Sydow: Dy partitë politike në Shqipëri kanë ende ndikime nga sistemi i vjetër politik

8 Tetor 2011, 10:11Politika TEMA
Sydow: Dy partitë politike në Shqipëri kanë ende ndikime nga

Bjőrn von Sydow: Në përgjithësi Ballkani perëndimor po ecën në drejtimin e duhur. Aspektet problematike kanë të bëjnë me Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjë- Hercegovinën. Në Kosovë Këshilli i Europës është i shqetësuar sidomos në pikat e kontrollit në kufi me Serbinë dhe vazhdimin e dhunës, gjë që bllokon progresin e bisedimeve Prishtinë –Beograd, të ndërmjetësuara nga BE.

Në Shqipëri skena politike dominohet nga polarizimi partiak, i cili ka zhgënjyer shqiptarët në dekadat e fundit. Zhvillim pozitiv është anëtarësimi i afërt i Kroacisë në BE, stabiliteti politik në përgjithësi i rajonit.

DW: Le të shkojmë në Shqipëri. Cilat janë atje karakteristikat kryesore të situatës aktuale politike?

Bjőrn von SydowSituata politike shfaqet e ngrirë në pamjen e saj për pothuaj rreth 20 vite. Të dy partitë kryesore politike nuk kanë treguar vullnet politik për të arritur konsensus për çështje thelbësore. Që të dyja partitë kryesore, lidhur me demokracinë e brendshme në parti, kanë ende ndikime nga sistemi i vjetër politik në Shqipëri.

DW: Cilat janë pikëpamjet kryesore që u shprehën mbrëmë për Shqipërinë gjatë debatit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, që përfundoi me miratimin e rezolutës për situatën politike në Ballkanin Perëndimor?

Bjőrn von SydowAjo që kam theksuar në raportin tim janë dy aspekte pozitive: së pari që rezultatet e zgjedhjeve lokale të 8 majit po pranohen nga popullsia, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e Kryebashkiakut të Tiranës; aspekti tjetër është angazhimi i dy partive kryesore dominante për të kryer reformën elektorale. Por në debatin e mbrëmshëm në Asamblenë Parlamentare pati edhe nga ata që u shprehën se nuk janë optimistë para se të shohin realizimin e këtij angazhimi. Nga angazhimet të dyja partitë duhet të kalojnë në veprime konkrete.

DW: Pse Shqipëria mbetet një vend që ngre shqetësime në institucionet europiane, në rastin konkret në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës? Cilat janë shkaqet?

Bjőrn von SydowShkaku kryesor është mungesa e konsensusit për çështje bazë, themelore mes dy partive kryesore, gjë që është e domosdoshme në një sistem politik dypartiak. Kjo është shqetësuese. Për Këshillin e Europës, Komisionin Europian dhe institucionet e tjera të BE-së është shumë shqetësues, fenomeni i bojkotit të Parlamentit nga njëra prej partive kryesore.

DW: A ka sinjale në sjelljen politike në Shqipëri, që shkojnë kundër skepticizmit që u shfaq nga disa diskutantë mbrëmë në asamblenë Parlamentare se politikanët shqiptarë janë gati të përqafojnë kulturën politike europiane të dialogut dhe kompromisit?

Bjőrn von Sydow: Ka sinjale por ende nuk i kemi parë ato të realizohen.

Intervistoi: Ani Ruci / Tiranë

4 komente në “Sydow: Dy partitë politike në Shqipëri kanë ende ndikime nga sistemi i vjetër politik”

  1. G.Tare says:

    Po c’ndikime more Z.Sydow, PD-PS jane sot e mot parti komuniste me kostume te rinj dhe gravatat blu ose te kuqe.
    Ato lozin teatro me popullin shqiptar dhe me nderkombetaret lozin estraden.
    Ato nuk duan te hyjne ne BE,kane 20 vjet qe kane hyre,nuk ju mungon azgje jetes luks qe bejne.Perse ta duan BE-pian, qe tu vere mbi koke ligjin dhe drejtrsine.

  2. nastradini says:

    Kjo sepse Partia e Edi Rames dominohet nga DINOSAURE prehistorike te kohes se enver Hoxhes, nderkohe qe Partia e Sali Berishes komandohet nga Sekretari i Partise se Punes i kohes se Enver Hoxhes.

  3. Kamer Nimani says:

    te nderuar ju redaktoret e shkrimeve tona nuk kemi pse te bejm me shkrime me cfaqur mendimet tona qe juve na i kerkoni her pas here sepse une kam ber nji shkrim posht shkrimit te Mero Bazes ku flet per jet gjatsin e Ramiz Alis dhe kam shprehur mendimet e mija ose kam heq nji paralele se cfar mun te ndodh me cermanit kur ta gjej si Ramizin pas ardhesin e ti si ka qen President dhe ky koment i imi mu esht hequr ose sic thoni ju esht pastrue pa drejtsisht sepse une as ma shum dhe as ma pak kam folur ne nji linje me vet Mero Bazen prandaj ju lutemi mos u beni te pa besueshim kaq per kujtes te fala rrokut

  4. Leone-53 says:

    Eshte shume heret per parlamentin shqiptar, pra per politiken shqiptare, te jete e bipolarizuar. Politika e brisht pluraliste shqiptare ka nevoje per shume kohe per 2-3 parti te djathta e po kaq te majta te cilat duhet te perfaqsojne elektoratin e gjere shqiptar. Sali Berisha e EDI Rama kane qellimet e tyre personale dhe te atyre qe i mbeshtesin verberisht qe mundohen ta mbajne situaten te bipolizuar. Keshtu popullit i jepet ndonje “kocke” dhe ata (Sala, Edi e veglat qorre te tyre) mbajne pjesen e luanit!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje