Pas alarmit të Komisionit Europian për rritjen e përqindjes së azilkërkueseve nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit, të dhënat publike të Komisariatit të Përgjithshëm belg për Refugjatet dhe Apatridët konfirmojnë këtë rritje.
Ndërsa në 6 muajt e parë të vitit 2011 janë shënuar mesatarisht rreth 25 aplikime në muaj, dy muajt e fundit kanë shënuar një rritje të befasishme të numrit të aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë.
Në gusht numërohen 50 kërkesa dhe në shtator shënohen 84 të tilla. Nëse vazhdon me këto ritme, një rritje e tillë rrezikon lëvizjen e lirë, sipas mekanizmit monitorues, i cili përmban edhe masa ndëshkuese në rast abuzimi.
“Në 24 Maj 2011, Komisioni propozoi një klauzolë sigurie që do të lejojë, në kushte të posacme të jashtëzakonshme, rivendosjen e përkohshme të vizave për qytetarët e vendeve të treta që përfitojnë nga heqja e vizave me BE-në. Një mekanizëm i tillë i jep BE-së një mjet, për t’u përdorur vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, për mënjanimin e çdo pasoje të mundshme serioze negative nga liberalizimi i vizave, dhe në veçanti mbërritjes në Bashkimin Europian të një numri të madh të emigrantëve të parregullt ose azil-kërkuesish, pretendimet e të cilëve nuk janë të bazuara”, ka thënë Zyra e KE.
Nga dita e ngritjes së alarmit deri në marrjen e një vendimi për rikthimin e përkohshëm të vizave, ka një mori raportesh, analizash e procedurash të komplikuara që do të kërkonin disa muaj.
Problemi që lind është mungesa e mjeteve për ta parandaluar një fenomen të tillë, sic ka ndodhur dhe në rastin e Serbisë e Maqedonisë.
Por, ndërsa shifrat e këtyre dy vendeve janë më të larta në numër kërkesash se ato të shtetasve shqiptarë, përqindja e tyre rezulton në rënie, ndërsa për Shqipërinë në rritje që prej gushtit.
Kjo reflektohet në listën e 10 vendeve me më shumë kërkesa për azil në Belgjikë, gjatë muajit shtator, ku nuk figuron më Maqedonia por Shqipëria, e renditur pas Kosovës, Serbisë dhe Bosnjes.
Praktika e vendeve të tjera të rajonit me ndëshkime si heqja e pasaportave, gjoba e deri në masa më të rrepta, nuk ka rezultuar shumë efikase përderisa numri i azilkërkueseve nga Serbia dhe Maqedonia vazhdon të mbetet i lartë, edhe pse përqindja shënon rënie.
Pjesa dërrmuese e tyre kërkojnë azil për arsye ekonomike. Një e drejtë kjo që nuk garantohet Konventa e Gjenevës.
Sipas shifrave publike të Komisariatit të Përgjithshëm Belg, vetëm 1% e aplikimeve nga personat që vijnë nga vendet e rajonit fitojnë të drejtën për azil. 99% e tyre marrin një përgjigje negative e më pas riatdhesohen sipas marrëveshjeve në fuqi.
Regjimi pa viza rrezikohet me pezullim të përkohshëm nëse tendenca e numrit të kërkesave për azil do të jetë në rritje, sic e theksoi dhe Malmstrom në letrën e 20 shtatorit dërguar ministrave të Brendshëm të rajonit.
“Duhet të jetë e qartë se nëse disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk përmbushin angazhimet e marra dhe nuk adresojnë shpejt e sic duhet shqetësimet e shteteve anëtare të BE-së për sa i përket numrit në rritje të kërkesave për azil të pabazuara, arritjet e liberalizimit të vizave mund të vihen në rrezik”, ka deklaruar Zyra e KE-së.
Pas informacioneve të kërkuara nga TCH, Zyra e të Huajve në Bruksel tregon se vetëm në javën e parë të muajit tetor janë regjistruar 40 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë.
Përgatiti: Arta Tozaj
Po mire ore nuk paska shume kekresa per azil, pse bejne namin keta belget ?
– 50 kerkesa ne muaj nuk jane shume — Megjithate do zoti ta fitojne azilin ata qe aplikojne ,se jane vellezerit tane dhe te mos ju veje mundimi dem–Se kushedi sa vuajne andej neper zyrat e atyre shkerdhatave — Se e kemi provuar vete ate muhabet …..
–Ore ju qe shkoni per azil , gjeni ndonje justifikim politik , qe te keni shporesa se mund ta merni .
–Dhe kur tju pyesin ne interviste , genjeni pa u dridhur syri , mos e ruani fare –Mos e cani trapin
–Hajde Suksese atyre qe kane vajtur per azil andej nga Belgjika dhe kudo ne Europe
–T’ua bej zoti mbare ….
duhet me ju than ktyre te evropes hajdeni dhe jetoni vetem nje muaj ne Shqiperi dhe shikojeni se cfare jetese behet ktu dhe do kishit ik naten nga ky vend jo diten po naten !
SHQIPTARET NUK BESOJNE ME NE KODOSHET E TIRANES.
Shtimi i azilanteve shqiptare ne per bote,lidhet direkt me situaten ne Shqiperi.Ne se shqiptaret nuk jetojne dot ne atdhe per te cilin saliu llustros situaten me boje dhe ne realitet s’ka as demokraci,liri,drejtesi,por kercenohet egzistenca e jetes per ushqim,shqiptari do filloje te kerkoje AZILANTIN neper bote me te gjitha varjantet e tij.
Pyetja eshte e thjeshte:Ku jetojne, studiojne femijet e politikaneve biznesmene,ose te Ramizit,pse s’jetojne ne Shqiperi?sepse ju duket jete fshati.
Pse s’kerkon azilant Argita me vellane? sepse i kor me kose parate ne Tirane.Me von kur te denden me para ne banga sekrete,Luli Basha i mbron te jetojne ku te duan neper bote.Budallenj sot s’ka Shqiperia,te gjithe shqiptaret i kane hapur syte e logjikes dhe kuptojne gjithe djallezite qe bejne qelbopolitikanet e Tiranistanit.Saliu dhe kodoshet nga te dy anet,ende vazhdojne jete lluksi sepse jane ish komuniste qekane pushtuar shtetin dhe e vertitin si te duan.Vjedhin votat,pasurite,futin hundet ne drejtesi,shkurt nuk duan te hyjne ne BE,tjeter se c’thone.Duhet pare c’bejne jo c’thone.Azilantet shqiptare tani nuk besojne me ne kodoshet politikane te Tiranistanit,ndaj do shtohen ne te arthmen me shume,deri sa Saliu pasurite e tij mbi roge dhe te familjes tja jape popullit.Pas tij kete pune do bejne edhe servilet e tij,ndryshe populli nuk i ha me kumbllat e krimbura te kodosheve si ne PD dhe ne PS.
Sa te jete gjalle Sali Berisha,nuk do te kete shqiptar te ndershem qe deshiron te jetoje ne Shqiperi.Kjo ashte fatkeqesi e madhe !
Persa kohe disa politikane te Brugselit i bejne karshillek apo injorojne politikat kriminale e korruptive te politikes te Tiranes Zyrtare, qe cdo dite lene viktima nga pas, si dhe riciclojen prej vitesh vetem boten e krimit e korrupsionit ne te tre pushtetet, PER AQ KOHE SHQIPTARET NUK E KANE TE SIGURTE JETEN DHE JETESEN NE VENDIN E VET.
Brukseli duhet te ndryshoje politiken me POliTIKEN ZYRTARE TE TIRANES, JO DUKE E JOSHUR ATE , POR DUKE E VENDOSUR NE BANKEN E AKUZES PER KETE GJENDJE TE MJERUSHME SHQIPTARE, qe po PERCMON, GRABIT E DHUNON ME NJEREZOREN.
VETEM NEPERMJET AZILANTEVE E MER VESHT ME MIRE, BRUKSELI ZYRTAR REALITETIN E HIDHUR E TE DHUNSHEM TE POLITIKES SHQIPTARE.
Si ka mundesi? Kur u liberalizuan vizat, kryeministri tha qe shqiptaret jane emigrantet me te qyteteruar dhe do zbatojne rregullat.