Këtë intervistë me ish-presidentin e Shqipërisë z.Ramiz Alia e kam bërë vite më parë. Shumë prej pyetjeve të bëra nuk u është përgjigjur. Megjithatë i jam mirënjohës që në një moshë të thyer e mori mundimin t’u përgjigjej disa prej tyre.
E vërteta është se e kam pas urryer me të gjithë pasionin e shpirtit sistemin e tij komunist. Per rrjedhim edhe atë që doli në krye të atij sistemi pasi vdiq Enver Hoxha. Të gjitha hallet e jetës më dukej se i kishin rrënjët në grushtet e shtrënguaraforttësistemit të tij. Sot, njëzet vjet më vonë, edukimi shkollor më ka ndihmuar të shikoj përtej vuajtjeve të mia personale, përtej këndvështrimit të ngushë të gjykimit të çështjeve të mëdha.
Ramiz Alia e ka jetuar jetën demokratike të këtyre dy dekadave të fundit krejtësisht i lirë, midis bashkëqytetarëve të tij, në Tiranë. Pa truproje personale, pa mbrojtjen e gardës ushtarake apo policore të shtetit, pa frikën e dikurshme ndaj popullit, të cilën e pranon vetë në këtë interviste. Kjo do të thotë se populli ka ditur ti dalloje drejt kontrastet dhe dritehijet e figures së tij.
Nderkaq, kjo nuk do të thotë se populli i ka harruar fajet e Ramiz Alisë, por do të thotë se njerezit ia kanë falë ato, ia kanë falë të gjitha fajet, tamam siç ia kam falë edhe unë. Ndaj përfitoj nga rasti që nëpërmes gazetës “Shekulli” t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirësve të z. Ramiz Alia. Pushoftë në paqe Shpirti i tij!
Gjekë Marinaj*
Dallas,USA
Mora pyetjet tuaja për intervistën. Bashkëngjitur po ju dërgoj përgjigjet e
mija, të cilat besoj se do t’i botoni pas vdekjes time pa qenë nevoja për ndonjë ndryshim.
Ju falemnderit për pyetjet e sinqerta. Ju uroj shëndet e suksese si juve, ashtu
edhe gruas suaj, Dusita.
Ju përshëndes miqësisht,
Ramiz Alia
INTERVISTE
Dhënë z.Gjekë Marinaj
Marinaj: Sikur të ngjallej vetëm për një orë Enver Hoxha dhe të kërkonte ta kalonte atë i vetëm me ju, ç’mendoni se do ju pyeste e si do i përgjigjeshe?
Alia: Thënë ndryshe, ju kërkoni të dini mendimin tim për atë periudhë historike që lidhet me tranzicionin nga sistemi socialist në atë kapitalist. Përmbysja që ndodhi nuk ishte një fenomen i izoluar që preku vetëm Shqipërinë. Ai e përfshiu vendin tonë pasi ra Muri i Berlinit dhe socializmi u përmbys në të gjithë Lindjen evropiane, duke përfshirë edhe
Bashkimin Sovjetik. Ai kryesisht u nxit dhe u inkurajua nga jashtë, nga Perëndimi.
Padyshim për brezin tonë, që gjithë jetën ia kushtuam ndërtimit të Shqipërisë së re dhe krijimit të një shoqërie ku të sundonin barazia e drejtësia shoqërore, përmbysja që ndodhi shënon një humbje të dhimbshme. Në këtë rezultat, përveç faktorit të jashtëm, kanë ndikuar edhe dobësitë e kufizimet e vetë sistemit që ekzistonte, si dhe gabimet që janë bërë, të cilat krijuan edhe atë terren që favorizoi diversionin nga jashtë.
Marinaj: Në prag të 90-ës, ju propozuat idenë e një pluralizmi të mendimit. Në mos e keni shtrydhur brenda vetes këtë ide që para plenumit IV? Ishte një ide e lindur nga frika e ndonjë kryengritjeje popullore apo vërtet donit pluralizëm?
Alia: Jo, nuk është e saktë. Ideja e pluralizmit të mendimit lindi në fund të viteve 80-të. Atëherë vendi kalonte disa vështirësi, sidomos në fushën ekonomike. Kapërcimi i tyre kërkonte edhe një mendim të ri ekonomik të përparuar, duke hequr dorë nga disa receta të mëparshme.
Që të bëhej kjo gjë ishte e domosdoshme që njerëzit të shfaqnin mendimet e tyre pa pasur frikë se mund të akuzoheshin si shkelës të vijës së përcaktuar më parë apo të unitetit të partisë. Nga pluralizmi i mendimit do të kalohej më lehtë edhe në pluralizmin politik. Kishim frikë nga populli më pyet… Do të gënjeja sikur ta mohoja këtë fakt.
Marinaj: Dita e 2 korrikut të vitit 1990 qe bërë e njohur në historinë e re të Shqipërisë për dy arsye: njëra ishte hapja e ambasadave në Tiranë, kurse arsyeja tjetër ishte që po atë ditë serbët shpërndanë parlamentin e qeverisë shqiptare në Kosovë. Ishte kjo një rastësi apo një plan i dikujt?
Alia: E kam thënë edhe herë të tjera se ngjarja e ambasadave është nxitur nga të huajt. Për të krijuar probleme në Shqipëri ishin të interesuar perëndimorët të cilët prisnin që edhe Shqipëria të ndiqte shëmbullin e vendeve të tjera të Evropës Lindore, pra të largohej nga pozitat e socializmit. Por për destabilizimin e saj ishin të interesuar së tepërmi edhe serbët, që në ato kohë gjendeshin në vështirësi të mëdha në Kosovë. Në historinë e Shqipërisë ka pasur mjaft “koincidenca” të tilla. Në fakt sa herë që në Kosovë kishte lëvizje të shqiptarëve dhe sa herë serbët janë gjendur përpara problemesh serioze atje, aq herë janë bërë presione të ndryshme ndaj Shqipërisë. Qëllimi i këtyre presioneve ka qenë, nga njëra anë, të neutralizohej Shqipëria, pra që ajo, e zënë me “telashet” e veta, të mos e mbështeste luftën e vëllezërve kosovarë dhe, nga ana tjetër, kosovarët të shkurajoheshin në përpjekjet për të drejtat kombëtare e qytetare.
Mund të thuhet se edhe qëndrimet e Fuqive të Mëdha ndaj Shqipërisë, kurdoherë, janë kushtëzuar nga problemi i Kosovës. Shtetet Perëndimore kanë pasur interesa të mëdha në Jugosllavi. Sidomos pas shkëputjes së saj nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1948, Fuqitë e Mëdha ishin të interesuara që Jugosllavia të ishte një vend i stabilizuar nga çdo pikëpamje. Çdo lëvizje që destabilizonte Federatën Jugosllave nuk përkrahej nga askush në Perëndim. Pikërisht për këtë arsye të gjithë ishin kundër zgjidhjes së problemit të Kosovës, ashtu siç vepronin aktivisht që Shqipëria të vihej në situata që të mos mund të ndihmonte me të gjithë mundësitë e veta çështjen kosovare.
Tani jetojmë në një kohë tjetër. Përmbysja e socializmit në Evropën Lindore dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe e Jugosllavisë kanë sjellë ndryshime edhe në strategjinë politike të Fuqive të Mëdha. Tani problemi i Kosovës dhe i Shqipërisë shihen me një sy tjetër. Ato nuk trajtohen më nga këndvështrimi i sigurimit të Federatës së dikurshme Jugosllave, por trajtohen si faktor i rëndësishëm për stabilitetin, për sigurimin e paqes e të zhvillimit demokratik të të gjithë rajonit ballkanik. Nga disa prej Fuqive të Mëdha, në radhë të parë nga SHBA, ka një mirëkuptim për problemin e Kosovës, për zgjidhjen e drejtë të tij, pa përjashtuar edhe realizimin e pavarësisë së saj.
Marinaj: Ju e kthyet Ramiz Alinë në një urë të maskuar; këmbët zhytur thellë në mes të komunizmit dhe kokën e mbështetur në cepin fillestar të demokracisë. E gjithë Shqipëria e përdori atë “urë”. Por kur kaluan në anën e dëshiruar, ata më të fuqishmit, të flakën në burg. Pra në ato burgje ku ju dhe qeveria juaj patët dënuar një pjesë të madhe të popullit shqiptar. Nuk ju pushkatuan, ndonëse qeveria që drejtonit ju kishe vrarë me mijëra njerëz të pafajshëm. Çfarë shënimesh ka mbajtur shpirti juaj që nga ato ditë burgimi…?
Alia: Është e njohur që veprimtaria ime politike lidhet me socializmin. Kemi dënuar ata që me të drejte a pa të drejtë i quanim armiq te pushtetit dhe popullit. Ky nuk ka qenë mëkati ynë më i madh.(Vijon)
Megjithese ne shume komente keto dite eshte thene qe Ramzi Alia nuk ka lene kujtime per jeten e tij, qe eshte e lidhur 100% ME FATET E sHQIPERISE , KAM PERSHTYPJEN SE NJE INTELEKTUAL SI AI QE NJHIHET PER SHUME SHKRIME E FJALIME TE MBAJTURA NGA HOXHA, NUK MUND TI KJALONTE VITET E FUNDIT TE TIJ PA REFLEKTUAR NDA 50 TE SISTEMIT SI DHE 20 VJETEVE TE DEMOKRACISE. SIC PO LEXOJME KETE INTERVISTE SOT, KAM BINDJEN SE NJE DITE DO TE LEXOJME KUTIMET E TIJ.
E kam thene disa here ketu ne forum se per Shqiperine ishte fat qe ne periudhen e trensizjonit President i Shqiperise dhe shefi i PPSH ishte Ramiz Alia. Ishte nje intelektual dhe nuk ishte e nje niveli me karrocjeret, saldatoret, mjelset e lopeve qe Enveri kishte vendosur si anetare te Byrose Politike.
shume i sakte!
o plaku po mir the eshte me se e vertete po ky Gjeke marinaj nuk na pasku shkru asnji gja ,se ne kto gjana i dime ktu e 30 vjet.
Une kujtova nga titulli se do kishte fjale te arta per shembull si e vuri sali berishen ne krye te pd si e vuri sabri komnist godon ne pr si e vuri Fatosis thanasis nanosin ne PS.
po ky nuk eshte lajm ky eshte nji koment qe e dine me mijra e mijra shqipe ,ky zotnija çfare eshte gazetaxhi apo ben pica ky .
shnet plaku flm.inf.
Ej plako, imagjinoje qe ne vend te Ramizit te ishte S Berisha, se cfare katrahure do ishte bere.
vetem per nje fakt nuk duhej te na linte ne mes te rruges qe t’na persekutonin rrugacet hajdutet imoralet kurvaret se ata u ngriten te paret, vendosi vete per cdo gje sic ben saliu sot shfrytezoi idealizmin e kulluar tonin, ne qe ishim njerez te ndershem te devotshem per te ndertuar nje shoqeri me ligje e me rregulla po ashtu jemi edhe sot, jam krenar qe teseren e PPSH E kam marre me djerse dhe e kam nderuar por e kam marre kur ishte enveri gjalle, mund te shkruaj shume gjera por nje gje te keni parasysh ata qe kane qene me vese atehere i ke sot ne krye te shtetit e administrate sdhe ne te drejtet percmohemi dhe quhemi budallenj pra kapitalizmi e ndertokan te poshtrit maskerenjte atehere gjithmone do te jete e trazuar bota derisa te udhehiqen nga djajte.
Nuk ke cti shtosh ketij komenti. R Alia per te shpetuar veten dhe rrethin e tij e beri lesh e pershesh ate vend duke i detyruar atdhetaret e vertete te marrin rruget e botes me egsode dhe aplikime. Ramizi ne vitin 1989-1990 krijoi dhe mbeshteti nje klase politike qe do ta shkaterronte perfundimisht ate popull dhe do ta bante te papabanueshem ate vend. Dhe rezultatet shikohen perdite…… Mallkuar qofte ajo rrace e ndyre qe shkaterroi ate vend te mrekullueshem qe zoti ja dha te gjitha te mirat gjeografike dhe natyrore.
respekt per ju z. marinaj – po na nxirni ate qe kemi menduar – shume i cilter – shume burr i larte.perseri do tregoj per stalinin nji episod te nji femije me babain e tij. – ne nji miting ne kulmin e brohoritjeve per stalinin:,femija pyet baban – cfar burri eshte ky stalini – babai i thot – ta shikojme mbas vdekjes – besoj se e pa ai femija dhe ne – por e kunderta do ndoth me ramiz aline.
kurr nuk kerkoj falje per periudhen qe drejtoj.sa krime fshehu per mos u gjykuar nga populli.por per gjenecidin1990 ka justifikime,e sa e sa…jetoj si mbret e vdiq po si mbret.kush ta gjykonte sala me klyshte etij? .ato qene bashkepunetore e sot vazhdojne te njejten veprime karshi popullit e me keq haptazi.ka shprese ne te ardhmen?????
Eshte e drejte, te gjithe ata te sojit te tij qe para disa vitesh na hidhnin hi syve duke na thene perendimi po vdiste per buken e gojes, duke vrare paraardhesit e vellezerit tane tani ne demokraci, kur e pane qe nuk mund te hanin buke me te njejtat mendime na ndryshuan e na dolen burra te mire. Asnje nuk kujtohet per vrasjet e burgosjet qe ato bene dhe vesi i popullit tone per te bere te mire ate qe vdes del ne pah…. Dhe kjo eshte arsyeja perse vuan akoma shqiperia, sepse fal shume shpejt njerez qe nuk jane per tu falur, e tani i kemi akoma duke na drejtuar te bijte me te njejten fryme…..
Prap me ket pleh gazeta Tema?
Bashkepunetori me I ngushte I E.Hoxhes,R.Alia eshte po aq pergjegjes dhe fajtor per eksperimentin komunist 45-vjecar qe I ben Shqiperise duke I kthyer shqiptaret ne kavie.Ideologu kryesor I nje sistemi qe shkatroi cdo gje,nga liria I shprehjes te heqja e prones private dhe deri te feja.Jo vetem qe nuk solli demokracine, por u mundua me te gjitha format per ta penguar ate,duke bere qe ne Shqiperi demokracia te vinte pas 2 vjetesh,nga vendet e tjera lindore.Shkurt nje figure po aq e zeze e historise sone sa edhe krimineli E.Hoxha.
sma ha mendja te mos kete folur gjekundi tjeter pa pika dhe pa presje por, mos ia kane bere si luan hoxhes fole? te vrame fare ty me gjithe fare e fis nga mbrapa .le tia leme kohes dhe kete gje urime per intervisten
Perse mohojme vetveten.
Me vdekjen e Ramiz Alias ka patur dhe vazhdon te kete komente dhe debate te shumta. Kjo eshte me se normale ne nje shoqeri si jona dhe me nje periudhe te gjate tranzicioni, ku vendi yne akoma nuk po shkone ne familjen europiane. Megjithate nuk jam aspak dakorte me disa komente qe shprehen me injorance se p.sh. e nxorret koken komunista, social-komunista apo greko-komunista etj. Keta tipa thjeshte tregojne nivelin e tyre te ulet dhe asgje me shume.
Po e nis pikerisht aty ku Ramiz Alia morri drejtimin e PPSh dhe te vendit. Pra me vdekjen e E.Hoxhes.
A nuk ishit ju qe ulerinit me te qara neper rruget e qyteteve per vdekjen e tij?
A nuk ishit ju qe mbushet rruget e Tiranes duke e percjelle ate ne udhetimin e tij te fundit?
A nuk ishit ju qe mbanit rradhen tek Piramida duke ardhur edhe nga fshatrat me te largeta, ashtu sic rrinit ne rradhe per te futur parate 10 vite me vone, tek firmat piramidale si Vefa, Gjalica, Sudja, Kamberi e Xhaferi?
A nuk ishtin shkrimtaret e poetet me te mire te vendit si I.Kadare e deri tek rapsodet popullore e nxenesit e shkollave qe shkruanin hymne per vdekjen e tij?
A nuk ishte vet Sali Berisha 5-6 vjet me vone, ne mitingjet e para te PD-se ku cirrej duke thene:-te na rroje udheheqesi yne i dashur dhe presidenti Ramiz Alia?
Atehere cfar prisnit prej Ramizit ne ato momente qe te thoshte qe E.Hoxha ishte diktator? Ju, do e kishit ngrene me gjith rroba.
Sistemi ishte i tille ku secili prej nesh i sherbente ne nje menyre ose ne tjetren. Kush vepronte ndryshe, nuk e donte atdheun dhe popullin. Realiteti eshte se ne Shqiperi nuk ekzistonte nje rryme opozitare ose persona qe te kundershtonin me idete e tyre regjimin totalitar. Ishte pikerisht Ramizi qe beri kete hapje te lehte, dita-dites, pa rene ne syte e konservatoreve duke e cuar deri ne pluralizem. Sigurisht dhe me ndryshimet ne Lindje, si fillim ne Poloni e me pase me Murin e Berlinit dhe levizja studentore tek ne.
Dikush do thote qe u vrane te rinj ne kufi. Po, u vrane, ashtu sic ishin vrare dhe ne Gjermani per te kaluar Murin. Dhe i fundit u vra vetem dy muaj para se te rrezohej Muri. Por, mbas asaj gjermanet u bene nje, dhe filluan punen e rindertimit te Gjermanise se bashkuar.
Ne, thjeshte shkateruam gjithshka, duke pritur akoma cekun e bardhe.
Ky, Sali Berisha, qe eshte protagonisti i 20 viteve te fundit dhe vazhdimesia e se keqes se atij sistemi, ka kurajon sot te diskutoje akoma per hetime ndaj masakrave te mbi 60 viteve me pare, duke e mbajtur kete popull te percare dhe me urrejtje. Sa turpe.
shume e sakte.
Koment me vlere, eshte tamam ashtu si thoni ju Landi, e keqja eshte se ne bejme shume gjyqesi neper kafenera dhe asnje gje konkrete…dhe opozita nuk po bashkohet dot tamam qe ti mbledhi rrypat Sali bashibozukut me kompani…
Ramiz Alia, njeriu qe nuk kuptua asnjhere se c`fare ishte. Mbajtes i detyrave partiake, nuk mori asnjehere mbi supe sektore si ne ekonomi, finance, industri etj. Detyrat e tij si “komisar” e bene ate nje burokrat te zakonshem qe gjendeshin aq me shumice ne vendet ish-komuniste. Retorika e tij si dhunti qe i kishte dhuruar natyra e bene ate njeriun e fjales dhe ideologun nr.1 te Partise se Punes. Kete funksion e kryente me se miri, popullit i jepte nje luge opium, por rrugezgjidhje nuk jepte asnjehere. Vitet 85-90 ishin vitet ku asgje nuk funksiononte, korrupsioni masiv e pati fillesen gjate kohes se tij, askush nuk kishte frike, te gjithe jepnin dhe mernin para per nje te drejte studimi, per nje transferim ne Tirane, per nje vend pune.
Fillova te lexoja kujtimet e ish-udheheqesit gjermanolindor Erich Honecker, pas 20 faqesh e lashe, nuk mund te lexoja dot shablonet e tij me permbajtje boshe dhe pa emocion. Kam pershtypjen se edhe kjo interviste e tij (botuar pas vdekjes) nuk do te sjelle ndonje gje te re konkrete lidhur me shume figura te periudhes komuniste dhe pluraliste. Ai do ti permbahet shabloneve qe ka thene dhe sterthene me aq fantazi.
Shprehja e tij qe “Shqiperia nuk eshte as Lindje dhe as Perendim” tregon me se miri dyzimin e tij si karakter.
Ai nuk ishte as komunist dhe as demokrat. Ishte nje njeri qe c`thoshte sot, nuk thoshte neser. Mbi te gjitha ai nuk ishte diktator. Mekati i tij me i madh ishte qe na la nje Sali Berishe ne krye te ketij pushteti pluralist, si nje atavizem te atij regjimi qe ndoshta i sherbeu me gjysemzemre.
jam kurioz te di vijimin e kesai interviste dhe ate pjes ku i emron kryetaret partive te medha .fatos nanonon sala berishen.kan me than si per ambesadorin willers
Vetem duam te dime qe Gjeke Marinaj do ta botoje intervisten ashtu sic e ka dhene vete Ramiz Alia??? Sepse mund te ndodhe te kete marre ndonje sinjal nga Tirana…
nuk i besoj shume ketij GJEKES me shkrimet e tij ,ky ka histori manipulimit te intervistave ose i shpik vete krejt ,e ka bere perpara edhe me PELEN futbollistin e shquar.don ti dali emri si gazetar .
DJE U THYE URA E KALIMIT TE PUSHTETIT TE SISTEMIT MONIST
NE NJE SISTEM PLURALIST.KY NJERI I KALOI NE KRAHUN TJETER
PA VRARE AS EDHE NJE PERSON,I PRANOJ GABIMET E VETA DHE TE
KLASES POLITIKE QE PERFAQESOJ.POPULLI I THJESHTE JA FALI KUR ISHTE GJALL TE KEQIAT,QE VETE I PRANOL DHE I KUJTOJ VETEM TE MIRAT QE NJE
DITE HISTORIA DO TA VENDOSI ME BURRAT E SHTETIT SHQIPTAR.
NGUSHELLIMET ME TE SINQERTA FAMILES.
Klubi Shqiptar
Programi i Ramiz Alise dhe vegla qe e siguron zbatimin
FJALIMI – Strategjia e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë Politike të vitit
1989: “Partitë dhe te tjeret qe do te vijne të kontrollohen nga ne.”Sali
Berisha, Fatos Nano jane dhe do te mbeten veglat tona besnike.
…
“Si do ta përjetësojmë komun…izmin” – “Të jeni te sigurt që e ardhmja do të
jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të
armiqve tanë!” – TIRANË – “Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit
përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë
strategjinë tonë.
Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit
politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe
mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për
brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë
kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i
nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të
kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t’i
formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të
përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që
është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të
fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.
Të persekutuarit politikë
Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë
antikomunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta e urrejnë
komunizmin, do ta shihni që do të na vijnë afër dhe do të na përkrahin. Këta
do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme; por
kurrë nuk do t’i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?! Sepse
sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe do t’u shërbenin
atyre, në vend që ta të na shërbejnë neve. Në zbatim të drejtave të njeriut,
duhet t’u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t’i
kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do
t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por prona vetëm në pak
duar do të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë
duhet të kemi parasysh; të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve
politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë sa mezi rrinë në këmbë.
Kësaj kategorie mendoj që t’i japim pasaportë për t’u larguar nga Shqipëria
më mirë dhe me kaq do të jenë të kënaqur. Pasuria e tyre na përket neve,
sepse ne e bëmë.
Për Kosovën
Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohësh. Ata
janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar
afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk dihet se kush
është miku dhe kush është armiku. Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të
besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete
Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do të na
kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur
paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do t’u
ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do
t’u japim nga një minipension. Kosova është në pragun e shpalljes së
Kushtetutës. Është punë e tyre, ne e kemi programin dhe platformën tonë.
Strategjinë është e qartë dhe kemi kemi përcaktuar rrugët për zbatimin e
qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit
dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë
komuniste.
Strategjia e re
Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi,
sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të
jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre
legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën
kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes.
Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë
restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë
do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur
kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta
gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë
pushtetin apo të rrezikohemi, atëhere mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do
të dimë t’i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si
në rininë tonë të hershme. Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet
të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të
luftës së armatosur.
Kërcënimi
Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe
guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë,
por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na
kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të
mos ketë frikë. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e
aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë
ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi patur me ta, duhet ta
dini se na bashkon kauza e pushtetit të komunistëve, pavarësisht nga nuancat
dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe
mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e
lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t’i
përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë
sot, i kemi ruajtur këto lidhje të që garantojnë pushtetin tani edhe në të
ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e vështira
aktuale, sido që të shkojnë punët, uji do të rrjedhë në mullirin tonë. Për
këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni
frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e
vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do
të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të
kthjellët! Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona!
Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e
situatave. Ju uroj punë të mbarë!
http://www.youtube.com/watch?v=NbRz4QZWtPY
intervista ose pyetjete me duken pa nivel dhe me shume drejtojne Ramon qe te dali i pafajshem dhe liberal apo demokrat…
Ky i fundit ka qene nje “die hard” komunist i brumosur dhe i vendosur ne te gjithe historine e tij. asnjehere nuk ka patur ky njeri qofte dhe me te voglen shkendije te ndryshimit jo vetem se ishte kryekomunisti dhe i duhej te vazhdonte ne kete menyre por bota jashte i kishte vene shkelmin albanistanit qe kur u larguan “vellezerit kineze”.Ky e kishte mundesine per ndryshim qe para se te thyente qafen merhumi…nuk e beri se ishte frikacak dhe mendje shkurter duke shtuar dhe arrogancen e te qenurit komunist qe ishte i vetmi justifikim i tij per mosberjen e ndryshimit.
Flet per pleniumet e ’80 dhe sidomos fundi i ’80.Rastet qe albanistani te kthehej ne Shqiperi perendimore u dhane ne me shume se kater here me sinjale nga me te ndryshme dhe ky njeri fshihej mbrapa disa saldatoreve dhe barinjve me shkolle partie sepse kishte frike,kishte frike se mos e nxirrnin “armik te popullit”….!?
Pse i hapni keto muhabete tani…..
R.Alia ishte nje gjarper me fytyre njeriu,ta hithte helmin dhe hiqej engjell,ai nuk ishte shqiptar por gjakovar bastard edhe Azemin e vrau plani i ramizit.Ramizi i sherbeu cmendurise me te madhe te njerzimit komunizmit qe mbolli marksi,lenini dhe pantera stalin.Pse nuk thoni sa viktima pati komunizmi ne bote dhe ne allbanistanin enverist? ky komnizem i beri njerzit kafshe.Edhe tani shqiperia a nuk vuan nga fosilet e komunizmit,me jevge qe gjeten kos dhe po lyejne edhe bythet me kos,eshte tjeter pune qe naivet e prapambetur nuk dallojne koskuten nga gruri.C’pret nga shqiptaret qe ala dun baben.
uroj qe ne intervisten..ne vazhdim…te jape fakte mbi …rolin e berishes,,,ne jeten politike ..gjate komunizmit…dhe deri me sot…!qe gjithe ata shqiptare qe i besojne me sy mbyllur…te kuptojne me ne fund….se si ….zhvillohen ngjarjet ne shqiperi,,dhe per te ineres te kujt….!!!!……………ne jemi nje popull injorant..dhe pa kulture…,,kush eshte shqiptare duhet ta pranoje…!!!,,,ndryshe nuk ka mundesi..qe tye gjithe bejne sehir….berishen,bashen,meten,,fhe klanet e tyre….se si po e vjedhin shqiperine/…dhe po varfarojne ,,,shqiptaret,,,SI PO TRADHETOJNE INTERESAT KOMBETARE PER ATO PERSONALE…HIDHNI NJE SY ,,RRETH E QARK.!!!!!!!DHE DO E KUPTONI SE SI PAS 20 VJET….(DEMOKRACI…),,,SHQIPTARET JANE KATANDISUR…SI MOS ME KEQ..PA KRENARI,PA LIRI,FJALE…PA PASUR ASNJE TE DREJTE NE JETEN EKONOMIKE DHE POLITIKE…T EKETIJ VENDI….sepse…….berisha me familjen etij e kane kthyer na ciflig te vetin
edhe me ato pak vite qe jetoi si i pari shqiperise sa ishin mundesit e tij te anonte nga perendimi? shum pak. cfare po ndodh tani ? ME KEQ :NJEREZ NE DEPRESION; VRASJE ;FUKARALLIK;GERDECI;21 JANARI:etj. A DO PREFERONIT RAMIZIN NE VEND TE SALES:POOOOOOOOOOO POOOOOOOOOOOOOO:VDEKJE KETIJ HORRI
Fabrika idologjike e PPSH_se prodhoi me shumice pseudopolitikane te djath e te majte te depersonalizuar deri ne shemti ,qe do te lartesonin germadhen diskredituese mjerane te Shqiperise . Keto 20 vitet ne kemi jetuar demokracine neokomoniste te drejtuar nga sekretaret e Parteise Komoniste , dhe kjo eshte e gjitha merita keti paloco burre qe quhesh Ramize Alia . Kurre nuk do te mesojme te verteten nga goja e ketyreve krimineleve se nuk e lene prapa historin e tyre ne as’nje shkrim ! C’fare historie te shkruante per te lene prapa ky palacua , c’fare historie te shkruaj Sali berisha qe eshte nje nga kriminetet me te medhenj ne Europe .
ngordhi nje hiene (KAQ)
PER ner me çfar po lexojm ktu nji gjo me çudit qe nji pjes njerzish dun ti imponoen te tjerve me mendimet e veta,kta çdo te keqe ja detkojn komunizmit,jam shum dakort keshtu e kuptojn ket gjo dhe nuk ka gje te keqe,por nji gjo duet te din, qe ne SHQIPRIN ton kan qen gjashteqind mij komunista,komunistat jo te gjith kan qen te mir,por shumica kan qen njerez korrekt dhe te ndershem,shumkush do te thoshte ah pse e mori ENVER HOXHA SHqipnin mbas çlirimit,do ta merte krau tjeter,ja e ka mor tani, ka njizet vjet,pyeti njerzit jan te lumtur,e shiten detin sot,po kta demokratet ne ate koh do e kishin shit SHQIPNIN me koh,do thoni nuk ka munci,kta po shesin detin sot qe je antar i kombeve te bashkume sot e gjashtedhjet vjet,gjithmon per merit te atyne te tjerve,Salen mos e shani,doni me pa kush kan qen ata komunistet e kqi ne ate koh,ja ku e keni,SALI RAM BERISHA,ne qoftese sistemi kalum i pjes i ka demtu,po ky sistemi tani,qe po i vjedh po i vret,poja ushqe kalamojt me drog,poja ço fmit ne prostitucion,edini ju sa te pa knaqur ka,po te ishte situata per te gjith me e mir sot,te gjith bashk do ta shanim sistemin e kalum,por rrealiteti esht ndryshe,nuk flas per disa qe flasin nga amerika,ata nuk e kon iden se çfar boet ne shqipni dhe i din te gjith si veten,prandaj shprehin habi qe nje mori njerzish sot jan te persekutum,ne qoftese nga komunizmi kan dal njizet mij te persekutum,sot me kte politik dhe kta demokrat te zjarrt jan, dy milion e gjysem te persekutum.DHEnji milion qe luftojn perdit per te mijetu.
me duket cuditeshme qe nje gjarperi ti veshe etiketen i mire.
Po rri urte o Edi i Detroitit se nuk je bo akoma me gjyku z Ramiz.Je akoma ne pelena per ketepune ,cte duhet o derzi qe na tregon te keqijat qe na beri Ramizi ,Po sala o edi ca ka na ba..fillozof i madhe je bre qerata ,hajde Edi hajde koment ta madh ke bo pasha zotin ,po si ske turp o trung ? u bere ti te gjykosh Shokun Ramiz???buf Kenete.
o hason,o palle liqeni,,,,shoku ramiz te dalte pernote ne onderr,,po ty amo,jo ne tjerve.Dallkauk
Hallall ta befte zoti o Hasan Prishtina.
RAMIZI U NDA ME NGA KJO JETE ME KENAQSNE SE QE PERSONI ,ME DASHJE APO PA DASHJE,QE LEJOI KALIMIN NGA SISTEMI KOMUNIST NE ATE DEMOKRATIK NE MENYREN ME PAQESORE .POR IKU ME MEKATIN ME TE MADH ,QE DO TE MALLOKOHET NGA KY POPULL,QE E DOREZOI VENDIN NE DUART E NJE DIKTATORI TE RI, ME EMRIN SALI RAME BERISHA.u PREFTE NE PAQE SHPIRTI I TIJ !
Gjiithmone kam menduar qe te vertetat e pa thena asnjehere nga Ramiz Alia do te dalin pas vdekjes se tij.Shpresoj akoma.Me kujtohet se pas vdekjes se diktatorit Hoxha dhe zgjedhjes se R.Alise ne vend te tij te gjitha shtresat e pakennaqura dhe te goditura nga diktatura u cliruan pasi e vleresonin figuren e R.Alise si nje krah liberal.Lind pyetja:A u zhgenjyenn ato shtresa qe shpresuan tek ky person?A kishte mundesi qe Aliaj te fillonte reformat ne menyre te pershpejtuar?Sigurisht qe ata qe shpresuan kishin enderuar ne nje kthese sa me te shpejte,por uune jam i mendimit se objektivisht Aliaj e kishte te pamundur qe reformat i niste menjehere sapo vdiq diktatori Hoxha.Ishte nje Shqiperi e politizuar per shkak se izolimi kishte sjelle pasojat e tij.Organet e puneve te brendeshme dhe forcat e ministrise se mbrojtjes ishin teper te politizuara.Pa pergatitur disi terrenin per reforma R.Alia do ta kishte shume te veshtire dhe ne te kunderten do te kryqezohej nga te gjithe.Mbaj mend se pas rrezimit te monumentit te diktatorit Hoxha,ne shtepine e oficereve ne Fier shume oficere me pistoletat ne dore i drejtuan ne menyre simbolike nga portreti i Ramiz Alise.Po keshtu edhe gjate takimit qe beri ai me kuadrot e ministrise puneve te brendeshme,shume kuadro te pranishem komunikonin me te sikur te ishte nje njeri fare i rendomte,kur i kerkonin llogari qe nuk dha urdher per tu qelluar protestuesit qe rrezuan monumentin.
Une nje gje shpresoj qe Rammiz Alia te kete lene te shkruar.Ngjarja e 2 Korrikut,e hapjes se ambasadave ne Tirane.Une kam disa fakte qe tregojne se kane qene kuadro te larte te ministrise puneve te brendeshme qe kane nxitur njerezit per tu futur neper ambasadat.Me shhani sa te doni por trimeria e shqiptareve akoma nuk ishte dukur.Pra shpresoj qe Ramiz Alia te kete lene me shkrim se hapja e ambasadave u realizua nen dirigjimin e tij per te rrealizuar te ashtuquajturen “hapje te valvules” e qe do tu paraprinte reformmave te metejshme ne vazhhdim te skenarit te pergatitur dhe te mare prej tij gjate vizites se tij te pare ne Uashington.
Pra une dua te nxis debbatin midis lexuesve.Ngjarjet e ambbasadave ishin veper e trimerise popullore apo skenar i pergatitur nga Ramiz Alia?
Ramiz, vajte i ngopur ne ate bote, vrave sa deshe, internove sa deshe, pushtetetin e le ne dore te sigurte.
Ramiz Alia, ose “Rama me brez te bardhe”, sic i therrisnin ne zhargon ne Tiranen e asaj kohe, kur ra nga fiku u mundua te krijonte pershtypjen e nje njeriu me profil te ulet, i cili nuk ka bere keq etj etj. Ai ndoshta ne karakter nuk i kishte te gjitha cilesite e tiranit, te cilat ja kerkonte posti, po nga ana tjeter nuk ishte i zoti te kundershtonte dhe ka ngritur doren njelloj si te tjeret kur ka qene puna per te derguar ne gijotine shoket e vet ose ata mijra e mijra te denuar politike. Edhe ky eshte krim. Ne kohe te tij, pikerisht ne prag te renies se sistemit, ne kufinjte me tela me gjemba te Shqiperise se Ramizit, jane terhequr zvarre, vrare pa paralajmerim , apo shqyer nga qente dhjetra bij nenash qe kerkonin ti shpetonin tollonit ne Shqiperi. Pikerisht kur ky “engjell” ishte ne krye te puneve, nuk i dekretoi faljen poetit Avzi Nela, krimi i veten i te cilit ishte se kishte menduar paksa ndryshe nga Ramizi dhe shoket e tij. E varen dhe e lane per dite me rradhe ne mes te qyteti si paralajmerim per te tjeret !
Po keto fakte dhe te tjere qe nuk po i permendim si e kane emrin ?
Si ofiqar i larte i ketij vendi, detyrimisht i takon te jete ne rradhen e njerezve qe kane qene para dhe pas tij, se historia nuk duhet te cbehet, por duhet bere pa lavdi !
/10/2011
Facebook132
8
Ceremoni zyrtare për lamtumirën e fundit të Alisë
Ish-sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe njëkohosisht ish-presidenti i parë i pluralizmit, Ramiz Alia, do të për përcillet për në banesën e fundit ditën e diel.
Pavarësisht debatit mbi rolin e tij në shumë ngjarje të kohës së diktaturës dhe të fillimeve të pluralizmit, duket në një farë mënyrë, Ramiz Alisë do t’i rezervohet një trajtim prej ish-presidenti. Protokolli shtetit do të organizojë të dielën, nga ora 10.00-11.00 homazhe pra ish-Shtëpisë së Ushtrisë.
Ceremoniali zyrtar i Republikës së Shqipërisë parashikon 4 tipe ceremonish funebër: ceremoni shtetërore, më e larta, ceremoni zyrtare, ceremoni ushtarake dhe ceremoni zyrtare ose ushtarake jo të
Vdekja e Alisë
Media britanike flet për vdekjen e Alisë
Peter Lucas komenton vdekjen e Alisë
Varrimi i Ramiz Alisë
plota. Për ish-drejtuesit kryesorë të shtetit si Ramiz Alia, dhe një sërë kategorish të tjera, parashikohet niveli i dytë, ceremoni zyrtare. Në këtë rast ceremonia e homazheve organizohet me lejen e familjes dhe hapet edhe një libër ngushëllimesh. Në orën e caktuar, kortezhi i përmortshëm niset drejt varrezave i ekskortuar vetëm nga patrulla policore. Kjo ceremoni nuk përmban bandë, truprojë nderi dhe të shtena me armë.
Në ceremonial shkruhet se në varreza marrin pjesë personalitete të larta të shtetit. or në rastin e Ramiz Alisë, për disa ai ishte thjesht ish-diktatori i fundit, e për disa të tjerë ish-presidenti i parë. Nuk duhet se cfare pjesemarrjeje do te kete nga zyrtaret e larte, por duket se qeveria e ka paralajmeruar qendrimin e saj, pasi gazeta e Partise Demokratike, shkruante me germa te medha ne faqen e pare se vdiq dikatori i fundit komunist, njeri i maskarave ne kufi dhe Masakres se Tivarit ne Luften e Dyte Boterore.
Ramiz Alia vdiq në orën 7.00 të ditës së premte në sanatoriumin e Tiranës, ku ndodhej i shtruar për shkak të komplikacioneve në mushkëri.
Në qofte se zhvillohet cermoni zyrtare per Ramiz Aline vazhdon ne komunizem ne Shqipaeri.
DESHA TU PYES PSE NE AMERIKE KUR YHYHET LIGJI DENOHESH ME KARRIKE ELEKTRIKE PRES PERGJIGJE….ENI JO ME LARG SE 3 JAVE
O FAIK boi ceremoni sales ti kur te vdesi,se me thon te drejten tka neru,se zaten sot rrespektoen halet jo njerzit.
jemi me fat qe ne vend te ramizit nuk ishte sala se do kishte bere kerdine, ky plak shkerdhate,,,,,
une dua te debatoj me z. gjek marinaj me falni zoteri une nuk e di se kush jeni dhe cfare ndodhi me juve keto vite por nje gje me vjen keq qe juve dhe shume si ju i kane falur krimet qe kane bere ata vetem se une nuk e di juve e falni ramizin per cfare krimi ju ka bere ai juve apo e falni ne emer te te tjereve sepse juve thoni qe ai ka vrare ne kufi ka vrare popull te pa fajshem dhe juve dilni dhe e falni por kush jeni juve qe merni persiper nje pergjegjesi kaq te madhe me cfare te drejte ju doni te beni nje djall shenjt. ramiz alija ashtu si shume te tjere qe jane sot ne udheheqjen dhe politiken shqipetare nuk kane te drejten morale te flasin ne kuvendin shqipetar,me falni z.mos valle edhe juve jeni sifatos lubonja qe e ka falur xhelatin e vet sepse ai me ata xhelate eshte ritur pprandaj edhe i fal, shiko une nuk kam shkolle te madhe as jam politikan por te pakten mos u mundoni ti hithni hi syve popullit ashtu si beri dhe po bejne sala dhe soj e sorollopi i tij. si ka mundesi qe juve botoni kete fare interviste me aline dhe e pyesni per kosoven ata kosoven e kishin shitur me kohe dhe ata kosovare te shkrete qe vinin ne vendin “meme” i plaste ne burk a e di ti se sa shqiptare te shkrete qe arinin te aratiseshin ne jugosllavi ata i kethenin prape ne ferin e ramizit tend qe mendonte te sillte demokracine qe ne vitet 80 dhe pastaj kur ngordhi ai muti betohesh duke qare se do ndjeke rugen e lene ne mes te atij krimineli si nuk ju vjen turp nga vetja per kete interviste fallco dhe te pa sinqerte nga ana e tij ose nga ana e juaj,juve keni dijeni se pse alia nuk u lancua si u lancua lenka themija apo pali po te them une sepse ai ju duhesh ai ishte me i pa besi me shqp me shkerdhata prandaj ju lutem ne qofte se juve doni te falni falni dhe mbyll gojen mos perfaqeso ata qe ai vrau per 50 vjet
Sa keq qe te vjen ci ka ndodhur atij populli shqiptar per nje shekull gati sepse dhe sot komunistet na drejtojne dhe vjen nje dite e bukur e keta vdesin te lumtur me femijet dhe niperit super te pasur dhe na deklarojne, shiko sepse ne sbeme krime ne ate kohe por denuam disa qe ishin kunder nesh dhe i quajtem tradhetare te atdheut, dhe me disa intervista dhene sa andej ketej me nje kujdes teper te vecante se mos deklarojne ndonje te vertete per cfare kane bere, as nje falje si kerkoi sikur njeri ketij populli shqiptar te uritur e injorant qe ngeli nen kujdesin e ketyre monstrave po nga keta udheheqes gjakpires porsi nje vampir i etur per shekuj, dhe populli shqiptar i fal dhe thote po he se eshte 80 vj dhe sberi gjakderdhje ne nderrimin e sistemit, qe ne fakt spati gjakderdhje sepse po ne kujdesin e ketyre sidomos ramiz alise dhe nexhmije hoxhes etj u sollen ne krye kelyshet qe keta mesuan aq mire dhe i besuan demokracine fallco qe po shohim sot e 20 vjet dhe sdihet a do mbaroje ndonjehere ke ngeluar vetem ti falenderojme nga zemra keta gjakpires qe vetem paqe mos pacin ne boten tjeter…………
nga emri mor faik dukesh nje koker katunari injorant pa tjeter do jesh lepiresi i bythes sales mor fshatar respekto salen neser mor tyc.
Gjatë gjithë vitit 1990 regjimi enveristo – stalinist përgjaku kufijtë
Ndërsa u kishte premtuar të rinjve të vendit pasaporta për jashtë vendit, regjimi komunist skuqi kufijtë me dhjetëra vrasje, duke e mbyllur historinë ashtu siç e kishte nisur, me pabesi e vrasje pas shpine
Nuk ngjau në asnjë vend tjetër të Europës ajo që u pa në Shqipëri. Afërsisht 50 të rinj e të reja e vranë në kufijtë e vendit vetëm në vitin 1990. Kur demokracia kishte ardhur në mbarë lindjen stalinistët e Tiranës mendonin se mund të mbanin akoma diktaturën e tyre.
Kjo masakër frymëzohej dhe drejtohej nga kupola mafioze e Partisë së Punës.
Në rregulloren e shërbimit të kufirit, miratuar me urdhrin e ministrit nr.01-40, datë 13.10.1989 thuhej: “Në themel të punës edukative, ushtarako – profesionale e teknike të Forcave të Kufirit qëndrojnë: Teoria Marksiste – Leniniste e Partisë sonë, mësimet e shokut Enver Hoxha dhe të sekretarit të parë të KQ të PPSH-së shokut Ramiz Alia, arti ushtarak i luftës popullore dhe i ruajtjes së kufirit”
Ministri i Punëve të Brendshme, Simon Stefani, më 19 mars 1990 u deklaronte para drejtuesve të kufirit:
“Ata që do të tentojnë të rrugë të fshehtë të kalojnë kufirin, të dënohen në bazë të ligjit dhe në rast se nuk do t’i binden kërkesave të kufitarëve, dënimi do të jetë dhe kapital. Këtu nuk duhet të ketë asnjë lëshim e iluzion. Për ata që duan të shkojnë si vizitorë jashtë shtetit, ka rregulla të cilat kohët e fundit i kemi përsosur në gjerësi e thellësi dhe u japim mundësi që kalimin ta bëjnë të bazë të ligjit. Edhe organet tona të propagandojnë këtë ligj të shtetit tonë si një të drejtë që u garantohet qytetarëve”.
Takimi i 17 gushtit 1990
Takimi i 17 gushtit 1990 u zhvillua në një nga sallat e ndërtesës se Ministrisë së Punëve të Brendshme në prani të drejtuesve të dikasterit, kuadrot kryesore të organeve te punëve të brendshme në rrethe etj. Ramiz Alia shoqërohej nga Hekuran Isai dhe Xhelil Gjoni.
Gazeta fillon sot të botojë në disa numra këtë fjalim për të kuptuar rolin e Ramiz Alisë pas takimin me intelektualët dhe forcimin e rolit të Sigurimit të Shtetit. Kjo edhe për faktin se Alia flet për ngjarje të tjera si demonstratat e Shkodrës, Kavajës, ngjarjet e 2 korrikut, zhvillimet në Evropën Lindore, etj.
Midis të tjerash Ramiz Alia pohonte:
“Ndjekja, kuptimi dhe analiza kohe pas kohe e situatave të brendshme e të jashtme është një nevojë pune për të gjithë njerëzit tanë, veçanërisht për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Duke kuptuar drejt zhvillimin e situatave, do të shikoni, së pari, se si lidhen dhe ç’efekte kanë me vendin tonë (situata e jashtme), ose me njerëzit e kategorive të ndryshme të popullsisë (situata e brendshme), dite, së dyti, kuptimi i drejtë i zhvillimit të situatave do t’u japë mundësi te diktoni ku puna të synoje dhe ku mund të gjejë pika mbështetjeje armiku. Si duhet kundërvepruar? Pa studim, pa analiza nuk ka pune shkencore, ka vetëm diletantizëm. Koha e sotme kërkon punë të kualifikuar, sepse armiku e ka ndryshuar metodën e punës së vet dhe në kushtet e sotme ai vepron nga disa pozita më të favorshme. Në radhë të parë reaksioni ka marrë kuraja, është nxitur në agresivitetin e tij nga fitoret në Lindje, ku mori pushtetin, likuidoi partinë komuniste dhe vendosi elemente antikomunistë të tërbuar në krye të tyre. Kjo ndodhi në Poloni, Çekosllovaki, në Hungari, në Bullgari, në Republikën Demokratike Gjermane e gjetkë. Kjo ndodhi edhe në Bashkimin Sovjetik, ku jo vetëm ekonomia, por edhe politika janë vënë plotësisht në binarët e kapitalizmit. Së dyti, nga këto fitore armiku është bërë më prepotent dhe më arrogant, si asnjëherë tjetër. Prepotenca dhe arroganca e tij duket në faktin që ai u dikton vendeve të ndryshme edhe kushtet për marrëdhëniet ndërkombëtare, për lidhjet dhe kontaktet me vendet e ndryshme etj.
Çfarë kërkon sot reaksioni nga Shqipëria? Borgjezia dhe reaksioni kërkojnë që Shqipëria të bëjë ndryshime të thella, ato ndryshime që u bënë në vendet e Lindjes Europiane, pa, as më pak e as më shumë, likuidimin komplet të sistemit socialist, shkatërrimin e pushtetit popullor, të lirisë dhe pavarësisë së atdheut. Ky është thelbi ku synon veprimtaria armiqësore ndaj Shqipërisë sot. Po nuk u kuptua ky qëllim i armiqve, atëherë nuk është kuptuar, absolutisht, asgjë nga lufta që bën sot reaksioni. Për konsekuencë, po nuk u kuptua ky qëllim, nuk dimë të shpjegojmë fenomenet që kanë ndodhur, nuk dimë a të luftojmë kundër armikut”.
Në plenumin e 13-të e KQ të PPSH, më 11 dhjetor 1990, shefi i komunistëve deklaronte për vrasjet në kufi:
“Vetëm varrimi i atyre që do të masakrosh, do të shndërrohet në një manifestim tjetër të madh që në asnjë mënyrë nuk e përballon dot. Përveç kësaj është edhe tjetra: me kë do të bëhet kjo masakër? Me fëmijët tanë. Një vritet në kufi dhe krijon shqetësim në tërë Shqipërinë, jo më të bësh një veprim të tillë”.
Nuk i bënin përshtypje jetët, por ceremonitë e varrimit.
…
Edhe ne kete interviste qe botohet pas vdekjes,shoku Ramiz, zvarritet sic u zvarrit gjithe jeten e tij , zvarranik i lig. Ne vitet ’90, ishte ky fare e keqe qe deklaroi se Shqiperia nuk e ka tradite pluralizmin, shqiptaret kane vetem odat.Ky burre i paafte, mori edhe leter nga Kadare, per ta hapur Shqqiperine , por e beri syrin qorr dhe veshin shurdh dhe nuk luajti as gishtin.Ka vetem nje merite ky bukeshkale,vrau tok me Hoxhen gjithe shoket e idealit, zgjodhi ne krye te opozites nje pijanec nga PS dhe nje psikopat Pdmga Pd, dhe e la vendin ne dore te tyre.
Cfare mund te pritej nga ku burre shteti qe merrej me politiken e tufezave dhe arzave.Nje hic qe vajti drejt hicit!
ga Fritz RADOVANI:
SOT…LÉ TË FLASIN VETEM PIRAMIDAT !…
Kurrë, kurrë nuk i ka shkue mendja atyne që i vendosen piramidat kufitare rreth Tokës Shqiptare, se Ato jo vetem nuk do të zhgulen kurrëma, edhe pse e dinin se asnjena nuk e ka vendin Aty, por edhe se për 100 vjet të tjera do të laheshin me Gjak Rinije dhe Lot Nanash Shqiptare, që nuk do të thahen kurrëma !
Shteti Shqiptar Sot duhet të dëgjojë vetem zanin e piramidave të Tij…
Dikund andej mbas Kukësi thuhej se kishte Shqiptarë edhe aty nga viti 1945 !…
E donin Lirinë ma shumë se Familjen e vet të Bekueme nga Zoti, por pa Liri. Janë bash vëllaznit e vet që ua premtojnë Lirinë dhe, me “besen” komuniste, i bindin se duhet me ardhë në Token Nanë, dhe mbasi të organizohen të gjithë bashkë, do të “çlironin” Kosovën! Ata u besuen “vëllazenëve” të vet partizanë, se deri atëherë kur nandori i akullt i atij 1944 i kishte grumbullue në shtëpijat e Shqiptarëve të Dardanisë, kishin hanger buken e ngrohtë të misrit me kripë e qepë të shtruem në sofrat e veta bujare si bashkëluftëtarë… I besuen djalit të ri boshnjak, që kishte kalue vite në Gjakovë e mandej në Shkoder, ku Parruca e njihte si dylber Ramiz Alia, si dhe luftarëve të tjerë partizanë Haxhi Lleshi, Rahman Perdhaku, Fadil Hoxha etj., se u dukej paburrni me kujtue vëllanë tradhëtarë…në sherbim të robnuesit.
Porsa Shqipnia kishte dhanë kushtrimin e lirisë nga fashizmi, po drejt ciles rrugë robnije nuk ua kishin tregue…U nisën nga Kukësi drejtë Shkodres, ku nuk fjeti asnjëherë në Kalanë e Saj tradhëtija. 12.000 Burra Kosovarë…në borë e akull e të çarmatosun, porsa kaluene Kukësin, gjoja për mos me u kuptue se janë “luftarë”, mujtën me mërrijtë ma pak se 3000 vetë në Tivar e Ulqin, mbasi Shkodren po e trazonin Malësorët e Bjeshkëve, që Kleri Katolik i kishte mashtrue me luftue kundër Enver Hoxhës si “çlirimtarë komunist nga Jugu”.
Askush nuk pat mundësi me u tregue se kishin mbërrijtë edhe njëherë në duert e serbit gjaksuer komunist e aty ishte edhe fundi i tyne. Ndonjë që iku, dhe erdhi deri në Token e Velipojës, u dorzue prap andej, se presidenti Omer Nishani, mbasi kishte bisedue gjatë me Enver Hoxhen, kishte urdhnue Riza Danin “me ua dorëzuar jugosllavëve se nuk do të prishemi me Titon për hir të ca kosovarëve…”, dhe ashtu u veprue. Frano Jakova, i vëllaj i Tuk Jakovës, kur ishte i interrnuem nga vitet 1959, i ka tregue At Frano Kirit, se: “Kur Tuk Jakova e ka pyetë Ramiz Alinë: Po pjesa tjetër, që sollet nga Kukësi, ku ishte vendosë gjatë rrugës për në Shkoder? – Ramizi i ishte pergjegjë: ‘I vramë si qentë rrugës dhe i hodhëm në Dri e prroska…ishin të gjithë kunder nesh!”…
Janë mbi 12000 familje të Dardanisë që lajnë me Gjak e Lot piramidat tona…
A thue këtu u mbyll kapitulli i krimeve të spijunit tradhëtar Ramiz Alia?..
Jo, jo! Ishte fëmijë i një turku në Bosnje…lidhet gjatë luftes me OZNA jugosllave, vazhdon studimet si spijun i KGB staliniste në 1954…Asht në 1967 nr. 2 si zbatues i “Revolucionit Kultural” simbas mësimeve të Mao Ce Dunit…në Shqipni, shpikës dhe ideator i formulës “vëllezër gjaku me turqit”, zevendës i diktatorit anadollak E. Hoxha dhe në fund mban edhe postin e presidentit të RPSSh, tue zevendsue Haxhi Lleshin.
Fillon karrrieren e presidentit me vrasje dhe varje në litar aty ku kishte fillue edhe tradhëtinë ndaj kosovarëve, në Kukës…dhe po aty, vazhdon edhe tradhëtinë ndaj Rinisë Shqiptare, e etshme për Liri dhe Demokraci, por edhe e unshme për bukë…Mashtrues i saj deri në vdekje! Pasunia prrallore e ban të mirpritun në USA, Romë, Suedi …etj.
Duhej mashtrue Rinia Shqiptare. Ajo mund të ngrisin koken kundër komunizmit!
Si gjithmonë rruga e mashtrimit nga Ramiz Alia ishte profesioni komunist i tij.
I bie nder mend se duhet gjetë mënyra…me ndryshime të Kodit Penal, rrugë e cila e ndihmon me mashtrue Europen gjoja me ndryshime dhe se asht per “Demokraci”…
Me dt.08.05.1990, pëson ndryshimin e parë neni 127 mbi kalimin e paligjshëm të kufirit. Ky ligj komunist dënonte me vdekje (me pushkatim) të gjithë ata që kapeshin në kufi, ose ata që spijunoheshin për arratisje.
“Kalimi i paligjshëm i kufirit të shtetit dënohet:
– Me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në pesë vjet.”
Ligji nr. 7380, datë 8.5.1990 Disa ndryshime në Kodin Penal të RPSSh.
Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave
Kuvendi Popullor i RPSSh,
Vendosi:
Neni 1
Në Kodin Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë bëhen këto ndryshime:
1. Në nenin 22, paragrafi i dytë dhe i tretë ndryshohen si vijon:
“Dënimi me vdekje nuk jepet kundër personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. Si dhe kundër grave”.
Sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor (Sihat Tozaj) dv
Kryetari i Kuvendit Popullor të RPSSh. (Ramiz Alia) dv.
Si u zbatue ky ndryshim i bamë nga Ramiz Alia…
Lé të flasin Piramidat e Kufinit të Republikës së Shqipnisë:
Aty asht Gjaku i derdhun nga Rinia Shqiptare!
Aty janë lotët e Nanave e Motrave Tona…
Ramiz Alia, mbetet legjanda e zgjuarsise pas Enver Hoxhes ne Shqiperi, ikja e tij ishte humbje e madhe, dhe ma merr mendja se edhe kreret e shtetit te sotem mesjetar shqipetar, kane derdhur lot fshehurazi. lavdi partizanit 15 vjeçar, ish-komisarit te Divizionit pare sulmues, anetarit te Byrose Politike dhe ish-presidentit pare te sistemit demokratik te vendit.