Tre aktorë të njohur të skenës shqiptare janë aksidentuar sot në një aksident të ndodhur në rrugën Tiranë-Durrës. Sipas të dhënave të para mësohet se aktorët janë, Hervin Çuli dhe Eralda Çaushi. Ndërkohë që për personin e tretë dihen vetëm inicialet, E.Sh.
Sipas burimeve të policisë mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit me të cilin udhëtonin dhe lagështia e rrugës. Tre aktorët ishin duke udhëtuar drejt Durrësit, për të marrë pjesë në shfaqen që do të jepnin në qytetin bregdetar. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. ora-news