne që i vendosen piramidat kufitare rreth Tokës Shqiptare, se Ato jo vetem nuk do të zhgulen kurrëma, edhe pse e dinin se asnjena nuk e ka vendin Aty, por edhe se për 100 vjet të tjera do të laheshin me Gjak Rinije dhe Lot Nanash Shqiptare, që nuk do të thahen kurrëma !
Shteti Shqiptar Sot duhet të dëgjojë vetem zanin e piramidave të Tij…
Dikund andej mbas Kukësi thuhej se kishte Shqiptarë edhe aty nga viti 1945 !…
E donin Lirinë ma shumë se Familjen e vet të Bekueme nga Zoti, por pa Liri. Janë bash vëllaznit e vet që ua premtojnë Lirinë dhe, me “besen” komuniste, i bindin se duhet me ardhë në Token Nanë, dhe mbasi të organizohen të gjithë bashkë, do të “çlironin” Kosovën! Ata u besuen “vëllazenëve” të vet partizanë, se deri atëherë kur nandori i akullt i atij 1944 i kishte grumbullue në shtëpijat e Shqiptarëve të Dardanisë, kishin hanger buken e ngrohtë të misrit me kripë e qepë të shtruem në sofrat e veta bujare si bashkëluftëtarë… I besuen djalit të ri boshnjak, që kishte kalue vite në Gjakovë e mandej në Shkoder, ku Parruca e njihte si dylber Ramiz Alia, si dhe luftarëve të tjerë partizanë Haxhi Lleshi, Rahman Perdhaku, Fadil Hoxha etj., se u dukej paburrni me kujtue vëllanë tradhëtarë…në sherbim të robnuesit.
Porsa Shqipnia kishte dhanë kushtrimin e lirisë nga fashizmi, po drejt ciles rrugë robnije nuk ua kishin tregue…U nisën nga Kukësi drejtë Shkodres, ku nuk fjeti asnjëherë në Kalanë e Saj tradhëtija. 12.000 Burra Kosovarë…në borë e akull e të çarmatosun, porsa kaluene Kukësin, gjoja për mos me u kuptue se janë “luftarë”, mujtën me mërrijtë ma pak se 3000 vetë në Tivar e Ulqin, mbasi Shkodren po e trazonin Malësorët e Bjeshkëve, që Kleri Katolik i kishte mashtrue me luftue kundër Enver Hoxhës si “çlirimtarë komunist nga Jugu”.
Askush nuk pat mundësi me u tregue se kishin mbërrijtë edhe njëherë në duert e serbit gjaksuer komunist e aty ishte edhe fundi i tyne. Ndonjë që iku, dhe erdhi deri në Token e Velipojës, u dorzue prap andej, se presidenti Omer Nishani, mbasi kishte bisedue gjatë me Enver Hoxhen, kishte urdhnue Riza Danin “me ua dorëzuar jugosllavëve se nuk do të prishemi me Titon për hir të ca kosovarëve…”, dhe ashtu u veprue. Frano Jakova, i vëllaj i Tuk Jakovës, kur ishte i interrnuem nga vitet 1959, i ka tregue At Frano Kirit, se: “Kur Tuk Jakova e ka pyetë Ramiz Alinë: Po pjesa tjetër, që sollet nga Kukësi, ku ishte vendosë gjatë rrugës për në Shkoder? – Ramizi i ishte pergjegjë: ‘I vramë si qentë rrugës dhe i hodhëm në Dri e prroska…ishin të gjithë kunder nesh!”…
Janë mbi 12000 familje të Dardanisë që lajnë me Gjak e Lot piramidat tona…
A thue këtu u mbyll kapitulli i krimeve të spijunit tradhëtar Ramiz Alia?..
Jo, jo! Ishte fëmijë i një turku në Bosnje…lidhet gjatë luftes me OZNA jugosllave, vazhdon studimet si spijun i KGB staliniste në 1954…Asht në 1967 nr. 2 si zbatues i “Revolucionit Kultural” simbas mësimeve të Mao Ce Dunit…në Shqipni, shpikës dhe ideator i formulës “vëllezër gjaku me turqit”, zevendës i diktatorit anadollak E. Hoxha dhe në fund mban edhe postin e presidentit të RPSSh, tue zevendsue Haxhi Lleshin.
Fillon karrrieren e presidentit me vrasje dhe varje në litar aty ku kishte fillue edhe tradhëtinë ndaj kosovarëve, në Kukës…dhe po aty, vazhdon edhe tradhëtinë ndaj Rinisë Shqiptare, e etshme për Liri dhe Demokraci, por edhe e unshme për bukë…Mashtrues i saj deri në vdekje! Pasunia prrallore e ban të mirpritun në USA, Romë, Suedi …etj.
Duhej mashtrue Rinia Shqiptare. Ajo mund të ngrisin koken kundër komunizmit!
Si gjithmonë rruga e mashtrimit nga Ramiz Alia ishte profesioni komunist i tij.
I bie nder mend se duhet gjetë mënyra…me ndryshime të Kodit Penal, rrugë e cila e ndihmon me mashtrue Europen gjoja me ndryshime dhe se asht per “Demokraci”…
Me dt.08.05.1990, pëson ndryshimin e parë neni 127 mbi kalimin e paligjshëm të kufirit. Ky ligj komunist dënonte me vdekje (me pushkatim) të gjithë ata që kapeshin në kufi, ose ata që spijunoheshin për arratisje.
“Kalimi i paligjshëm i kufirit të shtetit dënohet:
– Me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në pesë vjet.”
Ligji nr. 7380, datë 8.5.1990 Disa ndryshime në Kodin Penal të RPSSh.
Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave
Kuvendi Popullor i RPSSh,
Vendosi:
Neni 1
Në Kodin Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë bëhen këto ndryshime:
1. Në nenin 22, paragrafi i dytë dhe i tretë ndryshohen si vijon:
“Dënimi me vdekje nuk jepet kundër personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. Si dhe kundër grave”.
Sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor (Sihat Tozaj) dv
Kryetari i Kuvendit Popullor të RPSSh. (Ramiz Alia) dv.
Si u zbatue ky ndryshim i bamë nga Ramiz Alia…
Lé të flasin Piramidat e Kufinit të Republikës së Shqipnisë:
Aty asht Gjaku i derdhun nga Rinia Shqiptare!
Aty janë lotët e Nanave e Motrave Tona…
jepi se budallai flet vetem budallalleqe
Iku dhe inteligjenti i fundit i politikes shqiptare ,……..
Tani ngelen ne poltike te gjithe Budallenjte dhe spiunet e grekut …..
Natyrisht edhe ju ketu qe komentoni kaq ndyresisht per te treguar se jeni nje produkt i denje i Krimbit & Gelbazes
Po ju pershendes te gjithe ju ketu qe shani me keto fjale :
Ju Q.M & G ne cdo fucking hole of their fucking bodies and after I’m done i’ll fill them with shit
Nese ti zoteri mendon se me nje njeri largohet komunizmi apo shpeton nga komunizmi pa asnje lloj ngurimi po ju them qe ju nuk e njihni faren e zeze bolsheviko-komuniste.
Diku me poshte lexova dike qe thoshte se duhet ti jemi mirnjohes partizaneve qe bene gjithe ate lufte,edhe ky ja fut kot.Pse?Luften ne shqiperi e beri Kinostudio ‘shqiperia e re’.
Mos urreni kurre se ju erresohet arsyeja.
Ne do te jemi gjithmone delja e zeze per sa kohe ne krye do te kemi nje komunist me te devotshem nga ky qe iku familjes se cilit i shpreh ngushellimet e mia.
Ndoqa me intresim te math intervisten e Ramizit mbi nje tavoline qe lexonte:RUBIKOV.Intervistusi nuk kish frike ta pyeste si kane frike disa gazetaret te Tiranes.
Ne ate interviste Ramizi keputi genjeshtra me thase si i desh prapanica,krahas ideve qe tani dihen.
A ka shqiptar te pranoje se mbyllja e fese u fillua nga disa karagjoze te rinise se Durrsit?
Shkurt Ramizi ne var duke u kercenuar nga Luciferi do ti tregoje te gjitha te vertetat,qe ti shpetoje sado pak ferit te nen tokes.Pas tij po gatiten kodoshet e tjere te diktatures ngaqe vdekjes s’ja gjejne dot mikun.
Ka marre vete shume te fshehta ..(mbase i ka shkruar diku)…si erdhi ne pushtet i derguari i tij sal berisha dhe banda e tij ..?
I PARAFUNDIT!
I parafundit….Nje Sekretar i PPSH eshte akoma ne pushtet.Ky sekretar eshte lidhja e fundit me komunizmin.I lindur ,i rritur dhe edukuar ne komunizem mund te ndertoje nje kapitalizem “komunist” ne pamundesi per tekthyer komunizmin,ose do te vendose nje diktature pa emer.I fundit pra eshte Sali Berisha.
Ngushellime familjes te zRamiz Alise,i lutemi te ndjerit ti beje nje nder Popullit dhe Shqiperise si i parafundit Komunist qe ishte te na e mare me vete dhe KOMUNISTIN e fundit Sali Berishen,por pune muti se kane thene te vjetrit qe nuk bie rrufeja ne hale.
Alban ben shum gabim qe ngatrron miellin me krunden,ne qoftese do me pa nji shembull te nji komunisti te keq,ke sal berishen,mos e ngaterro me te ndierin, ky kishte bindiet e veta, por ishte i nershem as nuk e vodhi dhe as nuk perfitoi nga ky popull,mos ngatrro politikanin, me gangsterrin dhe mafiozin,kta qe e majn veten sot per politikan jan te gjith mafioza.
….E ke gabim…Une kam respekt per R Aline,per menyren si ai e menaxhoi tranzicionin.Jo kushdo mund ta bente dicka te tille.Mendo Saliun te ishte Sekretar i pare i KQPPSH.Do behej kasapane,lufte civile.Une nuk ve shenje barazimi Berishes dhe Alise.Por fakti qe kane qene komuniste dhe presidente s mohohet.Dhe pyetjes A eshte R Alia i fundit ?Iu pergjigja jo.Eshte dhe nje tjeter qe ponderton kapitalizmin komunist .Quhet S Berisha. Je keqkuptuar zoteri.
Edhe një thënie tjetër e popullit “s’ha mortja mut” e kam fjalën për sali “socialist” (e ka deklaruar vetë) më socialistin=komunist pa ideale, vetëm për pushtet.
kur do shofim dhe foton e malokut ketu ne gazete..se do festoje shqiperia qe qerohet nje pleh Vucidoli me morrin per tu vra me llastik
plako ke bere ngushellimin me te sakte vetem me nje ndryshim qe nuk eshte i parafundit dhe duhet te mare me vete shume nga ata qe jane sot pasardhesit e tij por ska gje do tju vije radha. me vjen keq se se ishte njeri “valle ishte njeri” qe thone zbuti kalimin e pushtetit nga komunist me ramizin ne socialist me aline dhe sot me saline. tani po
ve re se shkon shume mire me rime:
amanet me la enveri: nezhi te kemi te forte partine
do te vesh ramis aline
trim iralle dhe i sprovuar
s`la “udheheqes” pa spiunuar
pa zbuluar “tradhetine”
e shume “burave te sprovuar”
qe nga metja dhe ficori
tek azbiu dhe petriti
nga husniu tek balluku
qe edhe keta te gjithe
skane qene gje vec copa muti
por la mbrapa nje tuf fora
qe sju dridhet kure dora
qe nga basha dhe gjinushi
qe nga edi dhe olldashi
do te jete sala dollibashi
bashke me zonjen sllobodanka
qe tani mban vetem tanga
vetem keshtu do jemi ne
jashte qitja e enverit
balli kombit dhe i tmerit
si do qofte do vije nje dite q qe njeri tjetrit do nxirni syte
Para ca kohesh lexova nje interviste te nje “ish sigurimsi” qe me duket
se e kishte emrin dashamir collaku.Ai midis te tjerave kishte mendimin qe ramiz alia kishte histori roze me nexhmijen sa qe dhe semiramida e “kish pyetur” kete fuks te ndyre per disa intimitete.I takoj atij brezi
qe nuk kam gezuar asnje privilegj jo vetem une por dhe me fis.Kemi pare
punen tone dhe ne cdo sistem do te silleshim ne te njejten menyre por ndihemi te fyer qe tipa te tille qe ishin qen me ere te ramizit dhe te byrose politike dhe kishin pordhe dhe sa me fshatere te ishin
aq me pordhe te medha kishin dhe aq me shume njerez merrnin ne qafe
duke i raportuar ose spiunuar.Keta surreter si ky collak apo berisha ,tritan shehu,genc ruli,genc pollo e company po e marrin ne qafe kete popull ne menyren me poshteruese te mundeshme.
Ne ditet trazirave ne qytetin studenti pasi ramiz alia hapi driten jeshile per lejimin e pluralizmit partiak BERISHA ME NJE EKSTAZE
FOLI ME SUPERLATIVA PER PRESIDENTIN RAMIZ ALIA GJE QE O PRIT ME HABI NGA MASA E STUDENTAVE.po te njejten gje beri dhe cobani azem hajdari.vetem ne ditet e sotme kuptohet qe keto dy tropojane ishin misionaret e ramiz alise qe “u dorezuan” sapo shkeli dushan rajersonovic nga beogradi.
Eshte koincidence qe para pak ditesh ne nje interviste ambasadori rajerson permendi ramiz aline ku ketij te fundit ju kerkua qe te denonte te kaluaren (sic bene gjermanet per fashizmin)
William rajerson eshte personi me kontraversal qe i dedikohet kjo situate poshteruese qe eshte sot ne shqiperi.
Ne vend qe ky i nderuar te ishte faktor per “zbutjen e gjakrave” midis
shqiptareve ky erdhi me “dajak ne dore” duke ndersyer nje pjese bythlepirsish te bllokut (djalli berishe) kunder shqipatreve te tjere te nomenklatures ose njerezve te thjeshte. do ja benim hallall ketij nqs do kishte vuajtur ne burgjet e enverit ose enveri te kishte sulmuar apo vrare amerikane.Ose tjetra nqs ky paska qene regjimi me gjakatar ne glob
po ku ishe ti o rajerson ? Pse nuk e sulmuat enver hoxhen kur ky ju tha disa here hajdeni po ja u mbajti suma ??? Aq me teper kur ai
i kishte sfiduar dhe sovjetiket???Prandaj mos u merrni me enverin
apo ramizin kur qeni juaj sali berisha e ka pushtuar shqiperine
dhe po e maskron ate vend me shume se turqit dhe gjermanet bashke.
Dhe tani me ramiz aline e vdekur oreksi i hijenave qe hajne gjera te ngordhura eshte shtuar .Me shume se neveri meritoni qe e mundet dhe nje te vdekur tjeter..
Mos u habit,se amerikani e ka ditur se RAMIZ ALIJA KA QENE AGJENT I TYRE!!!Te gjithe trimat u vrane,VETEM RAMIZI,QULLASHI NGELI!!!Ka qene agjent me veprim te LARGET!!!Kur u varros ENVER HOXHA,BENTE SIKUR QANTE,POR ZGERDHIHEJ DHE PER NJE DITE E SHPALLI VETEN SEKRETAR TE PARE TE PPSH-se!!!ETJ,!!!PRANDAJ E NDERUAN ….!!!Po te ishte ndryshe,RAMIZ ALIJA(me qe paska vrare kaq shume ne kufi) duhet te kalbej ne burg!!!NUK E BENE,SE ISHTE DORA E SHBA-se!!!
Ramiz alia iku nga kjo bote duke ja lene mersiles te ngrehur dosjes e shal brishes per tivarin.
Nuk eshte cudi qe vdekja e tij te jete shpejtuar nga mafjozi berishe per nje tymnaje tjeter pasi klubi i dipllomacise se sllobodankes apo xhirot e arvizuse tek celebrimet te 20 vjetorit apo demontimet me benin e mamit
u harruan si flake kashte.Duhej nje lajm shume i forte dhe hajt tja bejme ramizit si majkell xhekson.
Cfare eshte MASAKRA E TIVARIT???????
99% eshte faji i ketyre viktimave qe pranuan carmatosjen pa mbaruar lufta dhe i vrau dhe i poshtroi si 3000 lope malezezi dhe serbi.99% vrasesit ishin xhajat dhe dajat e damir fazllicit mikut te sal’s.
Pas gjysem shekulli 3000 nipat e ketyre viktimave shkojne tek shkau lulzim basha dhe marrim dokumenta fallco per te votuar per dashamiret e fazllicit,.Si lopet u vrane ne tivar 3000 kosovare prape si lopet
votuan per FAzllicomanine NE 2011 nipat e tyre .Dhe gjithe faji i masakres tivarit ishte 20 vjecari RAMIZ ALIA..PRANDAJ ME NJE GJUHE KOZMIKE MERO BAZE THOTE SE “NA VRAU” RAMIZI QE JETOI KAQ GJATE.
ne te gjithe u rritem njisoj ne sistemin komunist ,dikush me pak dhe dikush me shume ,prap e them me bindje se atehere,nuk kishte vajza te mbuluara me perce,shkolla ishte e detyruar ,emancipimi i gruas shume i larte ti mohojme keto,ske se si,.sot femijet len mesimet se skan para te blejne libra,lajne xhamat e makinave me ato duart e tyre te vogla,pa lere grate duke lyp e gjera te trishtueshme.une kam shkruar poshte komunizmi dhe mos u kthefte kurre,po disa gjera te vogla kane qene te mira duam nuk duam ne.ndersa per zotin ramiz alia une jam shume e vogel para tij prandaj une shpreh ngushllimet e mija si qytetare ,dhe babain tim e kam pas partizan ne te njejten brigade.te pakten ky shume i ri rroku pushken ne krah,po sot po rrokin pushken dhe po dalin e vrasin djemte e 21 janarit qe kerkonin te drejten per pune.u prehte ne peace jour spirit.rrespekt familjes eni
Partine e le ne dore te sigurte bravo
vertet i fundmi po i nderuar dhe i respektuar per urtesin qe e karakterizonte ate si individ te prehet ne paqe sa me i lehte dheu mbi te,po salen qe do e SHUROSIN dhe do e dhjesin.
te gjitha te zezat i kishte,perveloj per dekada nje popull te pafajshem.e sot mbeturinat e tij o me mir e komunizmit vazhdojne me se miri detyren e poshter e te gjithe kategorise te komunizmit.rrojti si mbret e vdiq si mbret duke genjyer e duke shfajsuar vehten.thone se ishte i varfer ?lojrat e vraseve,kush i kerkoj llogari per epoken e mbisundimit te komunizmit atij e te tjereve mbare?po per gjenecidin ne vitin 90..91.etjr etjer.jetoni me realitetin e jo me politiken e ndyre qe po jetohet.
Gjatë gjithë vitit 1990 regjimi enveristo – stalinist përgjaku kufijtë
Ndërsa u kishte premtuar të rinjve të vendit pasaporta për jashtë vendit, regjimi komunist skuqi kufijtë me dhjetëra vrasje, duke e mbyllur historinë ashtu siç e kishte nisur, me pabesi e vrasje pas shpine
Nuk ngjau në asnjë vend tjetër të Europës ajo që u pa në Shqipëri. Afërsisht 50 të rinj e të reja e vranë në kufijtë e vendit vetëm në vitin 1990. Kur demokracia kishte ardhur në mbarë lindjen stalinistët e Tiranës mendonin se mund të mbanin akoma diktaturën e tyre.
Kjo masakër frymëzohej dhe drejtohej nga kupola mafioze e Partisë së Punës.
Në rregulloren e shërbimit të kufirit, miratuar me urdhrin e ministrit nr.01-40, datë 13.10.1989 thuhej: “Në themel të punës edukative, ushtarako – profesionale e teknike të Forcave të Kufirit qëndrojnë: Teoria Marksiste – Leniniste e Partisë sonë, mësimet e shokut Enver Hoxha dhe të sekretarit të parë të KQ të PPSH-së shokut Ramiz Alia, arti ushtarak i luftës popullore dhe i ruajtjes së kufirit”
Ministri i Punëve të Brendshme, Simon Stefani, më 19 mars 1990 u deklaronte para drejtuesve të kufirit:
“Ata që do të tentojnë të rrugë të fshehtë të kalojnë kufirin, të dënohen në bazë të ligjit dhe në rast se nuk do t’i binden kërkesave të kufitarëve, dënimi do të jetë dhe kapital. Këtu nuk duhet të ketë asnjë lëshim e iluzion. Për ata që duan të shkojnë si vizitorë jashtë shtetit, ka rregulla të cilat kohët e fundit i kemi përsosur në gjerësi e thellësi dhe u japim mundësi që kalimin ta bëjnë të bazë të ligjit. Edhe organet tona të propagandojnë këtë ligj të shtetit tonë si një të drejtë që u garantohet qytetarëve”.
Takimi i 17 gushtit 1990
Takimi i 17 gushtit 1990 u zhvillua në një nga sallat e ndërtesës se Ministrisë së Punëve të Brendshme në prani të drejtuesve të dikasterit, kuadrot kryesore të organeve te punëve të brendshme në rrethe etj. Ramiz Alia shoqërohej nga Hekuran Isai dhe Xhelil Gjoni.
Gazeta fillon sot të botojë në disa numra këtë fjalim për të kuptuar rolin e Ramiz Alisë pas takimin me intelektualët dhe forcimin e rolit të Sigurimit të Shtetit. Kjo edhe për faktin se Alia flet për ngjarje të tjera si demonstratat e Shkodrës, Kavajës, ngjarjet e 2 korrikut, zhvillimet në Evropën Lindore, etj.
Midis të tjerash Ramiz Alia pohonte:
“Ndjekja, kuptimi dhe analiza kohe pas kohe e situatave të brendshme e të jashtme është një nevojë pune për të gjithë njerëzit tanë, veçanërisht për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Duke kuptuar drejt zhvillimin e situatave, do të shikoni, së pari, se si lidhen dhe ç’efekte kanë me vendin tonë (situata e jashtme), ose me njerëzit e kategorive të ndryshme të popullsisë (situata e brendshme), dite, së dyti, kuptimi i drejtë i zhvillimit të situatave do t’u japë mundësi te diktoni ku puna të synoje dhe ku mund të gjejë pika mbështetjeje armiku. Si duhet kundërvepruar? Pa studim, pa analiza nuk ka pune shkencore, ka vetëm diletantizëm. Koha e sotme kërkon punë të kualifikuar, sepse armiku e ka ndryshuar metodën e punës së vet dhe në kushtet e sotme ai vepron nga disa pozita më të favorshme. Në radhë të parë reaksioni ka marrë kuraja, është nxitur në agresivitetin e tij nga fitoret në Lindje, ku mori pushtetin, likuidoi partinë komuniste dhe vendosi elemente antikomunistë të tërbuar në krye të tyre. Kjo ndodhi në Poloni, Çekosllovaki, në Hungari, në Bullgari, në Republikën Demokratike Gjermane e gjetkë. Kjo ndodhi edhe në Bashkimin Sovjetik, ku jo vetëm ekonomia, por edhe politika janë vënë plotësisht në binarët e kapitalizmit. Së dyti, nga këto fitore armiku është bërë më prepotent dhe më arrogant, si asnjëherë tjetër. Prepotenca dhe arroganca e tij duket në faktin që ai u dikton vendeve të ndryshme edhe kushtet për marrëdhëniet ndërkombëtare, për lidhjet dhe kontaktet me vendet e ndryshme etj.
Çfarë kërkon sot reaksioni nga Shqipëria? Borgjezia dhe reaksioni kërkojnë që Shqipëria të bëjë ndryshime të thella, ato ndryshime që u bënë në vendet e Lindjes Europiane, pa, as më pak e as më shumë, likuidimin komplet të sistemit socialist, shkatërrimin e pushtetit popullor, të lirisë dhe pavarësisë së atdheut. Ky është thelbi ku synon veprimtaria armiqësore ndaj Shqipërisë sot. Po nuk u kuptua ky qëllim i armiqve, atëherë nuk është kuptuar, absolutisht, asgjë nga lufta që bën sot reaksioni. Për konsekuencë, po nuk u kuptua ky qëllim, nuk dimë të shpjegojmë fenomenet që kanë ndodhur, nuk dimë a të luftojmë kundër armikut”.
Në plenumin e 13-të e KQ të PPSH, më 11 dhjetor 1990, shefi i komunistëve deklaronte për vrasjet në kufi:
“Vetëm varrimi i atyre që do të masakrosh, do të shndërrohet në një manifestim tjetër të madh që në asnjë mënyrë nuk e përballon dot. Përveç kësaj është edhe tjetra: me kë do të bëhet kjo masakër? Me fëmijët tanë. Një vritet në kufi dhe krijon shqetësim në tërë Shqipërinë, jo më të bësh një veprim të tillë”.
Nuk i bënin përshtypje jetët, por ceremonitë e varrimit.
…
RESPEKTE..PER TY RAMIZ ALIA…BABAI I KOMBIT NE DY EPOKA..KOHA DO TI BEJE VLERESIMET…TE KISHTE VDEKUR SALI BERISHA SHUME E KERKOJME DO SHPETONTE SHQIPERIA..E DOGJI E SHKATEROI…VRAU DJEM NENASH NDAU JUG DHE VERI NA COPTOJ…
RAMIZ aLIA ESHTE I PARAFUNDIT UDHEHEQES KOMUNIST.I FUNDIT ESHTE SALI BERISHA QE KA QENE NE PPSH ME SHUME VITE EDHE SE ENVERI.
z niku kam kaluar kufirin ne 90 numri 50 nuk ekziston eshtu shume here me i madh une pata fate e kalova por gjusma vritej pa u paralajmruar nga pas sepse cdo ushtar per nje vrasje merrte nje shpeblime nga nje pako biskota deri ne radio ILIRIA varej nga numri qe vrisnin dhe ku sepse pjesa me e madhe kur kalonin kufirin uleshin te shplodheshin dhe ushtria e popullit e futur deri ne 2 km ne kufi i vriste ne befasi sikur te ishin kafshe
i parafundit !!!
Zoti eshte i madh,ia çojn me perjetuar fund jeten pa asnje femije,po jo nga zorii nje regjimi qe i denon me vdekje si shume te perndjekur, po nga qefi.Vdiq pa si e ka merituar:ngadale e me vuatje.
SHQIPERIA, I VETMI VEND NE BOTE, QE DIKTATORET E SAJ, VDESIN NE PENSION….~
Ne fakt eshte i parafundmi…Do Perendia te terheqe kemben zvarre ky e te marre me vete te fundmin komunist qe kemi ne kryeministri…AMEN.
Ramiz Alia bashkepunetor dhe pjesetar i regjimit barabar Enverist nuk ka si te perjashtohet si gjoja njeriu me “ndryshe se kriminelet tjere “nga krimet e kryera te partise meme te tij.ndonese ai per shum dekata nuk ishte as i pari,as i dyti dhe as i treti ne hirerarkine e regjimit por ai ishte i katerti qe u be i pari ne ate stanin e barbarizmit antishqiptar.Nuk ishte deshira dhe vullneti i Ramizit per pluralisem por ishte falimentimi i regjimit te izoluar Benkrapt Enverist dhe kaluklimet e Alise se shqiperia nuk mund te mbahej me me force qe beri te mundur ardhjen e demokracise ne shqiperi.te lezosh diskutimet apo fjalimet e Alise ne vitet e fundit te regjimit i cili bente plane djallezore kunder pronareve shqiptare se si do ti zvarriste apo ti degtonte ato jashte shqiperise eshte nje poshtersi antihumane dhe antishqiptare pa lere vrasjet ne kufi apo ushtrine e policine ne sheshin Skenderbeg me tanke dhe qen kufiri kunder protestuesve paqesor.Ky ishte Ramiz Alia dhe ky Ramiz Alia nuk mund te quhet si njeriu qe “lufoti per te jetuar”dhe te mos shkojme me tutje se cfar roli luajti ai ne kosove duke i mbushur mendjen luftetarve Kosovare qe te dorezoheshin ne ushtrine Jugosllave dhe me ne fund ndodhi tragjedia e Tivarit qe Alia ka pergjegjsi te madhe per jeten e 5000 kosovareve shqiptare dhe harroje sesa shqiptare te shqiperise jane vrare nga lufta civile shqiptare kur Alia ishte aktiv i regjimit gjakatar kriminel.Ramiz Alia nuk duhet te vecohet nga krimiet e PPSH se gjoja ai ishte me ndryshe etj.sepse ai ishte vete PPSH
Nuk dua te marr ne mbrojtje R.Aline sepse me te vertete nuk e ndjej,por nuk mund te thuhet se ka ndryshim ky trashegimtar qe na la e gjoja hiqet si demokrat.E pranoj se bindjet e mia anojne majtas jo shume per politikat dalluese ndermjet dy kraheve por sepse e djathta aktuale vetem e djathte nuk eshte.Mjere ata te demokrate te ndershem qe e hane sapunin per djathe e i besojne ketij pseudo demokrat.Ne çdo moment qe i eshte dhene rasti ka treguar diktatorialitetin e tij ne nje mase qe do ta kishin zili edhe me diktatoret e rruzullit.Demokracia eshte nje vlere shume e malle qe nuk gjen misherim tek predikuesi i saj ne Shqiperi.
Sarandiot~ Je i papare. Ku e gjete kete fraze, qe ne shqiperi, diktatoret vdesin ne pension??? Hapni syte o popull koti, qe ju genjejne 24 ore ne 24…
SHQIPTARET GJITHNJE KANE HESHTUR,PO SHUMIC PO E KERKOJNE ENVERIN DHE PSE NUK E THONE,DHE DO VAZHOJNE TA KERKOJNE RAMIZIN,SE NUK BEJNE DOT POLITIK KETA TE MBETURIT,RAMIZ ALIA E SOLLI DEMOKRACINE PA GJAKDERDHJE SE NUK QENE TE ZOTET TA VAZHDOJNE KETA HORRA KUSH JU KA FAj,dhe e vuajne shqiptaret sot e 20 vite…….
Une ve bast se f.radovani eshte serb,ramiz alia ka shume gjynahe por per masakren e tivarit duhet te pergjigjen padronet e radovanit.
kush i tradhetoj ne berat tutulanet ,pse u pushkatuan ne rruge ,vetem r.alia e dinte vendin e tyre po te hapen arkivat e sherbimit italian te luftes mund te dalin shume te verteta.
krimet e udheheqjes selarte te ppsh-se nuk mund te harohen
makbethet nuk na ndahen te pakten dhe per 30-40 vjet te tjera
te mjeret ne si shikojme lulet per kriminelet ..dhe zgerdhihemi
Nuk mund ta thuash se Ramiz Alia ka qene diktator jo,kurrsesi.Po cfare ti bejme ketij komunistit Sali Berisha qe vret ne mes te dites popull te pafajshem.Kjo ndodhi mbas 2o vjetesh Demokraci.Mallkuar qofsh Sali RAme Vucitoli.Ke futur popullin ne vllavrasje nga Jugu ne Veri…
Elbe moj elbe,pse nuk e provove te shkruash apo te thuash dicka kunder Ramiz Alise kur ai ishte president dhe ti e gjithe shqiptaret e tjere
dilnin ne 5 te mengjezit per te mbajtur radhen e gjate per nje liter qumesht?
Kush guxoi dhe e beri dicka te tille u gdhi te nesermen ne qeli dhe familja ju degdis ku hante pula gure.
Ramiz Alia ishte pasardhes i denje i diktatorit Hoxha dhe me partite politike qe ai formoi i detyruar nga ndryshimet qe po ndodhnin ne mb are vendet e lindjes siguroi mireqenien e metejshme te tij dhe gjithe shpures duke qene keshtu pergjegjes direkt edhe per gjendjen ne te cilen ndodhet vendi sot.
Per drejtesia do te vendoset; Te lutem ne shqiptareve nuk na intereson e as nuk duam t’ia dime per Luften e Tivarit ok!!!!!
Ishte kohe lufte edhe ju kosovaret paskeni qene bashkuar me klerin dhe gjermanet edhe ishit kunder komunisteve te asaj kohe edhe mendoni qe ta quani veten patriote e ia hidhni fajin Ramiz Alias perulu perpara ketij luftetari te LANçlirimtare shqiptare per ate kohe qe ka luftuar. E verteta nuk eshte si e mendoni ju apo shume te tjere kosovare mbi kete bote. Ma thoni ju se keta paskan luftuar kunder partizaneve e nuk ka patur tradhtar mua me vjen shume keq per ata njerez qe jane vrare ne Tivar e i shkon e gjithe keqardhja ime sepse besoje qe midis tyre kane qene edhe te pafajshem. Po ketu duket qarte dora e fshehte e kriminelit Tito. E dini ju sa vjeç ka qene Ramiz Alia ne 1944 vetem 20 vjeç dhe as nuk i ka patur ok!!! Ai i ka fajet e veta e ka bere gabime por nuk eshte dora e Ramiz Alia ne Tivar o te dashur kosovar..