Shtegu më i rrezikshëm në botë (VIDEO)

10 Tetor 2011, 13:03Lifestyle TEMA
Shtegu më i rrezikshëm në botë (VIDEO)

Një grup alpinistësh po kalojnë në atë që njihet si shtegu më i rrezikshëm në botë. Dhe nuk janë të vetmit. Të pasionuarit pas këtij sporti ekstrem, po shkojnë në jug të Spanjës për të përjetuar rrezikun që të ofron rruga 110 vjeçare El Caminito Del Rey (Shtegu i mbretit), përpara se ajo të rikonstruktohet.

Kompanitë kanë nisur që të ofrojnë tani tour-e jozyrtare, pasi një video që të ngre qimet përpjetë, u bë publike në YouTube. Dhe nuk duhet të kesh eksperiencë, mjafton të jesh të paktën 12 vjeç dhe të mos kesh frikë nga lartësitë.

Rruga u ndërtua në vitin 1905 për punëtorët që kalonin nga një hidrocentral në tjetrin, por u mbyll në vitin 2000 pasi dy alpinistë ranë dhe gjetën vdekjen. Ajo është dëmtuar në shumë pjesë të saj. Për këtë rrugë janë akorduar 8.3 milion euro, për ta bërë të sigurtë përsëri dhe për të tërhequr turistë.

http://youtu.be/y1Nd1qtk1Go

13 komente në “Shtegu më i rrezikshëm në botë (VIDEO)”

  1. mendimi_im says:

    Nje gje te tille e kam bere kur isha i ri pa pasur nevoj per shkalle si ketu, ne bjeshket tona.

    1. i says:

      normalisht qe ti mund ta besh, ke besimin dhe perendine ne anen tende ?

      mos me thuaj qe ti ke qene ai qe ka luajtur tek ai filmi, Mission Imposible ???

    2. Cakalli7 says:

      adhafi i jep krahe imagjinates tende

    3. Alidemsi says:

      meriton medalje ..Rambo i bjeshkeve …megjithe gomar kaloje ne keto rruge ?

  2. Landi- Sverige says:

    Qenka si rruga e Shqiperise per ne Bashkimin Europian.

    1. shigjeta74 says:

      Shume e forte kjo qe thua ?

    2. eleftheriskepsi says:

      Oreo..(ωραίο) !

    3. liria says:

      hahahahahahahhaha sh e bukur kjo batute

  3. Sinani says:

    Ky nuk eshte shteg e as ruge. Dallimi midis shtegut dhe rruges, sigurisht sipas meje, eshte se shtegun e ben natyra, ndersa rrugen njeriu. Kjo qe shohim eshte nje cmenduri njerezore.

  4. vini says:

    Mos e provoni kete ne shtepi!

    1. Cakalli7 says:

      allaf dam mit (Achmed the dead terrorist)

  5. mondi says:

    edhe dhia e eger duhet te jete esell e te mendohet mire para se te niset per kete aventure…. ishallah e ka pa ky qoftelargu yne se si dihet vendos me e provu me e kalu si murin kinez….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje