Njihuni me mumjen e kohëve moderne

18 Tetor 2011, 10:16Lifestyle TEMA
Njihuni me mumjen e kohëve moderne

I pari qeveriste një mbretëri gjigante nga pallati i tij mbretëror në Nil. Tjetri mbretëronte në rrugët e një qyteti në Britani me taksinë e tij. Por pavarësisht këtyre ndryshimeve të thella, ata kanë një gjë të përbashkët. Mbreti Tutankhamun dhe Alan Billis janë kthyer në mumje.

Billis është bërë i pari njeri që mumifikohet sipas stilit që përdornin egjiptianët përpara rreth 3 mijë vjetësh.

Duke përdorur teknikat që janë aplikuar për të ruajtur trupin e Tutankamunit, shkencëtarët kanë mumifikuar trupin e taksistit 61 vjeçar, që vdiq nga kanceri në mushkëri.

Billis, që pëlqente shumë dokumentarët, pranoi që trupi i tij të ruhej pasi kishte parë një lajmërim nga një kompani televizive.

Trupi i mumifikuar

Alan Billis dhe e shoqja

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje