Presidenti i Jemenit, vendit që është përfshirë nga trazirat prej kohësh, tha se do të japë dorëheqjen në ditët në vijim.
Siç raporton BBC, Saleh ka qenë gati për dorëheqje disa herë, por është tërhequr nga ky vendim në momentet e fundit.
Ai u kthye në Jemen në mënyrë të papritur muajin që shkoi pasi ishte në Arabinë Saudite ku po trajtohej pasi u plagos kur zyra e tij u sulmua në qershor. Ai ka refuzuar disa herë marrëveshjen e propozuar nga shtetet e Gjirit për të transferuar pushtetin në këmbim të imunitetit ndaj hetimit.
Në fjalimin e tij, zoti Saleh nuk bëri të ditur se kur do të largohej me saktësi. “E refuzoj pushtetin dhe do vazhdoj ta refuzoj, ndaj do e lë atë në ditët në vazhdim,” tha ai.
“Ka njerëz të sinqertë, ushtarakë apo civilë, që janë në gjendje që të qeverisin Jemenin,” shtoi ai.
Rivalët e tij për pushtetin politik janë gjenerali Ali Mohsin Al- Ahmar, që ka deklaruar mbështetjen për protestuesit dhe familja e fuqishme Ahmar.
ky dhe Sala largohen vetem me PLUMP NE BALLE…
Epo, ne nuk jemi në Gjirin persik që të kemi trysni prej vendeve rreth e rrotull. Vendet që na rrethojnë ne, atë duan Sali Serbin.
Saleh, mbase e merr kemben zvare dhe merr dhe Salehun tone. Nuk e di po keto dite se cka ca koicidenca te cuditshme me kete tonin.
Ky Salehu te pakten e tha -do te iki- po ky saliu jon(jo i imi) qe tha se ketu me keni edhe per 30 vjet ashtu si idhulli i tij enveri.Dhe faji eshte i joni.
“….. ku po trajtohej pasi u plagos kur zyra e tij u sulmua në qershor….”
Kjo eshte fjala kuc qe te gjithe duhet te bejme dhe jo te shkojme ke dritarja e katit te dyte per homazhe dhe serenata….